Tirana-pas 15 vjetesh

Tirana-pas 15 vjetesh

ne 15 prill mberritane shqiperi pas 15 vjetesh i mallengjyer duke pritur te shikoja gjithcka, njerzit e mi te dashur, qoshet e rruget ku u rrita, por dhe ndryshimet qe kish pesuar Tirana.
Mberritja ne Rinas- sapo dola nga aeroporti me mbyten disa femije arixhinjsh me thenjet o xhaxhi ta boft zoti drit me jep dy leke......
rruga ishte e keqe plot gropa. sapo beme kilometrin e pare nje makine policie po kthehej ne mes te rruges dhe polici qe i jepte ja kish keputur te folures ne telefon (une jam ligji).
Hyrja e Tiranes i ngjante bagdadit te shkaterruar te pasluftes, nje kryqezim kacurrel qe ngaterrohej dhe me shume nga nje polic qe me kujtonte humorin e pitkinit sepse i jepte shenjat tjeter per tjeter sa qe as dreqi nuk orjentohej.Benza, te te gjitha llojeve te bien ne sy, fuoristrada te reja, shume levizje.....
sheshi para skenderbeut dikur krenaria e shtetit ishte plot gropa..........pallate te reja dhe ndertesa te bukura gjate rrugeve, por gjeja er pare qe me ra ne sy ishin shume njerez te keqveshur....(i thonin cecene). Tirana ime e dashur. Diku takova nje grua qe me foli me emer, me fal i thashe kush jeni....pse me pyeti spo me njeh? jo i thashe....ishte nje ish komshija ime.Koha kish lene gjurme ne fytyren e saj.
Shume kafe lluksoze, njerez qe rrinin ulur ne kafene dhe telefononin me dy tre celulare...........ne bisedat e tyre tregtia ze vendin e pare, 10% qe fitohet te binte ne sy ne cdo bisede. ......Tirana e ndryshuar mire dhe keq por ajo qe me ra me shume ne sy ishte se nuk ekzistonte SHTETI.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Me e ndryshu kete gjendje mor Rambo duhen nja 200-300 RAMBO si puna jote qe i kuptokan gjonat, dhe ja do behet shqiperia.
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

jo o Yllis se aty duhet nje ushtri me Rambo qe te ndryshoje dicka......
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Mos prisje te shikoje Tiranen e para 15 vjeteve kur ne rruge kishte 3 autobuza te vjeter dhe 2 taksi dhe njerezit ecnin ne kembe ose paloseshin ne autobuza si sardelet ne kuti?
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Fillimisht postuar nga AnaBlue:
Mos prisje te shikoje Tiranen e para 15 vjeteve kur ne rruge kishte 3 autobuza te vjeter dhe 2 taksi dhe njerezit ecnin ne kembe ose paloseshin ne autobuza si sardelet ne kuti?

3 autobuza por te pakten qyteti merrte fryme lirisht, njerzit punonin.C'fare eshte bere ne Shqiperi keto 10 vjetet e fundit? Shqiperia eshte kthyer ne nje garazh benxash.
Nga vendi i shqiponjave jemi shnderruar ne vendi i gjeneratoreve .
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Ana Blue, tirana e 15 vjeteve munt te ishte e varfer por ishte e rregullt dhe e gjewlberuar, ndjehej rregulli e prezenca e shtetit i cfardolloji te ishte ai kurse tani ishte rrenuje, pluhur, pis.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Cdo periudhe ka te mirat dhe te keqijat e saj. Ceshtja eshte se Tirana apo Shqiperia nuk mund te vazhdonte si 15 vjet me pare, ishte kthyer ne nje makine te ndryshkur qe kishte kohe qe i kishin rene vidat por po i binin copat. Nuk kishte makina ne ate kohe dhe kishte ca parqe, qe nga fundi askush nuk i mbillte apo kujdesej per to, ku shatrivani tek Parku Rinia ishte bere nje germadhe me copa betoni, dhe autobuzet e vjeter nuk arrinin te ndosnin ambjentin si sot, kur kaloje nga rruga e Shallvareve, ishin rrobat e mbathjet e hedhura neper peme qe kishin kushedi sa vjet qe vareshin si flamuj. Mos keni harruar gje? Jam plotesisht dakord qe kualiteti i ajrit sot ne Tirane eshte shume i ndohtur, dhe levizja pa kriter e ben te ngjaje me nje kryeqytet mjaft aktiv por dhe te piset. Katundaret i kane mbushur rruget, akoma gjen plot te palare me kostume doku si 15 vjet me pare. Megjithe nostalgjine qe kam per Tiranen e vjeter, mendoj se e sotmja eshte me e mire. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

anablue une e kam mbaruar shkollen ke 20 vjetori dhe nuk e mbeshtes mendimin tend se parku rinia apo rruga e shallvareve ishin pis apo shatervani ishte ei shkaterruar, une kam nostalgji per te shkuaraen duke menduar se e ardhmja do jete e mire por e sotmja eshte periudhe ndryshimesh e pavendosur....
 

la dea

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Rambo, si paske idete e qarta. kur lexova postimin e pare qe thoshte NUK KA SHTET, thashe me ne fund nje shqipetar qe e kuptoj, po tani me duket sikur po me del komunist...apo jo??
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Medea nuk kamqene nuk jam e sdo te jem kurre komunist nen kuptimin si e kupton ti komunizmin por te pakten shteti atehere funksiononte kurse tani eshte rrumpalle ku ekziston ligji i me te fortit....un nuk te them kush jam por kur po shkoja ne aeroport na zuri rrugen nje Audi A4 i cili ndaloi duke bere muhabet ne mes te rruges, ai shoku im qe i jepte makines eshte oficer te RENEA prej vitesh,i ra borise....njeri doli nga Audi dhe filloi te bente si trim ca keni ju????
Nuk ja zgjatem po i thame me qetesi hap rrugen o djale se jemi pr ne rinas e na niset aroplani dhe ai filloi prape si trim . atehere i doli ky shoku im dhe i vuri pistoleten ne bark dhe i tha do hapesh rrugen tani or mut muti.....? po te kish qene nje plak ne makine ai trimi do u frynte me teper dhe ketu mungon prezenca e shtetit. Pra po nuk qe kauboj eshte veshtire te jetosh ne shqiperi......dhe ky nuk eshte shtet!!
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Kjo eshte e ngjashme me ate qe degjoj per Shqiperine. A do behet Shqiperia ndonjehere? Behet cfare? Eshte e bere!

Ka pasur shtet dhe ka shtet por si rregjimi i meparshem dhe shteti i sotem jane merre me leng se mishi u mbaru. Dua te them qe fati jone i keq qe nuk kemi pasur shtet per te qene dhe nuk kemi.
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Shtet dhe demokraci dmth diktature per kriminelet e cdo lloji.........ne shqiperi duhet nje dore e hekurt qe te vere ne vend besimin e njerezve ne qeverisje.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Politikish jam shume dakord me ju. Mendova se temen e kishe hapur si duket Tirana sot dhe si dukej para 15 vjetesh.
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

me zuri syri vec BMW X5, Porshe Cayene, Benza 500, VW Tuareg......te gjith keto makina fillojne ke 80.000 euro.Ku i gjeten shqiptaret kur mesatarja e rrogave eshte 150 Euro ne muaj??????
Dhe ne po punojme kendej jashte dhe me zor mbahet nje Golf apo Audi i perdorur sepse jane taksat asikuracioni etj kurse shqiptaret rrinin gjith diten kafeneve me 5 celulare neper duar dhe benin muhabet vetem per tregti.....
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Po filloj nga postimi i fundit. Tirana eshte kantier ndertimi dhe kjo nuk eshte per te qare, por per tu gezuar. Dhe eshte kantier ndertimi se kishte shume per tu ndertuar dhe per te marre ere kryeqytet dhe jo varreze.
Se dyti, nga postimi i meparshem, mendoj se ca vjedhin, si ne cdo vend te botes e ndoshta ne Shqiperi vidhet me teper derisa ligji qendron me shume i shkruar se i zbatuar. Se dyti, mos harro se shume njerez duke pasur lirine e tregetise ja kane filluar prej kohe dhe me tregeti mund te besh shuma kolosale ne nje vend si Shqiperia qe akoma ka shume nevoja. Prandaj mos u habit me shumat qe fliten dhe me jeten qe ben nje pjese e njerezve. Nuk ka me qe te gjithe te jemi te barabarte, te varfer dhe rradhat e qumshit jane per te gjithe njesoj. Nese jashte ku jeton nuk arrin te shikosh miljarderet se jetojne ne zonat e tyre dhe hane e pine ne restorante vetem te tyret, ne Tirane i ke midis nejrezve te zakonshem.
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

te jap plotesisht te drejte anablue por njerzit qe jane pasuru me shume jane kriminelet ordinere dhe kjo eshte e keqja sepse njerzit puntore e te ndershem ngelen te varfer dhe nqse kjo eshte demokravcia qe enderruam me vjen turp nga vetja qe luftova per te....
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Njerezit punetore dhe te ndershem qe punojne per nje rroge, do mbeten te tille gjithe jetes dhe kudo. Do jetojne me rroge. Kurse ato qe kane shpirtin e tregetise dhe te iniciatives, mendoj se ne Shqiperi e kane me kollaj se ne vendet e huaja. Jo te gjithe jemi te prirur per tregeti, ca jemi rrogetare dhe duam qetesine e nenpunesit dhe ca te tjere nuk i pelqen rutina dhe qetesia por marrin parasysh rrezikun e business.
 

Rambo

Primus registratum
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

po Ana Blue duke marre parasysh rrezikun e kokaines, heroines apo te mashtrimit......vend muti qe nuk do ndreqet kurre.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Tirana-pas 15 vjetesh

Kokaina dhe morfina nuk e kane prejardhjen nga Shqiperia dhe as nuk e kane fundin ne Shqiperi. Pra nuk jemi as te paret dhe as te fundit. Cfare ben shteti ku jeton ti qe te heqi kokainen nga shkollat? Propogande minimale, te pakten ku jetoj une me shume behet propogande per te lene cigaren se drogen.
 
Top