Shoqëria është e bukur, e pastër po si mund të ndalësh aty pa provuar dashurinë?
Prej natyre njerëzit lakmojnë për gjithnjë e më shumë duke filluar te paraja, pronat e deri tek gëzimet dhe dashuria. Pra nqs dy njerëz bashkohen nga shoqëria ata do lakmojnë për diçka më shumë dhe kjo është dashuria. Të gjithë e pranojmë dashurinë si kulmin e lidhjes midis dy njerëzve. Shoqëria i afron njerëzit por dashuria i bën një.
Nqs mashkulli dhe femra (shok/shoqe) kanë mundësinë për dashuri është pothuajse e sigurtë që njeri prej tyre do të hedhi hapin e parë në atë drejtim. Kjo është mëse e natyrshme dhe besoj se dashuria që fillon nga shoqëria ka mundësinë më të madhe për sukses. Pra shoqëria u prish sepse lindi dashuria. Pasi bëhet hapi drejt dashurisë ka vetëm dy mundësi:
1. Mashkulli dhe femra jetojnë të lumtur në krahët e njeri tjetrit
2. Dashuria prishet, zihen, ndahen dhe mund të jenë armiq të përjetshëm ose mund të vazhdojnë të kenë shoqërinë por nuk do jetë njësoj pasi ata kanë dështuar në dashuri.
Në anën tjetër mashkulli dhe femra mund të jenë shokë të ngushtë por njeri prej tyre nuk mund të ketë mundësi të dashuroj për shumë arsye. psh: është martuar
Në këtë rast lind një konflikt sepse njëri kërkon diçka që tjetri nuk ka mundësi ta plotësojë. Përsëri ka dy zgjidhje:
1. Njëri prish martesën dhe dashuron shokun/shoqen e ngushtë
2. Nuk e prish martesën dhe i thotë shokut/shoqes që ska mundësi për dashuri. Personi tjetër në 99.99% të rasteve nuk do ta pranojë këtë përgjigje dhe do të mërzitet, do bëj me faj shokun/shoqen dhe nuk do vazhdojë shoqërinë.
Rasti i fundit është që të dy janë të martuar dhe që të dy nuk kanë mundësi për të lakmuar dashurinë sepse e kanë gjetur. Në këtë rast nuk kanë interes tek njeri-tjetri dhe idealisht mundësia për shoqëri ekziston por në praktikë asnjeri nuk ka kohë të plotësojë përgjegjësitë e martesës, familjes, punës dhe në të njëjtën kohë të mbajë shoqëri të ngushta.
Vini re se nuk kam zënë në gojë xhelozinë, reagimin kundër zhgënjimit dhe shumë faktorë të tjerë që do ta zvogëlonin mundësinë për shoqëri një në një milion ( 0.000001 ).
Nqs e keni gjetur këtë shoqëri jeni me fat dhe shtrëngojeni mirë. Mos guxoni të mendoni për dashuri se do ju quajnë "njeri".
Edi