Shprehjet me te bukura filozofike!!

Hektor12

Locus omnem
Dashuria nuk ndryshon, nuk varfërohet, nuk gabon, nuk tradhëton, nuk mërzitet, nuk plaket, nuk vdes. Ndryshojnë, varfërohen, gabojnë, tradhëtojnë, mërziten, plaken e vdesin njerëzit; si ata që dashurojnë, si ata që s’dashurojnë.
 

Hektor12

Locus omnem
Mund t'i dallosh fare lehte njerzit e trishtuar mes njerzve te tjere, si nje pike vaj ne nje gote me uje.
Se c'kane nje shikim ndryshe, nje cipe
melankolie mbi sy.
Arrin t'ja degjosh edhe klithmen e shpirtit qe i deperton nga shikimi.
 

Der_Albaner

Forumium praecox
Ndonjehere dhe po u pame,
As shendet nuk do te themi,
Por mes turmes, sic u ndame,
Ndoshta lot ne sy do t'kemi.
Dhe po e thirra tendin emer,
Do t'ma hedhesh fshehte veshtrimin.
Do t'bej "tak" e jotja zemer,
Ndoshta enderron dhe kthimin.
Ja, qelloi, ne trotuar...
Ndala frymen dhe te prita
Dhe pa folur, pa u qare,
Ndoshta syte i thane te gjitha.
E po m'pyete, si po shkoj...
Do te t'them, s'di te genjej
Do t'mundohem te t'harroj,
Vec harresen s'mund ta blej -

Dritëro Agolli
 

ShKoDRaN_PuRo

Papirus rex
11140317_1490023941311589_8777310791901082144_n.jpg
 

Dreamer

Under the Dome
Meglio padron d'una castagna che garzon d'una montagna.
E perkthyer: Më mire i zoti i një gështënje sesa shërbëtori i një mali
 

Der_Albaner

Forumium praecox
gjithmone ndjek 2 gjana praktike e jo ta shpreh me sms qat poste elektronike ndoshta demode e preferoj te vjetren per qat arsye po zgjedh lapsin edhe letren..e disata flet qe gris e sdi si tja filloj je opsesion per mu relaks kur tmendoj...pershendetje zonjushe si po ja kaloni jam dikushi qe dicka per ty provon...jetojm ne nje qytet por ti nuk me njeh ti nuk e di zonjushe por je ndjenja ime e re..klienti me i ri ne lokalin ku ti shkon e kur ti nuk je une imagjinoj deri vone e se di se si ta shpreh kam turp me pak frike por e di se ti do jesh e imja edhe pike.ika nuk tvjen keq neser kam mesim mbyllet fleta e pare nga ditarit im...pershendetje zonjushe u bo kohe qe po tshkruje po ti akoma nuk ma var per ty une jam i huj..mos ta zgjas ndigjo une tkam fiksim je perhap 80 perqind ntrunin tim..urrej veten si ndodhi pse sdi ti jap shpjegim shfryhem duke shkrujte ne ditarin tim e drridhem teksa shkruj jam xhelos nty je bo goc trendi e ca do me ra nsy..njoh dhe tipin qe tflet e se ca sme intereson..po ta dish zonjushe po mshkakton depresion..lidhu me kedo po nuk do te doje si une....po ske si ta dish jam i ndjeshem tip kot fajn ma ka vetja dhe ky ditar idjot i vetmi komunikim midis nesh qe ndoshta asnjeher ti sdo ta merresh vesh....
 

Der_Albaner

Forumium praecox
Ky baba në mënyrën më gjeniale ia ka shpjeguar të birit se si ta njohë femrën e jetës së vet,

“I dashuri im bir, më duket sikur dje ke bërë kakën në pelena, ndërkaq tashmë sot kemi arritur deri aty që të bisedojmë për seksin.

Megjithatë, para se t’ia fillojmë të bisedojmë për seksin, do të dëshiroja t’i sqaroja disa gjëra që kanë të bëjnë me martesën.

Me siguri një ditë do të dëshirosh të martohesh, por lehtë do të mund të të ndodhë që atë ta bësh nga arsye të gabuara. Njëra ndër to gjithsesi është edhe ideja për atë që martesa do të të lumturojë. Kurrë mos e bëj atë, sepse ajo është rruga e sigurt drejt divorcit.

Ka martesa të mrekullueshme, ndërkaq ato mbijetojnë nga një arsye e vetme, e ajo është njëkohësisht edhe arsyeja e vetme përse dikush do të duhej të martohej: viktimizimi i përditshëm dhe reciprok i egos vetjake.

Të gjithë ne jemi lindur me zemër të mirë, por që ajo ndonjëherë ndodhet në rrezik, për shembull, kur dikush na përqesh dhe mu atëherë ndiejmë nevojën që ta mbrojmë.

Duke u plakur, mendja jonë krijon mbrojtës përreth zemrës sonë për të na kursyer nga të gjitha ndikimet negative.

Kur jemi më të rinj, ajo urë shërben që të mbrohemi nga mysafirët e padëshiruar në zemrat tona. Me kalimin e kohës megjithatë e kuptojmë që sulmi është mbrojtja më e mirë. Fillojmë t’i sulmojmë të tjerët, të bëhemi të vrazhdë, por në të vërtetë ne mbrohemi që dikush të mos na lëndojë.

Kështu mbrohen të gjithë – edhe meshkujt, edhe femrat. Armët paksa dallojnë, mirëpo poenta është e njëjtë – frikësohemi që të mos biem në dashuri me dikë dhe kështu mbrohemi nga vuajtja. Edhe këtu shfaqen problemet potenciale në martesë.

Pra, cili është sekreti i martesës së lumtur? Të martohesh me dikë i cili hyn në martesë nga e njëjta arsye.

Shkurtimisht, martohu me atë e cila është e gatshme t’i hyjë kësaj aventura të krisur me të gjitha ngritjet dhe rëniet të cilat do t’i mposhtë bashkë me ty. Dhe vetëm dhe ekskluzivisht me ty.

Unë timen e thashë.
Babai”
 

Der_Albaner

Forumium praecox
Perpara tradhetise dhe atyre qe iu nenshtruan
Do te kryqezoj duart, ballin lart plot zemerim
Besnikeri e hidhur ndaj se Drejtes qe vuan
Shtylla ime ti behu, gezimi e krahu im
*
Do vuaj, do duroj pa u penduar kurre
Pa shikuar te tjere ne qendrojne apo jo
Ne u perkul ndokush qe e pandehnin me burre
Ne ikshin shume veta qe nuk iu ka hije kjo
*
Nje mije po te mbeten, do mbetem edhe vete
Edhe 100 te behen, nuk tundem jo qe aty
I dhjeti te jem, po qe se mbeten dhjete
E ne mbet vec Nje- do jem une Ai!*
Marre nga "Ndeshkimet"

Viktor Hygo, eshte shkrimtari im me i preferuar, eshte kolos i letersise jo vetem franceze, por asaj boterore. Eshte vertete madheshtor, sidomos menyra se si ai trajton disa fakte historike me aq elegance, finese artistike dhe inteligjence, eshte nje veti qe nuk e ka asnje shkrimtar!..Novelist, poet, dramaturg, eseist...... eshte quajtur ndryshe, edhe si babai i romantizmit.
Ai krijoi novela dhe poema, te cilat perfshinin ceshtje politike dhe filozofike te historise se asaj periudhe, i trajtoi ato me nje stil te larte dhe finese, nuk eshte aspak i merzitshem edhe pse shpesh ndalet ne detaje, gjithmone ke dicka per te reflektuar mbi ate qe trajton me aq mjeshteri Hygoi, mjafton vetem nje citat, fragment i hasur ne shkrimet e tij , qe te te fuse ne nje vorbull mendimesh.
 

Der_Albaner

Forumium praecox
Viktor Hygo - poezi
Shqipëroi: Sotir Caci


SHKRUAR MË 1855


Po shtoj një posht-shënim pas nëntë vjet. Jam rrekur
Të di a jeni gjallë? Mbase dhe keni vdekur.
Po të vdekurve mundesh t'u flasësh që këtu.
Qivuri juaj po hapet, markez: - Ku je kështu?
- Jashtë botës, si ju. - l vdekur je? - Pothuaj.
N'errësirë banoj mu tek një shkëmb i huaj,
Që tallazet e rrahin dhe mbushur ësht me terr,
Ku struket kush shpëton nga një përmbytje-tmerr.
- Po mirë, thoni ju, pastaj? - Si kurdoherë
Prapë rroj gjithënjë në vetmi të paprerë,
Nuk shoh veç hon e det, vetëm qiell dhe re
Të dëndura që shkojnë në heshtje si abé;
Pullazi më kërcet sepse tufani jashtë
Shfryn i tërbuar natën me valë e breshër bashkë;
Duket sikur dikush po gozhdon një qivur;
Kundër meje, nga larg, pa hedhur s'lanë gur;
Sapo shkel këmba ime, shkrepi luan, rrëzohet;
Era duket se trëmbet dhe nuk guxon t'afrohet,
Prandaj ma thotë mbytur, me një zë që të pik,
Përshëndetjen e dhëmshur që më çon ndonjë mik.
E të gjallëve zhurma vjen gjer tek unë e shuar.
Si vesa u shkri, u bë tym gjith ç'pata ëndëruar.
Ditët m'u bënë abé, në vetmi, si meit,
Pafundin po vështroj, vdekjen që më gëlltit.
Ju më thoni: - Pastaj? - Rrëzë malit, kërkova,
Bri detit, dhe aty vëndin e varrit tim caktova;
Rrotull: natën, llahtarin, - humnerën, unë kam,
Që veç buçet. - Pastaj? - Prapë i kënaqur jam!
 

Aki

Paint It Black
"It is silly of you, for there is only one thing in the world worse than being talked about, and that is not being talked about."
--from THE PICTURE OF DORIAN GRAY (Oscar Wilde)
 
Top