Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

<span style="font-weight: bold">E Shtune, 13 Nentor 2004

VERTETOHET BISEDA NANO-ABDIU PER ARMET

Kociu: Provat dua t'i paraqes ne komisionin parlamentar hetimor

Mbreme vone u sqarua gjithcka ne lidhje me biseden mes Kryeministrit Nano dhe ish-kryetarit te Gjykates Kushtetuese, Abdiu, per trafikimin e armeve dhe perfitimin financiar. Sokol Kociu ka vene pikat mbi i, duke thyer gjithe propaganden qeveritare qe u mundua te pergenjeshtroje akuzat dhe provat e paraqitura nga deputeti Lesi ne Kuvendin e Shqiperise. Me ane te nje letre, e cila eshte shperndare nga familjare te Kociut, ish-komisari i Kucoves konfirmon gjithe kete histori, duke marre autoresine e regjistrimit te bisedes mes dy protagonisteve. Por Kociu ka kushtet e tij, dhe kjo eshte e drejte per pozicionin ne te cilin ndodhet. Ai thote se nuk deshiron te jape shpjegime para Prokurorise pasi deklarimet e tij demtojne Prokurorin aktual, Sollaku, ish-Prokurorin Rakipi, Kryeministrin Nano, Abdiun, etj. Duke qene keshtu, Prokuroria detyrimisht do te tregohet e njeanshme dhe ne disfavorin e tij. Keshtu qe, Kociu kerkon t'i jape shpjegimet para komisionit parlamentar hetimor qe pritet te ngrihet per kete ceshtje. Letra qe ka mberritur mbreme ne te gjitha redaksite e shtypit, mban firmen e Kociut, e cila eshte identike me firmen qe perfaqeson autoresine e dokumentit te pergjimit te bisedes mes Nanos dhe Abdiut ne dhjetor te vitit '97. Skandali eshte thelluar. Nano gjendet ne pozita vertete shume te renda.

</span>
Sot Fatos Nano deklaroi se ndaj tij asht ba nji sulm i organizum nga Berisha Meta e Gazidede me prapasken kriminale e mafioze e ka demtu sigurin e vedin(ma shum te Nanos tham un).

Do t'ju lutesha diskutantve qe mos te bin pre e provokimeve te mundshme e te qojne ne mylljen e temes si motra e saj para pak ditsh.Po ashtu te mos perfitojne prej ksaj teme me shpreh noj paknaqsi se ka vende te tjera per ket gja.FLM
wave.gif
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Nano asht kalama i keq!!!! &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; (hangert nji ....kush e fshin temen) &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

SkenderbegaS

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

NANO KA ME U PERGJIGJ EDHE VJEDHJES votave qe i ka ba NALTMADHNIS TIJ LEKA ZOGUT NE sg-jedhjet e 1997 kur euro news dha qe mretnia kishte fitu me mbi 60%E MAS DY MUJSH KJO JU MOHU, MASE PER NE DOT ISHTE SHUM MA MIR PO T FITOTE MRETNIA &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
shrug.gif

PER NE N EMIGRIM E KAM FJALEN ,PLUS DOT KISHTE ME PAS MA PAK MAFIE POLITIKE (HAJNA) D.M .TH
wave.gif
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Tema 13.11.2004
Puthja

Nga Prof.Dr.Apollon Baçe

&quot;Më kishe kërkuar zoti Topi? Ja ku jam,&quot; i tha Nano
zv.kryetarit të PD-së Topi, para votimit për heqjen e
imunitetit të Lesit. &quot;Je tepër vonë zoti Nano,&quot; ishte
përgjigjja profetike e Topit. Nanos iu desh të mësojë
se aksioma bazë e politikës shqiptare është &quot;së pari
ruaju nga i yti, pastaj nga kundërshtari&quot;. Ai kishte
biseduar mirë me jo të vetët. Nuk kishte biseduar mirë
me të vetët.
Por humbja e shndërroi Nanon nga Nano i çastit të
plogështisë, nga një Nano i hirtë në pashijësi,
playboy në formë dhe përmbajtje, në një Nano të çastit
të rrezikut: Në një superkoncentrat idesh që do
mahnisnin edhe fiorentinasin Machiavelli.
Por paradoksalisht nga tërë problemet e Nanos,
problemi i tij No.1 nuk është problemi Lesi. Problemi
qendror është kompaktësimi i Partisë. Vetë 'Koha
Jonë' shkruan me trishtim &quot;opinioni shqiptar, i mësuar
me skandale të tilla, do e harrojë ngjarjen pas disa
ditësh&quot;. &quot;Çështja Lesi&quot; ka hyrë në &quot;vrimën e zezë&quot; të
burokracisë juridike shqiptare, e cila gllabëron
fotonet e jo më çështjet antikryeministër. Dhe, përsa
i përket komisionit hetimor parlamentar (nëse do
ngrihet) ai do përballet me sokëllimat e Elmaz
Sherifëve. Sipas parimit të proverbit rus &quot;kush ka
forcë nuk ka nevojë për mënd&quot;.
Nano e kompaktësoi KPD-në me një seri Lenka Çukosh dhe
Pali Miskash të rinj dhe caktoi zëdhënës të sajin
Kojën, cilësi më pozitive e të cilit është besnikëria
e verbër ndaj No.1. Pavarësisht se kush është No.1.
Por paja e Kojës, ajo organizata me emër limonate të
gazuar FRESH, i duhej Nanos si çomange për
kompaktësimin me të mirë a me të keq, të Partisë.
Nga ana tjetër zgjedhja e Kojës, ashtu si dylekëshi, e
ka edhe një faqe tjetër. Koja hyri në hise të
&quot;xhaketave të reja&quot;, të cilat i tmerruan &quot;xhaketat e
vjetra&quot; duke i bërë që të votojnë kundër Nanos. Por
edhe &quot;xhaketat e reja&quot; vetë votuan po aq kundër Nanos.
Po e para e &quot;xhaketave të reja&quot;, kryexhaketa Rama?
Ditëve të katrahurës Lesi nuk botoi në gazetën e tij
portretin e tij, por portretin e Ramës dhe shumë panë
në interpretimin skenik të Lesit regjinë e Ramës. Si
spjegohet ahere që Nano dje ngau me vrap drejt
bashkisë për të thënë &quot;Edi Rama dhe ekipi i tij i
shkëlqyer po bëjnë histori në Shqipëri dhe në Tiranë.&quot;
A është kjo absurde? Aspak. Pavarësisht se Lesi sipas
tërë gjasave ka luajtur lojën e Ramës, lëvizja e Nanos
i heq Lesit suportin e Ramës dhe e lë Lesin në luhatje
të lirë. Po më tej? Kur Enveri pas vrasjes a
vetëvrasjes së Mehmet Shehut e puthi Kadri Hazbiun, u
kuptua se ai ishte viktima e radhës. Thënia &quot;Kur të
puth, të ka kafshuar&quot; kishte dalë prej kohësh nga
korridoret e ngushtë të Komitetit Qëndror.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Fillimisht postuar nga IRON MAN:
[qb] NANO KA ME U PERGJIGJ EDHE VJEDHJES votave qe i ka ba NALTMADHNIS TIJ LEKA ZOGUT NE sg-jedhjet e 1997 kur euro news dha qe mretnia kishte fitu me mbi 60%E MAS DY MUJSH KJO JU MOHU, MASE PER NE DOT ISHTE SHUM MA MIR PO T FITOTE MRETNIA &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/frown.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
shrug.gif

PER NE N EMIGRIM E KAM FJALEN ,PLUS DOT KISHTE ME PAS MA PAK MAFIE POLITIKE (HAJNA) D.M .TH
wave.gif
[/qb]
Po Berisha a duhet te pergjigjet per ridebimin e familjes Zogu ne vitin 1993?! Po Leka Zogu a duhet te pergjigjet per organizimin e grushtit te shtetit (ku u vesh dhe ushtarak) gjate te cilit mbeten te vrare dhe njerez?
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Nano: Përgjimi, është mashtrim
Sulm nga çifti Berisha-Meta dhe krimi


Altin Kreka


Kryeministri Nano është hedhur dje në sulm, kundër atyre, të cilët ai i quan fabrikues të pseudo-bisedës së armëve. Çështja e përgjimit ka zbritur dje edhe në mbledhjen e KPD se PS. Nano ka futur në listën e tij të akuzave edhe Berishën e Metën, Nikollë Lesin dhe Sokol Koçiun. LAJMI Sipas Nanos, akuzat që bëhen ndaj tij nuk janë sulm personal. &quot;Ky sulm është në thelb mpiksja e sulmit të botës së krimit që ne po e luftojmë me instrumente ligjore. Ky sulm është i mbështetur nga një opozitë të cilës i janë errur sytë nga etja për të përsëritur pushtetin e vet kriminal mbi njerëzit dhe mbi institucionet e shtetit të së drejtës&quot;, tha Nano dje në mbledhjen e Komitetit të përgjithshëm drejtues të PS. Për të ata që e sulmojnë janë të lodhur, mëkatarë dhe se kjo që bëjnë është provë e dështimit të tyre. Nano më pas kujtoi anëtarët e KPD për vendimin e Gjykatës së Milanos që i dha të drejtë atij në gjyqin kundër gazetës L'Unita. Sipas tij vendimi i dhënë është përgjigjia më e qartë &quot;tipa lehësish dhe të gjithë ata deputetë që me votën e tyre të fshehtë morën në mbrojtje të përkohshme një bashkëpunëtor tashmë edhe trafikantësh, që vuajnë dënimin për krijim karteli droge me shtrirje rajonale dhe globale&quot;. Nano në këtë mënyrë ka goditur edhe disa deputetë të PS, të cilët votuan pro Lesit dhe që kryetari i PS mendon se janë rreth 8. Kryeministri u angazhua që do përdorte të të gjitha mënyrat ligjore për të verifikuar atë që ai e quajti &quot;fabrikim të qëllimshëm të pseudo-bisedës së armëve&quot;, për të vërtetuar &quot;lidhjen e kolibes së lehësit me kartelin e kokainës së Koçiut si dhe rolin e çiftit të vjetër Berisha-Meta në këtë mashtrim të paimagjinueshëm dhe të turpshëm&quot;. Kryeministri ka kërkuar që kjo situatë të shfrytëzohet nga socialistët për të rritur bashkëpunimin mes tyre si dhe me aleatët, &quot;që nxit reagimin nëpërmjet aksioneve politike dhe ekzekutive, që rrit përkushtimin, profesionalizmin për të shpejtuar reformat e transformimit të vendit&quot;, tha Nano. Mënyra se si po e trajton këtë çështjen e përgjimit të bisedës mes tij dhe Fehmi Abdiut kërkon që të angazhojë në të të gjithë PS. &quot;Ky s'është një sulm personal&quot;, tha Nano dje në KPD ndërsa po sqaronte qëndrimin e tij. Sipas kryeministrit sulmi ka ardhur nga një aleancë mes Berishës e Metës, &quot;çift për të cilin kisha paralajmëruar me kohë&quot;, tha ai.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Zbulimi i grupit të prokurorëve në faksimiljen e transkriptimit të bisedës Nano-Abdiu
Firma e Arben Rakipit në përgjim
Ish-kryeprokurori mohon siglimin e dokumentit

Erjon Tase

Grupi i prokurorëve që mori në dorë çështjen e përgjimit Nano-Abdiu nuk e ka patur të vështirë të zbulojë një detaj mjaft të rëndësishëm në faksimiljen e transkiptimit. Pas shumë viteve pune në Prokurorinë e Përgjithshme ku kishin kaluar ndër duar me dhjetra shkresa zyrtare, nuk mund të mos njihnin firmën e ish-kryeprokurorit Arben Rakipi. Një sy i tillë i stërvitur arriti të dallonte se e njëjta firmë kishte sigluar dokumentin e transkriptimit të publikuar nga Gazeta Tema. Pikërisht, në pjesën e sipërme, në cepin e majtë të dokumentit, poshte datës 15 dhjetor 1997, të shkruar me shkrim dore, ndodhet edhe firma e ish-kryeprokurorit të Përgjithshëm. Një tjetër argument që i ka shtuar më tepër dyshimet e prokurorëve ka qenë edhe fakti që në fund të dokumentit të hartuar nga majori Sokol Koçiu, thuhet se një kopje e transkriptimit dorëzohet në Prokurorinë e Përgjithshme.
Mohimi i Rakipit
Falë zbulimit të firmës së dytë në faksimiljen e transkriptit, prokurorët shtinë në dorë një element të mirë për të hedhur më tepër dritë mbi origjinën e tij. Pas refuzimit nga burgu 302, i Sokol Koçiut, për t'iu përgjigjur pyetjeve të hetuesve, Rakipi mbeti i vetmi &quot;As nën mëngë&quot;. Në këtë mënyrë, tre ditë më parë, pak pasi kishin lënë qelinë e Koçiut, hetuesit, jo pa vështirësi, u detyruan të marrin në pyetje ish-shefin e tyre. Pas përfundimit të një masteri në SHBA, Rakipi është rikthyer prej disa muajsh në profesionin e tij të ri të pedagogut në shkollën e magjistraturës. Detajet e seancës së marrjes në pyetje janë ruajtur me fanatizëm nga prokurorët, por megjithatë burimet nga Prokuroria e Përgjithshme theksojnë se një nga kërkesat kryesore ka qenë pikërisht origjina e firmës së siglimit në dokumentin e përgjimit. Burime nga prokuroria e përgjithshme sqarojnë se ish-kryeprokurori ka mohuar firmosjen e dokumentit duke pretenduar se siglimi me firmën e tij është i montuar.
Siglimi
Pas një deklarimi të tillë të Rakipit, nuk është vendosur ende nëse do të kryhet një ekspertizë shkencore nga prokuroria për të përcaktuar origjinalitetin e firmës. Kjo edhe për faktin se për një përfundim plotësisht të saktë nevojitet dokumenti origjinal apo një kopje e fotokopjuar shumë pastër për të kryer krahasimin me një firmë tjetër të Rakipit. Sipas specialistëve të përgjimeve, firma dhe data e shkruar me shkrim dore, në cepin e majtë të një transkripti, vendoset normalisht si një shenjë që vërteton marrjen në dorëzim të tij prej një autoriteti. Në të shumtën e rasteve, në dokumentat që nuk protokollohen kjo është një rrugë zyrtare për të arkivuar një përgjim.

INTERVISTE/ Flet Valter Haxhiraj, anëtar i Shoqatës së Ekspertëve Privatë
Eksperti: Gjashtë dyshimet e mia për firmën
TIRANE - Pas zbulimit të faktit se mbi dokumentin e transkriptimit të bisedës Nano-Abdiu ishte firma e Arben Rakipit, Gazeta kërkoi ndihmën e një eksperti kriminalistik për të bërë krahasimin me firmën e Rakipit në një dokument zyrtar. Valter Haxhiraj, një ish-ekspert kriminalist i policisë, i specializuar për falsifikimin e dokumentave, flet më shumë me veprime. Një nga ata njerëz, që nuk kanë qejf hyrjet e gjata në temë, ai rrëmben një vizore dhe një lupë të madhe dhe përkulet mbi dokumenta, duke dhënë përshtypjet e para. &quot;Për mua është një firmë e dyshimtë. Por të më kuptoni, opinionet e mia do të ishin më të sakta, madje juridikisht të vlefshme, nëse unë do të kisha para dokumentin origjinal dhe të paktën 2 të tjerë me firmën e saktë, për krahasim&quot;, thotë eksperti i cili tashmë, pas largimit, jo për shkak të tij, nga policia, është inkuadruar në Shoqatën e Ekspertëve Privatë, që drejtohet nga i mirënjohuri Estref Myftari. Ja opinionet e tij për dokumentin e përgjimit të bisedës Nano-Abdiu, pikërisht për firmën në krye të faqes së parë të transkiptimit.
Mund të na jepni një mendim tuajin për firmën në krye të faqes së transkiptimit të kësaj bisede duke e krahasuar me firmën tjetër, e cila është origjinale?
Do mundohem. Duke qenë se firma është mbi një material të fotokopjuar, madje me cilësi shumë të dobët, unë nuk mund të jap një mendim vendimtar, por vetëm një opinion paraprak. Sipas meje firma mbi transkiptim është e dyshimtë. Ky dyshim mund të fillohet tek fakti se ajo duket e ndarë në dy pjesë, ky e dyta duket më e besueshme, ndërkohë që të dyja këto pjesë nuk qendrojnë në një plan, por pjesa e dytë paksa më lart. Më tej unë dyshoj, -nëse do të pranojmë se firma është fjala &quot;Rakipi&quot;,- që pikërisht tek gërma &quot;a&quot; ka dy ndërhyrje, pasi firma është hedhur. Nuk mund të jem tepër i saktë, pasi duhet origjinali, por në pamje të lirë duket që pjesa sipër &quot;a-së&quot; dhe pjesa lidhëse me shkronjën tjetër, janë të shtuara më pas. Të njëjtin dyshim mund të ngre edhe për bishitin e shkronjës së parë &quot;R&quot;. Më tej kam dyshime edhe për pjesën e dytë të firmës. Kështu, edhe pse duket si më e saktë, kjo pjesë ndryshon me origjinalin, pasi është e shkëputur dhe bishti i &quot;p-së&quot; nuk është i zgjatur poshtë si në firmën origjinale. Gjithsesi të gjitha këto dyshime kuptohet që janë hipotetike, pasi origjinali mungon.
Ju renditët disa mospërputhje. Po përputhje, që të bindin, a ka mes firmës mbi transkiptim dhe origjinalit?
Po të nisem nga të fshehtat e zanatit, them se ka. Kështu për shembull lakimi i parë pas gërmës së parë &quot;R&quot; është shumë i ngjashëm në të dyja firmat, po kështu edhe dy lakimet në fund të firmës. Një tjetër ngjashmëri është se, nëse do të bëjmë një vazhdim imagjinar, vijat e &quot;R-së&quot; dhe &quot;p-së&quot; do të puqen diku lart, në të dyja firmat. Ju lutem ju përsëris se të gjitha që u thashë, janë shumë hipotetike në mungesë të firmës origjinale. fe.de
 

zog

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

o satana akoma me firmen merresh ti, thuji nanos, qe siç duket e ka humb fare fiqirin. po kasetat i harrove. ka kaseta te inçizume mre mik, e aty eshte zeri nanos, qe s'ka nevoje per ekspertize. apo do ngrihet e thote qe ka qene kadri roshi qe me ka imitu. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;

pash nerin nga çfare gazetash i merr keto shkrimet ? ZP ja ?
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Rroft Nanua thuaj qe na mban gjall bisedat ne forum &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

DFV

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Ore, po c'rendesi ka firme e kryeprokurorit, te rendesishme jane ato ndyresira qe ka thene Nano krimineli.
cfaredo qe te bej Nano, vetem per nje gje te jete i sigurt se nje dite te afert do jap llogari para popullit per ndyrsirat qe ka bere.
 

liria1971

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

<span style="font-weight: bold">SATANA BJERI VLLA BJERI SE I BIE BUKUR (EDHE CA MUAJ ) AKOMA</span> &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/wink.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

E Hene, 15 Nentor 2004

PSE I SHMANGET NANO &quot;SHKALLNUERIT&quot;

Akuza per trafikim armesh ne bashkepunim nuk eshte e vetmja qe rendon mbi kryeministrin aktual. Pavaresisht se dyshimet sa vijne dhe forcohen, Nano ka angazhuar gjithe shtetin dhe propaganden e tij per te mohuar faktin. Por eshte edhe nje akuze tjeter, te cilen Nano nuk po guxon ta mohoje. Ai, asnjehere nuk ka thene deri tani se nuk eshte ai qe ka shkaktuar aksidentin e Shkallnuerit, me pasoje viktimen Ismaili. Megjithese drejtesia ende nuk po e zbardh kete ngjarje, kedo qe te pyesesh sot ne rruge, se kush eshte autori i vrasjes se nje banori ne Shkallnuer, te thote menjehere se eshte Fatos Nano. Jo vetem kaq, por kjo akuze u be edhe ne parlament dhe eshte artikuluar shpesh edhe nga aktore te politikes. Deri tani, Nano nuk ka bere kurre asnje koment mbi kete ngjarje. Heshtje me te dyshimte se kjo, zor te gjesh. Ndoshta, mohimi i kesaj ngjarjeje eshte i pamundur, jo per vrasje te ndergjegjes, por per ekzistencen e provave dhe deshmitareve. Nano do te donte qe ky fshat te mos ekzistonte fare ne harten e Republikes, por ja qe aty ka kryer nje krim, i cili faktohet me ane te disa provave, deshmia e nje banori, shpjegimet e nje ish-shefi qarkullimi dhe rrefimi i familjareve te viktimes te cilet kane thene se nje njeri i afert i kryeministrit u ka shkuar ne shtepi ku u ka ofruar para ne kembim te mbylljes se gojes.

Pra jane disa rrethana shume te pafavorshme per kryeministrin, prandaj ai nuk guxon te beje ndonje loje ne kete rast per te mohuar ose zhbere kete histori. Jo vetem per provat qe ekzistojne, por edhe sepse krimi eshte shume i rende. Vdekja e nje njeriu, percudnimi i tij duke u flakur ne nje kanal dhe fshehja e ketij krimi antihuman.

Ndersa per trafikun e armeve, Nano mund te thote se `shte nje sajese e Berishes, Metes, Lesit, Rakipit, etj, duke e justifikuar deri diku politikisht qendrimin e tij, per Shkallnuerin ai e ka shume te veshtire te gjeje nje alibi. Nuk besohet se ishte Berisha apo ndonje kundershtar tjeter i Nanos qe e nxiti te kaloje normat e shpejtesise dhe te marre perpara nje burre te pafajshem, deri ne vdekje.

Nese per armet ai mund te thote se eshte nje sajese ne qender te Tiranes, ne lagjen e politikes se keqe, c'mund te thote ai per nje vdekje te nje te pafajshmi larg Tiranes, aty ku krimi eshte i paster, i palidhshem politikisht. Kjo eshte arsyeja pse Nano nuk guxon as t'i pergjigjet as t'i shmanget ceshtjes se Shkallnuerit. Sigurisht ai ben te pamunduren per ta mbyllur kete dosje. Kete e tregoi moslejmi i ngritjes se komisionit hetimor parlamentar kohe me pare, por edhe tentativa te tjera, si gradimi i deshmitareve te krimit. Ketu eshte fjala per katapultimin e ish-shefit te qarkullimit te Durresit ne kohen e kesaj ngjarjeje, ne nje detyre te rendesishme ne Tirane.

Fatos Nano do te donte te mos kishte kaluar ne ate rruge te mallkuar ne fillim te shkurtit te vitit 2001. Por aksidentet ndodhin dhe s'mund te parashikohen. Ai do ta kishte kapercyer kete moment si shume te tjere qe shkaktojne viktima ne rruge, pa dashjen e tyre. Por, nga frika ai eshte munduar te fshehe cdo gjurme duke e kompromentuar veten shume rende. Fakti eshte se kjo ngjarje, ose nevoja e zbardhjes se saj ka hyre ne axhenden e dites dhe detyrimisht do te dale ne drite heret e vone. Te gjitha perpjekjet per ta penguar hetimin, vecse do ta rendojne me shume poziten e te dyshuarit kryesor, qe eshte Fatos Nano.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

<span style="font-weight: bold">TIRANE- Kryeministri Fatos Nano nuk ka ngurruar të shigjetojë sërish dje kundërshtarët e tij politikë, pas vizitës së zhvilluar në selinë e Komunitetit Musliman. Në deklaratën e tij për mediat, Nano është shprehur se në shtëpinë e madhe të Zotit nuk ka vend për sherrxhinjtë. “Pavarësisht nga besimi, sot të gjithë festojnë Bajramin, ashtu siç do festohen më pas Krishtlindjet apo Pashkët më vonë, Bajramin e madh gjithashtu. </span>
Lexojeni vet

<span style="font-weight: bold">Dhe unë besoj se sherrxhinjtë duhet të dalin nga kjo shtëpi

</span>

Lexoni edhe kohen kur e ka than
<span style="font-weight: bold">Kryeministri Fatos Nano nuk ka ngurruar të shigjetojë sërish dje kundërshtarët e tij politikë, pas vizitës së zhvilluar në selinë e Komunitetit Musliman</span>
Per ke do ta ket pas zoti Nano &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/confused.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt;
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Trafiku i armëve dhe Shkallnueri, PS kundër hetimit të Nanos

Leskaj: Ka një çështje që është në proces, prandaj le të mbyllet ajo dhe pastaj të diskutohet në Parlament

Darina Tanushi

TIRANË – Socialistët janë shprehur kundër ngritjes së një komisioni hetimor për hetimin e mundësisë së përfshirjes së kryeministrit Fatos Nano në trafikun e armëve, aksidentin e Shkallnurit, ku humbi jetën një person dhe për fyerje të ditës së zisë kombëtare pas aksidentit të 14 tetorit në Fushë-Arrëz ku humbën jetën 15 maturantë nga Kosova. Disa prej këtyre deputetëve, të pyetur dje nga “Shekulli” janë shprehur se kjo është një çështje që duhet ndjekur nga organet e drejtësisë dhe jo nga komisionet hetimore. Sekretarja për marrëdhëniet me publikun në PS, Valentina Leskaj u shpreh se tashmë “ka një çështje që është në proces, prandaj le të mbyllet ajo dhe pastaj të diskutohet në Parlament. Më parë le të sqarohet ajo çështje që është nga organet kompetente”. Sipas saj, komisionet hetimore të deritanishme, përveç zhurmës nuk kanë dhënë ndonjë impakt tjetër. Nga ana tjetër, edhe nënkryetari i grupit parlamentar Bardhyl Agasi u shpreh se praktika ka treguar që komisionet hetimore nuk kanë bërë ndonjëherë ndonjë punë, por janë bërë pjesë e luftës politike. Sipas Agasit, gjithmonë ka patur dy raporte, një pozita dhe një opozita dhe asnjëherë nuk ka patur rezultat konkret. Në këto raste, tha më tej Agasi, nuk është i nevojshëm ngritja e komisionit hetimor, por duhen lënë organet kompetente të bëjnë punën e tyre. Ne këtu çalojmë gjithmonë, tha Agasi. Ai u shpreh se nuk e di qëndrimin e grupit parlamentar për këtë kërkesë të rreth 35 deputetëve, por “nëse kemi një prokuror të përgjithshëm i cili është zgjehdur me votat e të gjithëve, atëherë t’i besohet atij dhe institucionit që drejton. Të bëjë ai punën fillimisht”. Agasi tha se gjithmonë është vepruar kështu, që me çështje hetimesh më parë është marrë parlamenti dhe jo organet kompetente. Atëherë duket sikur i kemi lënë pas dore, tha më tej Agasi. Pritet që deputetët socialistë të diskutojnë në mbledhjen e grupit parlamentar sot, në mesditë, ndërkohë që paraprakisht shumica e tyre nuk është dakord që të ngrihet një komision hetimor që do të hetojë përfshirjen e kryetarit të tyre si në trafikun e armëve, në aksidentin e Shkallnurit apo edhe për fyerjen që Nano i bëri zisë kombëtare, duke shkuar në një buzuk në Greqi, në një kohë kur në Kosovë dhe Shqipëri mbahej zi, për viktimat që humbën jetën në një aksident në Fushë-Arrëz. Ndërsa grupet parlamentare të opozitës kanë mbledhur firmat, menjëherë pas seancës, ku deputeti dhe botuesi Nikollë Lesi lexoi disa materiale, ku dilte përfshirja e kryeministrit Nano në çështje të trafikut të armëve apo në aksidentin e Shkallnurit. Deputetët që kanë kërkuar ngritjen e këtij komisioni kanë deklaruar se ai duhet të hetojë dhe të nxjerrë konluzione për akuzat publike të bëra në drejtim të kryeministrit për përfshirjen e tij në organizim dhe drejtim trafiku armësh, pas një dokumenti të paraqitur në seancën plenare të datës 8.11.2004, për aksidentin e Shkallurit si dhe duhet të vërtetojë gjithashtu edhe vërtetësinë e veprimeve të kryeministrit në fyerje dhe poshtërim të ditës së zisë kombëtare 15 tetor 2004.

16/11/2004
 

master of puppets

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

shpata e damocleut po qendron mbi koken e nanos...shpresoj qe kjo ceshtja e Lesit te coje nanon para drejtesise dhe ti nxjerre ne shesh gjthe krimet e poshtersite qe ka kryer...
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

E Premte, 19 Nentor 2004

TRADHETIA NDAJ SHOQERISE CIVILE

Mund te thuhet hapur se ishte Fatos Nano qe e futi ne temen e dites, kohe me pare, termin shoqeri civile. Ne ditet e para te qeverisjes, pas '97, Nano e kishte celesin e propagandes, ftesen per shoqerine civile. Per afrimin e saj u porositen te gjithe, qe nga Ulqini, e deri tek kryetari i deges se PS-se se Hasit. Fakti eshte se ky kurs gjate kalimit te kohes nderroi kryekeput. Me te njejten simpati, ndoshta me me shume pathos, Nano po i drejtohet sot komunitetit te biznesit dhe te tregtareve. Eshte e qarte se me shoqerine civile, eshte nenshkruar me kohe divorci. Edhe ata pak elemente te kesaj bote qe jane akoma afer Kryeministrit, kane lulezuar nga ana financiare, pra jane me shume biznesmene. Ndoshta kjo manover e Nanos erdhi pas nje prove qe u be ne zgjedhje. Rezultoi se tregtaret jane me te suksesshem se intelektualet, dhe kjo dihet se perse. Nje prove shume e qarte e asaj qe Kryeministri e mbylli historine me ate qe quhet inteligjenca e vendit, eshte pikerisht rasti i pedagogeve. Padyshim qe bota universitare eshte pjesa me e madhe dhe e qenesishme e asaj qe quhet shoqeri civile. Qe nga viti '97, e ketej, asnjehere nuk u ndoq nje politike e vecante per te zgjidhur problemet e tyre dhe per t'u permiresuar statusin. Universitaret kane arsye bindese qe jane sot ne greve. Nga ana tjeter, ky hendek nuk po shfrytezohet si duhet nga opozita. Berisha qe eshte i magjepsur nga universitaret duhet t'i pergjigjet sot kesaj pjese te shoqerise civile me nje kontrate te besueshme se cka ai ndermend te beje per ta neser, kur te vije ne pushtet.
 

DFV

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

tushi, po pse prap berishen don me e sjell ne pushtet ti?
E shkreta Shqiperi nuk ka pune tjeter vecse ta &quot;perdhunojne&quot; me radh nje here Idjoti Berisha dhe pastaj hajduti-kriminel Nano!
Po pse ore ne 4 miljon shqiptare nuk paska nje qe te mos i ngjaj Nanos dhe Berishes?
Mendimi im eshte se Shqiperia i ka me shumice djemte dhe vajzat te afta ti perkushtohen kombit,prandaj them se eshte momenti per ti zhdukur nga skena politike ata qe vulosen mjerimin e shqiptarve dmth. Nano e Berisha me bandat e tyre kriminale.
 

Bukuroshja

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Mos u genjeni nga fjalet e bukura.


Te gjithe jane aty per xhepat e tyre.


wave.gif



Pro Fatos
 

EB

Primus registratum
Re: Une jam Fotiadh Nano prapa me vjen historia...

Si nuk ca burra ne Shqiperi me ia bo rrupi-supi atij xhuxhmaxhuxhit mafioz dhe ta heqin qe andej se si duken bathet po e shnderron pushtetin ne nje pushtet totalitar. Robt jane aq te friksuar nga Nano sa dhe faktet jane gati ti mohojne dhe ligjin ta thyejne me mbrojt figuren e tij.
Vaj medet, po pse mo ne gjithe ate Shqiperi s'paska asnje rob me te zgjuar se Nano?
Eshte per te meshiruar...
 
Top