Si gjendemi ne vend te huaj?????

kissemissan

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Si e keni kap tamam, edhe mua kjo pytje me irriton me shume.

Dje pashe dy ndeshje futbolli ate te shqiprise me irlanden dhe ate te suedise me hungarine po te them te drejten me erdhi per te qare kur degjova himnin shqiptar, dhe isha shume e emocionuar gjate gjithe ndeshjes, ndodhi e kunderta ne ndeshjen e suedise, edhepse jetoj ktu spati shume efekt himni, do kisha qef te fitonte suedia po me shqiperine nuk vej asgje ne bote.

Shqiperine e kam si shpirt. /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Nei

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Ajo pyetja Apache do ngrihej njelloj po te mos kishe levizur. Do kishe nje peng per cfare kishe lene pas, dhe si do kish qene jeta jote. Te pakten keshtu ke mundesine te zgjedhesh. Di cfare ishe, c'je dhe mbase, cfare deshiron te behesh.
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Fillimisht postuar nga *Essenza*:
[qb] Ajo pyetja Apache do ngrihej njelloj po te mos kishe levizur. Do kishe nje peng per cfare kishe lene pas, dhe si do kish qene jeta jote. Te pakten keshtu ke mundesine te zgjedhesh. Di cfare ishe, c'je dhe mbase, cfare deshiron te behesh. [/qb]
E kuptoj kuptimin filizofik te asaj pyetje qe do te thuash ti. Ai drejtim qe i jep ti nuk ka te sosur, por fjala eshte se njerzit(te huajt)e kane kuptimin e "troc" cfare do ketu, dhe gjendja qe krijohet brenda meje/teje/te gjitheve jep pergjigjen e nismetarit te temes.
 

Nei

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Nuk eshte kaq filozofike pyetja ime Apache. Te pakten per mua ka shume rendesi te mos kem pengje per gjerat. Nuk do kisha qene kurre ne gjendje te beja diferencen mes te qendruarit ku isha, dhe te provuarit te nje jete larg familjes. Sado qe me kishin thene se cmund te prisja nga kjo eksperience, askush s'i dinte me mire se une arsyet pse doja te levizja, ku doja te arrija. Dhe sa mundesi do kisha ta beja kete duke qene e pavarur. Mbetem e mendimit qe eksperienca personale eshte primare dhe e vetmja pike referimi e sigurt. Natyrisht cdo gje ka cmimin e vet. Pavaresia paguhet me pergjegjesite per veten. Si gjendem une ketu?
Me shume te mira e te keqia bashke. Por mund te them me bindje: pa pengje!
 

crazy

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

SA isha ne Shqiperi mendoja se po te largohesha prej saj do te gjeja parajsen,por e verteta eshte qe jam aq e malluar per Shqiperine sa do te shkoja direkt.Ketu kam gjetur shoqeri,ndoshta shume gjera qe ne Shqiperi nuk i kisha por prape PER MUA SHQIPERIA ESHTE DHE DO TE JETE NUMBER ONE /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Erison700

Forumium maestatis
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Fillimisht postuar nga *Essenza*:
[qb] Nuk eshte kaq filozofike pyetja ime Apache. Te pakten per mua ka shume rendesi te mos kem pengje per gjerat. Nuk do kisha qene kurre ne gjendje te beja diferencen mes te qendruarit ku isha, dhe te provuarit te nje jete larg familjes. Sado qe me kishin thene se cmund te prisja nga kjo eksperience, askush s'i dinte me mire se une arsyet pse doja te levizja, ku doja te arrija. Dhe sa mundesi do kisha ta beja kete duke qene e pavarur. Mbetem e mendimit qe eksperienca personale eshte primare dhe e vetmja pike referimi e sigurt. Natyrisht cdo gje ka cmimin e vet. Pavaresia paguhet me pergjegjesite per veten. Si gjendem une ketu?
Me shume te mira e te keqia bashke. Por mund te them me bindje: pa pengje! [/qb]
Ne nje kasete te vjeter degjoj kenge "O kurbet, kurbet i zi" ne vargjet e Ismail Kadares lexoj rreshtat "Ata qe shpiken shpejtesine reaktive Larg Atdheut sigurisht do te kene qene ndonjehere." dhe me vjen ne mend historia e qerosit te vogel.
Sic e thash dhe me siper kjo puna e kurbetit nuk ka te sosur por po ta jape dhe ty nje pergjigje.
Na ishte njehere Qerosi. Nje dite hodhi trasten ne shpine dhe ju mbush mendja te shkonte ne kurbet duke lene nga mbrapa vellezerit dhe motrat e tij dhe nenen qe e donte aq fort sa i keputej zemra per te. Kalonin vitet dhe Qerosi rritej ne menyre te brishte dhe me nje ritem te shpejte. Per te ishte gjithcka e pafajshme dhe e padjallezuar gjithashtu dhe Qerosi 13 vjecar ishte i paster dhe i paditur. Filluan ndryshimet e para por keto ishin para kohe. Ndryshime qe e kishin vendin ne nje te ardhme te tij, qe ai te ndryshonte njekohesisht me bashkmoshataret e tij. Por te gjitha keto futen ne trasten mbi shpinen e vogelushit e cila kishte marre emrin eksperience. Qerosi na u rrit dhe u be burre para kohe. Tashme trasta ne shpine na ishte bere thes. Nje thes me te gjitha ngjyrat e jetes, pervec nje ngjyerje qe ai dinte vetem prejardhjen e asaj ngjyreje. Vendos nje dite te kthehet aty ku ai e kishte lene pergjysem. Iku femije dhe na erdhi burre ne atdheun e tij, iku pa marre keshillat familjare dhe na erdhi per te dhene, por ama iku pa marra dashurine e nenes dhe erdhi per ta marre. Ajo nena e tij aq e shtrenjte, qe per te gjithe ato vite ai e kishte mbajtur si mit ne zemren e tij.

E dashur *Essenza*. Nese ka nje pervoje qe njeriu duhet te kete si liber udhezimesh ne udhen e tij te jetes eshte dashuria dhe afshi familjare.

Ne thesin e Qerosit te historise tone ka per te munguar gjithmone ngjyra e kuqe, dashuria nga familja e tij.
Ka per te munguar gjithmone eksperienca e te qenit femije. Kur ai duheshe te ishte prane pemes te vitit te ri dhe te hapte dhuraten(trenin dhe shinat) e tij te preferuar ai numeronte rrogen mujore dhe tek e zinte gjumi me grushtin me para siper gjoksit, ashtu sic ishte me rroba pune.
Nje zot e di ku ai e mori guximin per nje aventure te tille.

Te kuptoj shume mire kur ti thua eksperience por ti nuk e ke iden me te vogel nga pasojat e keqia te saj.
Tani me duket cdo gje e lehte, e thjeshte, por mbi te gjitha bardh e zi.
Dhe keshtu kur degjoj pyetjen"si gjendemi ne vend te huaj?" syte e mi shikojne nje pergjigje te nenvizuar: Ndjeje nje boshllek brendavetes time dhe me gjithepervojen qe kam une nuk e di si ta mbush ate boshllek.
dhe behet akoma me eveshitre kur te thone ik andej ngake ardhur kur une humba nje gje te shtrenjte per mua per te ardhur ketu ku jam sot.
 

Guest
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Nje gje eshte e qarte ...
si vendi jot nuk ka sido qe te ndodhi cfare do qe te besh do te marre malli per vendin tend
 

Nei

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Per APACHE.


Si fillim i kam hyre kesaj teme sepse di cfare po them. Jetoj edhe une jashte keshtu e kam idene per pasojat.
Si vazhdim, une kuptoj fare mire mallin dhe ndjenjat nostalgjike per vendlindjen, por nuk kuptoj pse duhet ngaterruar kjo ndjenje me qerosin 13 vjecar punetor qe s'hapte dot dhuratat per vit te ri. Jo per gje po me duket si ato temat e relizmit socialist qe na mesonin se jashte shtetit femijet shfrytezohen dhe ne jemi i vetmi vend ne bote ku femijet jane te lire e te lumtur.
Une s'e di nese ti ke ikur kaq i ri.
Flas per vete dhe per eksperiencen mesatare qe kam pare edhe ne moshataret e mi.. shumica studente, qe punojne, mbajne veten, hasin lloj lloj problemesh por qe ne fund te fundit kane nje qellim: dy duar per nje koke. Ne po bejme dicka qe na duhet neve, nuk jemi familjare qe duhet te mbajme femije mbi supe e bashkeshorte e probleme te tjera "grupore ose kolektive". Cdo gje qe po bejme e bejme per veten tone.
Vjen nje dite kur duhet te rritesh. Nuk mund te jesh Peterpan i perjetshem. Njekohesisht, dashuria familjare nuk ka te beje me dashurine gjeografike, dmth "sa gjendemi ne te njetjat koordinata kemi dashuri dhe e ndjejme ate". Vertet qe distanca te ben te ndiesh mungesat, por njekohesisht u jep me shume vlere, sepse duke mos i pasur afer ti kupton sa te rendesishme jane per ty. Njekohesisht duke u shkeputur nga keto dashuri (pa i harruar ose braktisur!), ti paguan nje cmim per ate etape aq te rendesishme ne jete (te pakten per mua): rritja dhe te qenit te pavarur.

Te pakten kjo eshte eksperienca ime.
 

inah

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

keq keq dhe keq.dua te kthehem ne shqiperi :cry: :cry: :cry:
 

arbas

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Kudo qe jeta te con vetem merr nji top edhe gjuaj (that's all you can do man)
 

Seriozi

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Guri i rend ne vendin e vet.
Kur je ne Shqiperi mezi ç'pret per te dal jashte,ndersa kur je k'tu m.gj.th. shëtit gjithe Europen nuk te ben me pershtypje kurse vajtjen ne Shqiperi mezi e pret.
Ehhhh ç'ma ka marre malli per ate xhiron e dikurshme,uren dhe bordurat :cry: .Do thote ndonjoni:po ore po verdalloseshim kot ne xhiro.Pse tani qe rrime perballe kompjuterit ça po bejme?Bejmë te njejten gje qe benim ne xhiro,shkembejme mendime,bejme pak humor,bejme dhe tifozllik,bejme dhe .......shkurt muhabeti bejme xhiron e dikurshme :cry: :cry: :cry:
Ej ka dhe te mira kemi filluar te njohim kenget tona popullore /pf/images/graemlins/smile.gif
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

per periudhen qe akoma besoj se duhet te rri ketu, perpiqem ti pershtatem ne menyre sa me te pranueshme jetes se ktushem. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

Thug_Mentality

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Ne vend te huaj mbas kaq kohesh mire ndihemi ne nje fare menyre u ambjentuam me gjithshka.Ajo qe me shqeteson shume eshte se kur rri e mendoj ndonjehere gjithshka qe ka te beje me shqiperine dhe femirine time ,shoqerine qe kam pas dhe kam aty............ . Nuk e di, sidoqofte ndihemi jetim ne vend te huaj.
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

E tepert, e perhumbur, spo gjeje nje vend te quajtur shtepi... /pf/images/graemlins/frown.gif Cdo gje duket ne hava, as mish as peshk.... stress, depresion, ftohtesi... thjeshte sjam ne shtepi... jam si arushi qe ishte ne kerkim te babit, kurse une kerkoj shtepizen time.... sduket afer fare.. /pf/images/graemlins/frown.gif
 

dorisi

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Po i pergjigjesha direkt pyetjes do te thoja: "as ne qiell as ne toke" ose me qarte "te huaj" sado qe ketu ku jam njerzit akoma nuk dine aq shume gjera per shqiptaret. Jane injorant nga kjo ane, injorant ne favorin tone. Po nga ana tjeter vazhdojme te jemi te huaj dhe perparesite asnjehere nuk jane per neve. Po une ne Shqiperi ndihem edhe me e huaj, keshtu qe me mire te vuaj ketu fatin e qenit shqiptare. Nuk dua te kthehem me atje, ah vetem per pushime.
 

Ofelia

Forumium praecox
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Njerezit jane injorante per shqiperine ne te njejten menyre dhe sasi qe shqiptaret jane injorante per njerezit e tjere.
Une nuk ndihem as mire as keq. Ndihem mese normale. Me merr malli per copeza Shqiperie ashtu sikurse me merr malli per copeza Italie. Me pak fjale me merr malli per copeza jete qe kane kaluar. Mendoj se perparesite dhe shanset jane per ata qe i kerkojne dhe perpiqen per to, pamvaresisht nga kombesia dhe vendndodhja.
Pershendetje
 

edda

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Si gjendemi ne vend te huaj????

Si te huaj. S'kam dashur kurre te iki nga Shqiperia per te jetuar diku tjeter, qene prinderit qe me terhoqen ketej ... ketu njerezit jane kaq ndryshe, kaq indiferente gati-gati me duken paedukate ndonjehere.
me ka marre malli per thashethemet e komshinjve, per pjatat me embelsira qe benin xhiron e shkalleve, per ato varovingot neper pazare duke degjuar fishkellimat dhe komentet e çunave. Ktu edhe komplimentat i kane te kursyera.
 

*PINK_GIRL*

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

une per vete jam shume e kenaqur qe gjendem ne usa ...me pelqen ketu .. dhe nuk kam per tu kthyer me ne tirane ...

si i thone asaj
i miss tirana
but i love NJ lol

take care everyone
pink_girl
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Fillimisht postuar nga *PINK_GIRL*:
[qb] une per vete jam shume e kenaqur qe gjendem ne usa ...me pelqen ketu .. dhe nuk kam per tu kthyer me ne tirane ...

si i thone asaj
i miss tirana
but i love NJ lol

take care everyone
pink_girl [/qb]
qofsh me shendet :wave:
 

*PINK_GIRL*

Primus registratum
Re: Si gjendemi ne vend te huaj?????

Fillimisht postuar nga gene:
[qb]
Fillimisht postuar nga *PINK_GIRL*:
[qb] une per vete jam shume e kenaqur qe gjendem ne usa ...me pelqen ketu .. dhe nuk kam per tu kthyer me ne tirane ...

si i thone asaj
i miss tirana
but i love NJ lol

take care everyone
pink_girl [/qb]
qofsh me shendet :wave: [/qb]
thx GENE .. u too lol :kiss:
 
Top