Hektor12
Locus omnem
Secili në Tokë ka pjesën e tij të qiellit
Një ditë të vranët një elefant po ecte nëpër savanë dhe papritur pa një harabel i cili, sapo dëgjonte zhurmat e rrufeve, shtrihej në tokë dhe ngrinte këmbët e tij mikroskopike drejt qiellit.
- Përse e bën këtë gjë? E pyeti elefanti duke qeshur.
- Për të mbrojtur tokën e bëj, meqënëse toka ka kaq shumë krijesa të gjalla! U përgjigj harabeli. Ngre këmbët për të mbajtur qiellin, në rast se do jemi aq fatkeqë dhe qielli do të bjerë dhe të shembë tokën.
- Këmbët e tua të vockla do të arrijnë të mbajnë qiellin e pafundëm?! E pyeti duke qeshur me të madhe elefanti.
- Secili këtu në Tokë ka pjesën e tij të qiellit për të mbajtur dhe unë po mbaj timen. Nëse secili prej nesh do të mbante të vetën, atëherë qielli nuk do ta shembte Tokën.