Tirana-pas 15 vjetesh

Tirana-pas 15 vjetesh

ne 15 prill mberritane shqiperi pas 15 vjetesh i mallengjyer duke pritur te shikoja gjithcka, njerzit e mi te dashur, qoshet e rruget ku u rrita, por dhe ndryshimet qe kish pesuar Tirana.
Mberritja ne Rinas- sapo dola nga aeroporti me mbyten disa femije arixhinjsh me thenjet o xhaxhi ta boft zoti drit me jep dy leke......
rruga ishte e keqe plot gropa. sapo beme kilometrin e pare nje makine policie po kthehej ne mes te rruges dhe polici qe i jepte ja kish keputur te folures ne telefon (une jam ligji).
Hyrja e Tiranes i ngjante bagdadit te shkaterruar te pasluftes, nje kryqezim kacurrel qe ngaterrohej dhe me shume nga nje polic qe me kujtonte humorin e pitkinit sepse i jepte shenjat tjeter per tjeter sa qe as dreqi nuk orjentohej.Benza, te te gjitha llojeve te bien ne sy, fuoristrada te reja, shume levizje.....
sheshi para skenderbeut dikur krenaria e shtetit ishte plot gropa..........pallate te reja dhe ndertesa te bukura gjate rrugeve, por gjeja er pare qe me ra ne sy ishin shume njerez te keqveshur....(i thonin cecene). Tirana ime e dashur. Diku takova nje grua qe me foli me emer, me fal i thashe kush jeni....pse me pyeti spo me njeh? jo i thashe....ishte nje ish komshija ime.Koha kish lene gjurme ne fytyren e saj.
Shume kafe lluksoze, njerez qe rrinin ulur ne kafene dhe telefononin me dy tre celulare...........ne bisedat e tyre tregtia ze vendin e pare, 10% qe fitohet te binte ne sy ne cdo bisede. ......Tirana e ndryshuar mire dhe keq por ajo qe me ra me shume ne sy ishte se nuk ekzistonte SHTETI.
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Fillimisht postuar nga Rambo:
[qb] pashe edhe diskoteka e klube qe nuk i gjen neper vendet e perendimit per nga lluksi po e di ca me beri pershtypje qe halete i kishin me vrime ne toke akoma allaturke dhe te perbashketa per burrat e grate pra duhet te hynte njeri dhe tjetri priste deri sa te dilte ai .... me kujtoi Kohet moderne te Caplinit....me falni te Shqiperise [/qb]
Kush ishin keto diskotekat me banjo allaturke? Se kam kuriozitet te di ku ndodhen... une jetoj ne Tirane, dhe nuk kam pare ndonje...
Mos ke qene ne ndonje lokal ne Allias?
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Alibaba hik ne Rinas dhe shiko qe me aeroportin, te gjithe lokalet ishin pa banjo, dhe njera qe kishte ishte allaturke......te dhjefsha shtetin
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Nuk dua absolutisht te mbroj nje shtet te korruptuar si tonin, por nuk e di pse shteti duhet te jete pergjegjes per banjat all-turka qe kane klubet?
 

MLK

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

AnaBlue, per kete ke te drejte pasi shteti nuk ka lidhje me stilin e banjove. Pa dashur te dal nga tema nje sqarim te vogel; Ne vendet publike banjot me te pershtateshme jane allaturka pasi banjot perendimore perhapin lloj lloj semundjesh e infeksionesh lekure, pasi ne to njeriu ka kontatk.
Per sa i perket lokaleve ne Tirane, je pjese e madhe e tyre eshte e vertete qe jane aq lluksoze sa i afrohen lluksit perendimor e kalojne pa frike nje pjese te madhe te lokaleve ne perendim pasi lokalet shqiptare jane maksimumi 10 vjeçare, pra shume te reja.
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Ana Blue se ketu ku jam une shteti te ve detyrim se si duhet te jene banjot nga madhesia , kapacitetietj
 

soni2

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
[qb] Nuk dua absolutisht te mbroj nje shtet te korruptuar si tonin, por nuk e di pse shteti duhet te jete pergjegjes per banjat all-turka qe kane klubet? [/qb]
nuk eshte puna e shtetit banjoja allaturka o Anna

por capaciteti i tyre ne baze te frekuentimit dhe niveli i pastertise dhe i sherbimeve qe ato ofrojne !!!

do me thuash kjo eshte teper qe tju kerkohet shqiptarve !!! do te pergjigjem po sepse jam realist!!!!

ndersa per tju pergjigjur MLK per banjot allaturka mund te jene me higjenike por mos harro se atyre allafranga mund ti vihet siper nje leter e posaçme me formen e banjos dhe qe hidhet ne banjo pas perdorimit kjo ekziston ne shume lokale/bare/restorante te mirfillte (knej jo andej)dhe eshte nje praktike higjenike per mendimin tim !!!

gjithsesi as kjo as ajo nuk duhen gje nqs nuk ka uje te lash duart;)!!!!

mundimit per te ndryshuar mentalitet do i shtonja manine e detajit!!!! gje qe shqiptaret nuk e dine se çfare eshte !!!
me erdhi zor te shihnja nje hotel 800 000 eurosh ke shkembi i kavajes ku ne pjesen siper shkalleve pllakat e mermerit kishin min nja 2cm diference ku rakordoheshin jashte !!!!

nje rast ky po sa ka te tjere ????
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

problemi qe hapa eshte i tille qe aty mungon teresisht organizimi shteteror dhe gjithsecili ben atq sa di, ate qe di e qe i vjen permbare......kjo ishte pershtypja qe me la shqiperia......shkuam ne nje klub ne shijak dhe na thane eshte klub i pasur dhe pronari e ka rrethu me Bodyguard....kur shikova ca fshatare te shkrete qe ruanin porten.....ata ishin bodyguardet hahahaha
 

Hey Joe

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

shume verejtje paskeni o popull ....

shkurtojeni nga pak gjuhen dhe kaloni ne interesat personale ( ku jom e ku do iki ? ).

Ka per te rregulluar boll me cshoh , por te rregullojme i here veten .

Samba pa ti !!!!!!tani dhe ec .
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Ana Blue m duket punoke n parlament ti hahahaha

n parlamentin e albforumit e kisha fjalen
 

MLK

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Atehere pyetja me siper qe mu drejtua nga Fantazia* ishte si do reagoja po te shihja mes Parisit nje femer te mbuluar nga koka deri te kembet apo nje mashkull mysliman te veshur sipas tradites se vet.
Ok e thjeshte me ka rene rasti te shoh e reagimi im ishte si i njerezve te tjere qe ndodheshin afer "kthim koke", shprehje çudie e kurioziteti ne fytyre! Si gurisht pa i rene ne sy gruas apo burrit te mbuluar nga koka deri te kembet! E mendoj se eshte nje reaksion normal kur shikojme diçka te rralle apo e kemi pare vetem ne televizor.
Me pas me keto mend qe kam ndjej keqardhje per ate femer qe eshte e detyruar te mbuloje çdo gje ne emer te "tradites" apo "fese" se saj.
Shpresoj te jem pergjigjur Fantazia*, pjesa tjeter te me fali qe dola nga tema kaq gjate :smash:
Rambo, paske pas fatin qe nuk e ke pare ne 98 ne kulmin e kioskave Tiranen se tani me qen i sinqerte sikur ka mar nje far forme /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Anana

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Kshu mendoja dhe une per kto te mbulumet po po nderroj mendim. Ato qe zgjedhin ate menyre nuk ndihen keq per ate, pse duhet te na vije keq ne?

Kam nje goce ne klase myslymane gjithmone e mbuluar. Vetem ajo ne ter hskollen ashtu, duket qe larg. Mu deshen tre vjet qe te arrij te komunikoj me te dhe ne fakt eshte goc shume e respektueshme. I respekton te gjithe, nuk perzihet me njeri kot, nuk nderhyn ne punet e te tjereve, eshte rehat.
 

MLK

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Yllka, nuk mendoj qe jane te shumta ato femra qe zgjedhin te dalin te mbuluara kur temperaturat jane 35 grade! Normalisht ka nje pakice qe zgjedhin po pjese me te madhe u imponohet. Pyet femrat afgane, iraniane..e do ta kuptosh qe e vetmja rruge eshte mbulimi se nuk i lejon njeri zgjedhje tjeter dhe kjo eshte e shkrojtur me ligj.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Mos me thoni ju qe jeni lindur+rritur ne Tirane se kur ktheheni pas ca kohesh nga rruge e larget nuk keni nje ndjenje te vecante, nje lidhje shpirterore te fshehte, nje dridherime kur aeroplani arrin ne Rinas. Mos jam e vetme?
 

Anana

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

AnaBlue, s'e di a je e vetme po mua as me leviz qerpiku kur arrij ne Tirane me avion.

Milk, s'e di une per ato te tjerat po kesaj budallackes ne shkolle s'besoj t'i imponohet se s'jeton me familjen. Whatever...
 

besim231071

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Gjyshi im ka nostalgji per Tiranen e viteve '30.
Kishte lezet atehere -thote,me nje kale i beje te gjitha etj.
Por ajo ndryshon dhe me hapa kolosal,deshem apo s'deshem ne.Jane ligjet e jetes keto.
Para 15 vitesh kishte vetem biçikleta dhe nja 5-6 motor,harrova dhe nja 500 karroca kuajsh.
Kurse sot çdo familje,ne mos e paste,pretendon ta kete nje veture.
Pluhuri eshte dukuri kalimtare,te ardhurit gjithashtu do ambientohen dhe do ta shohim shume shpejt metropolin shqipetare ne nivelet qe meriton.
Sidoqofte,Tirana eshte dhe do jete nje qytet modern.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Them se Tirana do te pakten 40 vjet te rregullohet nqs ajo mund te vazhdoje te jete kryeqytet i shqiperise.
Te gjithe ata qe shkojne ne Tirane sot , qofte te huaj qofte shqiptare shkojne per te vetmin fakt se Tirana eshte kryeqytet, jo pse atje ka ndonje dicka qe te terheq.Bile shume turiste as qe kthehen fare atje.
Dyndja e popullsise fshatare ne Tirane pasqyron qarte krizen ekonomike qe ka perfshire Shqiperine ne vitet 1985- 2005.
Megjithate ne shqiptareve na duket gjithmone sikur ne perparojme "Shqiperia eshte nje bahce me lule,, thoshte Dulla.E beme shqiperine me cerdhe, kopshte, shkolla, drita elektrike.. dhe tani po bejme Tironen me pallate te reja.
 

besim231071

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Edhe germadhe fare te behet,Tirana,eshte e bukur,
sepse ka diçka tjeter qe e ben te bukur dhe magjike.Kete diçka nuk mund ta shpjegoj dot per asnje,sepse ata qe nuk kane jetuar ne te nuk do ta kuptojne asnjehere,ndersa ata qe kane jetuar dhe jetojne ne te,me kuptojne dhe po te mos ua shpjegoj. :wave:
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Te kuptoj fare mire Katani. Vertet eshte dicka e vecante kur kalon ne rrugicat dhe short-cuts qe jo gjithkush i di, ku cdo pjese ka historine e saj dhe para syve ka ndryshuar dhe ti i di historine. Ka dicka qe vertet nuk e shpjegon dot /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

E kuptoj qe ju e doni Tiranen sepse ajo eshte vendi ku jeni rritur, sic e do cdo njeri vendin e vet pavaresisht sa i shemtuar mund te jete ai.Por krahasoheni ate me vende te tjera, jo ne bote se as qe s'behet fjala por ne Shqiperi psh berati, gjirokastra, durresi ....
Personalisht do ta krahasoja Tironen me HLM-et e Frances(qyteza te ndertuara per afrikanet qe banojne ne france).
 

besim231071

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Nuk me pelqejne krahasimit,pasi abuzohet shume me to dhe çdo gje eshte relative.
Por megjithate mund te them se nje tiranes nuk e nderron kurr shetitoren e tij me'Elisen'e Parisit,pavaresisht se ndryshojne shume nga njera-tjetra.
 
Top