Tirana-pas 15 vjetesh

Tirana-pas 15 vjetesh

ne 15 prill mberritane shqiperi pas 15 vjetesh i mallengjyer duke pritur te shikoja gjithcka, njerzit e mi te dashur, qoshet e rruget ku u rrita, por dhe ndryshimet qe kish pesuar Tirana.
Mberritja ne Rinas- sapo dola nga aeroporti me mbyten disa femije arixhinjsh me thenjet o xhaxhi ta boft zoti drit me jep dy leke......
rruga ishte e keqe plot gropa. sapo beme kilometrin e pare nje makine policie po kthehej ne mes te rruges dhe polici qe i jepte ja kish keputur te folures ne telefon (une jam ligji).
Hyrja e Tiranes i ngjante bagdadit te shkaterruar te pasluftes, nje kryqezim kacurrel qe ngaterrohej dhe me shume nga nje polic qe me kujtonte humorin e pitkinit sepse i jepte shenjat tjeter per tjeter sa qe as dreqi nuk orjentohej.Benza, te te gjitha llojeve te bien ne sy, fuoristrada te reja, shume levizje.....
sheshi para skenderbeut dikur krenaria e shtetit ishte plot gropa..........pallate te reja dhe ndertesa te bukura gjate rrugeve, por gjeja er pare qe me ra ne sy ishin shume njerez te keqveshur....(i thonin cecene). Tirana ime e dashur. Diku takova nje grua qe me foli me emer, me fal i thashe kush jeni....pse me pyeti spo me njeh? jo i thashe....ishte nje ish komshija ime.Koha kish lene gjurme ne fytyren e saj.
Shume kafe lluksoze, njerez qe rrinin ulur ne kafene dhe telefononin me dy tre celulare...........ne bisedat e tyre tregtia ze vendin e pare, 10% qe fitohet te binte ne sy ne cdo bisede. ......Tirana e ndryshuar mire dhe keq por ajo qe me ra me shume ne sy ishte se nuk ekzistonte SHTETI.
 

pupi

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Mos prisje te shikoje Tiranen e para 15 vjeteve kur ne rruge kishte 3 autobuza te vjeter dhe 2 taksi dhe njerezit ecnin ne kembe ose paloseshin ne autobuza si sardelet ne kuti? [/qb]
[qb]
ANNA BLUE ---
mos ja ve re amon se eshte rrefugjat viktime Gjermanie. Sdi car thote i shkreti. Ja ka heq trunin Stressi i pritjes ke zyra e Azilit te gjermanise.
@ Rambo : he ti tani shkruj direkt qe jam me Ambasadat
[/qb]

Armoni ose GuÇÇi
 

soni2

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Fillimisht postuar nga Rambo:
[qb] me zuri syri vec BMW X5, Porshe Cayene, Benza 500, VW Tuareg......te gjith keto makina fillojne ke 80.000 euro.Ku i gjeten shqiptaret kur mesatarja e rrogave eshte 150 Euro ne muaj??????
Dhe ne po punojme kendej jashte dhe me zor mbahet nje Golf apo Audi i perdorur sepse jane taksat asikuracioni etj kurse shqiptaret rrinin gjith diten kafeneve me 5 celulare neper duar dhe benin muhabet vetem per tregti..... [/qb]
sepse ne ketej nuk mund te mbajme makina te vjedhura !!!

sepse ne shqiperi po futem me shume makina me mashtrim siguracioni kshulm akinat kushtojne me lire

pshm ne shqiperi njeri me tha qe shisnin nje SLR 45 000 euro ne pogradec /pf/images/graemlins/wink.gif une nuk i tashe gje por nga informacionet e damiler ag-se del qe deri tani jane dhe ne dorezim vetem 2 SLR nje ne Monako dhe tjetra ne Zvicerr dhe asnjera nuk eshte e vjedhur (mania e shqiptarit per tu hapur bythesh!!!)

ndersa mos te habitemi kur nje X5 apo Ml Apo Cayenne Touareg gjehen ne shqiperi duke fillu ke 15 000 euro !!!!
sepse ne Europe i gjen duke fillu ke 2 500 euro kuptohet te vjedhura !!!

nuk jemi as te paret as te fundit qe merremi me kete biznes por eshte per te ardhur keç se ja vlen me shume te merresh me Mahgrebin sesa me Shqiperine sepse fiton me shume !!!
 

soni2

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Fillimisht postuar nga YLLIS:
[qb] Fillimisht postuar nga AnaBlue:
Mos prisje te shikoje Tiranen e para 15 vjeteve kur ne rruge kishte 3 autobuza te vjeter dhe 2 taksi dhe njerezit ecnin ne kembe ose paloseshin ne autobuza si sardelet ne kuti?

3 autobuza por te pakten qyteti merrte fryme lirisht, njerzit punonin.C'fare eshte bere ne Shqiperi keto 10 vjetet e fundit? Shqiperia eshte kthyer ne nje garazh benxash.
Nga vendi i shqiponjave jemi shnderruar ne vendi i gjeneratoreve . [/qb]
dhe ai i varrezave
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

BMW X5 dhe uje nje here ne dite e tu u la nje here ne jave-ja shqiperia e sotme
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

plako qe kur pashe ket nickun tend rambo thashe ky eshte nga ata te revulocionit , se s ka mundesi .

er daje tirana sic eshte , ashtu , e shajme e lavderojme e shplajme ajo o. pervit kthehena sikur te ishte toka e premtuar se e kena pa ****** edhe knej nga perendimi ku mund te jete paster jo pluhur dhe ka noi benz ose bmw dhe uje dhe drita 24 ore , por leke merr nje rroge qe mezi nxjerr mujin dhe kurse gjithe vitin me bo i pushim 10 ditor ne vere . ne tirone me kontaktet e duhura dhe me ate qe presupozohet se ke bo i shkolle , je jo dikush por shume .

p.s : po prape ata katnaret rrugeve duhet me i cu nga bregu i lumit , sic boni enveri ose me i kthy ne fshatrat nga kane ardh me vene pak rregull, fillimin e boni rama me kioskat , brezi i ri duhet me e bo me njerezit .
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

kam te drejt me ty Joe, aty duhet me vu nje dore te rregullt, me i kthy katnaret nga kane ardhe por dhe me i ndihmu te sistemohen atje ku kane qene sepse dhe ata te shkrete nuk vijn ne tirane nga qejfi po nga halli.....po kete e bejne vetem politikane me vizione te qarta politike e jo capaculet si nano e berisha
 

fjorent

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Po edhe ty i dashur Rambo keshtu te thane kur shkove ne Amerike apo ne vendin qe je ti? Edhe amerikanet mund te te dergonin andej nga erdhe sepse nuk kishe kulturen e tyre.
Po si ka mundesi qe pikerisht ne shqiptaret qe ankohemi per rracizem nga te tjeret jemi me rracistet kur vjen fjala edhe per bashkeatdhetaret tane? Posi zoti Rambo, kur te deshironi ju i marrim fshateret dhe i fusim ne furrat e Hitlerit, keshtu me ne fund egoja jone si shqiptare te paster e te bukur do te kenaqet. Apo t'i cojme neper fshatrat nga kane ardhur qe edhe halene e kane 3 km larg shtepise dhe te vuajne ne ate meenyre.
Shqiperia kalon veshtiresite e natyrshme te nje ish diktature qe pengoi lirine dhe levizjen e lire, dhe natyrisht kur liria vjen ajo shperdorohet dhe ne shqiptaret e kemi zakon te kalojme nga nje ekstrem tek tjetri. Kur ne Angli ndodhi revolucioni industrial edhe qytetet e Anglise u mbushen me fshatare per te punuar edhe aty u shfaqen problemet e nje mungese planifikimi, por Anglia nuk i coi fshataret neper katunde sic na e jep dikush zgjidhjen ne shekullin e 21.
Politikanet tane nuk jane ata angleze fatkeqsisht, por edhe shoqeria shqiptare nuk eshte ajo angleze. Sa per haxhiqamile e maria-faqe - gurabia shoqeria shqiptare eshte plot. E mira do te ishte qe keta fshatare te shkrete te mesojne e te shkojne ne shkolla, qe nje te neserme te mos duartrokisin Fatos Nanon qe as vete nuk di se cfare flet nga pija e te adhurojne Sali Berishen qe nga inati duket sikur do t'i fuse hellin ne prapanice te gjitheve.
Dhe gjithe ky trasformim nuk behet duke i derguar fshataret ne katund per te na nxjerre mallin e nje Tirane qe lame 15 vjet me pare, por duke punuar qe ndjenja e ligjit t'i hyje ne mendje fshatareve te mesiperm, por sidomos atyre personave me parfum e me kollare qe jane akoma me te rrezikshem dhe qe e kane lene peng kete vend.
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

posi zoti fjorent po te ishte ashtu do ti mbante gjermani kosovaret ne gjermani por ai para se ti kthente dha miljona euro per ndertimin e bazes atje sepse dhe ata njerez nga halli e kane lene ate vend dhe po tu krijosh kushtet e jeteses atje ku jane nuk ikin or mik......ne kemi nevoje per nje force politike qe te vere ligjin me rreptesi qofte dhe npm denimit radikal per kriminelet.
 

MLK

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Si ne pjesen me te madhe te ngjarjeve pas 90-tes dhe fenomeni i shpernguljes ne mase i popullsise drejt qyteteve me te medha e kryesisht drejt Tiranes ishte nje katastrofe e vertete sociale. Nje shtet ka nevoje per rregulla e organizim ne menyre qe popullsia te jetoje ne harmoni e te kete sa me pak konflikte sociale. Zbritja ne mase e e zonave malore, shperngulja e fashatareve te te gjitha zonave ne Tirane, ardhja ne mase e jugoreve shkaterroi Tiranen si nga ana infrastruktures, nga niveli intelektual dhe krijoji konflikte te medha sociale te cilat do te duhen 20 apo 30 vjet per tu kaluar. Faji nuk eshte kurresesi i popullsise qe eshte shperngulur pasi çdo njeri perpiqet per nje jete me te mire e njerezit e shperngulur tentuan e tentojne te kene nje jete me te mire, pavaresisht se koshienca qytetare e tyre ze nje vend shume te vogel ne hierarkine e prioriteteve.
 

MLK

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Historia e Mira Ramës, nga fshati Rajë i Tropojës. Varfëria dhe prindërit e moshuar e detyruan të betohej

TROPOJË , virgjëreshë pas 200 vjetësh

“Kam vendosur mos martohem kurrë. Të bëhem nënë nuk është punë për mua”

Aleksandra Bogdani, Bashkim Shala

TROPOJË - Përtej asaj shtëpie të rrënuar nga “pesha” e viteve, më e fundit në fshatin Rajë të Tropojës, nuk duket asnjë shenjë jete. Brenda katër mureve që me zor qëndrojnë në këmbë nga lagështira vërtiten dy pleq të kërrusur, Mark e Lina Rama, krejt të pafuqishëm për të përballuar jetesën. Fqinjët më të afërt të tyre banojnë gjysmë ore larg e në gjithë hapësirën që i ndan me ta “mbretëron” vajza më e vogël e kësaj familjeje të varfër, Mira Rama. Asnjë tipar femëror nuk dallohet në fytyrën e saj. Mira mban veshur një xhup lëkure, të të njëjtit lloj që mbajnë më së shumti djemtë e kësaj zone të thellë të Tropojës. Flokët i ka të prera fare shkurt, e teksa na përshëndet, dëgjon prej gojës së saj një zë të ashpër, njësoj si të një burri. Në fillim heziton të rrëfejë jetën e saj, mes maleve të larta e punëve pafund që i duhet të bëjë, për të ushqyer dy prindërit e sëmurë dhe veten, por më pas bindet. E betuar për të mos u martuar kurrë, Mira e çon jetën duke bërë punë burrash, duke u kujdesur për prindërit dhe shtëpinë e saj.
Mira, virgjëreshë në kohët moderne
“Jeta ime është e lidhur me atë të prindërve. Nuk mund t’i braktis, ndaj kam vendosur të mos martohem asnjëherë”. Mira nuk ka dëgjuar ndonjëherë për kodet zakonore që kanë detyruar vajza të tjera, vite e vite më parë të marrin të njëjtin vendim si ajo, por shton se kushtet e kanë detyruar të mos krijojë familjen e saj. Është mësuar që në vogëli me punët më të rënda të fshatit. Mira punon arat, kullot bagëtitë, merret me të gjitha punët e shtëpisë. “Vuan shumë çika ime, vuan shumë”,-thotë babai i saj, Marku. “Jam betuar me veten që të mos martohem asnjëherë, t’u bëhem krah prindërve të mi “,-shton 24-vjeçarja. Mira tregon se mbijetojnë vetëm me 2 mijë lekë të reja ndihmë ekonomike, që sipas saj nuk dalin as për të blerë sapun. Zbret shumë rrallë në komunën e Fierzës, që ndodhet vetëm 5 kilometra larg, por në një rrugë shumë të keqe që për ta përshkuar nevojiten mëse dy orë. “Lëviz shumë pak nga fshati, pasi nuk më lënë punët. Këtu ç’do gjë që hamë e bëjmë vetë dhe pak gjëra na duhet të blejmë në qytet”,-rrëfen Mira.
Asnjëherë nënë…
Në Tiranë ka qënë për herë të parë dhe të vetme para 1 viti. Babai i saj, Marku ishte rrëzuar nga një kodër dhe kishte marrë plagë të rënda në trup. “Babën e çova me vig deri në shtëpinë e Nikës. Me makinën e tij e çova në spitalin e Bajram Currit. Ngaqë ishte në gjendje të rëndë, e dërguan me helikopter në Tiranë. Unë e shoqërova atje dhe u kujdesa për të”,-thotë Mira Marku. E si për të plotësuar figurën e saj prej virgjëreshe të betuar, Mira Marku tregon se di të qëllojë mjaft mirë me armë. “Para ca vitesh ne na vodhën disa bagëti. Unë i ndoqa me një kallashnikov që mbanim në shtëpi për një copë rrugë. Ata vraponin, por në një vend u detyruan t’i lëshojnë bagëtitë dhe të ikin me vrap”,-shton vajza nga Raja e Tropojës. Betimin e saj e cilëson të shenjtë, e kur e pyet nëse ka dëshirë të lindë fëmijë Mira të përgjigjet: “për ç’fëmijë po flet. Nuk është punë për mua me u ba nënë”.


Mark Rama rrëfen historinë e burgosjes për një armë në shtëpi dhe martesën e vonë që i fali vajza

“Vajza i bën punët si të ishte djalë”

TROPOJË- Mark Rama është martuar 44-vjeç dhe ka sjellë në jetë vetëm dy vajza. Rreth viteve ‘70
atij i është gjetur një armë në shtëpi dhe regjimi i asaj kohe e ka dënuar me 9 vjet burg. “Vuajta vetëm 7 vjet në burg, por më pas nuk u martova, pasi më quanin të persekutuar. Me Linën u martova 44-vjeç dhe na lindën vetëm dy vajza. Njërën e kam martuar, ndërsa kjo e vogla merret me punët e shtëpisë”,-shton Marku, i cili në të gjithë fshatin Rajë njihet si Mark Ukshin Rama. Ai ka punuar për disa vite në minierë, por nuk ka përfituar asnjë lloj pensioni. “Nuk i kisha dokumentet dhe nuk më dhanë pension. Tani jetojmë vetëm me 2 mijë lekë në muaj, që na i japin asistencë”,-shton Marku. Gruaja e tij, Lina, është po aq e moshuar sa edhe ai e thotë se i vetmi krah i është bërë e bija, Mira. “Ime bijë i bën të gjitha punët njëlloj si djalë. Lodhet shumë”,-shton Marku për “Shekullin”. Në shtëpinë e tij mësohet se jeta mes maleve vazhdon njësoj si 200 a më shumë vjet më parë. Ushqehen me produktet e qumështit, me mishin e bagëtive që mbajnë në stan e ngrohen me drutë që presin pak më lart. E vetmja lidhje me botën e ngërthyer nga teknologjia është një televizor bardhë e zi i markës “Lura” që kap vetëm stacionin publik shqiptar. Marku tregon me krenari se ka do njerëz në Tiranë, njëri prej të cilëve është bërë këngëtar popullor. Madje, kasetat e tij janë vendosur mbi televizor e dëgjohen herë pas here në shtëpinë e varfër të Mark Ukshinit, në shtëpinë më të skajshme të fshatit Rajë.

ARSIMIMI

Mira, vetëm me 5 klasë shkollë

Mira do kishte dashur të studionte më shumë. Ka bërë vetëm 5 klasë shkollë, e më pas i është dashur të kujdeset për prindërit e moshuar. “Më ka pëlqyer shkolla, por nuk kam pasur mundësi ta vazhdoj. Ajo ndodhet rreth 2 orë larg shtëpisë sime dhe unë nuk mund të shkoja”,-tregon Mira Marku për “Shekullin”. Kur e pyet se ç’profesion donte të bënte, 24-vjeçarja mbledh supet. “Nuk e di. Kam kohë që nuk shkoj në shkollë, pasi kushtet nuk ma lejojnë”,-thotë ajo. Ndërkaq, Mira shprehet se i pëlqen të dëgjojë muzikë. “Kam një manjetofon në shtëpi dhe dëgjoj kaseta. Më pëlqejnë më shumë këngët shqiptare”,-thotë 24-vjeçarja e betuar për virgjëri të përjetshme, e cila shton se muzika është e vetmja kënaqësi që ka në jetë. Mira nuk ka frikë, është mësuar me terrenin e vështirë dhe ia del të ushqejë veten dhe dy prindërit e saj të moshuar. Pak gjëra di për mundësitë e shumta që mund të kishte përtej atyre maleve, që pjesën më të madhe të kohës mbulohen nga dëbora, por është pajtuar me fatin e saj prej virgjëreshe të përjetshme.


Imagjinoni sa e veshtire eshte qe nje person i tille te jetoje ne harmoni ne Tirane dhe anasjelltas!
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Pse te mos kete shkolle ne ate fshat dhe pune per njerzit atje??????? atehere dhe vajza e vogel do kish nje te ardhme....kur isha ne tirane pas pallatit kultures degjova nja dy me dialekt jugor qe njeri i thosh tjetrit-kjo qenka tirana, kujtum se cfar do benim kur erdhem e po hajm mut tashti......me erdhi keq ti degjoja ashtu ata dy hallexhinj.
 

Guest
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Fillimisht postuar nga Hey Joe:
[qb] p.s : po prape ata katnaret rrugeve duhet me i cu nga bregu i lumit , sic boni enveri ose me i kthy ne fshatrat nga kane ardh me vene pak rregull, fillimin e boni rama me kioskat , brezi i ri duhet me e bo me njerezit . [/qb]
:eek:
Kjo lloj ndjenje nga nje Shqiptar, mua s´me duket aspak normale..dhe aq me shume kur gjen perkrahjen, apo mbeshtetjen dhe nga te tjere..(si Ramboja), qe sic shprehet dhe vete..ka vite, qe jeton, ne Perendim.

Kjo eshte e keqja shqiptareve (Sic shprehet dhe Fjorent :thumbsup: )..
Dashur pa dashur, kritikojme te tjeret per Racizem,pa mundur te shohim perpara brenda vetes..
Po ju o "Perendimore" e shihni dhe vete, qe ne Kapitalizem,jane pikerisht te Huajt,te ardhurit nga vende te tjera,ata qe bejne punet me te veshtira,qe jane krahu i lire i punes dhe ndertojne vendin..
Kjo eshte dicka e pashmangshme e Kapitalizmit..
Po ashtu dhe "Katnaret" tane sic i quani ju,zbresin duke lene gjithcka andej nga kane qene..duke shpresuar per nje Jete me te mire (ashtu si dhe Shqiptaret ne Greqi,apo kudo ne Evrope dhe Usa)..
Dhe nuk eshte aspak ky problem, qe e ka lene Tiranen mbrapa, apo ka shkaktuar problemet qe diskutohen me lart..

Nuk calon Gomari nga Veshet...

Problemet ne shoqerine shqiptare, jane shume me te thella,jane te rrenjosura..dhe kjo ka lidhje me te kaluaren..e cila vetem ka ndryshuar pamjen e saj,por ajo eshte e pranishme kudo ne realitetin Shqiptar..(perderisa ne qeverisjen e saj eshte ende Nano..)
P.S
Dhe dicka ..
Une s´kam shkuar ne Tirane pas 15 vjetesh,por vetem pas nje Viti..dhe pash dhe ndryshime Pozitive)..
Nese gjerat shihen duke pasur gjithmone parasysh, Nostalgjine e se Kaluares,natyrisht,qe s´te bie gje ne sy. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

e moj moter po kur sti japin dok. ne australi si me shku??? nuk jam tuj thane te ikin katunaret, mundohu te lexosh drejt qe te kuptosh thelbin....duhet nje dore qe ti jape nje vizion gjendjes se mu duk kuturu
 

LUANESHA

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Fillimisht postuar nga Rambo:
[qb] BMW X5 dhe uje nje here ne dite e tu u la nje here ne jave-ja shqiperia e sotme [/qb]
:lol: :lol: :lol: :lol: e vertete mor RAMBO.
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

pashe nje makine qe ndaloi ne semafor dhe nje dore qe u zgjat dhe hodhi nje pakete cigaresh boshe ne rruge....per kete e ka fajin nano????
apo enveri??? apo berisha????
Po per ate tjetrin qe e pashe ke pazari ri te shtyje kazanin e plerave me kembe qe te derdhen plehrat kush e ka fajin komunizmi apo demokracia???
e kemi fajin vete per shume gjera, dikush ka thene Cdao popull ka rregjimin qe meriton. Kuptoje si ta kuptosh
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

kjo tema paska avancu shume me komentet e robve .

ti kapaku aka Fantazia ,se ty te kom qejf meqe je edhe ne memedheun e nacionalsocializmit me duket s ke mesuar akoma , qe rregulli dhe disiplina i ka bo dhe do i beje njerezit dhe shoqerite te evoluojne . une kom pershtypjen se ne fillim si te gjithe ne , e ke pa veten shume out ne cdo bisede me bashkemoshataret e tu gjermone ,amerikone e me rradhe , dhe justifikimi yt ka qene mentaliteti i ndryshem , jo mer milet jo , fjala perfekte per kete dukuri eshte rafinim , shoqeri e zhvilluar qe dihet perhere se ku synohet por s thuhet asnjehere , kjo gje qe neve ne shqiperi na mungon , tek ne , armiku yt ta thote ne sy qellimin e tij , ose komenti i tipit ca ka ai me shume se une ( Injorance totale e shoqeruar perhere me zili prej budallai ) sebashku me shume gjera te tjera qe u permenden me lart .

pranej nje vizion i qarte dhe formimi klasor jo i shprehur ( i fshehte si ne boten perendimore dhe jo sic e kemi pasur ne kohen e klasave te xhaxhit ) ashtu sikurse nje kombinim i pushtetit lokal me ate qendror duke pasur perhere si epiqender Tiranen dhe me pas rrethet do zgjidhte shume gjera .

c hyn racizmi ketu se mora vesh une , njerezit urrejne injorancen dhe jo njeriun . edhe tek katnaret eshte e njejta gje .
 

Guest
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Fillimisht postuar nga Rambo:
[qb]mundohu te lexosh drejt qe te kuptosh thelbin....duhet nje dore qe ti jape nje vizion gjendjes se mu duk kuturu [/qb]
Faktikisht dhe kur jam ul shtremet,mundohem te kuptoj thelbin.. /pf/images/graemlins/wink.gif
Eshte e qarte,qe gjendja t´u duk kuturu,perderisa ke qene 15 vjet i shkeputur,nga ai realitet..
Ti mat gjithcka,ne syrin tend,me c´ka sheh ne Gjermani..

I gabuar dhe krahasimi,qe ke bere me lart,per Kosovaret,qe nuk i mbajti Gjermania..
Nuk ka lidhje ky krahasim,me dyndjen ne Tirane, nga rrethet e tjera..
Kosovaret,Shqiptaret,apo te tjeret..(Turqit,Ruset,etj)mbeten per Gjermanine,shtetas te huaj..

Por Gjemania, s´mundet te ndaloje,shpernguljen e nje Lindori (Osti) ne Perendim (West), apo anasjelltas,nese ai gjen pune apo thjesht,ka deshire apo pretendim,per nje jete me te mire..
Kjo eshte Liria ne Demokraci.

Po ashtu dhe tek ne,brenda territorit te Shqiperise,gjithkush eshte i lire,te levize nese pretendon,per nje jete me te mire..
Ne kete rast,dyndja do ti perplaset natyrisht,ne Tirane (Kryeqytet) ku pretendohet,per te gjetur nje vend pune..

Ndersa,diskutimi mbi papastertine,apo dukuri te tjera (si hedhja e plehrave,vend pa vend, hajdutlliku i makinave te shprenjta nga vendet e tjera,kontrabanda etj etj..) eshte dicka tjeter..
Dhe mos kujto,se nuk ka te beje kjo me qeverine..
Kush e mban Gjermanine??
Policia dhe Ligjet!!!
Pra,cfare mungon tek ne??
Nje qeverisje,nga njerez te afte..!!
 

MLK

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Fantazia, nje shoqeri zhvillohet pasi niveli i njerezve qe e perbejne zhvillohet apo eshte i zhvilluar. Nese merr 10 fshatare dhe i ve ne krye te nje qeverie nuk do te japin te njetin rezultat nese ne vend te tyre do te vendosnim 10 qytetare. Pra niveli i shoqerise ne Tirane ne 15 vitet e fundit ka rene se tepermi pasi thuajse nje pjese e madhe e intelektualeve qe ishin boshti i shoqerise u larguan e ne vend te tyre erdhen nje shtrese e popullsise me nje nivel teper te ulet ( ka nga ata qe erdhen e qe kishin nivel po fatkeqesisht perbejne minorance). Pra intelekti u nivelua nga poshte dhe kjo uli mesataren e nivelit te qytetit te Tiranes ne krahasim me ate te para 90.
Nese dje shetitoreve te Tiranes takoje intelektuale, njerez te paster e te edukuar, kishe lezet te beje nje xhiro e parku rinia frekuentohej nga studente e nxenes shkollash sot Tiranes shef vetem katnare, njerez te veshur me ku di une ça mode!! e femra qe u ngjajne me teper prostitutave te rrugeve se sa nje femre normale!!
Tirona sot osht mbush me çuna qe i kane te gjithe floket te preme me favorite te holla!! ata çdo gje mund te jen po vetem qytetare nuk jane e me vjen çudi kur i shof e them paskam jetu ne Shqiperi gjithe keto vite e nuk e dija qe kjo ishte rraca jone!! :lol:
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

ate pra thashe une qe ne fillim te temes se nuk ka shtet.....polici ta kput gjoben ne gjermani sa shkel rregullin, dhe ne amerike dhe ne suedi....ne shqiperi e shofin semaforin e kuq e i duket jeshil, polici rri shef e se rru trapin fare..........te dhjefsha shtetin.
 

Guest
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Fillimisht postuar nga Hey Joe:
[qb] ti kapaku aka Fantazia ,se ty te kom qejf meqe je edhe ne memedheun e nacionalsocializmit me duket s ke mesuar akoma , qe rregulli dhe disiplina i ka bo dhe do i beje njerezit dhe shoqerite te evoluojne .

une kom pershtypjen se ne fillim si te gjithe ne , e ke pa veten shume out ne cdo bisede me bashkemoshataret e tu gjermone..

c hyn racizmi ketu se mora vesh une , njerezit urrejne injorancen dhe jo njeriun . edhe tek katnaret eshte e njejta gje . [/qb]
1.Natyrisht e kam te qarte,ceshte rregulli dhe Disiplina dhe kete jo vetem ne Teori,por e rendesishme eshte ne Praktike.

2.Nuk e kam pare veten kurre Out apo inferiore, ne bisedat me Gjermont..
Perkundrazi..jam munduar dhe mundohem te shpreh gjithmone qe ne ate cka di,nje pjese e madhe i takon vendit tim..(pa mohuar dhe zhvillimin e ketejshem)

3.Njerezit urrejne Injorancen..(thua ti)
Nese ti do ta kuptoje,qe mes Katunareve dhe Injoranteve,s´ka asgje te perbashket..atehere do te kuptoje dhe c´eshte racizmi..

4.Dhe dicka tjeter..
Fjalia,nis me germe te madhe..
 
Top