Sondazh mbi perkatesine fetare!

A

arabesque

Guest
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

Jimmy84 keto kenge i ke shpik vete apo i ke degjuar nga ndonje kengetar ordiner qe sia ka haberin nga feja fare,pasi une kengen e kam degjuar version tjeter qe thote.
30 dite e Ramazanit as kam henger as kam pi kur te vije dita e baromin bashke me lalen do shkojme n'xhami.
Gjithsesi shumica ketu jane shprehur kuturu,kur nuk kane argumenta shkruajne si tju vije per mbare.Zoti Ju Udhezofte edhe nje cike me me respekt
 
A

arabesque

Guest
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

Per Qenien e mbinatyrshme qe duhet te besojme,dhe mos te debatojme ne dicka qe ekziston dhe me cdo kusht disa mundohen te deformojne faktet dhe argumentat qe jane mjaft bindes per kedo.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

Per qenien e mbinatyrshme jam gati te shes sharje, duke shitur sharje per para. Sic shiten lutje dhe indulgjenca kundrejt qenies se mbinatyrshme, une shes sharje dhe ofendime. Nese gaboj ne kete gje, jam une ai qe do gjykohem nga qenia e mbinatyrshme kur te vije koha dhe e pranoj kete pergjegjesi. Kurse njerezit, te rrine urte dhe mos marrin mbi vete pergjegjesi qe i takojne vetem kesaj qenie, duke perfshire dhe mbrojtjen e saj. Qenia ne fjale i ka te tera fijet ne favor te vetes, s'ka nevoje per eunuke dhe jenicere.

Nderkohe shume respekte per ty.

(Nuk kam asnje kundershtim nese nuk bie dakord me mua per keto me siper. Do te te lutesha te mos me replikoje ne kete rast. E para, ky eshte nje sondazh per perkatesine fetare dhe jo nje gare per cila fe eshte me e mire se tjetra dhe duhet te mos harrosh se ne bote ka shume fe dhe ne shume kultura feja eshte politeiste. E dyta, edhe ti nuk perjashtohesh nga rregulli i respektimit te zgjedhjes se cdokujt lidhur me fene, qofte kjo dhe zgjedhja per te mos besuar.)
 
A

arabesque

Guest
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

Qenie e mbinatyrshme eshte Zoti(Allahu) /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif

Ja shume bukur dhe ti e the qe kjo eshte nje Teme ne lidhje me perkatesine fetare,thjesht pergjigja e nje forumisti do te ishte i perkas kesaj X feje dhe nuk duhet te dilte nga tema ne fjale /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
Dhe e dyta normale qe une nuk perjashtohem nga respektimi i zgjedhjes se te tjereve,eshte deshira atyre,aty ndjehen me te qete me te sigurte ne vetvete,por ama dhe ata kane te njejtin detyrim duke respektuar te tjeret dhe zgjedhjen e tyre,ku mesa kam lexuar me lart ka disa keq interpretime nga disa forumiste ne lidhje me fene islame gje qe nuk eshte e vertet me ate cfare kane shkruar.Te pershendes Gurax.
 

ezhderha

Primus registratum
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

pse i keni nda muslimanet?????????? po te krishteret jane ata qe shkojne ne kishe apo ata qe nuk shkojne????? mandej sunni e bektashi ne shqipni ska pase nej here
 

antip

Primus registratum
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

Ore po kta qe mbajn pantallona t'futme ne uje dhe lejn ato mjekrat e palame ca sekti jane? Se shoh qe jane shtu ca si shume kohet e fundit sidomos andej nga xhamia e rruges se kavajes.
Ia dikton feja ket lloj t'veshme? Nese po mund te mi shpjegoje ndonjeri arsyet? Faleminderit
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

Lubo, ata me mjekrra e me pantallona të futme n'uj jan fe arabe. Ka dal fe e re kto kohët e funit në Shqipni. Simas ktyne, Allahu ka thon që pa mjekërr e pa pantallona doku treçerekshe nuk ju pranoj nolt. Kshu ne kta me vrap mas llafit t'Allahut ne nxorrën pantallonat e tetvjeçares e fillun tu kursy paret me brisqet.

Të na rrojë Arabia e arablliku!
 
A

arabesque

Guest
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

Tani ty nese te eshte shtuar oreksi i kureshtjes shko e pyeti vete se ndoshta e gjen pergjigjen.
Kondrapedali qeke shume shakaxhi,por jo te lush me fjalen Allah se nuk eshte hic mire.
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

I kam pyetur une, arabesque. Dy shoket e mi, te cilet njihen por pyetjen ua kam bere ne menyre te pavarur nga njeri tjetri dhe ne kohe te ndryshme. Te dy shkojne ne xhami rregullisht. Pergjigjet e secilit ishin te ndryshme. Ben vaki me jep dhe ti nje pergjigje dhe te shpresoj qe nuk do jete nje pergjigje e trete per te njejten pyetje?
Kurse sa per kureshtjen, nese ndonje dite do shterroje kureshtja, ajo do te ishte dita e fundit per ekzistencen e njeriut.
 
S

Scorpion

Guest
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

Feja duhet respektuar, ashtu si mysliman, ashtu si i krishtere, qofte budist a hinduist, etj... nuk ekziston saktesia e plote tek asnjeri nga ne per te gjykuar nje fe!... dhe me pas njerezit, veshjen e tyre, me mjeker apo pa mjeker, me breke apo penevreke.

Fene gjithsecili e zgjedh dhe e perkrah vete, kush te pengon ty ne besim te zgjedhesh ate qe do.

Sot mund te zihemi me dite te tera per faktin se kush fe eshte me e paster she me e vertete se te tjerat dhe te mos arrijme ne te njejtin perfundim. Eshte e natyrshme te mos arrijme ne te njejtin perfundim sepse jemi ne te ndryshem nga njeri tjetri dhe detyrimisht dhe figura e Zotit qe ne krijojme ne ndergjegjen tone eshte unike.

Nje fe ka brenda misticizmin dhe grumbullimi i njerezve ne kisha apo xhami i ngjan grumbullimit te tifozeve ne nje ndeshje futbolli per te pare kombetaren.
Apo thirrjes se Saliut dhe Edit per mitingje te sheshi. Eshte ndjenja ajo qe i ben te besojne. Prehja shpirterore se dikush i mbron, dike kane prane.

Keshtu qe te dashur forumista mos lini nam, duke diskutu 21545212545 milion here per te njejten gje, dhe merruni me diçka qe ia vlen, jo qe ka te beje me shpirtin tuaj te kundershtimit...
 
A

arabesque

Guest
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

Pergjigja e tyre mund te jete cfare te doje por a ka vlere,ka argumenta ku te bazohet per ate qe te thote,kjo varet vetem nga ata se sa dituri kane..
Pastaj se vishen disa persona nuk do te thote se jane veshur te gjithe me ate lloj veshjeje.Pse nuk i pyesni nje here se nga jane,sa njohuri dhe dituri kane per fene dhe sa te ardhura ekonimike kane.Jane disa pyetje qe mund tua gjesh pergjigjen shume lehte.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: arabesque</div><div class="ubbcode-body">Tani ty nese te eshte shtuar oreksi i kureshtjes shko e pyeti vete se ndoshta e gjen pergjigjen.
Kondrapedali qeke shume shakaxhi,por jo te lush me fjalen Allah se nuk eshte hic mire. </div></div>

Petite Arabesque, Allah nuk është fjalë ... dhe unë nuk jam tallë me te. Jan pikërisht palo besimtarët (që jan shumica e besimtarëve) që tallen me fjalën e Allahut (më shumë nga injoranca).

Për sa i përket vërtetësisë së fesë, është gabim logjike pasi feja kërkon besim e kjo bën cilëndo fe po aq të mirë se edhe të tjerat.
 
A

arabesque

Guest
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

E pse nuk eshte Allah fjale,apo se kshu e di ti ???
Nejse se me ty te gjithe ata qe besojne po na dalin injorante se kshu po thua ti shumica e besimtareve,dhe ata qe nuk besojne na qekan te diturit.Eh medet Allahu na rujt
 

gurax

Pan ignoramus
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

Nje i ditur, e thene me pak fjale, ka thene se barriera mendore e fese nuk mund te coje ne thellimin e moralit, perkundrazi. Ajo qe mund te beje fare mire nderkohe, eshte vetgenjimi.
Eh medet, Allahu na rujt.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: arabesque</div><div class="ubbcode-body">E pse nuk eshte Allah fjale,apo se kshu e di ti ???
Nejse se me ty te gjithe ata qe besojne po na dalin injorante se kshu po thua ti shumica e besimtareve,dhe ata qe nuk besojne na qekan te diturit.Eh medet Allahu na rujt </div></div>

E shikon që nuk din as të lexosh (ose më saktë të kuptosh atë që lexon)?

Së pari kam thënë që janë palo besimtarët, të cilët përbëjnë shumicën e atyre që vetëquhen besimtarë, që janë injorantë. Kjo do të thotë që një besimtar i vërtetë mund të jetë i ditur ose injorant por vepron gjithmonë në përputhje me fenë (aq sa ka mundësi e aq sa din).

Allah nuk është fjalë për vetë kuptimin që ka. Sigurisht që për një ateist nuk është asgjë më shumë por për një besimtar nuk mund të jetë fjalë pasi është besimi i tij. Dhe, çdokush mund të tallet me një fjalë ndërsa me Allahun (apo Zotin) nuk duhet tallur.

Qartë tani?
 
A

arabesque

Guest
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

Eh se kshu mendon ti qe lexoj por se kuptoj mendimi yt ..Une smund te quaj nje njeri i cili di dy fjale ne lidhje me fene dhe mund te te tregoje qe ka dhe ai dituri,perkundrazi ai ka shume per te mesuar pastaj une po te shpjegoj dhe dicka tjeter.
Ka dy fjale ne arabisht qe jane Muslim dhe Mu'min
fjala muslim permbledh te gjithe muslimanet kurse fjala mu'min permbledh te gjithe muslimanet BESIMTARE(dmth qe i kryejne te gjitha ritet fetare)
Besoj se shikon nje goxha ndryshimi ndermjet dy fjaleve /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
Pastaj sic e di dhe vete apo ke degjuar Kur'ani ka zbritur ne gjuhen arabe,edhe fjalen Allah ne e kemi afruar me fjalen ne shqip Zot se ska sinonim tjeter qe ti afrohet,edhe fjala Allah eshte e huazuar nga arabishtja,kshu qe futu ne teme se ke dale i cike..


Allah nuk është fjalë për vetë kuptimin që ka. Sigurisht që për një ateist nuk është asgjë më shumë por për një besimtar nuk mund të jetë fjalë pasi është besimi i tij. Dhe, çdokush mund të tallet me një fjalë ndërsa me Allahun (apo Zotin) nuk duhet tallur
Kete se mora vesh fare mund te ma shpjegosh prape nese ke kohe
 

sara 2

Primus registratum
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

ky scorpioni eshte cool fare ,
o robo je njish,
me pelqejne shume idete dhe shprehjet e tua !

P.s me pelqen shume nje shprehje e bukur dhe e veçante te cilen e kam pare (per vete po flas) vetem ne besimin islam : "ne Islam,feja verteton shkencen e shkenca verteton fèn." kjo per te mos rene ne besimin e verber kjo per te mos rene ne kundershtim me njera tjetren duhet te hecin paralel ne kufit e mundshme te fuqise njerezore te çdo kohe.

Perkatesia fetare shpesh here perdoret si identitet.
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

Thuhet qe semundja me e keqe e europes se mesjetes ishte murtaja qe pergjysmoi popullsine e Europes. Dhe megjithate kjo semundje eshte "kenaqesi" ne krahasim me semundjen "fetare" qe mbolli mesjeta. Dhe kjo semundje quhet "Fe = Identitet". Semundjet biologjike u sheruan po kjo jo ama.
 

sara 2

Primus registratum
Re: Sondazh mbi perkatesine fetare!

Ola jimmy84

Eshte e vertete ,semundja "Vdekja e Zeze" e griu popullsine primitive te evropes mesjetare.
Gjithashtu jam ne dakord se evropa mesjetare perjetoj nje terr kulturor te cilin njerezimi nuk kish pare te ngjashem.Strumenti i perdorur ishte feja ke te drejte.
Feja ne vetvete eshte prej gjerave me pozitive qe rraca njerezore ka njohur qe prej krijimit te saj,por duke e strumentalizuar dhe duke abuzuar me te ajo mund te kthehet ne nje femomen shkaterrues.Ashtu sikurse mjalti ne vetvete i dlire i paster i embel dhe kurativ ne rast se helmohet mund te sjelli vdekjen.

Eshte kjo pika ne te cilen deshiroj te te korigjoj (nese me lejon).Ne mesjet nuk lindi feja (meqe ajo kish mijevjeçar qe kish lindur) ,ne mesjeten evropiane ajo u perdor kundra njeriut ajo u perdor si anti njeri.
Le te rrime shtrember e te flasim drejte,ne-potizmi despotizmi terrorrizmi i institucjonit fetar te krishter me qender ne vatikan qe ushtroi ne mesjete kundra popullsise ajo po qe ishte shfarosje per popullsine pra ajo semundje me e keqe se "vdekja e zeze" qe ti permend.

Shfarosja e dijes ne masen e gjer te popullsise dhe perqendrimi i saj vetem ne kleret per te kontrolluar mendjen primitive te popullit kjo po qe ishte murtaje.

Mos ngaterro institucjonin qe ka perfituar nga erresira e injorances mesjetare per te manipuluar mendjet e njerezve dhe per tu pasuruar me ate çka eshte feja. Feja hebree feja e krishtere feja muslimane te gjitha keto fe kan nga hynorja dhe ajo çka eshte hynore kurre nuk eshte shkaterruese por e sjell per idealin e larte te arritjes se persosmerise se njeriut dhe ngritjen e tij ne stadin e krijeses me te larte.

Vazhdoj e them te rrime shtrember e te flasim drejte.Ate histori qe ne nuk na e kane mesuar ne shkolla por qe analistet perendimor po e nxjerrin nga pluhuri i harreses eshte ndryshimi i jashtezakonshem qe verehej midis evropes mesjetare te zhytur ne obskurantizem dhe vendeve islame ne mesjete.
Atehere kur koncepti "feja verteton shkencen dhe shkenca verteton fene" ziente ne gjoksat e studiuesve musliman te asaj kohe.
Me lejo te te kujtoj nje te dhene historike (qe per fat te keq nuk i jepet vendi i duhur ne perendim,por vitet e fundit po ndodh nje sensibilizim ne mesin e studiozeve) Jane te dokumentuara te dhenat se ne mesjete studiuesit musliman ishin ato te cilet kryesonin ne fushat si matematika fizika kimia astronomia okulistika filozofia letersia gjeografia urbanistika botanika etj etj dhe te gjitha keto vetem me nje ideal te ushqyer nga libri hynor Kur'ani ne te cilin me beso nga 6239 ajete te Kur'anit 570 flasin drejte per drejte per dijen dhe kerkimin e saj.Kushedi sa te tille ka ne Bibel por ne mesjete papa mbret nuk lejonte qe te lexoheshin nga populli duke vendosur ekskluzivitetin e leximit te ketij libri vetem nga kleriket dhe ta shpallte heretik ate qe e lexonte pa qene i autorizuar se gjoja njeriu i thjeshte nuk munt te kuptoi fjalen e Atit.

Keto keshilla masive prezente ne librin e shenjte te muslimaneve urdherojn e keshillojn e shtyjn e i bejn thirrje e i jepin inçentiv njeriut nje qenjie kaq te brishte qe te studioi te meditoi te kerkoi e te thellohet ne dituri neper te gjitha fushat dhe ne fund e kurorezon me shprehjen qe mua personalisht me mahnit "feja verteton shkencen dhe shkenca verteton fen" dhe them me vete ja pra nje fe e cila nuk ka frike nga e verteta sepse e verteta eshte pjese e saj.

/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/eusa_clap.gif
 
Top