Re: Sipas jush nje femer dhe mashkull mund te jene
Nje pyetje qe do pak analize per mendimin tim. Te gjesh nje miqesi te vertete eshte shume e veshtire. Nuk po flas per nje shoqeri kalimtare por per nje shoqeri qe ka themele te thella dhe nuk rezohet lehte. Kjo lloj miqesie eshte e rralle. Te gjithe jemi te rrethuar me njerez, shoke dhe shoqe qe i kemi prane por nje miqesi e vertete eshte ajo qe nuk te qendron afer vetem ne hidherime apo vuajtje por pikerisht ne te kunderten kur arin suksesin pasi kjo e fundit sjell hasmeri, xhelozi dhe cdo gje negative qe mund te ekzistoje.
Per mendimin tim nje shoqeri e vertete qe ti kesh besim te plote, qe te ndash cdo lloj sekreti, qe ti inkurajosh, qe ti falesh nga gabimet eshte e rralle por eshte e arritshme. Nuk besoj qe mund te arrihet me te gjithe. Nga eksperienca ime megjithse jam i rrethuar me nje shoqeri te cilen e respektoj nuk mund te them se te gjitha keto kualitete qe permenda me siper jane te plotesuara por nqs mendoj per 2 individ ne kete shoqeri atehere mendoj qe kam arritur me keta persona nje shoqeri te vertete.
Une mendoj se miqesia e vertete ekziston. Por sa me larg te jemi me miqte e vertete aq me e paster eshte kjo miqesi. Sa me shume te respektosh privatesine dhe rregullat e tij ne familje aq me shume respekt dhe miqesi do te marresh mbrapa. /pf/images/graemlins/thumbsup.gif