Re: Sie sind Jude? Ich bin Jude!
Fatkqesisht ka nje nihilizem te dyanshem ne kete bisede ketu, qe po e ben kete teme vec se nje vend sharjesh dhe ofendimesh te gjithanshme. Nuk mund te jemi dakord me ata, te cilet glorifikojne dhe viktimizojne ne kulm nje komb, po ashtu sic nuk mund te jemi dakord me ata tjeret, te cilet te ushqyer kushedi se nga cfare dogme, shkojne e lavderojne Hitlerin, nazizmin dhe quajne nje komb te tere "minj arash". Keto jane teresisht te papranueshme, sic eshte e papranueshme gjithashtu dhe emertesa "cifut", e cila eshte ofenduese, e nxjerre qe nga koha e Perandorise Osmane.
Une nuk po ve ne dyshim numrin viktimave hebreje gjate Holokaustit, pasi nuk kam burime mbi te, por po e quaj te mireqene, duke pasur parasysh qe vetem ne Aushvic jane ekzekutuar rreth 1.2 milione njerez.
Ajo qe duhet te pranojme te gjithe, eshte se nazizmi si ideologji dhe sistemi shteteror qe ai ndertoi, eshte nje nga kulmet e te keqes se njeriut mbi toke. Si nazizmi dhe ana tjeter e medaljes, apo vellai i tij komunizmi, nuk ka pasur gjate gjithe historise. Por duhet te dime gjithashtu se nazistet dhe Hitleri nuk qene te paret e nuk e nisen antisemitizmin. Masaktrat ndaj hebrenjve, te quajtura ndryshe Pogrome, jane njohur gjate gjithe mesjetes dhe jane ndermarre nga mbreterit europiane sa here u eshte dashur te krijojne mundesi per te perfituar ne syte e popullit a per te perforcuar me tej pushtetin dhe pasurine e tyre. Dhe Hitleri nuk qe gje tjeter, vec se nje vazhde e kesaj historie, apo zeniti i antihebraizmit te europianeve. Ajo qe eshte e qarte, eshte fakti se njerezit mund te jene shume shume te mire dhe humuane por dhe tmerrsisht te keqinj dhe antihumane.
Ketu permenden shume raste te tjera paralele te genocideve te popujve te ndryshem ne kohe te ndryshme dhe une i jap shume te drejte disave. Por ajo qe dallon dukshem Holokaustin, eshte fakti se ky qe pjese e sistemit, e nje sistemi vdekje, qe kishte per synim shfarosjen e nje populli. Rast i ngjashem mund te jete vetem ajo qe ka bere Stalini me disa popuj te ish BS.
Tjeter c'mesojme nga kjo histori, eshte fakti se njerezit nuk mesojne. Hebrenjte me gjithe genocidin qe iu be do duhet te ishin populli me miqesor dhe paqesor mbi toke dhe te kuptoni te keqen e tjetrit, te kuptonin se c'do te thote te masakrohesh per ate qe je, per te te marre pasurine dhe token tende. Por fatkeqsisht nuk ndodhi. Sot dhe 50 vjete, po shohim qe ata (hebrenjte) nuk jane me ndryshe se ata te cilet u shkaktuan Holokaustin. Ata po e tregojne c'do dite se me shtetin e tyre, sistemin e tyre dhe vete menyren e tyre te te qenit, nuk jane me ndryshe se nazistet. Fatkeqsisht kjo per njerezimin. Ndoshta do kete popuj qe mesojne nga historia per mire dhe nuk ia bejne tjetrit ate qe u eshte bere atyre (rastet e keqia), por duket se hebrenjte nuk jane prej tyre.
Dhe se fundi dy fjale kritike per vellezerit myslimane, se atyre ua kam borxhe, te tjereve jo!
Me vjen shume keq dhe inat qe ketu arsyetohet me koken e atyre qe jane rritur dhe edukuar ne kampet refugjateve ne Palestine, Liban, Jordani e gjetke, apo dhe me ate te kampeve Talebane ne Afganistan- dhe harrohet teresisht mesazhi i Librit te Shenjte dhe tradita e profetit. Me vjen shume inat qe ne zemrat tuaja eshte ngulitur kaq shume urrejtja, qe eshte teresisht joislame dhe qe mbroni e simpatizoni persona e e regjime terroriste, kriminele e jomyslimane. Mund te keshilloj se fundi, qe te mos beheni nga ai grupi i banoreve te zjarrit, te cilet ne kete jete mbajne VETEM ne goje emrin e Zotit, por sidoqofte perfundojne atje.