Testime te ndryshme

Danae

Primus registratum
Re: Testime te ndryshme

jo deshta te lutem per paqen ne bote.
ne fakt pjeserisht e vertete,do doja qe ate bushin ta rrezonin nga posti.
 

Danae

Primus registratum
Re: Testime te ndryshme

ça po hup ba me e provu??
ta merrte mendja ty qe nje gomar te hipte maje qeverise amerikane??
nejse vertet tragjike,po si ne rastin e berlusconit qe nuk i pranuan kerkesen e traferimit te gjygjit,shpresa nuk vdes kurre.
pastaj une per shaka ia nisa,por nuk do ishte keq...
 

Isabelle

Valoris scriptorum
Re: Testime te ndryshme

Kot per gallate dhe une po ajo kenga tek pozicioni 10 qe do te thonte mjaft per mua... qelloi te ishte " Tek Rrapi ne Mashkullore... " :eek:

Ndonje ide ... ?
 

Guest
Re: Testime te ndryshme

nuk jam supersticioze fare :rolleyes:
wacko.gif
 

Guest
Re: Testime te ndryshme

lopa, kali, deri, tigri,ujku
Qeni/besnik, maca e pa vlere,oqeani/thellesi/madhesi,kafja/e domosdoshme
miu/i neveritshem
E bardha/shoqeria,portokalli/familja,e kuqe/simpatia,e verdha/babai,jeshile/motrat
 

Dua

Primus registratum
Re: Testime te ndryshme

Une kam nje test pak me te komplikuar se keto tjerat. Cdo gje varet nga imagjinata juaj dhe sa thelle doni te shkoni me veten tuaj.

Nuk eshte e preferuar te behet permes internetit apo me shume njerez ne dhome (edhe pse une per here te pare e bera me 20 njerez /pf/images/graemlins/wink.gif ), parapelqehet qe mendjet tjera te mos ndikojne tek ju, gjithashtu momenti kur personi flet per emocionet e tij, menyra shprehese e trupit 'body language' eshte e rendesishme dhe te tregon mjaft per individin dhe boten e tij te brendshme. Eshte mire qe gjate pyetjeve syte te jene te mbyllur dhe te ndiheni rehatshem. Ok, atehere, Jini vetja juaj dhe pershkruani ate qe ju perjetoni ne momentet e pyetjeve me poshte.

#1 Paramendoni veten ne xhungel, me ke jeni, cfare beni, si ndiheni, cfare shihni? Rreshtoni veprimet tuaja nje nga nje, sa me te qarta te jene mendimet dhe palosja e imagjinates ne shkrimet tuaja aq me mire behet zberthimi i tyre.

#2 Rruges shihni uje, cfare eshte, liqen, det i madh, lum, burim....? Cfare beni ju me ujin? Cfare ndodh me ju? Imagine without borders....just let yourself flow

#3 Ende jeni ne xhungel. Gjithandej erresire. Cfare po beni ju? Si po ndiheni? Ketu merruni me shume me boten e brendshme, ndjesite dhe emocionet qe/nese po perjetoni.

Secila nga pyetjet ka simolin e vet. Nese ndonje nga ju vjen me pergjegjet atehere do vijojme me tej me spjegimet dhe pyetjet e tjera. Ka pyetje te tjera, sa per fillim mjaftojne keto. Good luck!


....nga Dua
 

Dua

Primus registratum
Re: Testime te ndryshme

Patjeter Odea! Pse thua ti qe s'keni? :confused: E kemi te gjithe, vetem germoni dhe ja aty eshte.....ja provo me veten tende...filloja ti... /pf/images/graemlins/smile.gif


....nga Dua
 

Dua

Primus registratum
Re: Testime te ndryshme

Ky test me eshte dukur mjaft qesharak ne fillim, i pergjithshem disi, dhe u ndjeva konfuze sepse 15 njerez ne klase kishin ngulur shikimet dhe kishin hapur veshet tek mua dhe budalliqet qe une thoja hahahahaaa. Mire, ajo u krye une shetita neper xhungel me mendjen dhe nderdijen time pa ditur se sa te....ooopsss se hyra ne pergjegjet une tani....ikaaaaaa. Perjetimin tim ne xhungel do iu them, jo tani sigurisht /pf/images/graemlins/tongue.gif


....nga Dua
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Testime te ndryshme

Shpresoj te mos merzitesh duke lexuar Dua, pres komentet e ekspertit /pf/images/graemlins/wink.gif

# 1 Jam ne xhungel dhe nuk ka asnje rruge kalimi. Bimesia eshte mjaft e dendur, dhe lianet varen nga te gjitha anet, pemet kane trungje te drejta e shume te larta, rrezet e diellit mezi cajne ne nja dy tre vende, po perseri eshte dite. Eshte fresket dhe ndjehem mire, edhe pse pa rruge te shenuar. Filloj te eci mes pemeve dhe te menjanoj gjethet e medha te fierit. Sapo pash nje lule gjigante (eshte si lule dielli pa me madhesine e nje tave gjigante rrumbullake, qe e kam pare ne njw reviste. Kjo bima ha insekte dhe kafshe te vogla me duket.) Shof dhe disa te tjera ndersa fieret pakesohen, po perseri kurorat e pemeve fshehin diellin. Tani imagjinoj sikur me dalin perpara here nje tiger me lara, e here nje puma e zeze. Mendoj se jane shume te bukur dhe me shikojne me syte e medhenj si dicka te papare me heret, dicka qe nuk i perket botes se tyre. Puma lodhet duke me pare dhe largohet, ndersa tigri me ndjek me sy gjersa largohem. Vazhdoj te eci me ngadale neper xhungel.

# 2 Uji, po nje gurre (burim). Degjoj llokocitjen e lehte te ujit qe buron e humbet mes gjelberimit. Reagimi i pare eshte ta shikoj se si rrjedh. Vetem te parit e ujit me jep ndjesine se nje dore e mendafshte po me perkedhel. Dalloj guret e bere jeshil nga myshku. Aroma perqark shlodhese. Zhys duart ne uje, luj pak me valet qe krijoj me gishta, pastaj mbush duart dhe shpelaj fytyren. Freskohem…

# 3 Ne fillim nuk shoh asgje. Degjohen klithmat e disa majmuneve, qe po zihen per darken ndoshta /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif . Nje lloj ankthi, qe me jep fakti se nuk shquaj asgje. Me ngurrim zgjas duart perpara dhe shqyej syte derisa arrij te dalloj dicka. Eshte me shume ne formen e hijeve, por persa kohe keto hije nuk levizin jam e sigurt. Dua te bej perpara, po nuk e kam vendosur ende. Ku perpara?! Larg zhurmave do ishte me mire, apo me mire drejt tyre. Ne fund te fundit zhurmat me bejne shoqeri, heshtja absolute me fut drithmat. Them se do kerkoja nje trung peme, ose prit jo! Po te kete ndonje gjarper qe kolovitet aty e me rreshket ne qafe?! U rrenqetha e gjitha. Them se do te beja perpara drejt zhurmave, aty te pakten do te kisha shoqeri dhe gjera me te egra do te ishin larg tyre dhe meje… Ne fillim hapat jane te ngadalte, pastaj me te shpeshte. Sa me shpejt aq me mire, te pakten nuk kam kohe te mendoj per friken. Zemra po me rreh me 100 km ne ore, po dhe ne nje vend s’rri dot!
 

Dua

Primus registratum
Re: Testime te ndryshme

Alinos ja po te jap domethenjet e pyetjeve dhe ca pergjegje rreth gjerave qe ti i sheh ne xhungel.

#1 Xhungla = Jeta reale, jo ajo qe ne e deshirojme

#2 Uji = Jeta sexuale

#3 Vdekja = Vdekja


Alinosi nuk ke frike nga bota reale, ne boten qe ti gjindesh ka mjaft specie tjera te ndryshme, ti i pranon sikur te ishin te njejtit gjak me veten tende, ja e sheh tigrin dhe pumen, nuk ik nga ata edhe pse mund te jene te rrezikshem.
Ne boten reale Alinos ndihet rehat, "eshte fresket dhe ndihem mire" thote ajo. Alinos ti nuk sheh rruge, nuk ke bere nje percaktim ende ne jete, por kryesorja eshte se ti vazhdon te ndihesh mire dhe prapese prape ke diellin dhe driten. Eshte interesante, Alinos per pumen dhe tigrin e di qe jane te ndryshem nga ti, qe nuk i perkasin botes tende, dmth i pranon njerezit e ndryshem ne jete.

Pra, po pate diellin, driten, rrugen i keni punet mire, sepse jane gjera pozitive. Gjithashtu mosfrika nga speciet e tjera ne xhungel tregon karakterin e forte tuajin. E kunderta karakterin e dobet dhe josigurine ndaj jetes.


#2 Alinos, nga pershkrimi yt me ujin me dhe ndjesine se je romantike. Edhe pse sexi per ty nuk do te thote shume, sepse ja ke zgjedhur nje burim te vockel, ti prape se prape ndihesh mire prane ujit, loz me te, te jep ndjesine e shplodhjes dhe freskise. Pozitive edhe kjo. /pf/images/graemlins/laugh.gif

#3 Pra, terri nenkupton vdekjen. Ashtu si u ballafaqove me terrin ben edhe me vdekjen. Ke frike, si cdo njeri tjeter rrenqethesh nga fakti se po ballafaqohesh me terrin, e vetme. Por zerat e tjereve te bejne disi me te sigurt, dhe ti vrapon nga ata duke mos dashur ta shohesh vdekjen ne sy asesi, ne kete rast terrin. Thjesht nuk ndihesh mire.


Well, Alinos mjaft pozitive sista /pf/images/graemlins/smile.gif


....nga Dua
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Testime te ndryshme

:cool: :cool: :cool:

Interesant! Faleminderit! /pf/images/graemlins/smile.gif
Edhe thon se testet nuk jane te verteta /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Ema

Goddes
Re: Testime te ndryshme

Fillimisht postuar nga Dua:
[qb] Une kam nje test pak me te komplikuar se keto tjerat. Cdo gje varet nga imagjinata juaj dhe sa thelle doni te shkoni me veten tuaj.

Nuk eshte e preferuar te behet permes internetit apo me shume njerez ne dhome (edhe pse une per here te pare e bera me 20 njerez /pf/images/graemlins/wink.gif ), parapelqehet qe mendjet tjera te mos ndikojne tek ju, gjithashtu momenti kur personi flet per emocionet e tij, menyra shprehese e trupit 'body language' eshte e rendesishme dhe te tregon mjaft per individin dhe boten e tij te brendshme. Eshte mire qe gjate pyetjeve syte te jene te mbyllur dhe te ndiheni rehatshem. Ok, atehere, Jini vetja juaj dhe pershkruani ate qe ju perjetoni ne momentet e pyetjeve me poshte.

#1 Paramendoni veten ne xhungel, me ke jeni, cfare beni, si ndiheni, cfare shihni? Rreshtoni veprimet tuaja nje nga nje, sa me te qarta te jene mendimet dhe palosja e imagjinates ne shkrimet tuaja aq me mire behet zberthimi i tyre.

#2 Rruges shihni uje, cfare eshte, liqen, det i madh, lum, burim....? Cfare beni ju me ujin? Cfare ndodh me ju? Imagine without borders....just let yourself flow

#3 Ende jeni ne xhungel. Gjithandej erresire. Cfare po beni ju? Si po ndiheni? Ketu merruni me shume me boten e brendshme, ndjesite dhe emocionet qe/nese po perjetoni.

Secila nga pyetjet ka simolin e vet. Nese ndonje nga ju vjen me pergjegjet atehere do vijojme me tej me spjegimet dhe pyetjet e tjera. Ka pyetje te tjera, sa per fillim mjaftojne keto. Good luck!


....nga Dua [/qb]
Qeka shume e nukur,pergjigjem neser /pf/images/graemlins/laugh.gif !
 

olti

Neo
Re: Testime te ndryshme

Fillimisht postuar nga Dua:
[qb] #1 Paramendoni veten ne xhungel, me ke jeni, cfare beni, si ndiheni, cfare shihni? Rreshtoni veprimet tuaja nje nga nje, sa me te qarta te jene mendimet dhe palosja e imagjinates ne shkrimet tuaja aq me mire behet zberthimi i tyre.

#2 Rruges shihni uje, cfare eshte, liqen, det i madh, lum, burim....? Cfare beni ju me ujin? Cfare ndodh me ju? Imagine without borders....just let yourself flow

#3 Ende jeni ne xhungel. Gjithandej erresire. Cfare po beni ju? Si po ndiheni? Ketu merruni me shume me boten e brendshme, ndjesite dhe emocionet qe/nese po perjetoni.


....nga Dua [/qb]
Atehere: Une jam ne xhungel ne nje ekspedite me nje grup shokesh dhe afer me mua kam me te miren e grupit, qe eshte teresisht e imja. Te veshur jemi me veshje xhungle; pantallona me xhepa dhe siper thjesht nje t-shirt. Pra jemi ne ekspedite njohese; zbulojme natyren e xhungles. Une nuk qendroj ne krye te grupit, por as ne mes dhe fund, por ne nje pozicion te vecuar, bashke me ate qe thashe me siper. Mahnitem me natyren qe na rrethon dhe vazhdimisht jam ne vezhgim te xhungles; jam shume i interesuar te shoh gjera te reja, apo ato per te cilat kam degjuar dhe qe nuk i kam pare ende. Vazhdojme rrugen ashtu sebashku- edhe se disa jane me te grupuar dhe disa te tjere me te vecuar (ashtu si dhe une). Pas nje ecje relativisht te gjate arrijme ne nje vend me ujevara. Pra ujevarat jane disa dhe uji i te terave grubullohet ne nje liqen qe per xhunglen eshte relativisht i madh. Neper liqen ka peme qe rriten vetem ne pyjet ekuatoriale. Ne peme shoh zogj te bukur shume ngjyresh dhe te madhesive te ndryshme; diku ne nje dege shoh nje gjarper te madh qe zvarritet. Ne nje ane tjeter te ketyre pemeve qe jane rreth liqenit te ujevarave shoh qe Xhaguar dhe ne anen tjeter nje Pantere. Gjate gjithe rruges nuk e kam leshuar prej dore ate gjysmen time. Largohem me te per t'iu fshehur syve te te tjereve dhe gjej nje vend te vecante dhe nen ujin e ujevares bejme dashuri. Po deshe ta them dhe se si e bejme, por do ishte me mire jo, per temen /pf/images/graemlins/laugh.gif Ok, ja mbaruam punen dhe shlodhjen. Tani na duhet te vazhdojme rrugen. Une nuk e shoh kete xhunglen si vend ku do te qendrojme perhere, por vec nje vend eksplorimi. Kam provim dhe eksperienca e ketushme do me beje te kaloj provimin apo jo. Keshtu pra vazhdojme dhe duke ecur ne rrugen e kthimit na ze nata. Duke ecur mendoj se duhet te jemi me te sigurte; nata nuk dihet se cfare te bie. Ende nuk eshte nate e plote dhe mund te shihet dicka. Ne mes gjetheve te medha te xhungles dalloj disa njerez vendas, pra nese do isha ne Amazone do shihja indios, nese do isha ne Afrike, ne xhunglat e Kongos do shihja njerez te shkurter pigmene, nese do isha ne Indi do shihja Moglin me ujqerit e tij /pf/images/graemlins/laugh.gif , nese do isha ne Indokine do shihja mongoloide trupvegjel dhe nese do isha ne Guinene e re Papua do shihja vendas me lekure te zeze, teresisht te zbuluar dhe me kocka neper trup si zbukurime. Diku shoh nje kocke njeriu dhe pak trembem, sepse e di shume mire qe mund te jene kanibale, prandaj dhe e afroj me shume ate qe kam afer dhe i shtrengoj me fort doren te cilen nuk ia leshoj. Me shume jam i shqetesuar per te se per veten. Shokeve i them se duhet te jene te kujdesshem dhe se nuk duhet te lene vend per keqkuptime dhe provokime, por diku nga mesi nje shoku im i mire me thote qe te mos e caj koken dhe me tregon nje pushke te madhe goxha, e cila ka dhe nje dylbi me rreze infra te kuqe per te pare naten /pf/images/graemlins/wink.gif Erresira shtohet dhe me shume, sa qe me sy te lire nuk mund te shihet me. Dikush deshi te ndeze nje pishtar, por une nuk jam dakord sepse zjarri mund te bie ne pyll dhe mund te shkaktojme nje katastrofe natyrore. Vetem dikush eshte kujtuar te marre nje llampe elektrike dhe te tere ecim pas tij. Drita e llapes e can terrin e nates se xhungles. Vazhdojme rrugen dhe nderkohe mqs nuk kemi ca te bejme tjeter hedh syte nga qielli, i cili eshte i paster dhe yjet duken te tera. Duke ecur shohim disa drita te qytetit dhe ne kete cast e kemi kuptuar se udhetimi yne eshte drejt fundit dhe tashme ndjehemi me te sigurte. Eci dhe them se qe nje eksperience shume e bukur dhe se do te doja te benim prap ndonjehere tjeter. Kaq /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Testime te ndryshme

1 Paramendoni veten ne xhungel, me ke jeni, cfare beni, si ndiheni, cfare shihni? Rreshtoni veprimet tuaja nje nga nje, sa me te qarta te jene mendimet dhe palosja e imagjinates ne shkrimet tuaja aq me mire behet zberthimi i tyre.

Ne xhungel e imagjinoj veten krejt vetem, bimet e dendura dhe shtigjet qe duhen care me dalin para imagjinates.Ka nje feshferime gjethesh dhe nje lageshti vesore kudo.Degjoj cicerima zogjsh dhe aty ketu edhe ndonje zvarritje zvarranikesh.Eci neper shtigje qe i hap vete dhe papritur degjoj gurgullimen e ujit.Me jep nje shkas per t’iu afruar me shume.Eci dhe perpiqem te mos shoh neper peme se i kam tmerr gjarperinjte.Bej kujdes ku shkel qe te mos tremb ndonje kafshez, qe me shume do me trembi mua sesa une ate. /pf/images/graemlins/laugh.gif

2 Rruges shihni uje, cfare eshte, liqen, det i madh, lum, burim....? Cfare beni ju me ujin? Cfare ndodh me ju? Imagine without borders....just let yourself flow

Pasi kam ecur ca dhe jam ngazelluer se zhurmeza e gurgulllimes afrohet dhe ndihet me qarte, ja tek eshte para meje nje katarakt i madh, qe zbret mrekullisht mbi nje liqen, qe mbush me uje nje vijeze te gjate burimi, e cila diku zgjerohet duke mbushur zhurmshem me ujesi nje degez lumi, qe nuk di se nga perfundon.Afrohem duke harruar c’hoqa per te ardhur aty.O zot c’mrekulli eshte zhurma e ujit qe derdhet nga katarakti.Ne fillim ulem ne nje shkembth dhe shijoj pamjen e mrekullueshme dhe kaltersine e fresket.Liqenezi ka nje fund te ceket dhe eshte i qete ne krahun e kundert, pikerisht atje ku jam ulur e prehem edhe une.Ndjej nje deshire te kridhem dhe pa ndrojtje zhvishem dhe hidhem ne uje.lodroj me ujin si nje e marre dhe nuk ndjej qe eshte i ftohte, perkundrazi sa me shume qendroj ne te aq me shume kuptoj qe jemi njesh.Pasketaj ndiej serish cicerimat e zogjve dhe meqe nuk kam ore me vete, as qe dua t’ia di sa kohe kalova ne kredhje. 

3 Ende jeni ne xhungel. Gjithandej erresire. Cfare po beni ju? Si po ndiheni? Ketu merruni me shume me boten e brendshme, ndjesite dhe emocionet qe/nese po perjetoni.

Au, ketu me ke kap keq, une nuk e du erresiren e xhungles, erresiren ne pergjithesi e evitoj, me pelqen drita (e paguj vete faturen e energjise ne shpi /pf/images/graemlins/tongue.gif ), por me qe situata eshte e tille, po imagjinoj pa deshire.Degjoj klithmat e bufave te nates dhe gjinkallat.Gjethet feshferijne, por jo me kendshem, dhe mua me krijohet pershtypja qe qenie te pakendshme i levizin ato.Me shqeteson dhe uroj te jem e vetmja e pagjume ne ate rremuje flore dhe faune.Uroj qe cdo frymor tjeter te kete fjetur.Kerkoj yjet dhe ndjek henen.Ato me bejne shoqeri.Nuk mund te ndalem, ndaj eci duke u lutur qe te arrij ne nje vend te hapur, kembet nuk jane me te miat, por te tmerrit.Sy kureshtare te ndritshem dhe te frikshem me shoqerojne pergjate udhetimit tim imagjinar…..Uroj te zbardhi sa me shpejt /pf/images/graemlins/tongue.gif

P.s. :rolleyes: Nuk kam lexuar pergjigjet e te tjereve dhe as pershkrimet e Dua-s /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Tupac

Primus registratum
Re: Testime te ndryshme

ÇAST NDAL, TI JE I HUMBUR.

Faust.

E shkuara nuk mund te ndryshohet.
Ajo mbetet sic eshte.

Çasti humbet se kalon ne te shkuaren.

Mundohu te planifikosh dhe te ndryshosh
TË ARDHSHMEN.
 

Tupac

Primus registratum
Re: Testime te ndryshme

Urime per testin.

Kordelja,
Emocionalisht e permbajtur.
Ben analizen dhe sintezen e gjerave.

Majmuni,

Pesimist.
 
Top