Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????
Fillimisht postuar nga *Essenza*:
[qb] Nuk eshte kaq filozofike pyetja ime Apache. Te pakten per mua ka shume rendesi te mos kem pengje per gjerat. Nuk do kisha qene kurre ne gjendje te beja diferencen mes te qendruarit ku isha, dhe te provuarit te nje jete larg familjes. Sado qe me kishin thene se cmund te prisja nga kjo eksperience, askush s'i dinte me mire se une arsyet pse doja te levizja, ku doja te arrija. Dhe sa mundesi do kisha ta beja kete duke qene e pavarur. Mbetem e mendimit qe eksperienca personale eshte primare dhe e vetmja pike referimi e sigurt. Natyrisht cdo gje ka cmimin e vet. Pavaresia paguhet me pergjegjesite per veten. Si gjendem une ketu?
Me shume te mira e te keqia bashke. Por mund te them me bindje: pa pengje! [/qb]
Ne nje kasete te vjeter degjoj kenge "O kurbet, kurbet i zi" ne vargjet e Ismail Kadares lexoj rreshtat "Ata qe shpiken shpejtesine reaktive Larg Atdheut sigurisht do te kene qene ndonjehere." dhe me vjen ne mend historia e qerosit te vogel.
Sic e thash dhe me siper kjo puna e kurbetit nuk ka te sosur por po ta jape dhe ty nje pergjigje.
Na ishte njehere Qerosi. Nje dite hodhi trasten ne shpine dhe ju mbush mendja te shkonte ne kurbet duke lene nga mbrapa vellezerit dhe motrat e tij dhe nenen qe e donte aq fort sa i keputej zemra per te. Kalonin vitet dhe Qerosi rritej ne menyre te brishte dhe me nje ritem te shpejte. Per te ishte gjithcka e pafajshme dhe e padjallezuar gjithashtu dhe Qerosi 13 vjecar ishte i paster dhe i paditur. Filluan ndryshimet e para por keto ishin para kohe. Ndryshime qe e kishin vendin ne nje te ardhme te tij, qe ai te ndryshonte njekohesisht me bashkmoshataret e tij. Por te gjitha keto futen ne trasten mbi shpinen e vogelushit e cila kishte marre emrin eksperience. Qerosi na u rrit dhe u be burre para kohe. Tashme trasta ne shpine na ishte bere thes. Nje thes me te gjitha ngjyrat e jetes, pervec nje ngjyerje qe ai dinte vetem prejardhjen e asaj ngjyreje. Vendos nje dite te kthehet aty ku ai e kishte lene pergjysem. Iku femije dhe na erdhi burre ne atdheun e tij, iku pa marre keshillat familjare dhe na erdhi per te dhene, por ama iku pa marra dashurine e nenes dhe erdhi per ta marre. Ajo nena e tij aq e shtrenjte, qe per te gjithe ato vite ai e kishte mbajtur si mit ne zemren e tij.
E dashur *Essenza*. Nese ka nje pervoje qe njeriu duhet te kete si liber udhezimesh ne udhen e tij te jetes eshte dashuria dhe afshi familjare.
Ne thesin e Qerosit te historise tone ka per te munguar gjithmone ngjyra e kuqe, dashuria nga familja e tij.
Ka per te munguar gjithmone eksperienca e te qenit femije. Kur ai duheshe te ishte prane pemes te vitit te ri dhe te hapte dhuraten(trenin dhe shinat) e tij te preferuar ai numeronte rrogen mujore dhe tek e zinte gjumi me grushtin me para siper gjoksit, ashtu sic ishte me rroba pune.
Nje zot e di ku ai e mori guximin per nje aventure te tille.
Te kuptoj shume mire kur ti thua eksperience por ti nuk e ke iden me te vogel nga pasojat e keqia te saj.
Tani me duket cdo gje e lehte, e thjeshte, por mbi te gjitha bardh e zi.
Dhe keshtu kur degjoj pyetjen"si gjendemi ne vend te huaj?" syte e mi shikojne nje pergjigje te nenvizuar: Ndjeje nje boshllek brendavetes time dhe me gjithepervojen qe kam une nuk e di si ta mbush ate boshllek.
dhe behet akoma me eveshitre kur te thone ik andej ngake ardhur kur une humba nje gje te shtrenjte per mua per te ardhur ketu ku jam sot.