Re: Shqiptar jemi por nuk dime shqip
Ca bohet kshtu mor jahu? Me duket se nje pjese e mire e shqiptareve rrijne githe diten me dore ne zemer dhe nuk e cajne koken per ate qe ndodh vertete ne kete vend, por thjesht per menyren se si do t'a gjykojne ate ne Europe.
Po edhe kete nuk e kisha degjuar ndonjehere! Dialektet te pengokan per te hyre ne Evrope????!!!!
Per mua dialektet jane pasuri kombetare. Jane forma te larmishme qe shqipja merr sipas natyrave ku flitet, dhe fakti qe shqipja ka kaq shume dialekte ne kaq pak territor deshmon per nje popullsi me aftesi te jashtezakonshme perceptuese.
Vec kesaj ka edhe nje problem tjeter. Ajo qe sot e quajme gjuhe letrare, qe rrjedhe si pasoje e standartizimit te nje gjuhe qe ne menyre jo fort bindese quhet "e unifikuar", per mua i ka bere padrejtesi shqipes, duke perfshire ne vetvete vetem formen e shqipes sipas variantit tosk, apo jugor te saj. Nderkohe qe e tere gegerishtja, e cila perben edhe shumicen e popullsise shqiptare eshte lene e thuajse e paperfshire ne gjuhen e sotme te standartizuar. Dhe kjo ka bere qe shume nga vlerat tona te humbasin, pasi kjo gje e ben kulturen gege me te larget per ne.
Te mos flasim pastaj per problemet sociale qe sjell ky fakt, ku pasoja me e thjeshte eshte edhe veshtiresia e integrimit te te ardhurve gege si pasoje e paragjykimeve qe lindin qe ne kontaktin me menyren dialektore te te folurit te tyre. E shume probleme te tjera por qe nuk po zgjatemi.