Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

<span style="font-weight: bold">E Shtune, 13 Nentor 2004

VERTETOHET BISEDA NANO-ABDIU PER ARMET

Kociu: Provat dua t'i paraqes ne komisionin parlamentar hetimor

Mbreme vone u sqarua gjithcka ne lidhje me biseden mes Kryeministrit Nano dhe ish-kryetarit te Gjykates Kushtetuese, Abdiu, per trafikimin e armeve dhe perfitimin financiar. Sokol Kociu ka vene pikat mbi i, duke thyer gjithe propaganden qeveritare qe u mundua te pergenjeshtroje akuzat dhe provat e paraqitura nga deputeti Lesi ne Kuvendin e Shqiperise. Me ane te nje letre, e cila eshte shperndare nga familjare te Kociut, ish-komisari i Kucoves konfirmon gjithe kete histori, duke marre autoresine e regjistrimit te bisedes mes dy protagonisteve. Por Kociu ka kushtet e tij, dhe kjo eshte e drejte per pozicionin ne te cilin ndodhet. Ai thote se nuk deshiron te jape shpjegime para Prokurorise pasi deklarimet e tij demtojne Prokurorin aktual, Sollaku, ish-Prokurorin Rakipi, Kryeministrin Nano, Abdiun, etj. Duke qene keshtu, Prokuroria detyrimisht do te tregohet e njeanshme dhe ne disfavorin e tij. Keshtu qe, Kociu kerkon t'i jape shpjegimet para komisionit parlamentar hetimor qe pritet te ngrihet per kete ceshtje. Letra qe ka mberritur mbreme ne te gjitha redaksite e shtypit, mban firmen e Kociut, e cila eshte identike me firmen qe perfaqeson autoresine e dokumentit te pergjimit te bisedes mes Nanos dhe Abdiut ne dhjetor te vitit '97. Skandali eshte thelluar. Nano gjendet ne pozita vertete shume te renda.

</span>
Sot Fatos Nano deklaroi se ndaj tij asht ba nji sulm i organizum nga Berisha Meta e Gazidede me prapasken kriminale e mafioze e ka demtu sigurin e vedin(ma shum te Nanos tham un).

Do t'ju lutesha diskutantve qe mos te bin pre e provokimeve te mundshme e te qojne ne mylljen e temes si motra e saj para pak ditsh.Po ashtu te mos perfitojne prej ksaj teme me shpreh noj paknaqsi se ka vende te tjera per ket gja.FLM
wave.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Satan akrobacite tuaja jane te kota.Kjo asht teme e lidhun kam e krye me shtypin e median don apo s'don ti!!!Pra nks se ka ndonji teme te ngjashme te politika asht ajo qe duhet te transferohet ktu e jo anasjelltas.Mgjth e di se asht e kote prap per miresjellje po te perseris pergjigjen e meparshme.
Ideja asht qe te gjithe ajo pjese e shtypit q1 lidhet me kryeministrin te permblidhet ktu ku edhe te bahen komente te &lt;&lt;lira&gt;&gt; si pro (tujat psh) ashtu edhe kunder ( ato te pjeses tjeter te antarve).

Ps ti mund edhe ta mbyllesh temen ose ta futesh te thashethemet,te erosi apo ne ndoj vend tjeter e rrjedhimisht me mbetet vetem rruga e ankimit.Lodhesh kot do t'thush ti ...s'ka problem &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; kjofte edhe nji hapsin virtuale si af per sa koh vazhdojm te shpenzojm kohe e energji besoj se nji pjese e ksaj nuk duhet t'na dhimbet per nji permirsim te nevojshem te ktij ambienti.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

S6, je tu e qelb muhabetin plako. Tema është në rregull e në vendin e duhur. Në s'të vjen ty për mbarë atëherë dorëzo çelsat e kullës barit e t'gjejm nai moderator tjetër se ti m'duket s'qeke për kët pun. Moderatori duhet mos të influencohet nga bindjet personale.
Sa për zullumet e Fatosit, duhen hap nga i temë për çdo fushë t'jetës e jo me e kufizu në 2 tema gjithsej.
Megjithatë, po ta përsëris, fakti që ti nuk e kupton apo nuk të vjen për shtat (cilën të dush nga të dyja zgjidh) nuk e justifikon mbylljen apo transferimin e temës.

Faleminderit komshijo &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Kulla e barit nuk do digjet &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Guest
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Fillimisht postuar nga tushi:
[qb] Kulla e barit nuk do digjet &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
Ketu mbaronte dhe seria me duket.. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

peson

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

nderkohe qe po gjej shume te veshtire te kap thelbin
po nuk e gjen dot thelbin prandaj kerkon te mbyllesh temen
smash.gif
smash.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Fillimisht postuar nga fantazia_G:
[qb]
Fillimisht postuar nga tushi:
[qb] Kulla e barit nuk do digjet &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
Ketu mbaronte dhe seria me duket.. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; [/qb]
Shpresojm q1 jo perveç shpreses duhet edhe pak pun apo jo &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .


Nano e Toska vazhdojnë survejimin e lëvizjeve të botuesit të &quot;KJ&quot;

Lesi kërkon heqjen e rrethimit policor

&quot;Deputeti Lesi i ka kërkuar zyrtarisht, me dy shkresa zyrtare, që të largojë rrethimin policor të tij personal dhe të shtëpisë së tij, pasi mësoi se kjo bëhej për të survejuar lëvizjet e deputetit kundërshtar të kryeministrit Fatos Nano&quot;

Botuesi i &quot;Koha Jonë&quot; vazhdon të jetë nën survejimin e strukturave të policisë dhe shërbimit sekret, ndonëse dy herë rresht ai i ka kërkuar ministrit të Rendit që të largojë rrethimin policor ndaj tij. Përmes një deklarate të lëshuar dje, Lesi sqaronte se i ka kërkuar që prej disa ditësh ministrit të Rendit Publik, Igli Toska, që të largojë rrethimin policor që i ka bërë atij si deputet dhe banesës ku banon. Në të vërtetë, deputeti Lesi, pas kontrollit në zyrat e gazetës &quot;Koha Jonë&quot; nga policia dhe kërcënimit, sipas policisë, ka kërkuar mbrojtje konform Ligjit &quot;Për statusin e deputetit&quot;, por më pas, deputeti Lesi i ka kërkuar zyrtarisht, me dy shkresa zyrtare, që të largojë rrethimin policor të tij personal dhe të shtëpisë së tij, pasi mësoi se kjo bëhej për të survejuar lëvizjet e deputetit kundërshtar të kryeministrit Fatos Nano. Megjithë shkresat e bëra nga ana e deputetit Lesi, ato janë shpërfillur dhe akoma vazhdon që ai të jetë nën vëzhgim të këtyre strukturave të specializuara.

Deputeti Lesi u kërcënua me vdekje vetëm dy ditë pas publikimit të bisedës së transkriptuar mes Nanos dhe Abdiut, ndërsa policia, prokuroria ende nuk kanë arritur që të identifikojnë autorët e këtij kërcënimi. Kërcënimi ndaj Lesit rezultoi një alibi, e cila u përdor nga struktura të caktuara që të bënin bastitjen e gazetës &quot;Koha Jonë&quot;, në kërkim të dokumenteve të reja që mund të gjenin lidhur me bisedën Nano-Abdiu, ndërsa Lesi tha se një kontroll i tillë e kishte bërë të dyshonte për vendosjen e përgjuesve në redaksinë e gazetës që ai drejton. Deputeti Lesi, në fund të deklaratës së tij në Parlament ditën e publikimit të bisedës Nano-Abdiu, paralajmëroi kryeministrin Nano se ai do të ishte përgjegjës për gjithçka që do t'i ndodhte atij dhe familjes. Kjo, pasi edhe herë të tjera, kryeministri kishte ndërmarrë një sërë kërcënimesh ndaj botuesit Lesi, në vazhdën e presioneve për të vënë nën kontroll të plotë median e lirë.

Ngjarja fillon kur ne celularin e drejtorit te policise shkon nje sms ku thuhet se eshte vene nje bombe ne kasaforten e zotit Lesi
eek.gif
padyshim paralajmerimi me i çuditshem ne historin e alarmeve bombe!!!!Vazhdimin e lexoni vet &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

peson

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

A ISHTE XHOANA NE MAKINEN E KRIMIT?

Prokuroria duhet te identifikoje femren deshmitare

Lajmi se nje grua ka qene ne makinen e Nanos, naten kur ndodhi udhetimi fatkeq i shkurtit 2001, ku si pasoje e pakujdesise se drejtuesit te automjetit humbi jeten shetasi Petrit Islami, ka prishur qetesine e shume veteve. Kjo e dhene mund te coje shpejt ne zbardhjen e drejtesise, pasi femra qe supozohet se ka qene ate nate ne makinen e Nanos, mund te pyetet nga Prokuroria pasi nuk ka imunitet. Ajo ne fakt duhet te kontribuoje vullnetarisht, pasi ne te kundert, akuza per fshehje te krimit do te rendoje me shume mbi te.

Deri tani kemi kete situate. I dyshuari kryesor i krimit te pazbardhur eshte Fatos Nano. Sipas te gjitha te dhenave ai ka qene ne makine i shoqeruar nga gruaja e mistershme dhe nga Ministri aktual i Kultures.

Persa i perket z.Blendi Klosi, mund te thuhet se ai eshte viktime per vete ne kete rast. Ai nuk ka qene as frymezuesi i euforise se drejtuesit te automjetit, as i skenarit te metejshem te fshehjes se krimit dhe perbaltjes se kufomes.

Tani, celesi i drejtesise per ceshtjen mbetet gruaja qe shoqeronte kryeministrin aktual, ne ate kohe i dorehequr nga gjithe funksionet. Perderisa ajo nuk ishte bashkeshortja legjitime e Nanos ne ate kohe, atehere lind pyetja se, cila ishte kjo femer e mistershme, udhetimi me te cilen duhej mbajtur sekret, qofte edhe nese duhej fshehur nje viktime dhe nje krim.

Nese u referohemi shpjegimeve te Nanos ne TV-Klan, ne kohen e katarsisit, kur ai beri ndarjen me bashkeshorten dhe me shume socialiste te tjere, del se gruaja qe kishte zene vend ne jeten e liderit te PS-se ishte Xhoana Nano. Kete e deklaroi ai vete para mijera shikuesve televizive.

Nese kjo grua eshte bashkeshortja aktuale e kryeministrit, atehere ajo duhet te thirret ne prokurori e te pyetet per rreth aksidentit. Nese nuk ka qene ne makinen e krimit, atehere bashkeshortja e Nanos duhet te pakten te pyetet ku ka qene ate nate shkurti te vitit 2001, ku nje shtetasi iu nderpre jeta nga parakolpi i nje benzi.

Interesant eshte fakti se menjehere pas dokumenteve te paraqitura nga deputeti Lesi ne Parlament, vete kryeministri nxitoi te deklaroje se me 15 dhjetor te vitit 1997 nuk kishte qene ne Shqiperi, por pikerisht ne Londer. Nderkohe qe nuk ka thene se ne c'qender te botes ka qene ne fillimshkurtin e vitit 2001.

Po ashtu, s'ka nje alibi as bashkeshortja aktuale e kryeministrit.

Te gjitha keto dilema dhe situata anti-drejtesi do te ishin sqaruar me se miri nese do te ngrihej komisioni hetimor parlamentar. Para Parlamentit, kushdo duhej te jepte llogari. Eshte institucioni me i larte i vendit, dhe ka autoritet mbi imunitetet dhe klanet.

Persa i takon zonjes se kryeministrit, ajo mund te sqarohet edhe ne prokurori, pasi nuk gezon asnje lloj imuniteti parlamentar ose qeveritar. Sigrisht, ajo nuk eshte ne kete rast pergjegjese per krimin, por eshte ne pozitat e bashkepunetorit te drejtesise, dhe me ligjet qe ka kaluar se fundmi qeveria e burrit te saj, ka garanci per te deshmuar, pasi nese aplikon mund te marre edhe statusin e deshmitarit.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

E Marte, 30 Nentor 2004

NANO HAP ZYREN, POR FSHEH KRIMIN

Kreu i qeverise fton nxenesit ne kryeministri, por le jashte drejtesine. Ofrimi i zyres per qytetaret, nje farse e pagjetur. Shefi i ekzekutivit dyshohet per kryerjen e disa veprave penale dhe duhet te hapet ndaj Prokurorise

Portat e renda te Kryeministrise kane kercellitur vajtueshem dje, duke u hapur me ne fund. Nje prej ngrehinave me hermetike dhe jo-transparente ne vend, celi nje dritare ku paten mundesi te hynin disa gjimnaziste dhe femije me te rinj, si dhe disa kamera.

Nese eshte tentuar qe dikush te sugjestionohet nga luksi perandorak i zyres kryeministrore, kjo eshte arritur deri diku. Sic perfytyrohej, kthina e Nanos rrezellinte nga nje komoditet aristokratik. Kjo eshte deri diku normale ne fakt. Edhe Burkina Faso, mund te siguroje per shef
in e qeverise nje te ketille rehati. Ajo qe vlen me shume nuk eshte skrivania e rende prej druri, por letrat qe firmosen aty, qe i japin drejtim qeverisjes. Edhe kjo gjoja hapje i dedikohet me se shumti projektit te kryebashkiakut, qe konsistonte ne vizitimin e ambienteve te Bashkise dhe Pallatit te Brigadave. Rivaliteti i vazhdueshem Kryeministri-Bashki e Tiranes beri qe te levizte ndryshku i zyrave ku mbreteron tashme prej me shume se dy vjetesh, Fatos Nano.

Por plani i Nanos dhe i stafit te tij per te shitur viziten e femijeve si transparence me publikun eshte krejt i pagjetur dhe me siguri ka mbetur stok ne treg, pasi shqiptaret s'blejne me mallra te falsifikuara, ose me keq te skaduara prej kohesh.

Sepse nuk mund te jete hapje ndaj publikut mundesia per te vizituar zyren e kryeministrit, nderkohe qe qeveria vete eshte me jo-transparentja e viteve te fundit. Kur privatizimet, licencimet, koncesionet, emerimet e ndryshme, buxhetet dhe akordimet e fondeve, tenderat e bordet drejtuese konsiderohen dhe trajtohen bindshem si pune private, nuk ka vlere hapja per nje dite e zyres se punes per te qetesuar kuriozitetin mbi orendite kryeqeveritare. Keto dite po i jepet dikujt nje hidrocentral nga qeveria dhe eshte krejt e pamundur qe ne Ministrine e Ekonomise te mesosh dicka rreth ketij procesi. Kjo qeveri e konsideron transparencen si nje njerke shpirtzeze, qe s'ka vend ne shtepine e tyre. Nje pengese per planet okulte te pasurimit.

Nano te hape deren per drejtesine

Kjo levizje mediatike e Nanos vjen ne nje kohe qe ai eshte i akuzuar per kryerjen e disa veprave penale. Denoncimi ndaj tij nuk eshte vetem ne opinion, gazeta, apo zyrat e opozites, por bash ne Prokurori.

Nano akuzohet per trafik armesh, aksident me pasoje vdekjen e nje shtetasi dhe fshehje te krimit. Nese kerkohet ne arkivat boterore, veshtire te gjesh shume raste si ky, qe nje kryeminister te konsumoje kaq shume vepra penale ne nje kohe te shkurter.

Hapja qe duhej te bente Nano eshte krejt tjeter dhe jo nje show me kolopuce. Ai duhet t` hapet ndaj drejtesise, te lejoje Prokurorine qe te sqaroje dyshimet qe rendojne mbi te.

E verteta eshte se kete mund ta beje jo vetem duke u treguar transparent ndaj organit te akuzes, por sidomos duke hequr dore nga imuniteti i tij. Nese mungon tek ai vullneti per te bere kete levizje, atehere eshte Prokuroria qe duhet te vendose rregulla. Duke mos hetuar dot nje person me imunitet, akuza lypset te gjeje zgjidhjen qe parashikon ligji. Te kerkoje ne parlament heqjen e imunitetit te Nanos.

Komplikimi i akuzave

Dalja se fundmi e variantit te Sokol Kociut, pergjuesit te bisedes se Nanos me Abdiun mbi trafikun e armeve, se kaseten origjinale e ka marre Prokurori i Pergjithshem i asaj kohe, pra Arben Rakipi, i ka bere edhe me shume te besueshme akuzat dhe dyshimet ndaj Nanos. Eshte vete kryeministri vertetuesi i sakte i ketyre tezave, pasi gjate gjithe kohes ka treguar devotshmeri ndaj Rakipit ne ato permasa qe i tejkalon raportet normale ose simpatite e zakonshme. Nano ka qene vazhdimisht nen presionin e kasetes qe ka pasur Rakipi, ndaj dhe ka levizur gjithe guret per ta mbajtur ne detyre edhe pas mandatit qe i ra ne Kuvend. Madje ai vazhdon edhe sot t'i beje oferta ish-Prokurorit per ta bere deputet, ose per ta futur ne kryesi, gjithnje qe ta kete nen kontroll. Kjo tregon se Rakipi mund ta kete serish kaseten ose nje kopje te saj, packa se tani e mban ne shtepi.

A eshte sovran kryeministri

Kjo eshte nje pyetje e pashmangshme. Fatos Nano eshte shume i ndervarur ndaj personave te caktuar dhe padyshim nuk gezon sovranitetin per te vendosur lirisht apo sipas bindjeve. Ka qene per shume kohe jo sovran ndaj ish-Prokurorit te Pergjithshem, per shkak se ai eshte deshmitar i bemave te jashteligjshme. Dhe eshte edhe sot i ndervarur, packa se Rakipi nuk eshte ne post.

Po ashtu, Nano nuk eshte sovran para nje gruaje qe ka shume ndikim tek ai. Kjo grua ka qene ne makinen e Nanos, diten kur mbeti i vdekur nga aksidenti Petrit Islami. Ajo di per Nanon, jo vetem krimin, por edhe fshehjen e tij.

Ne keto rrethana eshte e kuptueshme se kryeministri yne nuk eshte aspak sovran. Do te ishte per te ardhur keq, nese ky kryeminister do te ishte i pergjegjshem.
url]
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Sdiskutohet qe ishte Xhoi ne makine me Nanon diten/naten e krimit.Mua me cudit ky presidenti Moisiu,merr nje pension dhe eshte i kenaqur debili.Ben sikur te kishte qene General i Pentagonit.E pate Nanon qe jau dhiu te gjitheve me ardhjen me vonese ne festen e &quot;pushtimit&quot; te Shqiperise?Mezi u permbajt Presidenti pa i thene:ku ishe mer pederast i mutit(jane shprehje qe perdoren nga politikanet tane).
Mua me ka habitur Ukraina me kulturen dhe tolerancen e saj!!!!Ne duhet te marrim shembull nga ata!!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

E Merkure, 01 Dhjetor 2004


NGJAME, BABA!...

Leter e Fatosit, derguar Thanasit

U bene kaq vite, baba, qe jam kryetar partie e kryeminister. Me shume se 13, dhe sa here qe drejtoj mbledhje, qofte te partise apo te Keshillit te Ministrave, te kujtoj ty. Kujtoj kur isha i vogel e kur me pyesnin bashkemoshataret se ku punon babai yt, u pergjigjesha me krenari: &quot;Eshte drejtor i RTVSH-se&quot;.

Qe atehere me lindi edhe mua deshira qe kur te rritesha edhe une te behesha drejtor si ti, i dashur baba, dhe te kisha nen drejtimin tim, po aq sa kishe ti kur drejtoje kete goxha institucion me me shume se 1000 punues. Keshtu qe, me te mbaruar shkollen e mesme, ti me keshillove qe te behesha ekonomist. Nuk i dihej. Me kete zanat do te caja perpara, fale teje qe kishe aq miq ne Komitetin Qendror. Qe do te nisja startin per t'u ngjitur ne nje pozite te ngjashme me ate qe ishe ti, e pse jo, edhe me lart.

Ja qe asokohe thoja me vete &quot;Beme, baba, te te ngjaj!&quot;.

Mirepo, u duk se punet fillimthi nuk do shkonin mbroth. Sado qe u perpoqe, me te mbaruar Fakultetin Ekonomik ne UT, mua me degdisen ne ate Metalurgun e Elbasanit. Nuk isha vecse nje cope ekonomist i thjeshte me plot drejtore e pergjegjes mbi koke. Si te mos mjaftonte kjo, ty baba te nxoren ne pension. Vertet, kishe arsye te krenoheshe sepse qendrove dhe gjashte muaj mbi moshen 60-vjecare, kur ishe rikthyer ne RTVSH, pas debimit te atij armikut te popullit, Todi Lubonja, pas Festivalit te 11-te me urdher te vete Mesuesit tone te madh, shokut Enver, sido qe, ai thoshte per ty se nuk ishe i ngritur nga ana profesionale, por ama, prockat e Todit nuk do t'i bente.

Ti, i dashur baba, ndonese pa pushtet, i harruar nga ata qe kishe pasur nen vete per 15 vjet ne RTVSH, gjete strehe ne Komitetin Qendror, ku shkoje per dite. Sa per t'u dukur, sa per t'u kujtuar te tjereve qe, ja Thanasit ia kane prape nevojen. E verteta ishte se askush nuk ta varte atje, por ti i kishe ujdisur mire planet.

Dhe ja, nje dite takove shoqen Nexhmie dhe i fole gjere e gjate per mua duke vene ne dukje se dija kater gjuhe te huaja, exberce, e mund te kontribuoja ne Institutin e Stuimeve Marksiste-Leniniste. Dhe keshtu u be. Per vite te tera deri me 1990, une isha punonjes i ketij instituti. Ti kishe qene servil ndaj shoqes Nexhmie e shokut Ramiz. Ashtu nisa te jem edhe une. Duhej te te ngjaja ty sa me shume, i dashur baba, ashtu sic me kishe porositur ti.

U rreka atje, duke iu bere ure shoqes Nexhmie se mos merrja ndonje llokem pergjegjesi sektori ne institut, ja per shembull, sekretar shkencor, por ishin te tjere mbi mua. Po nuk e humba toruan. Nexhmijes nuk i ndahesha. Ia beja qejfin ne cdo rast. Ndaj edhe ajo ma shperbleu duke me ndihmuar qe te beja pjese ne nje delegacion ne Burkina Faso, nje shtet afrikan. Me t'u kthyer, i fola asaj se atje veprat e shokut Enver kerkoheshin me te madhe. Iu be qejfi. &quot;Ja kur con me sherbim jashte shtetit njerez te pergatitur&quot;,- tha ajo. Ne qofte se nuk beson, baba, lexo nje liber te Andon Dedes, qe sot ndodhet ne Amerike, i cili ka folur per mua gjere e gjate. E verteta eshte se me shan, por mua aq me ben. Thote se gjate demonstratave studentore ne dhjetor te vitit 1991 une i kam thene ne nje mbledhje shoqes Nexhmie as me shume e as me pak: &quot;Une mendoj, shoqja Nexhmie, se edhe ne duhet te dalim ne demonstrata si studentet. Ata ne nje ane dhe ne ne anen tjeter...ne do t'i mundim ata me logjiken tone, populli do te na perkrahe ne&quot;. Keto qe shkruan ai Andoni ne librin e tij te botuar ne Amerike, te rrime shtrember e te flasim drejt, jane te verteta. Mirepo, e donte puna.

Dje ja keshtu, baba i dashur, une fillova ngjitjen fale edhe shokut Ramiz Alia qe me beri menjehere anetar te KQ te PPSH-se qe ne dhjetor 1990 e pastaj Sekretar te Keshillit te Ministrave e pastaj minister ne qeverite e Partise se Punes deri ne Kongresin e 10-te. Ketu, kisha nisur te ta kaloja, baba, se ti, sadoqe u tregove besnik e kaluar besnikut, i Enver Hoxhes, nuk u bere kurre as zevendesminister.

Por ngjitja nuk mbeti me kaq. Ne kete kongres, vete shoku Ramiz sugjeroi qe une te behesha...kryetar i partise qe tani e tutje do te quhej parti me demek socialiste. Jo Ali Hoxha, po hoxha Aliu, se ne komunistet ishim kaluar.

Ketu, baba, ta kisha kaluar, se pastaj u bera edhe Kryeminister. E, c'ishte drejtorlleku yt ne RTVSH para ketij alamet posti kaq te lakmuar!...

Ti, baba, kishe qene pedant, mizantrop, hakmarres ne RTVSH. Dhe keshtu te mbajne mend ata qe kane punuar me ty.

Ti nuk dije c'ishte shoqeria. Ti kurre nuk ishe ulur ne nje kafe me shoke gazetare, ti kurre nuk kishe pire qofte nje gote raki me ta.

Sa per hakmarres, ambicioz e servil, edhe une i tille kam qene edhe jam kur vjen puna. Por une ta kam kaluar. Ti nuk di c'eshte ryshfeti, qelepirlleku, ose ajo qe permblidhet me fjalen korrupsion. Ti nuk di c'eshte pija, nuk di c'eshte bixhozi, qejfet. Ti nuk di c'eshte te gjezdisesh neper jetenatllek e buzuqe, te shoqerohesh me femra te bukura. Per ty familja ka qene e shenjte. Ke qene teper konservator, bile fanatik. Ti vec gruas tende, nuk ke njohur grua tjeter. Kurse une, po.

E di qe kjo nuk te ka pelqyer dhe edhe tani nuk te pelqen. Mirepo, kane ndryshuar kohet, baba.

Ndaj une pranova qe te kem qyl edhe nje apartament sa nje pallat qe e kam blere 32 mije euro, nje Benz dhurate qe kushton sa qimet e kokes. Ti ke qene i rrethuar nga dallkauke, por dallkauket qe me rrethojne, qe i bej zap kur te dua, jane ku e ku me ata dallkauke qe kihe ti perreth.

Ti baba, ndonese jo me pak mizor se une, nuk ke vrare njeri, nuk ke bere pazarlleqe per trafiqe armesh, nuk ke qene me gruan ndonjehere duke u gajasur ne ndonje lokal te huaj ashtu si une, kur populli i mbare Shqiperise dhe Kosoves mbante zi per viktimat e nje aksidenti rrugor. Kurse une e kam bere kete bashke me gruan time te dashur. Ti nuk ke pasur pas nja 70 deputete marioneta qe une po te dua i tredh, te cilet me shpetuan nga komisioni parlamentar qe kerkonte te hetonte gjoja per akuzat e mesiperme. Ti nuk ke pasur kurre gjykaten e prokurorine nen sqetulla, ashtu sic i kam une, se puna nuk arriti deri aty qe ti te ndodheshe ne pozitat e mia..

Ja perse une nuk them me &quot;Beme baba, te te ngjaj&quot; por, &quot;Ngjame, baba!&quot;...
 

peson

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

<span style="font-weight: bold">Armët, ja biseda sekrete mes Nanos e Abdiut në 1997</span>
Nikollë Lesi lexon në Kuvend tekstin e përgjuar të dialogut në hotel &quot;Rogner&quot;

&quot;Dhjetra abuzime me pronat, vjedhje e shpërdorime&quot;

Botohet procesverbali i transkriptit të përgjuar në Tiranë më 15.12.1997 ndërmjet Kryeministrit Fatos Nano dhe deputetit të PS Fehmi Abdiu, rregjistruar në Rogner në tavolinën A 20. Eshtë rregjistruar nga ora 17.40 deri në 18.05. Biseda ka të bëjë me shfuqizimin e disa neneve në Kodin Penal, të miratuara nga Kuvendi me ligjin 8175 të datës 23.12.1996. Pas bisedës së bërë mes Nanos e Abdiut, këto ndryshime u rrëzuan në datën 15 janar 1998. Nikollë Lesi ishte ai që paraqiti dje në Kuvend një doumkent sipas tij, ofruar nga një ambasadë e huaj, e cila jepte një bisedë të përgjuar mes Nanos dhe Fehmi Abdiut. Nikollë Lesi në fillim ka lexuar ligjin e ndryshuar nga ana e Kuvendit. Më pas ai ka bërë një prezantim të dokumentit që do të lexonte duke thënë se këtë dokument dhe mikrofilmin e ka prokuroria e përgjithshme dhe shërbimi informativ. Ndërsa vetë Lesi e ka siguruar nëpërmjet një ambasade. Lesi ishte përgatitur me një çantë ku mbante dokumentat dhe faktet që do paraqiste në Kuvend. Ai pasi vendosi përballë një kasetë video dhe një kasetë audio, nisi të bënte mbrojtjen e tij. Ndërsa nuk dha asnjë shpjegim për kasetën video ai paraqiti edhe një dokument të dytë, dëshminë e një oficeri policie, të cilën tha se e kishte të shoqëruar edhe me kasetë audio. Ndërsa dokument i përgjimit të bisedës mes Nanos dhe Fehmi Abdiut ai e paraqiti vetëm të zbardhur duke e lexuar vetë fjalë për fjalë para deputetëve.

Fehmi Abdiu: Sidoqoftë bëre shumë mirë zoti kryeministër. Ai shtangu kur të pa, siç duket kujtoi se do ta shaje.
Fatos Nano: E kush e çan b... për atë. Më shumë i fola prej teje plehrës. Do t'ia tregoj mirë se kush jam, pasi s'i ka ardhur rradha, kam hesape të tjera tani....
Kmarierja: Mirëmbrëma. Do porosisni tani apo të vj më vonë.
Fatos Nano: Jo jo, tani se nuk kam kohë. Për mua një ujë, xhin tonic dhe një kafe të mirë, kështu siç je ti bukuroshe.
Kamarierja qesh
F.Abdiu: Për mua një lëng portokalli dhe një kafe.
Kamarierja: Si urdhëron.
F.Abdiu: Zoti kryeministër, kot u munduat, e kishim lënë për nesër.
F.Nano: Jo jo. Nuk ka problem, ti ke ardhur apostafat me urgjencë dhe mua më intereson shumë kjo çështje.

Si ia bëre, e gjete zgjidhjen?

F.Abdiu: Po, besoj se ia kam gjetur për të gjitha ato që më ke thënë, vetëm po qe se me kundërshton Thimio (e ka fjalën për Thimio Kondin).
F.Nano: Vazhdo se nuk ka bythë ai të të kundërshtojë.
F.Abdiu: Po flas më shkurt meqenëse nuk kemi kohë. Unë e kam gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme dhe e kam gati materialin. Si fillim duhet të shfuqizojmë një ligj të Saliut.
F.Nano: Akoma me atë kafshën ti?
F.Abdiu: Nuk mund të veprojmë dot ndryshe, është shumë e rëndësishme kjo çështje dhe përbën rrezik për nesër. Vjet në dhjetor, parlamenti ka miratuar disa shtesa në kodin penal ku janë shtuar dhe ndryshuar 40 dispozita. Eshtë shtuar trafiku i njerëzve me konfiskim të mjeteve, si për shembull makina që transportojnë klandestinët, gomonet, skafet etj. Eshtë shtuar shkelja e pasurisë së vënë nga krimet dhe kjo me konfiskim të pasurisë nëse provohet. Është shtuar trafiku narkotikëve.
F.Nano: Në ç'kuptim, pse deri para këtij ligji nuk ka patur dënim për trafikantët?
F.Abdiu: Jo, sipas ligjit tonë, import- eksporti dhe tranzitimi nuk dënoheshin.
F.Nano: Vazhdo, vazhdo.
F.Abdiu: Janë shtuar dispozitat për doganat, konfiskimet lokale, prostituta etj,etj.
Kamarierja: Më falni doni gjë tjetër?
F.Nano: Ik ore pirdhu.
F.Abdiu: Por ajo që është më e rëndësishme, ka ndryshuar në nenet 280 të kodit penal dhe e ka trajtuar si dispozitë të veçantë vetëm për trafikun e armëve. I ka futur një sanksion deri në 15 vjet burg dhe konfiskim të pasurisë (për trafikun e armëve). Prandaj duhet t'a shfuqizojmë këtë ligj dhe mundësisht menjëherë, që çdo gjë të jetë e sigurtë, sidomos për problemin e armëve, që ato je i interesuar zoti kryeministër.
F.Nano: Çfarë inventar leshi, depot janë të shpërthyera në të gjitha anët.
F.Abdiu: E di, e di. Por të gjitha janë me numër të stampuar dhe shumica janë nëpër depo që nuk janë prekur. Le pastaj që Gramshi nuk është prekur fare.
F. Nano: Po ke të drejtë. Hë për hë, për Gramshin nuk do ta ngacmojmë derisa të gjejmë një zgjidhje. Kemi qenë boll në opozitë, na duhen ca para.
F.Abdiu: Meqënëse është shfuqizim i ligjit, që të paktën po ndodhi gjë, askush të mos mbajë përgjegjësi penale, por të mbetet histori gazetash e shoqëruar me ndonjë kokë turku.
F.Nano: Bukur, ateherë çfarë do nga unë?
F.Abdiu: Dua vetëm që të mos ketë ndonjë reagim nga deputetët socialistë.
F.Nano (qesh): Kaq pak kërkon?
F.Abdiu: Për mua është kryesorja.
F.Nano: Deputetët e mi? Nuk ua mban b**** atyre, po të dua i tredh të gjithë, dakord. Na vaftë mbarë. Nëqoftëse do të funksionojë siç duhet edhe nëqoftëse nuk do të na përzihet ndonjë.... nëpër këmbë, vë bast që do ta mbajmë 50 vjet të tjera ushtetin. Po për doganat si ia bëre?

F.Abdiu: Aty janë të gjitha. Po u shfuqizua ligji, hapim dyert për gjithçka dhe mbyllen kur të duam ne.
F.Nano: Kuptoj. Edhe ti ke frikë nga një pederast që i shpëton shurra kur më shikon mua?
F.Abdiu: Nuk është puna aty. Thimio i ka të gjitha. Egoist, grindavec, inatçi dhe do të dali ai para teje si shpëtimtari i situatës.
F.Nano: Mo çfarë ti bëj se është spiun... dhe ti e di mirë që më detyruan ta bëj kryetar, por po të ishte për mua ai do të kishte marrë arratinë, qeni.
F.Abdiu: E di, e di. Tani jam i qetë dhe e quaj këtë punë të mbaruar.
F.Nano: Meqë këtë punë e quan të mbaruar, quaje të mbaruar edhe punën e kryetarit të Gjykatës Kushtetuese. Kështu, që nuk do të ketë bir kurve që do të të bëjë pordhë, jo Thimio b**** por as Bill Klintoni. Vetëm shiko që të zgjedhësh ushtarët që .... nënën, se ndryshe nuk të thonë baba. Nuk bëhet shaka aty. Ndodhi një gjë në Parlament, të paktën të kemi një siguresë në Gjykatën Kushtetuese. Boll kemi mbajtur koqet në opozitë. Tani të fitojmë para o Fehmi se një jetë kemi.
F.Abdiu: Ta them këtë se aty e kam pak vështirë që ti vë njëherë dhe pastaj ti heq. Nuk është njësoj si me këta të tjerët që janë një laps plumbi.
F.Nano: Mos u bëj merak se nuk do të zhgënjej, por për pak desh harrova. Kam dëgjuar se ato të Bukoshit janë lidhur me Saliun, kështu që mund të na prishin pazaret.
F.Abdiu: Për çfarë e ke fjalën?
Kamarierja: A do porosisni diçka tjetër?
F.Nano: Ik ore pirdhu ti. Na bëj llogarinë.
F.Abdiu: Do paguaj unë se kam sebep.
F.Nano: Unë e kam lajmin më të mirë se ti. Do fitojmë para.
Mbaji, mbaji ti kamariere. Për çfarë e kishe fjalën Fehmi?
F.Abdiu: Mendoj që do përzihen dhe ata në lojën e armëve dhe me siguri që do na prishin pazaret, ose akoma më keq mund të na bëjnë gjëmë të madhe.
F.Nano: Faktikisht në një farë mënyre t'i ke të drejtë. Por jo për atë kafshën. Dikush tjetër është përzier në këtë histori. Ai shkërdhatë më bën të mendohem pak. Klosi më ka thënë se kanë bërë një lidhje me një deputet të PD-së, por akoma nuk di gjë të saktë. Sipas tij, bëhet fjalë dhe për një lidhje për Ahmet Krasniqin. (Ahmet Krasniqi ka qenë ministër i mbrojtjes i qeverisë së Bukoshit dhe është vrarë në Tiranë- thotë Lesi).
Por Klosi është kurvë e keqe, intrigë e gjallë. Sidoqoftë deri tani, çdo gjë është në kontroll, por nuk jam plotësisht i sigurtë. Prandaj ia kam lënë në dorë këtij pisi që edhe po ndodhi gjë, ta çoj në të s'ëmës. Nejse ku e lamë?
F.Abdiu: Mbaruam. Unë jam gati që në janar të paraqes në Kuvend, kërkesën për shfuqizimin e ligjit.
F.Nano: Jo, jo më shpejt.
F.Abdiu: E kam vështirë.
F.Nano: S'ka problem. Më mirë kështu, shikoje edhe njëherë me kujdes. Kemi gjë tjetër?
F.Abdiu: Kisha një kërkesë të vogël.
F.Nano: Vetëm mes nesh kërko, se do të kesh mundësi të fitosh ti dhe yt bir.

F.Abdiu: Jo, jo. Bëhet fjalë për të rregulluar në një vend pune një juriste. E kam porosi nga miku im i ngushtë.
F.Nano: ...etj, etj, (nuk e them dot)
F.Abdiu: Ç'është ajo fjalë, jam burrë i vjetër, nuk e bëj dot.
F.Nano: ... (pasi thotë emrin e juristes) ububu çfarë katundareje. Për në Ministrinë e Drejtësisë, kur të duash më thuaj. Për andej nga gjykatat mundohu vetë tani, ose kur të fillosh në Gjykatën Kushtetuese. Unë vetë nuk i them atij legenit se nuk ia rris vlerat.
F.Abdiu : Jo, jo. Për Xhepin s'ka probem se flas vetë.
F.Nano : Kujdes me atë Rexhep trapin, është koqe po merri anën.
F.Abdiu: E rregulloj unë me atë.
F.Nano: Megjithatë kujdes që të mos kuptojë gjë, se është strikt ai, koqe është, një mut janë si ai, si Serveti, dhe Namiku. Me këto të dy mos fol.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

E Hene, 06 Dhjetor 2004


REAGIM CUBASH

Qeveria shqiptare i tregon muskujt pedagogeve. Perfaqesues te Nanos kane reaguar dje si cubat, ndaj kerkesave legjitime te elites universitare dhe te botes se shoqerise civile. Qeveria tha dje se jo vetem qe nuk ka ndermend te reflektoje ndaj kerkesave te pedagogeve, por u kerkoi pedagogeve qe te mbyllin gojen, te rrine urte, te kthehen ne mesim, se perndryshe do te merren ndaj tyre masa disiplinore. Eshte vertete paradoksal ky qendrimi i qeverise. Per t'u bere edhe me te frikshem para te urteve te universitetit, qeveritaret nxorren dje ne konference shtypi jo nje shantazhier, por dy, madje nje toge, pasi ne sfond dallohej edhe zyrtarja me e re e arsimit.

A mund te kercenohen pegadoget, shumica e te cileve kane grada shkencore dhe s'kerkojme asgje me shume se sa paga me te larta, status me te mire, pra me shume dinjitet? A mund t'u thuhet atyre kthehuni ne pune, ndryshe iu shkarkojme? Si mund t'i trajtoje Nano perfaqesuesit e inteligjences, si te ishin anetare rrethesh te KPD-se. Duke ushtruar kete dhune verbale ndaj tyre, qeveria, ne fakt ka legjitimuar me tej kerkesat dhe levizjen e pedagogeve. Ka bere qe ata te vazhdojme me te motivuar greven. Ka bere qe te rritet solidariteti. Si mund te kthehet me bisht ne shale ne audotirin e tij nje pegadod e te jape mesim, kur pasi ka protestuar ne rruge per dite me radhe, qeveria i thote shko ne pune, pa i zgjidhur asnje nga kerkese. A mund te kthehet para studenteve me personalitet te demtuar kesisoj, elita jone universitare. Nese do te zhvishen nga autoriteti qe u takon, atehere me mire te mos kthehen me per te dhene leksione. Ky reagim i qeverise nxit padyshim edhe vete studentet qe te bashkohen me pedagoget e tyre. A do t'u intersonte valle vendimarresve te neserm, qe te merrnin dije nga pedagoge te tallur prej qeverise. Zor se. Keshtu qe toga e djeshme qeveritare ka konsumuar gabimin e radhes duke motivuar edhe me shume greven dhe protesten ndaj kesaj qeverie.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

E Merkure, 08 Dhjetor 2004


NESER PROTESTA E MADHE NE SHESHIN &quot;SKENDERBEJ&quot;

Mbreme kane mberitur ne Tirane shume gazetare nga vendet fqinje per te ndjekur zhvillimet e protestes se neserme ne sheshin Skenderbej. Ne sheshin perpara muzeut historik ku me 20 shkurt te 1991 shqiptaret rrezuan monumentin e diktatorit gjysem shekullor te, Enver Hoxhes, do te ngihet nje monument i ri qe do te simbolizoje njeriun i cili ka marre peng Shqiperine. Neser, me dhjetra organizata rinore, sindikaliste, studentore, profesioneste, si dhe mijera pensioniste do te vershojne drejt sheshit Skenderbej per te protestuar ndaj qeverise me te korruptuar ne rajon dhe me gjere. Interesimi i mediave dhe gazetareve te huaj na ben te mendojme se syte e gjithe Europes do jene drejtuar ne kryeqytetin e Shqiperise. Mbreme ne kanalin televiziv CNN eshte transmetuar nje kronik e vecante per levizjen qytetare ne Shqiperi. Ne komentet e shume mediave dhe analisteve nderkombetar keto levizje jane vleresuar si nje fryme e re ne politiken shqipetare, ndersa juristi 35 vjecar Kreshnik Spahiu eshte krahasuar me disa nga lideret e rinj politik te Europes Lindore. Neser ne ora 11.00 Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve do te organizoje mitingon e paralajmeruar disa dite me pare. 9 Dhjetori eshte shpallur dita nga Organizata e Kombeve te Bashkuara di dita boterore Antikorrupsin. Ne sheshin Skenderbej ne vendin ku 20 vjet me pare ndodhej monumenti i ishdiktatorit Enver Hoxha do te vendoset nje monument i ri i cili do te simbolizoj korrupsionin. Ende nuk eshte e qarte se kush do te jete simboli apo cilin personazh do te personifikohet me krimin me te shemtuar qe po e mban peng Shqiperine. Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve dhe avokatet e saj njihen per qendrimet e tyre publike te ashpra ndaj qeverise. Sot ne mbremje, qindra autobuze do te udhtejone drejt Tiranes me sindikaliste me qellim marrjen pjese ne protesten antikorrupsion. Sindikatat e transportit kane shpallur diten e neserme greve kombetare. Shqiperia eshte renditur ne vendin e 108 ne raportin e fundit nderkombetar te Transparency Internacional. Mesohet qe po neser ne ora 15.00 ne ambientet e Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve do te zhvillohet nje konference per shtyp per te publikuar raportin e ri te Transparency International mbi barometrin global te politikes. Transparenci International eshte organizata me e madhe nderkombetare kunder korrupsionit. Prej dy muajsh ajo operon edhe ne Shqiperi nepermjet Zyres per Mbrojtjen e Qytetareve si partnere zyrtare. Dje ne oret e vona policia e shtetit pas hezitimesh te shumta ka qene e detyruar qe te pais me leje organizatoret e protestes. Mitingu i neserm do te zhvillohet ne sheshin Skenderbej aty ku kohe me pare ndodhej monumenti i diktatorit Hoxha. Qeverite studentore te disa Fakulteteve jane perfshire ne mbeshtetje te organizatoreve teketij aktiviteti. Te gjitha grupimet e profesionisteve do te jene neser ne proteste per shkak te mbrojtjes qe po iu ben ZMQ interesave te tyre ne komisionin parlamentar per ndryshimin e Ligjit per Sigurimet Shoqerore. Sipas te gjitha gjasave pritet qe protesta e neserme te shenoj me te madhen e ketij lloji kunder politikave korruptive te qeverise shqiptare.

<span style="font-weight: bold">te sheshi te sheshi</span>
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

<span style="font-weight: bold">ZP ose Zorra (e trashe) e Popullit e komenton kshtu mitingun e djeshem kunderkorrupsion</span>

Mitingu i djeshëm, damkë gjithë kombit

Tiranë- Mitingu kundër korrupsionit zuri sheshin e lojërave për një orë. Bëri rrëmujë, tym e plehra. Por asnjë emër i korruptuari nuk u përmend. Sërisht korrupsioni nuk pati identitet, as fytyrë dhe as emër. Dje në sheshin e lojërave, në qendër të Tiranës, u ngrit një alibi për gjithë administratën publike dhe zyrtarët. Po luftohej korrupsioni i tyre. Dhe mirë po bëhej. Gjithkush e di që &quot;përbindëshi korrupsion&quot; ka zgjatur tentakulat edhe tek sporteli më i parëndësishëm ku përplasen njerëz. Por sa kohë që nuk ka asnjë emër, kjo rrëmujë nuk është vetëm një damkë e madhe që i vihet gjithë kombit. Sepse nuk mund të flitet për një administratë të tërë të korruptuar. Ka emra të përvecëm. Krimi është individual jo kolektiv. Nuk mund të flitet as për një numër një në listën e gjatë të vendeve të korruptuarave, kampione nga Evropa në Afrikë. Në vende shumë pranë nesh, mafia vret kryeministra. Një ditë si ajo e djeshmja, kur damka bëhet më e dukshme dhe vret më shumë, nuk përsërit kohën kur shembeshin idhujt e komunizmit. Të paktën jo me parrullat &quot;Do fitojmë apo jo?&quot;.
url]
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Por sa kohë që nuk ka asnjë emër, kjo rrëmujë nuk është vetëm një damkë e madhe që i vihet gjithë kombit. Sepse nuk mund të flitet për një administratë të tërë të korruptuar.
o ari dmth gazetari po q1 krieministri ja ka ba nanen korrupsionit kjo dihet po si dreqin paska harru me i vu emer
smash.gif
fryteve Nano-Korrupsion (gjinia mashkullore po m'duken te dy emnat &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; )
Ka emra të përvecëm. Krimi është individual jo kolektiv.
hej zot i madh po ju keni kolektivizu pula e lepuj jo s'po kolektivizoni nji cop korrupsion
shrug.gif
Nuk mund të flitet as për një numër një në listën e gjatë të vendeve të korruptuarave, kampione nga Evropa në Afrikë. Në vende shumë pranë nesh, mafia vret kryeministra.
o gazetar debil ose debil gazetar po n'Shqipni mafia e ka emnin Nano si thu Nano me vra Nanon po del si ajo barcaleta

Berishes....
-Sali kan vra Nanon ..
_Nano e ka kryyr ket krim te paprecedent
-Jo Sali Nanoja vet asht vra dmth kan vra vet Nanon
_Nano me kliken e tij kriminale e kan kry ket akt te shemtuuur

ç'faj ka pas doktori kush vret n'Shqipni pa dijenin e Nanos &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Tash po m'duhet me ta vu un nji emer ty...

...<span style="font-weight: bold">NIKOLLE TUSHI</span> a t'pelqen?!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Fillimisht postuar nga S6+6N6:
[qb] Tash po m'duhet me ta vu un nji emer ty...

...<span style="font-weight: bold">NIKOLLE TUSHI</span> a t'pelqen?! [/qb]
A thu do t'vijn dita q1 kjo anderr te bahet realitet
eusa_angel.gif


ps ke fillu me msu gegnisht a m'duket &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 
Top