Re: Shqiptar jemi por nuk dime shqip
A mund dikush te japi nje shembull, qofte me nje fjale, se si duhet permiresuar gjuha zyrtare (dhe jo "letrare") shqipe? Psh, folja "bej" mund te jete "baj" ne gegerisht, "boj" sic flisnim ne ne Tirane, "benj" si mund ti thone nga jugu. E pra, si tia "bejme, ose bajme, ose bojme"...qofte dhe vetem me "ket llaf". Mbase jam gabim, po nuk me duket qe gjuha zyrtare shqipe te jete problem. Ne flisnim dy lloj gjuhesh kur ishim te vegjel ne Tirane: dialekt tiranas me shoket ("c'kena, si ja ke cu") dhe gjuhe zyrtare ne shkolle. Ne fakt gjuha zyrtare eshte nje krijese abstrakte, ajo mesohet, gjithkush flet dialekt, te gjithe mesojne zyrtarcen. Nderkaq, vepra letrare te shkruara ne dialekt jane mrekullia vete. As mund te imagjinoj "Shqypen" e Mjedes ne tjeter dialekt (Fishten nuk na jepnin ne shkolle dhe po te dinte njeri qe e lexoje, "e haje sa krahu"). Po keshtu Qerbelane e Naim Frasherit nuk besoj qe mund ta shijosh ne gegerisht.
Kujtoj qe gjermanet kane nje larmi dialektale te pasur si ne - askush megjithate nuk ka probleme me gjermanishten zyrtare (Hochdeutsch), edhe pse ministrat e Zvicres transmetoheshin me perkthim ne TV. Po keshtu ne Amerike, edhe ketu ka dialekt (por jo me larmite tona), nje "redneck" i jugut, apo nje zezak flasin vertet "rende", por gjuha zyrtare eshte nje per te gjithe. Them qe edhe shqipja zyrtare eshte OK. Vecse do mesuar. Gjithashtu them qe shqiptaret kane gjera shume me te medha qe s'i lene te merren vesh - gjuha dhe dialektet jane te fundit, besoj.
Qofshi mire te gjithe, dhe mirejudegjofsha prape, ne cfaredo dialekti, vec shqip te jete, se malli per shqip ne merr!!!