Tirana-pas 15 vjetesh

Tirana-pas 15 vjetesh

ne 15 prill mberritane shqiperi pas 15 vjetesh i mallengjyer duke pritur te shikoja gjithcka, njerzit e mi te dashur, qoshet e rruget ku u rrita, por dhe ndryshimet qe kish pesuar Tirana.
Mberritja ne Rinas- sapo dola nga aeroporti me mbyten disa femije arixhinjsh me thenjet o xhaxhi ta boft zoti drit me jep dy leke......
rruga ishte e keqe plot gropa. sapo beme kilometrin e pare nje makine policie po kthehej ne mes te rruges dhe polici qe i jepte ja kish keputur te folures ne telefon (une jam ligji).
Hyrja e Tiranes i ngjante bagdadit te shkaterruar te pasluftes, nje kryqezim kacurrel qe ngaterrohej dhe me shume nga nje polic qe me kujtonte humorin e pitkinit sepse i jepte shenjat tjeter per tjeter sa qe as dreqi nuk orjentohej.Benza, te te gjitha llojeve te bien ne sy, fuoristrada te reja, shume levizje.....
sheshi para skenderbeut dikur krenaria e shtetit ishte plot gropa..........pallate te reja dhe ndertesa te bukura gjate rrugeve, por gjeja er pare qe me ra ne sy ishin shume njerez te keqveshur....(i thonin cecene). Tirana ime e dashur. Diku takova nje grua qe me foli me emer, me fal i thashe kush jeni....pse me pyeti spo me njeh? jo i thashe....ishte nje ish komshija ime.Koha kish lene gjurme ne fytyren e saj.
Shume kafe lluksoze, njerez qe rrinin ulur ne kafene dhe telefononin me dy tre celulare...........ne bisedat e tyre tregtia ze vendin e pare, 10% qe fitohet te binte ne sy ne cdo bisede. ......Tirana e ndryshuar mire dhe keq por ajo qe me ra me shume ne sy ishte se nuk ekzistonte SHTETI.
 

blendiys

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Tirana eshte qytet metropol,dhe si i tille gjithmone do mbetet qyteti i plehrave,zhurmes dhe pluhurit.
Nuk me vjen mire kur dikush shkruan qe:Tirana u katandis ne kete gjendje si pasoje e fluksit te transferimit (qofte jug apo veri).
Para disa kohesh nje miku im vizitoi Tiranen,dhe me porosi me solli nje kasete filmike ...!
Nuk ishte Tirana me bllokun e famshem,as bulevardi i gjate dhe as rruga e trenit /pf/images/graemlins/wink.gif
Tirana e rrugices ku kam jetuar!
Ato komshinj,ato fytyra,asnje i ardhur.....Najaf /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Normal qe nje tironc nuk e ndrro xhiron e modhe me Champs Elisees se ka xhiro nuk lodhesh shum ene ke mundsi me i pa disa her te njejtet persona!

Blendi, ke lagja ime ke Brraka, nuk kishte mo kom jevgu (egzagjerim) ene ata pak tironca qe kon qen ishin hollu si kos i kohes t'Enverit. Tehuj kishte sa te dush (shumica) dhe ishin pothuaj te gjithe nga jugu. Dhe me e keqja ishte se ata qaheshin per cecenet :shrug: .

Rambo, ti ke 15 vjet qe nuk ishe kthyer ne Tirane dhe i ka pare sic jane ndryshimet. Sigurisht qe ka per mire e per keq (me shume per keq sipas meje). Tirana nuk eshte me ajo e Ambasadave, nuk e ka me ate lezetin e dikurshem dhe nuk ka me ata njerzit e dikurshem. Njerezit kane ndryshuar shume, disa nga varferia e nga kafshlliku i jetes e disa te tjere se kane qene gjithmone kafshe por tani kane ardhur ne Tirane (nuk shaj qytetet e tjera). Ata qe kane qene te hajrit jane rralluar shume dhe nuk bien ne sy. Per me teper qe ata jane terhequr edhe me shume nga jeta sociale pasi ajo nuk i pershtatet atyre. Njerezit e hajrit nuk i jgen ne kafe (te pakten jo gjithe diten), nuk i gjen as ne xhiro te madhe (qe tani ka kaluar ke Blloku nga te rinjte), ata i gjen ne pune (te rendomta me se shumti), jashte Shqiperie ose duke kerkuar per pune, per kthim pronash, etj.
E keqja me e madhe eshte se Tirana tani ka shume me teper te ardhur se tiranas dhe jane keta te ardhur qe vendosin tashme per te ardhmen e Tiranes duke mos patur parasysh te shkuaren e saj. Tirana pas 15 vitesh rrumpalle (qe nuk ka te beje vetem me politikanet) eshte kthyer ne nje metrolesh ku nuk merret vesh asgje, ku nuk ka nje sistemfunksional, ku nuk ka nje vizion per te ardhmen por secili mundohet te improvizoje si ti vije per mbare!
!5 me pas, Tirana mendoj se do jete po njelloj si eshte edhe sot, kaotike, plot me probleme, plot me bare luksoze qe mbahen me kafet e shitura.
Tirana pas 15 vjetesh do jete gjithmone do jete plot me Benca e BMW se ato jane te "vetmet" qe i rezistojne gropave apo aksidenteve :eek: .
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

...............dhe me rruget ku mungojn kapaket e pusetave!!!!!!!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Pas 15 vjetesh ne Tirane do kemi ndonje kamp azilantesh Afrikane(thame qe do hyme ne BE mbas 15 vjetesh),Tirana edhe po te behet e bukur,do kete fatin e metropoleve Evropiane,periferia me e mire se qendra!!
O burra te ikim ne periferite tani se neser do jete vone /pf/images/graemlins/laugh.gif .
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Orosh po ti pas 15 vjetesh do jesh plak or bab atehere do bojsh i vile te bukur me pishine ne periferi, do rrish me kapelle si xhaxhi e do shofesh rosat qe notojne ne liqenin prane shtepise tende(diku prane Linzes) e do thuash...ah si ishte ateher....
 

Anana

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] O burra te ikim ne periferite tani se neser do jete vone /pf/images/graemlins/laugh.gif . [/qb]
Uou. Jam dakort me ty. Cudi :rolleyes:
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Rambo,cne une plak mbas 15 vitesh /pf/images/graemlins/laugh.gif ,un do vdes i ri,plako /pf/images/graemlins/wink.gif .
Yllka ,mos u cudit shume,e kam gjakun e ambel une :tipsy: .
 
Top