Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

<span style="font-weight: bold">E Shtune, 13 Nentor 2004

VERTETOHET BISEDA NANO-ABDIU PER ARMET

Kociu: Provat dua t'i paraqes ne komisionin parlamentar hetimor

Mbreme vone u sqarua gjithcka ne lidhje me biseden mes Kryeministrit Nano dhe ish-kryetarit te Gjykates Kushtetuese, Abdiu, per trafikimin e armeve dhe perfitimin financiar. Sokol Kociu ka vene pikat mbi i, duke thyer gjithe propaganden qeveritare qe u mundua te pergenjeshtroje akuzat dhe provat e paraqitura nga deputeti Lesi ne Kuvendin e Shqiperise. Me ane te nje letre, e cila eshte shperndare nga familjare te Kociut, ish-komisari i Kucoves konfirmon gjithe kete histori, duke marre autoresine e regjistrimit te bisedes mes dy protagonisteve. Por Kociu ka kushtet e tij, dhe kjo eshte e drejte per pozicionin ne te cilin ndodhet. Ai thote se nuk deshiron te jape shpjegime para Prokurorise pasi deklarimet e tij demtojne Prokurorin aktual, Sollaku, ish-Prokurorin Rakipi, Kryeministrin Nano, Abdiun, etj. Duke qene keshtu, Prokuroria detyrimisht do te tregohet e njeanshme dhe ne disfavorin e tij. Keshtu qe, Kociu kerkon t'i jape shpjegimet para komisionit parlamentar hetimor qe pritet te ngrihet per kete ceshtje. Letra qe ka mberritur mbreme ne te gjitha redaksite e shtypit, mban firmen e Kociut, e cila eshte identike me firmen qe perfaqeson autoresine e dokumentit te pergjimit te bisedes mes Nanos dhe Abdiut ne dhjetor te vitit '97. Skandali eshte thelluar. Nano gjendet ne pozita vertete shume te renda.

</span>
Sot Fatos Nano deklaroi se ndaj tij asht ba nji sulm i organizum nga Berisha Meta e Gazidede me prapasken kriminale e mafioze e ka demtu sigurin e vedin(ma shum te Nanos tham un).

Do t'ju lutesha diskutantve qe mos te bin pre e provokimeve te mundshme e te qojne ne mylljen e temes si motra e saj para pak ditsh.Po ashtu te mos perfitojne prej ksaj teme me shpreh noj paknaqsi se ka vende te tjera per ket gja.FLM
wave.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

url]

<span style="font-weight: bold"> Fatos Nano, kartolinë zyrtare me fotografinë e vet
</span>

B.Budini

Shumë tendencë kartolina që ka dërguar këtë fundvit kryeministri! Madje dy herë tendencë. Ka dërguar një kartolinë aq të personalizuar saqë ka përfshirë në të veten dhe gruan e tij, Xhoana Nano. Një kordialitet zyrtar ky! Kryeministri ua ka dërguar kartolinën ministrave, stafit të tij të ngushtë dhe disa politikanëve të tjerë si kartolinë zyrtare. Në kartolinën në fjalë çifti Nano ka pozuar pranë një oxhaku klasik ku zjarri është ndezur, ndenjur mbi karrige me stof të kuq. Në kah të kundërt, nuk ishte se si të mos ishte blu sfondi i kartolinës zyrtare të kryetarit të opozitës Sali Berisha. Veçse ky i fundit nuk i është ndarë tematikës shqiptare edhe në kartolinën zyrtare të këtij viti. Kartolina që ai ka dërguar për të uruar Vitin e Ri 2005, më modeste se ajo e Nanos dhe pa llustër, paraqet një luftëtar shqiptar të shekullit XIX. Koherenca e ngjyrave nuk mungon as në kartolinën zyrtare të kryebashkiakut të Tiranës, Edi Rama. Një kartolinë ekstravagante që ngjan me një fletë-volant të thjeshtë, ku sigurisht të marrin mendtë pallatet e tij të kuq-verdhë-blu-jeshil-lejla-kafe-portokalli-bordo-uthull... dhe ndonjëri bardhë e zi. Urimin e ka shkruar në një sfond si kuti shahu me ngjyra po aq shastisës sa edhe pallatet e tij. Nuk ka ndonjë gjë për t’u shënuar në lidhje me kartolinat e përgatitura nga pushtetarët e tjerë.


23/12/2004


Ps ka fillu mu shnosh pak Xhoi &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; perpara m'ka pas pelqy ma teper
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Fillimisht postuar nga tushi:
[qb]
Fillimisht postuar nga S6+6N6:
[qb] Tash po m'duhet me ta vu un nji emer ty...

...<span style="font-weight: bold">NIKOLLE TUSHI</span> a t'pelqen?! [/qb]
A thu do t'vijn dita q1 kjo anderr te bahet realitet
eusa_angel.gif


ps ke fillu me msu gegnisht a m'duket &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
po un t'kam than mor i marr q1 jam shkodran puro njizetekatersh &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Po edhe un t'kam than mor moderator i marr se shkodran Nanoist nuk ka
lol.gif


te forumi shqiptar gjeta ket shkrim te antarit Brari

<span style="font-weight: bold">Ndergjegjia e Nanos..</span>

--------------------------------------------------------------------------------

Me shikim te pare mund te mendohet se Nano eshte njeriu me i lumtur ne Shqiperi e nje nga me te lumturit ne pellgun mesdhetar..
Asgje nuk i mungon..
Pasoshat e vizat per jashte shteti nuk i kan munguar qe ne koh te Dulles kur vente vinte neper Itali..
Bidellsat i ka degjuar pa frik se ish cun b.ole madhi ne koh te Dulles..
Sot paraja lum e ben te shijoje dhe qumesht dallandysheje ..kur thot Populli..
Ai grur me Berluskonin ai grure me Sheiket ..ai Grure me Bushat ai grure me Shrederat e Sulltanat..
Ai grure me kaurrin e grure me Turkun..
E kish nje shalthat dhe i hapi nje konto asaj dhe fmive qe te bejn pall sa te jet jeta e muarr nje njomz Athino-Tiranse..
Ka fuqi sa tu a tredh b.olet cdo kundershtari a ministri deputeti presidenti a biznesmeni..
Con ne te semes ke te doje..
Por dicka duket se po e vret perdite Nano Bosin..
Ndergjegja..

Ne nje segment te rruges Durres Tiran ai duke i dhene vet Benzit e duke harruar se mosha ben te veten e i mungojne reflekset e Shoferit plus syte i kan p.jerdhur me kohe.. ben Krimin.. vret nje kembesor..
Eshte ndodhur ne nji moment te Veshtire..
Nuk ka qene i vetem por me miq e shok e gruan Xho..
Do ket mallkuar ne ate moment deshiren kalaman-llekore te tije per te bere si shumakeri.. por ka qen vone.. dhe makina luksoze e kthyer ne Arme vdekje prurese nga Shpejtesia ka vrare Njeriun..
Ne ate sekond do i kete ardhur ne mendje si ne film gjith jeta e tije..
Pushteti Lavdia miljardat Nderi Burreria e gjithcka e do ket mallkuar diten qe u morr me politike ..
Nuk eshte e lehte te vrasesh.. e aq me teper kur ka deshmitare..
Ne nji sekond eshte dashur te merret vendimi.. te cohet Njeriu ne spital e te deklarohet autoresia e Aksidentit apo... tja mbathim shoke..
Ai..i biri mashtruesit profesionist Thanas Nanos mikut e vegles personale te Hoxhes se regjur me krime.. ka vendosur te dyten..pra tja mbathi si kacak ferrash..

Dhe ndodh KRIMI.. pra aksidenti behet Krim.. Nano urdheron bodygardet qe dhe ata jan te zgedhur nga rraca me gjysh gjyshe babo mamo teze hallo kriminele te falangave Causho hyso arapo shyto envero terbaco staliniste.. e marrin zvarre trupin e plakut dhe e hedhin ferrave ndane rruges ..

Pra per pak sekonda nje grup njerzish sikurse Xhoi .. Blend Klosi e ca bodygarde me ne krye shefin behen Kriminele..

kaluan muaj dhe banda mshefi gjurmet nga opinioni.. por.. dielli nuk mbulohet me shoshe..

Nano dritshkurter zgodhi mes dorheqjes nga postet e Pushtetit si i pakujdeshem ne Trafik .. mashtrimin e ndejtjen ne pushtet..

Ai sic duket harroi se shkencerisht nuk ka krim qe nuk zbulohet..

Ja mbas 60 vitesh.. pra 2004-1943.. ne arkivat e Shtetit dalin copza Pusullash te Tarasit ..
shoku filan.. .. po ju vjen ne Peze x e y .. vritini pa len gjurme..
Shyq Kellezi i mbetur gjall nga burgjet shkruan kujtimet e tije e mes tjerash ai me tronditesi..
Isha bodygard i Enverit dhe ne x fshat te Korces me 1944.. pash Enverin e Miladinin qe u puthen e u perqafuan kur erdhi lajmi i Vrasjes se Mustafa Gjinishit..

Nanos sot i duhet.. te vrasi bodygardet Xhoin e shkrete Blend Klosin e ca polica qe te jete i qete se askush smund te denoncoje sot a mot Krimin..
por kjo nuk behet sot.. Kohet sjane me te Enver Nas Nanos e Ramiz Miz Zylo orizave..
Ai duhet te luftoje te mbaje pushtetin qe ti ngope mire me miljona Blend Tos Klosat e tere policet e ti punoje arzualli per Xhoin cdo nate qe asaj kurre te mos i prishet humori..

Pra nje beteje e vertete qe i duhet ta fitoje Nano yn i Mjere..

Sot ai beri nje katharsis..ose nje pastrim ndergjegjegje para Zotit..

Ai urdheroi Veqilat e tij te zgidhin qeset e tu japin 500 000 pensionistave shqiptare nga 15 000 deri 35 000 Leke para vitit Te ri..

Kushdo e kupton se eshte brejtja e Ndergjegjes qe e ben ti punoje truri ne nje pike.. Te ai Plaku i vrare e i braktisur.. dhe per te sheruar sado pak ndergjegjegjen e tije ben kte peshqesh apo kurban per Pleqte e Shqiperise ..sepse thelle dhe tek Nano Mafiashi ka nje ze qe i therret..
..ku me le o njeri atje ne mes te nates..

Xhoi e di se cpo heq.. Endrra te frikshme besoj ja nxjerrin gjumin per Nate..burrit te saje te patundur ne dukje ..
Pardje ajo beri ca dhurata Jetimve.. te policve te vrare..
Padyshim dhe ajo e ka kte vrarje ndergjegjeje.. e mundohet te lahet para Zotit..
Nuk eshte e lehte te asistosh ne nji aksident e aq me Teper te shikosh si burri yt jep urdher te hidhet Viktima..ai plaku i mjere ne Kanal..

Me cpashe une ne Tv Xhoi dukej si Shtatzane..
Kish humbur ajo bukuria e saje magjepse.. e ish afruar ne pamje me nji shitse djathi qe fryhet faqesh e mullaqesh..
Ja pra se as miliardat ste bejne te lumtur..
Dhe cifti Nano eshte nje vertetim i kesaj sentence kristiane-budiste mijra vjecare..

uroj sa me shpejte Nano Klos Xho bodygardet te dalin vet te tregojne te verteten..
Me mir nje Denim e larje ndergjegjeje se nje tmerr pa fund.. ne endrra te frikshme..

Zeri i plakut do u cfaqet per jete Grupit te Benzit..

Ku me lat o njerez ne mes te nates..

Zoti krijoj Ndergjegjen.. pikerisht per keto gjera..
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

E Premte, 24 Dhjetor 2004


<span style="font-weight: bold">NANO, KRYECUBI KUNDER CUBAVE</span>

Shefi i qeverise ose cubi me i madh i viteve te fundit, kerkon nga policia rregulla dhe marredhenie institucionale

Kryeministri shqiptar, i pranishem ne analizen vjetore te Ministrise se Rendit, ka leshuar dje nje deklarate, qe do te ishte shume interesante dhe e vlefshme sikur te ishte bere nga kushdo, pervecse nga Fatos Nano. Duke dale pikerisht nga goja e Nanos, deklarata e djeshme i ngjan nje loje kukamshefti, ose hajdutit qe bertet &quot;kapeni hajdutin&quot;.

Pra, kryeministri yne kerkoi qe ne polici te mos kete me cuba, por oficere qe punojne ne menyre institucionale duke respektuar ligjet.

Ky qendrim i Nanos te sjell menjehere nje te papermbajtshem gaz, kur gjithkush e di, se nese ka ne vendin tone nje kryecub, ose cubi numer 1, ky eshte pikerisht Fatos Nano.

Kryeministri yne eshte cub me ministrat e tij. Ai rralle e tek i ka te ndertuara raportet me ta ne menyre institucionale, sic po u kerkon uniformave blu. Ai uleret, shan dhe urdheron me telefon, per afera shpesh jo-ligjore, ministrat e tij, ose me sakte cubat e tij, duke e treguar veten prore se eshte i pari i cubave, ose kryecub.

Kryeministri yne eshte cub me drejtoret e rendesishem te shtetit. Ai ka krijuar madje nje klub cubash, ku vete eshte i pari, pasi vendos gjoba, dhe te gjithe e sajdisin, pa qene nevoja qe ai te fuse nje here doren ne xhep. Kryecubi yne i ka nga mbrapa kudo keta cub-drejtore, vecanerisht ne rrugetimet jashte, ku nevoja per te mbuluar fatura nga me fantastiket, behet edhe me e prekshme.

Kryeministri yne eshte bash cub me stafin dhe keshilltaret e tij. Ai, si cub i rrepte dhe autoritar, kontrollon jo vetem sjelljet dhe aksionet e tyre, por edhe muskujt e nofullave, te cilet duhet te tendosen dhe shtendosen, vecse kur ai e deshiron kete.

Me kot, nuk i tha edhe nje prej keshilltareve te tij kryesor teksa po linte detyren, se sjellja e Nanos ishte sjellje prej cubi.

Kryeministri Nano eshte cub me parate e buxhetit. Ai ngre paga, jep shperblime dhe bonuse, kur t'i teket. Sigurisht ngjan nje cub i mjere edhe kur tenton te beje Robin Hudin, si ne rastin e pensionisteve. Sepse nuk ua mori parate te pasurve, per t'ua dhene pensionisteve hallexhinj. Pra nuk ua mori parate cub-ministrave, apo cub-drejtoreve, &quot;shih, milionat e korrupsionit, dihet se me i varferi nga klubi i cubave ka gjasa te jete duke u bere miliarder), per t'ua shperndare te varferve. Jo, futi doren ne arken tone te perbashket, ate qe e kemi mbushur te gjithe si taksapagues, dhe nxorri prej atje dhuraten per Krishtlindjet, per pensionistet. Askush nuk eshte kunder shperblimit te kesaj shtrese, por askush nuk eshte dakord qe pensioistet e nderuar te trajtohen si shifra votuesish para fushates elektorale.

Kryeministri yne eshte cub me gjyqtaret dhe prokuroret, te cileve u ben vazhdimisht presion duke ndikuar vendimet e tyre. Kemi pasur rastin ta shohim kete ne pasivitetin e drejtesise ndaj vete atij, dhe ne efikasitetin e saj kunder kundershtareve te tij.

Kryeministri yne qe deklarohet kunder cubave, eshte ne fakt kryecubi i parlamentit. Pra i sovranit. Ai ngre komisione parlamentare kur deshiron, dhe i rrezon ato kur nuk i shkojne ne kahun e interesave personale. Ai i rreshton kartonat e mazhorances si ne nje regjiment mjeranesh, edhe kur keto qendrime bien ndesh me vlerat fondamentale te demokracise. Aq sa i ben shpesh 74 cubat e tij, te duken pak-cuba, ose hic-cuba, ne syte e te tjereve, aty ku ata jane krenuar, pra jane treguar cuba. Megjithate, ai eshte kryecub, dhe kjo i falet.

Deklarata e Nano-cubit, duhet kuptuar drejt ne fakt. Ajo duhet perceptuar pikerisht ne kontekstin e nje cubi. Kercenimi ndaj cubave te rendit dje, ishte nje mesazh i kryecubit per ta. Ai donte t'u kujtonte se eshte ende i pari, ndaj te rrine urte, dhe te paguajne kuotat periodike. Donte t'u theksonte edhe nje here se eshte ai kryecubi. Mbase, cubat e rendit kane filluar kohet e fundit te mos i dergojne pjesen cubit numer 1.

Shenim.

Eshte e domosdoshme qe ne perfundim te bejme nje sqarim. Cub, ne kere rast nuk ka kuptimin e atyre burrave te motit, te cilet si te papajtueshem me pushtetin, kapin malet dhe kundershtojne autoritetet. Pra qe kane nje fare aureole fisnikerie rreth tyre. Cub, ne kete rast ka kuptimin e atij gjobevenesit qe fshihet zakonisht, qe godet lart e poshte e fshesh gishtin.
 

ados

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Nuk e di, por Nikolle Lesi ne nje vrime i bie fyellit. Nuk eshte se po mbroj Nanon,te gjithe e dime sec cfare tipi eshte. Por kjo gazete per mendimin tim ka dale jashte asaj qe quhet gazetari e mirfillte. E lexoj pothuajse online Koha jone, dhe po te shohesh djathtas behen ca pyetje online, qe shume here jane kaq injorante dhe jo serioze. Sigurisht mediat duhen tu bien ne koke politikaneve, por jo ne kete menyre. Kritika duhet te behet me fakte dhe jo duke marre flake si pushka e jevgut,apo duke u nisur nga probleme personale.Kjo eshte ajo qe Nikolle Lesi po ben. Ky eshte mendimi im!!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Fillimisht postuar nga ados:
[qb] Nuk e di, por Nikolle Lesi ne nje vrime i bie fyellit. Nuk eshte se po mbroj Nanon,te gjithe e dime sec cfare tipi eshte. Por kjo gazete per mendimin tim ka dale jashte asaj qe quhet gazetari e mirfillte. E lexoj pothuajse online Koha jone, dhe po te shohesh djathtas behen ca pyetje online, qe shume here jane kaq injorante dhe jo serioze. Sigurisht mediat duhen tu bien ne koke politikaneve, por jo ne kete menyre. Kritika duhet te behet me fakte dhe jo duke marre flake si pushka e jevgut,apo duke u nisur nga probleme personale.Kjo eshte ajo qe Nikolle Lesi po ben. Ky eshte mendimi im!! [/qb]
e lexoj pothuajse online... behen ca pyetje online &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
ça thu mor hajdar a po na e perkthen pak
lol.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Fillimisht postuar nga ados:
[qb] S'jam perkthyes injorantesh!! [/qb]
si kaloni fill n'ofendime edhe ju ...hajdar asht kompliment dmth luan (m'duket &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; )
 

DFV

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Tushi, jam dakort me ato qe shkruan per Nanon, por kur vjen puna per Berishen - asgje nga fronti i komunistit Berisha!!
Per nje gje duhet te jemi te qarte te gjithe ne shqiptaret, se vetem zhdukja nga politika dhe drejtimi i shtetit shqiptare i dy kondrabadistve qe mbajne penge Shqiperine dhe populli e saj Fatos Nano e Sali Berisha se bashku me lugatet qe kane ne partit e tyre , te tipit Gramoz Ruci, Namik Dokle, Jemin Gjana, Shaban Memia, Servet Pellumbi, Kastriot Islami, Bashkim Fino, Anastas Angjeli, Spartak Ngjela e shume te tjere pjella te komunizmit STALINIST te instaluar ne Shqiperi per me se 60 vjet, vetem atehere do shpetoj Shqiperia jone!!!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Fillimisht postuar nga DFV:
[qb] Tushi, jam dakort me ato qe shkruan per Nanon, por kur vjen puna per Berishen - asgje nga fronti i komunistit Berisha!!
Per nje gje duhet te jemi te qarte te gjithe ne shqiptaret, se vetem zhdukja nga politika dhe drejtimi i shtetit shqiptare i dy kondrabadistve qe mbajne penge Shqiperine dhe populli e saj Fatos Nano e Sali Berisha se bashku me lugatet qe kane ne partit e tyre , te tipit Gramoz Ruci, Namik Dokle, Jemin Gjana, Shaban Memia, Servet Pellumbi, Kastriot Islami, Bashkim Fino, Anastas Angjeli, Spartak Ngjela e shume te tjere pjella te komunizmit STALINIST te instaluar ne Shqiperi per me se 60 vjet, vetem atehere do shpetoj Shqiperia jone!!! [/qb]
DVF nks nuk flas per Berishen nuk don me than se kam simpati per te.
Plus kur thu dy kontrabandistave mjafton me ju pa se ku i kalojn pushimet(Nano-Sharm al sheik Berisha-zyre),defrimet,shpijat,luksin me konstatu se ky kondrabandisti i dyte asht i deshtum ne ket profesion.Te mendosh se Fatosi rrezohet pa ndihmen e Berishes asht ajo q1 deshirojn edhe socialistat.Kjo edhe mund te ndodhin sikur te ishim pak sa ma t'emancipum po ath lind pytja sikur t'ishim ashtu a do kishim arrit deri n'ket pik???? Pra pak para zgjedhjeve perdorin edhe fishekun e fundit(mendimi jem) te tyne Ram Tos junior edhe ne syt e disa injorantomediokrave (q1 nuk arrijn me kuptu q1 kjo asht me la m** me sh** edhe çdo gja mbet njilloj ) bahen herojt e rradhes.Asgja nuk ndryshon mafia prap do t'vazhdoj me ba shtetin me pak hi syve e kalojn edhe 5 vjet deri sa te dalin nji Tos junior.Sa per Europen tash po i mushin menen popullit se nuk ka ma leverdi ma per mu antarsu se jena vend me shum pasuri nen e mbi toksore etj etj e kan ba nji her pse jo prap.Leka Zogu thot ne nji shkrim se simas tij edhe 5 vjet ne ket rrug i duhen Shqipnis me hup pamvaresin.S'besoj se ka ndokend q1 e ven n'dyshim ket gja pra jena perball dy rrugve

1)Disa q1 shesin vendin e tyne per 5 lek,q1 duan te ndrrojn historine per shalt e nji kur*e,q1 permbytin krahina e qytete si ndershkim per mosdhanje vote,q1 ne zi komtare festojn ne buzuqe .....s'besoj ka nevoj t'vazhdoj

2)Disa q1 kan dhan prova se nuk kan ken n'lartsin e detyres e besimit q1 kan marr,kan konceptu demokracin si kaos total ku fati normalisht ka &lt;&lt;Favorizu&gt;&gt; mendjet ma te pregatituna pra ish-komunistat per pasoj edhe kan psu disfat.Sa kan kuptu prej gabimeve asht per mu pa.

Edhe te abstenosh ne nji realitet si ky me duket e pafalshme sa per zgjidhjen asht ndergjegja e secilit ajo q1 vendos
shrug.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Fatos Nano fyen zinë botërore

Është e treta herë brenda një viti që Fatos Nano nuk ndodhet në detyrë në ditët e zisë kombëtare. Janar 2004 - vijon pushimet në Turqi, ndërkohë që Shqipëria vajtonte viktimat e tragjedisë së Karaburunit. Tetor 2004 - feston në buzuqet e Selanikut, kur mbarë kombi nderonte nxënësit kosovarë që humbën jetën në aksidentin e Fushë-Arrëzit. Janar 2005- dëfrehet në hotelin më të shtrenjtë të botës, &quot;Burj-Al-Arab&quot; të Dubait, kur e gjithë Europa, përfshirë dhe Shqipërinë, mbanin 3 minuta heshtje për viktimat e tërmetit në Oqeanin Indian

Kryeministri Fatos Nano dhe qeveria shqiptare fyen dje ditën e zisë botërore, kur mbarë Europa nderoi viktimat e tsunamit të Oqeanit Indian. Vetëm disa flamuj në gjysmë shtizë ishin shenja e vetme se edhe qeveria shqiptare kishte vendosur pas një telefonate të kryeministrit nga Dubai që të solidarizohej me gjestin e vendeve të Bashkimit Europian.

Ndërkohë që kryeministri Nano nuk e prishi fare terezinë, por vijoi pushimet luksoze dimërore në hotelin &quot;Burj-Al-Arab&quot;, asnjë prej zytarëve të lartë të qeverisë dhe të shtetit nuk u pa të mbante tre minuta heshje, ashtu si në mbarë kryeqytetet dhe qendrat e banuara të Europës.

Dhe natyrisht, në një vend ku kryeministri shpenzon shuma marramendëse për të dëfryer jashtë shtetit dhe ku asnjë zyrtar nuk e ndjen zinë botërore, nuk mund të presësh që qytetarët e thjeshtë të sillen si popujt e tjerë të Europës.

Në shtetet e tjera të Europës të gjithë flamujt e institucioneve u ngritën në gjysmë shtizë. Në mesditë puna u pezullua për tre minuta resht. Qytetarët ndaluan qarkullimin dhe ata që drejtonin automjetet, ndaluan dolën prej automjetit dhe qëndruan në këmbë për tre minuta resht në shenjë respekti dhe nderimi për viktimat. Të njëjtën gjë në Europë e bënë edhe titullarët e të gjitha institucioneve publike e shtetërore. Ndaluan çdo aktivitet të tyre dhe qëndruan në këmbë në heshtje për tre minuta. Shqipëria është ndër të vetmet vende europiane ku skena të tilla nuk u shfaqën asgjëkundi. Sepse mungonte Prania e shtetit dhe institucioneve të tij

Ermal Ngjelina

meqi ishim tuj fol per mosrespektim zie na edhe nji
shrug.gif
 

peson

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

E Enjte, 06 Janar 2005


SKANDALI ME I RI &quot;NANO&quot;

Mesa duket, Kryeministri Nano e ka te pamundur te dale qofte edhe per nje rast te vetem nga cikli i skandaleve, duke u shfaqur prore me veprime thellesisht jo-serioze. Ende pa rigjeneruar imazhin e renduar nga shperdorimi i pafund me vakanca milioneshe, Nano kryen nje akt edhe me te papergjegjshem, duke shtyre viziten e Kryeministrit te Maqedonise ne Tirane, ne nje kohe te paafat.

Sipas burimeve zyrtare nga qeveria e Shkupit, Kryeministri i Maqedonise nuk do te jete ne Tirane kete te shtune sic ishte paralajmeruar, me kerkesen e Nanos, pasi Kryeministri yne kishte axhende shume te ngjeshur. Pikerpyetjet qe lindin pas kesaj ndodhie jane te shumta.

E para, vizita e zyrtare nje Kryeministri eshte e protokolluar dhe paramenduar sakte, keshtu qe mund te anullohet vetem per shkaqe madhore.

E dyta, shtyrjen ne kohe pa afat te kesaj vizite e njofton qeveria e Shkupit, pasi kjo e jona i konsideron keto ceshtje pune private, per te mos kujtuar ketu qe transparenca per administraten tone te larte eshte vecse nje njerke e keqe.

E treta, Nano nuk do te kishte bere kete refuzim per asnje zevendesminister te Greqise, dhe duket absurde qe e ben me nje Kryeminister te vendit fqinj.

E katerta, roli i Maqedonise ne rajonin tone te brishte dhe pesha e ketij shteti nuk eshte per t'u per percmuar kesisoj, sic po ben shefi i qeverise me homologun e Shkupit.

E pesta, kjo sjellje a-politike dhe jo-shteterore, bie era intrige, mbase e frymezuar nga kujdestaret e Nanos ne Athine, kur dihen kontradiktat e fundit me Maqedonine.

Dhe e fundit, qe eshte edhe me e pallogjikshmja ne kete histori eshte se Nano, te shtunen, nuk do te kete asnje impenjim tjeter pervecse te kaloje nje fundjave te gjate, luksoze, jashte Tiranes, me bashkeshorten e tij te re.

Vetem per nje arsye mund ta refuzonte Nano ardhjen e Kryeministrit maqedon, pasi e ka ftuar vete. Nese do te vendoste te bashkohej me skuadren e Shqiperise per te shkuar ne Indonezi, ne ndihme te viktimave te termetit. Dhe ne kete rast, dihet se ai do te ishte i dobishem vetem per te keshilluar autoritetet se si te perfitojne financiarisht nga ndihmat miliona-dollareshe qe po mberrijne atje.
 

peson

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

DHENDRRI FATOS NANO, FATKEQESIA E SHQIPERISE

Psikanalisti amerikan i shpjegon studentit shqiptar sjelljet e deformuara te Kryeministrit, ne funksion te realitetit te tij te ri bashkeshortor

Nga Marsel Zaimi*

Me psikanalistin Xh.M, me prezantoi e shoqja, e cila punon ne te njejten organizate me mua. Kur i thashe se jam me origjine nga Shqiperia, psikanalistit i ndrine syte e me pyeti: &quot;Keni jetuar ne Shqiperi gjate kohes se z.Hoxha?&quot; Pasi bera nje shenje pohuese me koke, ai vazhdoi: &quot;Mik i dashur, ju lutem te me falni per nje fare simpatie qe kam patur per Shqiperine e asaj kohe; sa here takoj shqiptare si ju, ndjehem i turperuar prej simpatise sime te dikurshme&quot;. Dhe pasi i thashe se jo pak njerez qe e kishin pare Shqiperine e Enver Hoxhes nga larg kishin patur nje faresimpatie per te, ai me tregoi se si ishte njohur me Shqiperine.

Ne fillim te viteve _70, shpjegoi psikanalisti, ai kishte qene nje aktivist i flakte kunder luftes ne Vietnam dhe i etur te degjonte lajme rreth saj nga sa me shume burime, kishte filluar te degjonte edhe programet e Radio Tiranes ne vale te shkurtra. Pas mbarimit te luftes, atij i kishte ikur intresi per t'i degjuar ato programe, por, sidoqofte, i kishte mbetur interesi per te ndjekur lajmet qe mediat amerikane ofronin here pas here per Shqiperine.

Pasi me shpjegoi origjinen e interesit te tij per Shqiperine, psikanalisti me doli tamam atje ku deshiroja. &quot;A vazhdon z.Nano te jete Kryeministri i vendit tuaj?&quot; - me pyeti. Kjo pyetje e tij me beri t'i zbrazja te gjitha ato qe dija per bemat e Fatos Nanos, te cilat kisha kohe qe desha t'i diskutoja me nje specialist si ai.

***

Keshtu, i tregova psikanalistit se si Nano ia kishte mbathur per ne Maqedoni i veshur si fshatar tiranas kur Kryeministria po sulmohej nga perkrahesit e opozites ne 1998; i tregova se si u rikthye ne krye te PS-se, por jo te qeverise; i tregova se si kishte filluar nje afere jashte-martesosre me nje emigrante te re shqiptare ne Greqi; i tregova se si e ndau me vone bashkeshorten e pothuaj 30 vjeteve, e se si u martua me emigranten 29 vjecare; i tregova se si u perpoq te behej President me votat e Dushkut; i tregova se si ia kishte hedhur Berishes dhe Metes per t'u bere Kryeminister; i tregova se si cifti kryeministror e kaloi ne Austri vjet Vitin e Ri, duke ndjekur Koncertin tradicional te Vjenes; i tregova se si pas nje jave ata kishin udhetuar drejt Ankarase, e se si nuk i kishin nderprere pushimet as diten e tragjedise se 9 janarit, kur 19 qytetare te varfer shqiptare humben jeten ne det; i tregova se si cifti kryeministror kishte akumuluar rreth 100 dite jashte shtetit vetem gjate vitit 2004; dhe se fundi, i tregova se si e kaloi cifti kryeministror kete Vit te Ri ne hotel &quot;Burj Al-Arab&quot; ne Dubai, nderkohe qe te gjithe burrat e shtetit te globit ishin te preokupuar per te ndihmuar viktimat e tragjedise me te madhe te pas Luftes se Dyte Boterore.

***

Ne mbarim te &quot;zbrazjes&quot; time, psikanalisti Xh.M, me tha: &quot;Pini nje cike i dashur mik, sepse kjo qe do t'ju them tani nuk ma do mendja se do t'ju gezoje&quot;. Dhe pasi une ktheva me fund goten qe kisha ne dore, ai vazhdoi: &quot;Nga keto qe me treguat, mik i dashur, mendoj se martesa e dyte e Kryeministrit Nano eshte nje fatkeqesi per vendin tuaj. Dhe nga ajo fatkeqesi, kam frike se do ta kete veshtire te shpetoje edhe per ca vjet&quot;. Me tej, ai filloi te shpjegonte se pse kishte arritur ne kete konkluzion.

Shpjegimi qe beri psikanalisti ishte pak a shume ky: Nano, duke patur nje diference moshe prej pothuaj 25 vjetesh me nusen e tij te re, duhet ta kete te pamundur t'ia plotesoje asaj te gjitha nevojat seksuale. Dhe per c'i mbetet mangut nuses se tij te re, perpiqet t'ia zevendesoje me udhetimet dhe qejfet luksoze qe ia mundeson te qenit ne pushtet. Pikerisht per kete arsye, ai do te beje te pamunduren per te ndenjur ne pushtet: do te perpiqet te vjedhe, bleje, apo manipuloje votat; do te kerkoje ndihmen e aleateve te huaj kundrejt cdo cmimi po qe se opozita tenton te perdore modelin gjeorgjian apo ukrainas; madje, ai do te jete gati ta coje vendin edhe ne lufte civile po qe se nuk i mbetet tjeter arme per te ruajtur pushtetin.

***

Kur une e pyeta analistin ne se mund te gjendet ndonje kure per ta shpetuar Shqiperine nga kjo e keqe, ai m'u pergjigj: &quot;Ka vetem nje. Dhe ajo eshte qe pakenaqsia popullore per Kryeministrin tuaj te behet po aq e fuqishme sa c'ishte kur ai kryesonte qeverine e fundit komuniste. Ne qofte se 70 per qind e popullsise voton kundra tij, ai nuk ka nga t'ia mbaje. Por problemi eshte, i dashur mik, se shumica te tilla rralle arrihen.&quot;

I deshperuar nga pergjigjia realiste e psikanalistit amerikan, ktheva edhe nje gote tjeter me fund dhe i thashe se deshiroja ta ndaja me publikun shqiptar vleresimin qe kishte bere per Nanon. &quot;Une nuk mund t'ju sugjeroj te mos e beni kete gje,&quot; - u pergjigj ai - &quot;Por do t'ju lutesha te mos e publikoni emrin tim. Sepse, tek e fundit, vleresimi im u bazua vetem ne ato qe me treguat ju. Pra, ne nje fare menyre, fjalet e mija nuk perfaqesojne gje tjeter vecse nje sinteze profesionale te fjaleve te tua&quot;. Pasi i dhashe fjalen, psikanalistit Xh.M, se nuk do t'ia permendja emrin, por vetem inicialet, u ndava me psikanalistin dhe u nisa me nxitim per ne shtepi. Me te mberritur, u ula perballe kompjuterit dhe shkruajta rreshtat e mesiperm.

*Master ne shkencat politike, New York
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

lol.gif
lol.gif
lol.gif

nejse ket s'ka nevoj me e than nji psikoanalist se e thot çdo njeri q1 njeh sadopak realitetin po ajo q1 kam menu kaher asht se pse ala nuk e kan analizu specialista te afte e me pa mos ja kishin gjet ato dobsit noshta kishim pas shans e gjet noj zgjidhje
eusa_angel.gif
.
 

F_U_G

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Nano dhe Xhoi, para drejtesise
E Diele, 23 Janar 2005
Partia Demokristiane i vendos kushte forces me te madhe opozitare, PD-se, per bashkepunim per zgjedhjet parlamentare te veres. Ky kusht eshte cuarja ne banken e te akuzuarve te Kryeministrit Fatos Nano dhe bashkeshortes se tij, Xhoana Nano, ministrave dhe drejtoreve te ndryshem, qe sipas kreut te PDK-se, Nikolle Lesi, kane vjedhur vendin. &quot;PDK ka vene si kusht bashkepunimi para forces kryesore te opozites, qe eshte PD, qe ministrat, familja kryeministrore dhe drejtoret kryesore, qe jane te faktuar me dokumente, se kane vjedhur ekonomine kombetare, duhet te shkojne e te falen ne banken e drejtesise&quot;, ka deklaruar dje kreu demokristian, Nikolle Lesi. Ne te kundert, ai paralajmeron se do te nise sulmet kunder vete PD-se dhe liderit te saj, Sali Berisha. &quot;Ky eshte kushti i bashkepunimit me forcen demokristiane. Ne te kundert, PDK do t'i sulet ne opozite te eger vete liderit te opozites zotit Berisha&quot;, theksoi Lesi.
 

peson

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

<span style="font-weight: bold">Surpriza, Nano vlereson opoziten</span>

Kryeministri: Per rezultatet e mira ne qeverisje kane kontribut edhe forcat opozitare

Kryeministri Nano duket se e ka kuptuar se tashme nuk mund te perdore me karten &quot;anti-Berishe&quot; per te fituar mbeshtetjen elektorale te shqiptareve dhe simpatine e nderkombetareve. Ne analizen vjetore te qeverise qe drejton, kreu i ekzekutivit, jo vetem nuk e sulmoi per asnje moment kundershtarin politik, por e vleresoi ate per rolin konstruktiv. Gjate 60 minutave te fjalimit, ai la te kuptohet se nuk ka menduar per asnje moment te rikompozoje kabinetin qeveritar.
 

peson

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

E Marte, 25 Janar 2005

<span style="font-weight: bold">Analiza e qeverise</span>

Asgje e re nga <span style="font-weight: bold">Analiza e qeverise</span> . Megjithese nje batute gjeresisht e perdorur, kjo i shkon shume per shtat edhe mbledhjes se djeshme te qeverise, ku u be nje gjoja-analize per nje vit qe shkoi. Z.Nano ka thyer cdo rekord, duke kapercyer edhe vetveten, me vleresime dhe komplimente per ekipin e tij. Kur nje shqiptar shesh te tilla lajme ne TVSH nuk i mbetet gje tjeter vecse te braktise me neveri ekranin e televizionit shteteror.

Kjo sepse sukseset per te cilat flet Nano, mund te kene pasur efekt mbase ne permiresimin e jetes ne qyteterime te ndryshme te botes, apo edhe orbites, por jo per jeten e shqiptareve ketu. Nese dicka ka levizur ne vend, kjo i dedikohet ekskluzivisht sipermarrjes private qe kane ne gjak vete njerezit ketu, dhe assesi politikave te qeverise.

Ka pasur sigurisht disa arritje ne sektore te vecante, ngjarje keto qe lidhen me 2-3 ministra ambicioze dhe te pergjegjshem, por ne analize te fundit, nese e marrim ne bllok punen njevjecare te qeverise, ka shume gjera per te shenuar, perpos sukseseve virtualo-laboratorike te Nanos.

Qeveria aktuale ka deshtuar ne uljen e papunesise ne vend. Te gjitha statistikat e institucioneve te pavarura e kane bere te ditur kete fenomen qe eshte negativisht ne rritje.

Nano nuk ka bere asgje per uljen e varferise. Politikat e tij edhe kur jane thellesisht paternaliste, si rasti i dhurimit te nje pensioni per 600 mije votues, serish kane ndikuar aq sa mund te peshoje nje pike uje ne oqean. Mjafton te kalosh unazen e Tiranes per te pare se sa tallese duket parada e sukseseve te z.kryeminister.

Qeveria e Nanos ka deshtuar totalisht ne mundesimin e qarkullimit te lire te njerezve. Ishte vete Nano qe deklaroi nje afat nje vjecar per perfshirjen ne paketen shengen. Ja ku jemi sot, njesoj larg ketij sistemi sa c'ishim diten kur kryeministri u betua para parlamentit per treten here ne jeten e tij. Jo vetem s'ka gjasa per qarkullim te lire, por po degjojme perdite drama me borxhe dhe seksere vizash, qe kane mbushur tregun e zi, edhe per shkak se qeveria shqiptare nuk i bind dot vendet e perendimit per politika me lehtesuese ne regjimin e vizave.

Qeveria e sotme nuk e afroi as edhe nje dite, daten e integrimit te vendit. Kemi pasur shansin te degjojme kryeministrin tone vetem ta largoje kete date, duke deklaruar here per nje dekade e here per nje dekade e gjysme afat.

Qeverisja e Nanos nuk ndryshoi asgje ne transparencen apo llogaridhenien e saj me publikun. Keta qe qeverisin sot, i konsiderojne proceset si pune te tyret private. Dhe duke nisur nga Nano, nuk japin asnje here sqarime per vendimmarrjet e rendesishme, ne privatizime, dhenie me koncesion, dhenie te objekteve me qira, tenderime, etj.

Nano vete, qe eshte timonieri i kesaj qeverie, ka qene gjate gjithe vitit i diskutuar per skandalet e tij turistike ne ditet e zise kombetre. Keshtu i ka shkaktuar qeverisjes se tij imazh nga me te erretit.

Nano si kryeminister ka deshtuar edhe ne qeverisjen ne koalicion, duke mos zgjidhur asnjehere problemet me aleatet, cka ka prodhuar vazhdimisht tension brenda mazhorances.

Si perfundim, i vetmi sukses qe mund t'i njihet ketij kryeministri, eshte se arriti te percaje me ne fund Partine Socialiste, duke bere qe ketij trungu te lashte t'i shkeputen pikerisht pjeset me te reja dhe vitale. Kesisoj, duke vazhduar me kete logjike suksesi, Nano ka dhene per vitin qe shkoi nje kontribut te cmuar per mundesimin e rotacionit ne zgjedhjet e aferme.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Kjo asht ARRITJA
ma e madhe e Foto(ksin) Nanos kshtu e meriton me e pas emnin &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

peson

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

ORTEK NE RRUGE, PALLE NE QEVERI

Kryeministri i pandjeshem ndaj katastrofes humane. Ndersa afersisht 200 mije vete gjenden te izoluar nga debora, shefi i qeverise flet per hebrenjte qe jetuan ne Shqiperi

Po te vesh re situaten e fundit qe po kalon vendi, nuk eshte e veshtire per te pare se i vetmi qe nuk po reagon, e aq me pak energjikisht, eshte Kryeministri i vendit. Ndersa ka pergjegjesine kryesore per te marre masa ne mbrojtje te shume jeteve njerezore qe gjenden tashme te izoluara nga debora dhe pasojat e saj, Nano ngjan se ka humbur. Mbase nuk eshte as ne Shqiperi, sepse fundjava po afron.
 

peson

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

<span style="font-weight: bold">Dimri i fundit i Fatos Nanos</span>

Zyra e Kryeministrit njofton se sapo te kthehet, Nano do te shkoje ne Sarande per te kaluar fundjaven. Sa me larg debores dhe dhimbjes

Kryeministri Nano do te vizitoje kete fundjave qytetin e Sarandes, ku do te startoje fushaten elektorale personale, gjashte muaj para se ai te kandidoje ne zgjedhjet parlamentare ne kete zone. Ne nje kohe kur veriu i vendit, i izoluar krejtesisht nga moti i keq, ndien braktisjen e shtetit, shefi i qeverise starton fushaten per deputet ne jug. Mes alternatives se zhbllokimit te situates se renduar atje dhe fushates elektorale per PS-ne, Nano ka zgjedhur kete te fundit. Burimet nga kryeministria thane per &quot;KJ&quot; se Nano do te marre pjese ne perurimin e nje panairi dhe shtuan se ne te vertete ai synon te fitoje mbeshtetjen e sarandioteve dhe te testoje elektoratin
 
Top