Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

zog

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

O Anna! jane te lidhme gjonat, nga tullat (jo nga parudhat) e llaçi ndryshohet ai mentaliteti i shkrete, nga ç'tjeter, kjo ka qene rruga ku ka kalu dhe bota, apo ti kujton se kan lexu libra perpara tullave. hemmm ti ke nevoje me lexu materializem dialektik, enveri u lodh tu ja dhone ket njerzve ne forme citatesh e batutash, por harroi tullat e llaçin, krysorja kjo, pranej se boni dot njeriun e ri. ti po thu me e rizbatu edhe nje here kamunen kamuniste, aaaaaaa!

mire mire, se kisha me te trem, besoj e kape.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Leku o zog leku doje te thoshe ti, thone qe e hedh ujin perpjete :mad: Po une prape qe prape jam per njeriun e ri :thumbsup: Nese, une uroj mire e me mire, qofte edhe per tullat.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga Anna O.:
Te jesh europian nuk konsiston ne faktin qe jeton ne katin e 15 besoj :shrug: Jo se kjo nuk ka rendesi, jam dakort qe urbanistika, arkitektura, ndertimi, infrastuktura etj etj kane secila vendin e vet por jane te pamjaftueshme nqs zhvillohen te izoluara nga zhvillimi shoqeror e kultural. Po theksohet shume modernizimi i Tiranes, po kam pershtypjen se po zbukurojme murret dhe siperfaqet, ndersa thelbi rezaton mjerim /pf/images/graemlins/frown.gif
Ana nuk e bej citimin se kam ndonje gje kunder asaj qe keni thene.. Vetem nje rezerve te vogel me ate punen e urbanistikes dhe arkitektures...
Nje qytet me nje urbanistike te mire, te studiar dhe mjaft te rregullt i ngjan ashtu si edhe trupi i njeriut te shendoshe me nje sistem qarkullimi gjaku pa probleme.
Ka pasur ne histori edhe persona qe vetem duke u nisur nga nderhyret e guximshme ne sistemet urbanistike kane arritur te nderrojne dhe konceptet e jetes te nje qyeteti dhe ti japin jete, qe sjell edhe zhvillim dhe mireqenie per banoret. Nje shembull banal ju mesohet studenteve te arkitektures per kete rast,eshte per Ausman(Osman shqiptohet /pf/images/graemlins/tongue.gif ) ish kryetari i bashkise se Parisit shek XIX qe me nderhyrjet urbanistike te tij i dha jete dhe nderroi komplet konceptin e qytetit.

Per Tiranen per fat te keq ato plane dhe nderhyrje qe jane dhene siper jane ne te njejten rezonace me "planet dhe studimet e pjeshshme ubanistike" sic jane bere 10 vjetet e fundit, e gjitha kjo per te perfituar sheshe ndertimi dhe per te justifikuar "prapaskenat" e pazarlliqeve. Keshtu qeka e thene te vazhdohet per tiranen me "studime te pjesshme urbanistike" dhe ja pafshim hajrin kesaj pune.
 

ana karenina

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Ndoshta :shrug: Ve re se e shohim problemin nga kendveshtrimi profesional /pf/images/graemlins/wink.gif Nuk e kisha menduar kurre se do me ndikonte kaq shume /pf/images/graemlins/smile.gif Me duket pak si puna e vezes dhe pules kjo ceshtja e tullave apo njerezve, megjithate urojme per mire ne cilindo rast :thumbsup:
 

atman

Forumium maestatis
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Ximi ka te drejte. Dhe une mendoj se ndryshimi i ambientit luan nje rol te dores se pare ne edukimin e njeriut. Flas per kete lloj edukimi specifik qe lidhet me urbanistiken. Biles arkitektura, flas per realizimet konkrete te saj dhe jo si koncept, ka luajtur nje rol shume te madh ne vitet 20 - 30 -te. U arrit deri aty sa (ndoshta edhe u egzagjerua), u krijua nje lloj racionalizmi konstruktivist qe shpallte rregullimin dhe riorganizimin e jetes shoqerore me ndihmen e arkitektures konstruktiviste. Keta ithtare formuluan moton: "Arkitektura ose revolucioni". Nepermjet simfonise se planeve dhe ndertimeve drejtkendeshe, fugave, prizmave, nepermjet lojes se linjave horizontale dhe vertikale...pa u zgjatur me shume duke numeruar elementet qe perbejne gjuhen e arkitektures, pra sipas tyre,do te krijohej mundesia per nje edukim estetik te njerzve e shoqerise ne teresi...
Natyrisht qe ka edhe egzagjerim por edhe te vertete brenda.
Imagjinoni nje njeri qe jeton ne nje ambient te bukur, eshte e pamundur te qendroje indiferent, do te provoje separi kenaqesi dhe do te mundohet ta ruaje qytetin e vet, e pse jo edhe te ndjehet krenar per bukurine e tij.
 

pippo

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Ndoshta dikush do te jete kunder po per mendimin tim Tirana ka 13 vjet qe po ezen mbrapsh persa i perket arkitetetures (ketu fus dhe urbanistiken se jane te lidhura nuk mund te egsistojne pa njera tjetren) fatkeqsisht njerzit nuk po harrijne te kuptojne se ç rol kryesor ka ky art per jeten e nje qyteti dhe fatkeqsisht Tirana ka rene ne dore te njerzeve qe nuk shqetesohen shume nga kjo ane thjesht fakti qe te githe pallatet qe jane ndertuar ne tiraen ne 10 vitet e fundit nuk respektojne as ligjet base te urbanistikes po faji me i madhe eshte i injoranzes ne mase te popullsise qe blejne keto apartamente dhe per me shume nje hale lek pra ne pike te pare faji eshte i njerzve qe tirana ka harritur ne piken qe i jep doren komshiut nga dritarja dhe per me shume njerzit e trajtojne edi ramen si kur te jete zot, nuk harrijne te kuptojne qe qytetit po i behet nje dem shume me i madh se ndertimi i kioskave ne vitet 90 ....................
 

eros111

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga faithless:
[qb] Ky eshte nje projekt i studios fituese ne qender te Tiranes

Client : International Distribution for Albania - IDA FHA
Architecte : Architecture-Studio
Siperfaqja : 20 000 mq

Qender ekonomike ne qender brenda te ciles do kete 3 Kinema, zyra , nje restorant panoramik etjj,,,
pers1.jpg
pers2-2.jpg

Shume interesant apo jo [/qb]
edhe mua me pelqen...per mua ti boshin nja 20,30 si puna ksaj dhe boll folet per tiranen e vjeter, budalliqe etj etj...tirana deri para se te behej kryeqytet ishte gati fshat kshuqe se cfare bukurie ka pas?? :confused:
shumica e pallateve jane bere me pune vullnetare dhe mezi qendrojne ne kembe...hajt icik nga icik ti hudhim te gjitha ne toke /pf/images/graemlins/wink.gif
 

eros111

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga faithless:
[qb] Ndoshta dikush do te jete kunder po per mendimin tim Tirana ka 13 vjet qe po ezen mbrapsh persa i perket arkitetetures (ketu fus dhe urbanistiken se jane te lidhura nuk mund te egsistojne pa njera tjetren) fatkeqsisht njerzit nuk po harrijne te kuptojne se ç rol kryesor ka ky art per jeten e nje qyteti dhe fatkeqsisht Tirana ka rene ne dore te njerzeve qe nuk shqetesohen shume nga kjo ane thjesht fakti qe te githe pallatet qe jane ndertuar ne tiraen ne 10 vitet e fundit nuk respektojne as ligjet base te urbanistikes po faji me i madhe eshte i injoranzes ne mase te popullsise qe blejne keto apartamente dhe per me shume nje hale lek pra ne pike te pare faji eshte i njerzve qe tirana ka harritur ne piken qe i jep doren komshiut nga dritarja dhe per me shume njerzit e trajtojne edi ramen si kur te jete zot, nuk harrijne te kuptojne qe qytetit po i behet nje dem shume me i madh se ndertimi i kioskave ne vitet 90 .................... [/qb]
avash mer ti avash...ke bo dy vjet arkitekture dhe na shet mend...mbaro shkollen iher plako pastaj fol /pf/images/graemlins/wink.gif
 

pippo

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Mjeshtri mos e kalo temen ne planin personal se kush jam une dhe ç mendoj une nuk ka shume rendesi, rendesishme eshte qe njerzit dhe sidomos te rinjte te kuptojne thelbin e problemit .............. .................
Une ka 6 vjet qe i jam dedikuar arkitetures dhe po ta them qe edhe pasi te me ken dhene nje cope leter nuk eshte se ne ate moment do ndihem arkitekt ...... thjesht mos thuaj gjera qe nuk jane te verteta hajt qao
diapositva te lezetshme ato ishalla nuk ngelin vetem te tilla
 

bona

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

sa erdhi nje goce nga shqiperia dhe tha tirana eshte si afganistan. ka dy lagje te bukura me ca pallate dhe kaq. jetojen mire dy njerez dhe shumica vdesin per buken e gojes. me pas nevoje per shtetin ke vdek.

lumsi ju qe jeni te lumtur me planet e qeverise shqiptare.

pastaj kryeqytet evropian se po ndertohet nje pallat? jeni ne terezi? harruat dritat dhe ujin me elementarin? harruat rruget? harruat aeroportin etj etj qe i dine me mire ata qe jetojne ne kryeqytete evropiane?

kujtoni se u ndertu nje pallat dhe i beri pershtypje botes???????????????????
 

eros111

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga faithless:
[qb] Mjeshtri mos e kalo temen ne planin personal se kush jam une dhe ç mendoj une nuk ka shume rendesi, rendesishme eshte qe njerzit dhe sidomos te rinjte te kuptojne thelbin e problemit .............. .................
Une ka 6 vjet qe i jam dedikuar arkitetures dhe po ta them qe edhe pasi te me ken dhene nje cope leter nuk eshte se ne ate moment do ndihem arkitekt ...... thjesht mos thuaj gjera qe nuk jane te verteta hajt qao
diapositva te lezetshme ato ishalla nuk ngelin vetem te tilla [/qb]
mjeshtri ne planin personal po e kaloje vete ne fillim duke thene injorante etj etj...temen e hape me projektin fitues keshtuqe vazhdo fol per ate qe do behet dhe ska pse te kapemi ne ndertimet e keqija qe jane bere, se ato i dime te gjithe... nqs ke ndonje gje kunder kesaj qe do behet jepi shprehu dhe mos u merr me pallatet qe JANE ndertuar pa respektuar principet me elementare te arkitektures
per vete ai projekti me dukej goxha mire vetem, sic thua ti, asgje ste jep garanci qe do realizohet
ciao
 

eros111

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga bona:
[qb] sa erdhi nje goce nga shqiperia dhe tha tirana eshte si afganistan. ka dy lagje te bukura me ca pallate dhe kaq. jetojen mire dy njerez dhe shumica vdesin per buken e gojes. me pas nevoje per shtetin ke vdek.

lumsi ju qe jeni te lumtur me planet e qeverise shqiptare.

pastaj kryeqytet evropian se po ndertohet nje pallat? jeni ne terezi? harruat dritat dhe ujin me elementarin? harruat rruget? harruat aeroportin etj etj qe i dine me mire ata qe jetojne ne kryeqytete evropiane?

kujtoni se u ndertu nje pallat dhe i beri pershtypje botes??????????????????? [/qb]
Avash, avash thuaji asaj shoqes se Tiranen e dime te gjithe se si eshte, kshuqe boll e hapi thesin /pf/images/graemlins/wink.gif
Sa per dritat, ujin etj etj ke te drejte, por prape dritat dhe uji nuk eshte se varen nga ky projekti per tu rregulluar...nqs do kisha te zgjidhja midis Tiranes sic eshte tani dhe kesaj qe eshte prezantuar ketu, do zgjidhja te dyten. S'po them qe do ishte nje Tirane pa probleme, se problemet do duan edhe pak per t'i hequr qafe, por te pakten do te kenaqej syri me dicka.
E fundit, i beri a s'i beri pershtypje botes pak rendesi ka, e rendesishme eshte te na pelqeje ne qe do jetojme aty /pf/images/graemlins/wink.gif
 

bona

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

unforgiven

mire pra shyqyr qe do me u bo nje pallat, por mos e thirr kryeqyetet evropian. per hatrin tat e timin une po e therras dhe kryeqytet marsian por dikush qe jeton neper londer, e paris a ku te duash ti pse u ndertu nje pallat ne tirane s'do thone u beme tani te gjithe njesoj.

pastaj shif ato pictures qe ka vene ai tjetri me llac e me karroce ne mes te tiranes.
 

Lum urana

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Mendoj se ju duhet ta lexoni letren e arkitektit te famshem, Petraq Kolovices, drejtuar Edi Rames para se ai te filloj ngjyrosjen e Tiranese. Ketu do te shihni nje kendveshtrim tjeter ne arkitekturen dhe vlerat arkitekturale qe kan blloqet moderne ne Tirane!

Petraq KOLEVICA*

Zoti Kryetar!
Kam ardhur në Tiranë më 1952 një djalosh tetëmbëdhjetë-nëntëmbëdhjetëvjeçar
dhe mbeta qytetar i saj për plot një gjysëm shekulli. Gjatë kësaj kohe kam
parë të ndodhin në këtë kryeqytet shumë çudira, prandaj, tani kam ca të
vështirë të çuditem lehtë nga ndonjë çudi që qëllon të ndodhë këtu.


Mosha ime, profesioni dhe ndihmesa që kam dhënë me ndërtimet në Tiranë,
gjatë një karriere profesionalë më se tridhjetëvjeçare si arkitekt, besoj se
më jep të drejtën t'ju flas dhe të më dëgjoni. Vij të bisedoj për gjëra të
rëndësishme, jo të grindem për t'i humbur kohën vetes dhe ju. Para së
gjithash më duhet t'ju qartësoj e t'ju siguroj se:


1- Nuk kam ndaj jush as më të voglin inat personal.


Për fat të mirë, timin dhe tuajin, jeta me dallgët e saj, as na ka afruar,
as na ka përplasur me njëri-tjetrin ndonjëherë. Për më tepër, kam afrimisht
moshën e babait tuaj, me të cilin u pata njohur në kohën e shpresave të kota
të "shkrirjes" të fillimit të viteve gjashtëdhjetë.


Ndonjëse nuk na lidhi ndonjë miqësi e veçantë, dhe ecëm në rrugë të
ndryshme, na mbeti deri në fund një përshëndetje mirëdashëse.


2. Nuk kam ndaj jush as më të voglin mllef politik. Madje, një dyzinë vjet
më parë, kur ishit disi më ndryshe dhe bënit refleksione, ushqeva ca
shpresa.
Sa për udhën politike që kini zgjedhur e nisur kohët e fundit, do t'i shihni
hairin apo sherrin s'më intereson. Puna juaj.


3. Nuk kam ndaj jush as më të voglën ambicie për postin që mbani. Mosha,
shëndeti dhe prirjet e mia s'më nxisin të ngre kurthe për t'i zënë vendin
ndonjë kryetari Bashkie apo të luftoi për t'ia përgatitur atë vend një
tjetri. Prandaj s'përpiqem t'ju demonizoj, po as t'ju mistifikoj.


E bëra këtë ndërhyrje të gjatë për t'ju larguar çdo dyshim e keqkuptim rreth
problemeve që do të trajtoj më poshtë. Pra, le të hymë në temë:


Gjatë kësaj kohe që ushtroni detyrën tuaj, me aq sa mund të shoh unë, vë re
se jini përpjekur të bëni mjaft punë të mbara, si fjala vjen, rregullimin e
disa rrugëve kryesore dhe trotuareve të tyre, prishjen e kioskave në qendër
të qytetit, fillimin e rregullimit të disa lulishteve, veçanërisht ish
parkun "Rinia" etj, ndërsa kam plot rezerva për disa gjëra që ju guxoni t'i
quani "Kthim në identitet", për disa prishje pa kriter gjatë Lanës që kanë
marrë formën e shëmtuar të një histerie shkatërrimtare të panevojshme e të
dëmshme etj.


Për këto gjëra mbase mund të shkruajnë të tjerë. Unë do të kufizohem të flas
për dy probleme që më duken të rëndësishëm.


Llangosja e fasadave
Nisma juaj e rregullimit të suvatimeve dhe elementëve të tjerë të fasadave
të godinave gjatë rrugës së Durrësit e të Kavajës dhe bojatisja e tyre,
ishte një veprim shuëm i drejtë që koha e kishte bërë të domosdoshëm.


Për kryerjen e këtyre punëve përveç punëtorëve të thjeshtë ndoshta keni
ngarkaur piktorë me diplomë Akademie dhe arkitektë, por thuhet se gjithçka
bëhet nën frymëzimin, orientimin, drejtimin dhe miratimin tuaj deri në
hollësi. Në qoftë kështu, keni meritat që ju përkasin, por mbani dhe
përgjegjësinë, për gabimet e rënda që sipas meje, janë bërë në ato rrugë.
Për këto gabime do të flas:


Për të gjitha godinat në të dy anët e rrugës së Durrësit, nga fillimi në
fund, janë përdorur dy ngjyra: Portokolli e ndezur dhe e verdhë e ndezur, të
njollosura vende-vende me ngjyra dhe më të n dezura si jeshile e errët, blu
e thellë dhe ndonjë trekëndësh në ngjyrë limoni gazmor.


Në këtë mënyrë, të gjitha godinat janë veshur me të njëjtin kostum. Kështu,
jo vetëm që u humbet atyre individualitetin dhe ua zbehët ose ua zhbëtë
vlerat arkitektonike fillestare, por duke qenë të gjitha godinat të lyera
njëlloj, duke sikur të gjitha janë projektuar nga i njëjti njeri dhe sikur
janë ndërtuar në të njëjtën kohë.


S'duhet të harroni se aty ka godina me vlera arkitektonike të ndërtuara nga
mezi i viteve 1930 (katër- pesë godinat pranë Ministrisë së Arsimit dhe ajo
përkundrejt Ambasadës Jugosllave) të tjerat janë ndërtuar në vitet '50. (ish
godina e oficerëve) dhe të tjerat- nga arkitektë të ndryshëm në vitet '60,
'70, '80. Juve ju duket sikur e zbukuruat këtë rrugë, meqë e lyet fund e
krye me bojë madje dhe gurët e tullat e fasadave. Në të vërtetë ju e bëtë
llum dhe e fshehët trashëgiminë ndërtimore të saj nën petkun e uniformitetit
gjoja modern.


Jam i sigurt se fjalët e mia të mësipërme po i lexoni me një nënqeshje
tallëse. Kjo s'më prish punë, po dëgjoni ç'thotë në librin e tij "Amate
l'architettura" njeri nga arkitektët modernë më të shquar italianë Gio
Ponti, autori i grataçietit Pirelli, në Milano:


"Faqet e rrugëve nuk janë më shirita të shrregullt, por përbëjnë një shfaqje
njësish arkitektonike të ndara njëra nga tjetra, ndryshueshmëritë e tyre do
të jenë dëshmi të vlerave të ndryshme dhe shprehjesh të ndryshme, të bëra
nga njerëz të ndryshëm dhe epoka të ndryshme dhe përvoja teknike e
konceptive të ndryshme. Kështu i bëjmë qytetet të bukur".


Të njëjtët gabime po bëhen me lyerjet e godinave në rrugën e Kavajës. Ndërsa
mund të thuash fjalë të mira për meremetimin dhe lyerjen e fasadës së
godinës së ish stabilimentit "Mihal Duri", pak më sipër, tek të tri kullat e
banimit, sheh karikaturizimin e arkitekturës së tyre të thjeshtë, por dhe të
një godine tjetër afër Bankës Kombëtare, për të cilën do të flasim
veçanërisht më poshtë.


Gabimet e llangosjes së fasadave dhe karikaturizimi i arkitekturës së
fasadave të tyre arrin kulmin qesharak te blloku i banesave të Shallvares.
Dihet që ato godina kanë një arkitekturë të stipit butaforik sovjetik që
s'na ka pëlqyer ndonjëhere, por të mos harrojmë se të tilla ndërtesa janë
ndërtuar me qindra në ish-Bashkimin Sovjetik dhe Evropën Lindore të viteve
1945-60. Ato përbëjnë një epokë të ndërtimeve në ato vende dhe tek ne dhe
kur bëhen riparime apo lyerje, u duhet qëndruar besnik stilit arkitektonik
të tyre. Duke i shfytyruar fasadat, siç po veprohet tek këto ndërtesa, bëhet
një gabim i madh. Këtu gabimi është edhe më i rëndë, se i ka karikaturizuar
pamjet e tyre me lloj-lloj njollash e ngjyrash nga limoni te e zeza, e
kuqja, grija etj. me të iclat piktorët dekoratorë treguan paditurinë e tyre
të plotë ndaj arkitekturës. Sikur të jetonte i ndjeri arkitekt Gani
Strazimiri, viktimë e shkollës që kreu dhe kohës kur punoi, por që e dinte
mjeshtërinë e atij stili si ask
ush tjetër, këta piktorë nuk do ta kalonin aq lehtë masakrën që po bëjnë
tek banesat e Shallvares të projektuara prej tij.


Këto pak fjalë i thashë për të nderuar të ndjerin arkitekt Gani Strazimiri,
mikun tim mirëdashës pa interes dhe në mbrojtje të veprës së tij që tashmë,
është jona, duhet të flasin të gjithë, jo në rrugë e në kafene, por atje ku
mbetet e shkruar.


Sëmundja e llangosjes së fasadave me ngjyra të ndezura po invadon banesat në
Rr. "Luigj Gurakuqi". Ato janë projektuar nga arkitektë kolegë të mi të
dikurshëm që për fat të mirë, të rinj e janë të gjallë. Sa s'është vonë,
duhet ta thonë me zë të lartë e me shkrim të qartë nëse e miratojnë atë që
po ndodh tek ato ndërtesa, apo janë kundër. Duhet ta bëjnë këtë, nëse duan
t'u ketë hije emri arkitekt që mbajnë. Epidemia e ngjyrave të ndezura po
përhapet dhe në godinat e reja shumëkatëshe, ndoshta si imitim i thjeshtë,
ndoshta për t'ia bërë qejfin kryetarit, për të mos u hapur ndonjë telash të
kotë.


Kështu Tirana, qytet mesdhetar, që duhej të kishte- siç i ka pasur jet'e
mot - ajo dhe gjithë Shqipëria si dhe gjithë qytetet e Mesdheut, godina me
ngjyra krejt të çelura, mori ngjyrat e ndezura që pëlqehen e përdoren në
banesa popujsh të vendeve me klimë, trashëgimi historike e kulturore krejt
të ndryshme nga tonat dhe si pasojë, kanë shije ndaj së bukurës krejt të
ndryshme nga e jona. Me asi ngjyrash s'duhet të gënjehemi e të themi që
Tirana bëhet gjoja moderne.


Duke përdorur këto ngjyra, ju s'mund të shfajësoheni apo të fshiheni prapa
thënies së njohur latine: De gustibus et coloribus on disputandum. Jo,
zotërinj! Kjo vlen vetëm kur lyeni shtëpinë tuaj. Lyjeni me çdo bojë që t'u
pëlqejë dhe e mbajçi me shëndet, por kur merrni përsipër të lyeni një qytet
të tërë, s'mund të dhunoni shijen e përgjithshme të formuar nga një kulturë
qytetare shumëvjeçare për të mos thënë shekullore.


Larg duart nga blloku i banesave mbrapa Bankës Kombëtare!
Tani dua të vë në dukje përdhunimin e arkitekturës dhe shfytyrimin e fasadës
së një blloku banesash që ka lidhje të forta me krijimtarinë time
projektuese si arkitekt. Fjalën e kam për bllokun e banesave mbrapa Bankës
Kombëtare.


Ai bllok është ndërtuar gati dyzet vjet më parë dhe deri më sot nuk e ka
pasur të nevojshme as të lahej, as të lyhej. Qëndroi i pastër dhe i
paçngjyrosur dhe kështu do të vazhdonte të qëndronte edhe për një gjysëm
shekulli, në mos më shumë, po të mos dëmtohej nga njerëzit që janë aleatët
më të egër të kohës shkatërrimtare.


"Bukuria është materiali më i qëndrueshëm". Këto godina, me bukurinë e tyre,
e provuan edhe një herë këtë thënie të vjetër. "L'arcitecture chante" thotë
Le Corbusier- Arkitektura këndon. Ka dyzet vjet që ky bllok po këndon këngën
e tij të heshtur, por këtë këngë ia ndërprenë tani ca bojaxhinj që derdhën
mbi paditurinë e tyre të mjerë. Ata po ia përdhunojnë arkitekturën e qartë
duke e ngarkuar e ngatërruar me elementë të pakuptimtë që e karikaturizojnë
dhe e veshin me rroba kllouni, siç po veshin dhe ndërtesa të tjera në
Tiranë.


Me këto veprime ata u bënë vazhduesit qesharakë të përdhunuesve të projektit
dhe të ndërtimit të këtyre godinave në kohën e diktaturës komuniste.


Ndokush që kërkon të dijë më shumë mbi ndodhitë e atëhershme, le të lexojë
librin tim "Arkitektura dhe diktatura". Për lexuesit e sotëm, do të tregoj
shkurt historinë tragjikomike që ka shoqëruar këto godina dhe mua deri më
sot: Dyzet vjet më parë, unë, një inxhinier i ri njëzetetetëvjeçar për të
mbrojtur projektin e këtij blloku, përplasesha me dy nga më të pushtetshmit
e asaj kohe, S. Koleka dhe M. Shehu që me moshë ishin nja njëzet e pesë vjet
më të mëdhenj se unë.


Tani, për të mbrojtur këto godina, më duhet të përplasem me më të
pushtetshmit e sotëm, që janë nja njëzet e pesë vjet më të rinj se unë. Deri
më sot, për këto ndërtesa, kam dëgjuar fjalë të mira, madje, disa kolegë
dashamirë që e çmojnë të bukurën, me të parë që po cënohej arkitektura e
tyre, më telefonuan të alarmuar e të indinjuar për sa po ndodhte. Të tjerë,
ndoshta kaluan aty pari dhe bënë sikur nuk e panë. Të tjerë, ndoshta mund të
kenë buzëqeshur me ligësi. Sikushdo vepron sipas ndërgjegjes së vet. Unë e
shoh me qetësi. Dikur e bëra detyrën time. Luftova sa munda për mbrojtjen e
arkitekturës së këtij blloku. Madje i pata kushtuar dy-tre vjet të rinisë
sime. Tani s'është më i imi. Që prej dyzet vjetësh i përket Tiranës. Ajo le
ta mbrojë.


- Nëse Tirana ka arkitektë që e mbajnë atë emër me dinjitetin që meriton, do
të dinë ç'të bëjnë.


- Kam dëgjuar se Shoqata e Arkitektëve shqiptarë është riorganizuar, ka
zgjedhur organet drejtuese. Nëse vërtet funksionon si shoqatë arkitektësh, e
di ç'duhet bërë.


- Së fundi, do t'i kujtoja mikut tim të vjetër, Drejtorit të ri të
Institutit të Mbrojtjes së Monumenteve të Kulturës, se ky bllok banesash
është ndër të parët me arkitekturë moderne të ndërtuar tek ne pas më se një
dhjetëvjeçari ndërtimesh me stilin e arkitekturës sovjetike. Për këtë arsye
them se, në mos krahas, të paktën pas gërmadhave të kalave, meriton të
mbrohet, kjo godinë që është një monument kulture i llojit të vet. Ky bllok
banimi tashmë ka hyrë në historinë e arkitekturës moderne shqiptare dhe
askush s'mund ta nxjerrë prej atje dhe po t'i verë minat e ta shembë.


- Nëse Këshilli Bashkiak ende ka njerëz që dinë të shohin e të mendojnë,
duhet të largojnë urgjentisht duart e këtyre barberinëve të rinj dhe të
urdhërojnë t'u kthehen godinave vlerat arkitektonike të mëparshme, pa as më
të voglin ndryshim. Turpi dhe faji do të jetë i atyre që do të bëjnë sikur
nuk panë e nuk dëgjuan. Duke përfunduar po u kujtoj të gjithë këto fjalë të
Gio Pontit: "S'kemi veçse qytetërimin tonë për të shpëtuar qytetërimin
tonë".

* Arkitekt
 

lola

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Sapo vura disa fote te tjera nga planet tek "fotot" e forumit.
 

lola

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Ky ke letra qeka krenar per pallatet e vjetra te tiranes????? Ju lutem a njerez se na u nxi jeta me ato shemtirat e vjetra, te rrjepura. Te kishim lek thuaj, Ti hiqnim te gjitha dhe te vinim te tjera pa gelqere dhe jo gri...
 

eros111

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga lola:
[qb] Ky ke letra qeka krenar per pallatet e vjetra te tiranes????? Ju lutem a njerez se na u nxi jeta me ato shemtirat e vjetra, te rrjepura. Te kishim lek thuaj, Ti hiqnim te gjitha dhe te vinim te tjera pa gelqere dhe jo gri... [/qb]
po he pra mo :thumbsup:
 

109UV

Primus registratum
Re: Tirana-Nje kryeqyteti ri europian ?!!?

Fillimisht postuar nga un4given:
[qb] avash mer ti avash...ke bo dy vjet arkitekture dhe na shet mend...mbaro shkollen iher plako pastaj fol /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
"hem qeros, e hem fodull" i thone kesaj me siper.
 
Top