Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

<span style="font-weight: bold">E Shtune, 13 Nentor 2004

VERTETOHET BISEDA NANO-ABDIU PER ARMET

Kociu: Provat dua t'i paraqes ne komisionin parlamentar hetimor

Mbreme vone u sqarua gjithcka ne lidhje me biseden mes Kryeministrit Nano dhe ish-kryetarit te Gjykates Kushtetuese, Abdiu, per trafikimin e armeve dhe perfitimin financiar. Sokol Kociu ka vene pikat mbi i, duke thyer gjithe propaganden qeveritare qe u mundua te pergenjeshtroje akuzat dhe provat e paraqitura nga deputeti Lesi ne Kuvendin e Shqiperise. Me ane te nje letre, e cila eshte shperndare nga familjare te Kociut, ish-komisari i Kucoves konfirmon gjithe kete histori, duke marre autoresine e regjistrimit te bisedes mes dy protagonisteve. Por Kociu ka kushtet e tij, dhe kjo eshte e drejte per pozicionin ne te cilin ndodhet. Ai thote se nuk deshiron te jape shpjegime para Prokurorise pasi deklarimet e tij demtojne Prokurorin aktual, Sollaku, ish-Prokurorin Rakipi, Kryeministrin Nano, Abdiun, etj. Duke qene keshtu, Prokuroria detyrimisht do te tregohet e njeanshme dhe ne disfavorin e tij. Keshtu qe, Kociu kerkon t'i jape shpjegimet para komisionit parlamentar hetimor qe pritet te ngrihet per kete ceshtje. Letra qe ka mberritur mbreme ne te gjitha redaksite e shtypit, mban firmen e Kociut, e cila eshte identike me firmen qe perfaqeson autoresine e dokumentit te pergjimit te bisedes mes Nanos dhe Abdiut ne dhjetor te vitit '97. Skandali eshte thelluar. Nano gjendet ne pozita vertete shume te renda.

</span>
Sot Fatos Nano deklaroi se ndaj tij asht ba nji sulm i organizum nga Berisha Meta e Gazidede me prapasken kriminale e mafioze e ka demtu sigurin e vedin(ma shum te Nanos tham un).

Do t'ju lutesha diskutantve qe mos te bin pre e provokimeve te mundshme e te qojne ne mylljen e temes si motra e saj para pak ditsh.Po ashtu te mos perfitojne prej ksaj teme me shpreh noj paknaqsi se ka vende te tjera per ket gja.FLM
wave.gif
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

o ti buzzi.Kush eshte ai qe do e heqi????

Vota ime dhe Vota jote = 2 Vota kundra Nanos

dmth nje Llogari e thjeshte matematike qe del ne perfundim qe sikur gjithe rinia shqiptare te votoje kunra = fatos nano dhe qente e tij greke jashte Parlamentit.

Shqiperia ka qene eshte dhe do te mbetet e Shqiptareve pergjithmone
 

anny

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

+voten time=3vota kunder
po he pra se duan te na shesin tek greku
si mo te vehet gjuha greke neper shkolla,ku jemi ketu.jemi SHQIPTARE
KUNDER FATOSIT
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Po un q1 kam hap temen &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; 4+1=5
 

zog

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

shqiptaret jetojne nen thunder. dhe i kuptoj. qekur iu hapen probleme nanos, vej re qe nuk po postojne me shqiptaret e shqiperise (nepuneset e vogla te shtetit).

frike, robt kane frike. mafia eshte i vetmi shpetim i shoqerise, siç ndodhi ne italine e jugut mbas luftes dyte boterore. te pakten te zgjedhin nje mafioz te ri, te pa demasku dhe jeta te vazhdoje.
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

E dini se si eshte puna o goca gra burra dhe cuna?

E dini ju si eshte puna?
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Sipas një sondazhi të “Gallup”-it, organizuar këtë vit në Shqipëri, dalin shifra negative për politikën

“Shqipëria, qeverisje jolegjitime”

Darina Tanushi

TIRANË – Shumica e shqiptarëve mendojnë se në Shqipëri nuk ka zgjedhje të lira dhe transparente. Ky konkluzion ka dalë nga një sondazh i bërë nga qendra e njohur e sondazheve në botë BBSS, (Balkan British Social Surveys) Gallup International. Në muajin korrik të këtij viti, kjo qendër, nëpërmjet agjencisë përfaqësuese të Gallup-it në Shqipëri ‘Index Albania’ ka shpërndarë kryesisht në qytetin e Tiranës, rreth 500 pyetësorë, drejtuar shtresave të ndryshme të njerëzve të shoqërisë sonë. Pyetësori u është drejtuar banorëve të rreth 88 vendeve, përfshi edhe vend
in tonë. Në këtë pyetësor këta njerëz janë pyetur për problemet që ata i shqetësojnë në jetën e përditshme. Kështu ndër këto pyetje janë se në ç’masë janë problem në Shqipëri çështje të tilla si çmimet e larta, varfëria, problemet e mjedisit, dhunimi i të drejtave të njeriut, pasiguria, krimet, dhuna, terrorizmi, korrupsioni në jetën e përditshme, korrupsioni politik apo papunësia, në ç’masë korrupsioni ka hyrë në jetën e përditshme. Gjithashtu njerëzit janë pyetur edhe për klasën politike, pikërisht ata që i udhëheqin, për vetë faktin se Shqipëria është një ndër vendet që është mjaft e interesuar për politikën, në ndryshim nga banorët e vendeve të tjera, të cilët tregohen më indiferentë ndaj politikës. Dhe pikërisht pyetjes se a mendoni se zgjedhjet në Shqipëri janë të lira dhe transparente, rreth 62.6% e të anketuarve u është përgjigjur “jo” dhe vetëm 29.6% ka thënë “po” ndërsa një pjesë prej 7.8% është treguar indiferente duke u shprehur “nuk e di”. Ndërkohë pyetjes tjetër se a mendoni se Shqipëria qeveriset sipas vullnetit të popullit, rreth 70.4% e të anketuarve ka thënë “jo”, 19.4% ka thënë “po” dhe një pjesë prej 10.2% është treguar indiferente. Negativ ka qenë rezultati i përgjigjeve edhe për një pjesë tjetër pyetjesh. Të pyetur se si mendojnë për platformat e përgjithshme ku udhëheqësit e partive diskutojnë për të gjetur zgjidhje, rreth 9.8% mendojnë se janë shumë të dobishme, rreth 40.8% thonë se janë “deri diku të dobishme”, 31% mendojnë se janë pak të dobishme dhe 13.8% mendojnë se këto platforma janë aspak të dobishme. Ndërsa në një pjesë tjetër pyetjesh që i përket një lloj parashikimi për të ardhmen ekonomike apo sigurinë e brezit të ardhshëm, megjithëse përgjigjet janë disi më optimiste, përsëri vihet re një lloj pasigurie. Kështu pyetjes se a mendoni se brezi i ardhshëm do të jetojë më i sigurt, më pak i sigurt apo njëlloj si sot, rreth 11.6% i janë përgjigjur shumë më i sigurt se sot, rreth 31% i është përgjigjur pak më shumë i sigurt se sot, rreth 29.8% është përgjigjur njëlloj i sigurt si sot, një pjesë prej 19.8% është shprehur se brezi i ardhshëm do të jetë më pak i sigurt se sot dhe një pjesë prej 5% ka thënë se do të jetë shumë më pak i sigurt se sot. Përsa i përket pyetjes nëse brezi i ardhshëm do të ketë më shumë, më pak apo njëlloj mirëqenie ekonomike si sot, rreth 17.4% thotë se do të ketë shumë më tepër mirëqenie ekonomike se sa sot, rreth 37.8% mendojnë se do të ketë pak më tepër se sot, rreth 28% thonë njëlloj si sot dhe rreth 8.6% mendojnë se do të ketë më pak mirëqenie ekonomike se sot.

A mendoni se Shqipëria qeveriset sipas vullnetit të popullit?

Po 19.4%
Jo 70.4%
Nuk e di 10.2%

A mendoni se zgjedhjet në Shqipëri janë të lira dhe transparente?

Po 29.6%
Jo 62.6%
Nuk e di 7.8%

A mendoni se platformat e përgjithshme, ku udhëheqësit e partive diskutojnë për të gjetur zgjidhje, janë:

Shumë të dobishme 9.8%
Deri diku të dobishme 40.8
Pak të dobishme 31.0%
Aspak të dobishme 13.8%
Nuk e di 4.6%

A mendoni se brezi i ardhshëm do të jetojë më i sigurt, më pak i sigurt, apo njëlloj si sot?

Shumë më i sigurt se sot 11.6%
Pak më i sigurt se sot 31.0%
Njëlloj i sigurt si sot 29.8%
Më pak i sigurt se sot 19.8%
Shumë më pak i sigurt se sot 5.0%
Nuk e di 2.8%

A mendoni se brezi i ardhshëm do të ketë më shumë, më pak apo njëlloj mirëqenie ekonomike si sot?
Shumë më tepër mirëqenie ekonomike se sot 17.4%
Pak më tepër mirëqenie ekonomike se sot 37.8%
Njëlloj mirëqenie ekonomike si sot 28.0%
Më pak mirëqenie ekonomike se sot 8.6%
Shumë më pak mirëqenie ekonomike se sot 6.6%
Nuk e di 1.6%

22/11/2004
url]
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

E Marte, 23 Nentor 2004

CECO VERTETON BISEDEN NANO-ABDIU

Nenkryetarja e Kuvendit kerkon qe diplomatet e huaj qe ndihmuan Lesit te shpallen &quot;non grata&quot;. 70 deputetet e mazhorances rrezojne kerkesen e opozites per ngritjen e komisionit hetimor

Edlira Prenga

Parlamenti rrezoi dje me 70 vota kunder nje kerkese te opozites per ngritjen e komisionit hetimor per kryeministrin Nano, per trafiqet e armeve, aksidentin e Shkallnuerit dhe injorimin e dites se zise kombetare. Nenkryetarja e Kuvendit, Makbule Ceco, kerkoi gjate seances qe personeli i ambasadave te huaja qe i serviren deputetit Nikolle Lesi faktet qe vertetojne aferat e Nanos, duhet te shpallen persona non grata. &quot;Materiali i pergjimit eshte i paligjshem. Eshte e ligjshme ngritja e komisionit hetimor duke iu referuar Kushtetutes, por objekti mbi te cilin kerkon te ngrihet eshte i paligjshem. Nuk ka pse te kerkojme ngritjen e komisionit nese nuk ka nje ceshtje te caktuar. Duke iu referuar asaj qe solli deputeti Lesi ne parlament lidhur me dokumentin e pergjimit te cilin sipas tij, ia ka siguruar nje ambasade mike, te shpallen &quot;non grata&quot; njerezit e ambasades se huaj e cila eshte futur ne nje veprimtari te paligjshme&quot;, deklaroi Ceco ne Kuvend.

Debati

Salla kuvendore u shnderrua ne nje arene diskutimesh, replikash dhe kunderreplikash mes ligjvenesve te partive te ndryshme. Shkak per kete u be kerkesa e firmosur nga 35 deputete te spektrit te djathte politik per te ngritjen e nje komisoni hetimor per kryeministrin Nano. Ne seancen plenare u mor ne shyrtim projekt-vendimi i kerkeses se bere per &quot;hetimin e akuzave publike te bera per kryeministrin per perfshirjen e tij ne trafik armesh, aksidentin rrugor me pasoje vdekjen e nje shtetasi dhe veprime ne fyerje te zise kombetare&quot;. Por socialistet nepermjet prijesit te tyre ne grupin parlamentar, Gramoz Ruci, ashtu sic e kishin vendosur mesditen e djeshme ishin ne unison per t'i thene jo ngritjes se ketij komisioni. Nese me pare ligjvenesit socialiste ne argumentin e vetem kundershtues te tyre kishin faktin se per ceshtjet ne fjale po heton Prokuroria, dje shtuan dhe argumentin se hetimi nuk ka nje objekt te caktuar per t'u hetuar. Nga ana e tyre deputetet e opozites kembengulen ne faktin se komisioni duhet ngritur, pasi ne kete rast prokuroria eshte e implikuar vete me ceshtjen dhe ajo nuk mund te nxjerre fakte ne drite. Per kete ju referuan rastit me te fundit te rrezimit te komisionit hetimor per ngjarjen e Shkallnuerit, ku Prokuroria e arkivoi dosjen duke mos nxjerre asnje te re, por duke e pushuar fare ceshtjen. Asaj qe ju meshua ne fjalimet e mbremshme ne Kuvend, ne perpjekje per te delegjitimuar kerkesen per ngritjen e komisionit, ishte fakti se pergjimi per kryeministrin eshte i paligjshem.

Opozita

Deputetet e opozites kembengulen dje ne ngritjen e ketij komisioni hetimor per shkak se akuzat e ngitura per kryeministrin Fatos Nano jane shume te renda dhe Prokuroria, e cila eshte e implikuar ne kete ceshtje, nuk mund te beje nje hetim te pavarur. &quot;Pse keni frike nga kaseta, nga deshmitaret qe marrin persiper te flasin ne nje komision hetimor. Prokuroria e Pergjithshme duhet hetuar, pasi ketu eshte ceshtja per te zbardhur si e zbaton ligjin ajo&quot;. Keshtu u shpreh dje lideri demokrat, Sali Berisha, duke shprehur ne kete menyre dhe vendimin e opozites parlamentare ne domosdoshmerine e ngritjes se ketij komisioni dhe mosbesimit te saj ne organet e drejtesise, per faktin e thjeshte se kryeministri Nano pas denoncimit qe ju be ne parlament qe shprehur se &quot;drejtesia dhe une jemi perballe akuzave&quot;. Duke ju referuar Kushtetutes dhe te drejtes qe lind prej saj, ata bene te qarte se &quot;Kuvendi nuk mund te bllokoje ngritjen e tij, pasi do te jepte mesazh negativ duke thyer ne menyre flagrante ate&quot;.

Mazhoranca

Edhe mazhoranca kuvendore kishte ne argumentin e saj Kushtetuten dhe vendimin e Gjykates Kushtetuese per ngritjen e komisioneve hetimore. Por nese e cilesonin ligjore nga pikepamja e firmave te mjaftueshme per te ngritur nje komision, paligjshmeria qendronte ne faktin se nuk kishte nje objekt te caktuar hetimi. &quot;Do ta besoja dhe do te votoja per ngritjen e komisionit hetimor nese do te kisha bindjen se e gjitha kjo nuk niste nga nje e ashtuquajtur bisede e transkriptuar dhe e lexuar ketu ne parlament&quot;, cilesoi kryetari i grupit parlamentar te PS-se, duke dhene edhe mendimin e pjeses tjeter te grupit. Ndersa deputeti Erion Brace kerkoi te degjohej kaseta ne parlament dhe me pas te gjykohej per ngritjen e ketij komisioni. I te njejtit mendim ishte dhe Leke Cukaj duke shkuar me tej, qe te nderpritej seanca, te degjohej kaseta me dyer te mbyllura dhe me pas te votohej nga parlamenti ngritja e komisionit. Nje kerkese qe u kundershtua nga opozita, pasi ajo kerkoi qe te ngrihet komisioni dhe me pas te nxirren faktet mbi te cilat kerkohet ngritja e tij. Ndersa kryetari i PSD-se, Gjinushi, e cilesoi ngritjen e komisionit hetimor si nje kerkese te legjitimuar nga pikepamja formale, por pa nje objekt te caktuar hetimi. Per kete deputeti i LSI-se, Limoz Dizdari, propozoi duke shprehur njekohesisht kerkesen e tij pro ngritjes se komisionit, qe te riformulohet objekti ne menyre me te detajuar qe te mos thuhet se ceshtja eshte e shperndare.

Gramoz Ruci, PS

Nga pikepamja proceduriale eshte e drejte qe sanksionohet ne nenin 77 te Kushtetutes, qe pranon ngritjen e komisionit. Paraqitja e kerkeses nga nje grup deputetesh e legjitimon lokalisht ngritjen e tij. Pertej respektimit te anes proceduriale ky komision ngrihet mbi nje ceshtje te vecante gje qe nuk thuhet ne relacionin e paraqitur. Per kete ka nisur trajtimi ligjor mbi ngjarjen dhe ne nuk kemi pse te ngreme nje komision hetimor. Pse behet e gjitha kjo per te hetuar punen e Prokurorise. Kuvendi nuk gjykon, le te leme organet perkatese te merren me ceshtjen

Sali Berisha, PD

U paraqit ne parlament nje nga dokumentet tronditese ku dilte qarte si ne driten e diellit nje ligj qe shfuqizohej ne baze te nje ujdije. Ligj i cili godiste ne menyre te prere trafikun e armeve, te droges, por qe u anulua me kerkese te nje deputeti. Te gjitha nenet qe nuk godasin trafikun jane te paprekura. Ne nuk dime nga erdhi ky vendim. A ishte udhezimi qe mori nga Milloshevici nuk e d. Ne takimin qe kam patur me Majkon dhe Meten ne ate kohe kemi rene dakord qe t'i jepet fund ketij trafiku. Prokuroria e ka patur dokumentin dhe e ka marre serish per ta ripare. Ky organ duhet hetuar

Nikolle Lesi, PDK

Kam dyshim mbi ate punen qe po ben Prokuroria. Por ajo qe dua te them eshte se nese Nano pranon ngritjen e komisionit hetimor per akuzen e bere dhe nese komisioni e nxjerr te lare, te pafajshem, une deklaroj me pergjegjesi te plote se ai fiton 60 per qind te zgjedhjeve dhe une shkoj ne burg. Megjithate e ftoj ate te pranoje kerkesen per ngritjen e komisionit. Une kam dy fisheke, nje e kam dorezuar ne Prokurori dhe nje e kam akoma.

Namik Dokle, PS

Opozita po perpiqet te ndertoje nje kulle rere, pasi i gjithe objekti i komisionit hetimor eshte ngritur mbi fjalen e nje trafikanti droge qe e merrte ate nga Kolumbia dhe e sillte ne Shqiperi.

Spartak Braho, LSI

Kisha vendosur te flisja gjate, por shoh qe socialistet po ja fusin njeri-tjetrit dhe kryeministrit te tyre. Atij burri (Fatos Nano) as Zoti nuk i ben derman dhe jo Gramoz Ruci.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Oh ku ka përfunduar ai vend. Si ka njerëz aq të paftyrë që të mos guxojnë të akuzojnë at' hale për tradhëti ndaj atdheut, për korrupsion, për shkelje me 4 këmbët të KUSHTETUTËS. Si ka mundësi që njerëzit akoma të besojnë në organet e drejtësisë kur kjo e fundit është e lidhur në çdo hallkë të saj me qeverinë dhe më keq akoma me Fatos Nanon. Si ka mundësi që njerëzit nuk çohen në demonstrata apo në greva për të kërkuar atë që me të drejtë ju takon, Vendin e tyre?
Zot, mos ki mëshirë për këto mostra që e bënë bahçen e tyre Shqipërinë e argatë të tyre shqiptarët!
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Me t'vertet ashtu asht &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; e trishtushme shiko ça thot Lubonja me ket rast

<span style="font-weight: bold">Nuk m'u duk trondites as fakti qe shpura e deputeteve socialiste, megjithese jane te sigurt se ajo cka lexoi Lesi eshte e vertete, u mbeshtollen fort rreth udheterheqesit te tyre. Pse hera e pare eshte qe ata e perdorin kartonin si gjethe fiku per te mbuluar mekatet e tyre te perbashketa? Nuk mu duk trondites as qe shume burra te respektuar e kane ditur permbajtjen e asaj kasete prej kohesh e s'kane bere asgje. Pse pak gjera te turpshme kane ditur e dine ata burra te nderuar? Nuk u cudita as edhe pse, megjithe keto, Nanos vazhdojne t'i rrijne perreth e t'i ofrojne sherbim e keshilla poete, e njerez te shquar te shoqerise civile, e intelektuale qe na mesojne se si duhet te funksionojne institucionet demokratike. Pse, a nuk jane po ata qe i kane sherbyer e kenduar dje nje diktatori edhe me te eger? E pastaj, a nuk do ta hane nje cope buke edhe ata te shkretet, ku te shkojne? Nuk u trondita madje as qe pergjimin e ka bere nje njeri qe sot ndodhet ne burg, i kapur (jo nga ne, por nga italianet) ne perpjekje per te instaluar kartelet e droges kolumbinane ne Shqiperi- cka te ben te hamendesosh se pergjimi mund te jete bere jo ne emer te shtetit, por ne emer te krimit. Pse per pak kaseta te tilla qe mbahen ne sirtaret e krimit, si instrumente shantazhi, kemi degjuar e lexuar? Apo valle nuk e dime se institucionet shteterore perdoren si ndermarrje private qe te cuditemi qe ndonje prokuror e ka mbajtur ate material thjeshte per ta shitur me cmim sa me te larte?</span>

Kjo asht edhe esenca

<span style="font-weight: bold">Nuk u trondita as kur lexova se ne gjithe kete skandal ca lloj analistesh merren vetem me variantet se cili eshte hamshori qe mund ta terheqe drejt fitores tani qerren socialiste, pa u kujtuar fare se kjo qerre eshte mbushur vetem me plehera dhe po qelb tere vendin ne rrugen e saj te krimit.</span>

Te rrim shtremt e te flasim drejt alternativa asht vetem nji
thumbsup.gif
po e ka venin te politika thot EKZEKUTIMI I NANOS PER NJE TE ARDHME TE SHQIPERISE
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Nuk po marr vesht ende cili eshte thelbi i kesaj teme?! Titulli nuk ka te beje me shkrimet, shkrimet jane komente personale politike dhe jo te verteta te vertetuara, mbi te gjitha nuk po kuptoj se ku do te dilet me ane te kesaj teme. Jepni nje spjegim ndryshe do ta transferoj apo mbyll.
 

peson

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

as une nuk e kuptoj jam i nje mendimi me ty SATANA
 

Guest
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Une do thoja ta mbyllje...

P S. Po ti Satana mi ler celesat mu po deshe.. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Fillimisht postuar nga peson:
[qb] SATANA vdes icik me i mbyll temat [/qb]
Sidomos kur janë kundër Tos Qorrit. Jepi komshijo mylle. Po si kan thënë përpara: Një bie e mijëra ngrihen!
smash.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Fillimisht postuar nga S6+6N6:
[qb] Nuk po marr vesht ende cili eshte thelbi i kesaj teme?! Titulli nuk ka te beje me shkrimet, shkrimet jane komente personale politike dhe jo te verteta te vertetuara, mbi te gjitha nuk po kuptoj se ku do te dilet me ane te kesaj teme. Jepni nje spjegim ndryshe do ta transferoj apo mbyll. [/qb]
Po pse a i vogel asht titulli Satan
eek.gif

Une jam Fatos Nano prapa me vjen historia e poshtersise zise,shkerdhatokracise etj etj.Titulli vet a ka ardh prej mediave,edhe tema asht duke shfetuar mediat,koment i lire ..... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .Qellimi i temes me pru sa ma shume artikuj qe konfirmojn titullin edhe mrena munsive qe na lejon çensura me ba edhe nji koment te &lt;&lt;lire&gt;&gt;
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

E Enjte, 25 Nentor 2004

NJE FEMER NE MAKINEN E NANOS

Nata e Krimit/Cila eshte gruaja e udhetimit fatkeq. &quot;Ne shkurtin e vitit 2001, askush nuk e dinte se Fatosi kishte lidhje jashtemartesore. Zbardhja e aksidentit nxirrte edhe sekretin e madh te katarsistit&quot;

&quot;Aksidentet ndodhin s'ke c'i ben. Puna eshte qe Nano eshte e keqja me e vogel&quot;. Ky eshte argumentimi qe i bejne fshehjes se aksidentit te Shkallnuerit, deputetet socialiste ne perpjekje per t'i dhene nje alibi kryeministrit Fatos Nano i cili eshte nje nga te dyshuarit kryesore per ngjarjen qe i kushtoi jeten shtetasit te quajtur Petrit Islami. Duket se te gjithe anetaret e grupit parlamentar te PS-se jane te ndergjegjshem per ate c'ka ndodhi ne fillim te muajit shkurt 2001 ne nje fshat prane Durresit, por ata nuk mund ta pohojne publikisht kete gje. Madje, nje nga deputetet socialiste, deputet i njeres prej zonave zgjedhore ne veri te vendit, dikur mik i Nanos dhe partizan i &quot;levizjes per katharsis&quot;, pohon per &quot;Koha Jone&quot; nje te vertete ne forme alibie, por njekohesisht te tmerrshme. &quot;Fatosi edhe mund ta kishte publikuar aksidentin, se keto ngjarje ndodhin. Sic beri Sokoli (Nako) dhe tani eshte njeri i nderuar. Por, puna eshte se ai ishte ne makine me nje femer ate nate, qe nuk ishte gruaja e tij dhe pastaj njerezit do te flisnin. Deri atehere (shkurt 2001) Fatosi kishte deklaruar se vazhdonte jeten normalisht me Rexhinen dhe publikimi i emrit te gruas simpatike, do te perbente nje skandal me vete. Keshtu qe Fatosi vazhdoi rrugen me ate benzin tjeter dhe kjo pune u mbyll nga ata miqte e Durresit&quot;, u shpreh per &quot;KJ&quot;, deputeti i PS-se. Ai shtoi se &quot;ne ate kohe, pra ne shkurtin e vitit 2001, askush nuk e dinte se Fatosi kishte lidhje jashtemartesore&quot;.

Si rrodhen ngjarjet

Aktualisht Prokuroria e Pergjithshem po heton per aksidentin e Shkallnuerit. Vete Fatos Nano nuk e ka mohuar asnjehere, madje as indirekt, se nuk eshte protagonist i atij incidenti qe i shkaktoi vdekjen shtetasit Petrit Islami. Familja e viktimes ka dyshime te forta se autor i vrasjes se paqellimte eshte Kryeministri aktual. Nderkohe, ish-shefi i qarkullimit Rrugor te Durresit ne kohen e aksidentit te Shkallnuerit, krim per te cilin akuzohet Fatos Nano, eshte aktualisht shef i rendesishem ne Drejtorine e Personaliteteve, ne Garden e Republikes, ne Tirane. Kete e konfirmoi disa dite me pare per &quot;KJ&quot;, Drejtori i Pergjithshem i Policise, Ibraj. Sqarojme se ne kete Drejtori behet shoqerimi dhe ruajtja e Personaliteteve si Presidentit te Republikes, Kryeministrit, Kryetarit te Kuvendit, Prokurorit te Pergjithshem, Kryetarit te Gjykates Kushtetuese, Kryetarit te Gjykates se Larte dhe ministrave. Robert Qirio ka qene shef i qarkullimit Rrugor ne Durres ne kohen kur ka ndodhur aksidenti i Shkallnuerit qe solli per pasoje vdekjen e shtetasit Petrit Islami. Ky krim mbeti gjithnje i pazbardhur nga drejtesia, per shkak se autori ishte nje njeri me imuitet qe e ndaloi Prokurorine te hetonte. Media dhe politika ka akuzuar zotin Fatos Nano si autor te aksidentit, dhe qe ka fshehur krimin, duke e hedhur viktimen ne kanal dhe duke u larguar pa lene gjurme. Por dosja hetimore eshte pezulluar per mosgjetje te autorit te krimit nga prokuroria e Durresit.

Gruaja e mistershme

Per gruan qe e shoqeronte Nanon ne makinen e krimit, dihen shume gjera. E para, ajo ka qene dhe eshte simpatike. Ka pasur dhe ka ndikim tek Kryeministri. Ne kohen e aksidentit, nuk njihej ne publik, por tani eshte nje nga grate me te fuqishme ne vend, duke zoteruar jo vetem biznese, por edhe te drejta, ekskluzivitete e licensa te ndryshme, gjera qe s'jepen pa miratimin e saj. Kjo grua, te cilen Prokuroria e gjen fare lehte se kush eshte, nuk gezon imunitet, keshtu qe mund te ndihmoje ne zbardhjen e ngjarjes. Pra, pervec Ministrit aktual te Kultures, i cili ka imunitet, eshte edhe nje shtetase pa imunitet qe mund te ndihmoje drejtesine. Organi i akuzes duhej te ishte interesuar shpejt se kush ka qene ne makine me Nanon, ate nate te ftohte te shkurtit te vitit 2001. Keshtu do te kishte vene ne vend drejtesine ne kohe.

Re.Po
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Fillimisht postuar nga tushi:
[qb]
Fillimisht postuar nga S6+6N6:
[qb] Nuk po marr vesht ende cili eshte thelbi i kesaj teme?! Titulli nuk ka te beje me shkrimet, shkrimet jane komente personale politike dhe jo te verteta te vertetuara, mbi te gjitha nuk po kuptoj se ku do te dilet me ane te kesaj teme. Jepni nje spjegim ndryshe do ta transferoj apo mbyll. [/qb]
Po pse a i vogel asht titulli Satan
eek.gif

Une jam Fatos Nano prapa me vjen historia e poshtersise zise,shkerdhatokracise etj etj.Titulli vet a ka ardh prej mediave,edhe tema asht duke shfetuar mediat,koment i lire ..... &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; .Qellimi i temes me pru sa ma shume artikuj qe konfirmojn titullin edhe mrena munsive qe na lejon çensura me ba edhe nji koment te &lt;&lt;lire&gt;&gt; [/qb]
Tushi!

Titulli nuk ka asgje te vecante pasi ka qene vete Nano qe ka thene kete gje ne kongresin e PS apo jo... nderkohe qe po gjej shume te veshtire te kap thelbin dhe po me duket shume e ngjashme me temen tek seksioni politikes &quot;ditar ku shenohen...&quot;
Tushi mundohu ti japesh dum temes dhe te me japesh nje pergjigje te menduar ndryshe diskutimi do te vazhdoje diku tjeter.
 
Top