Shprehjet me te bukura filozofike!!

Hektor12

Locus omnem
Sinqeritet është të kesh qiellin dhe të duash vetëm një yll.. të kesh detin e të duash vetëm një pikë uje, ta kesh boten dhe ta duash vetem nje njeri ...
 

Hektor12

Locus omnem
Sfida më e vështirë është të jesh vetvetja në një botë, ku çdokush përpiqet të të bëjë të ndihesh ndryshe!
 

Hektor12

Locus omnem
Mjerë ai që ka dashur vetëm formën, trupin dhe pamjen, vdekja i’a rrëmben të gjitha. Dashuroni shpirtin.. se do ta rigjeni..
 

Hektor12

Locus omnem
Mendjet e mëdha diskutojnë për idetë; mendjet mesatare diskutojnë për ngjarjet; mendjet e vogla diskutojnë për njerëzit ...
 

Hektor12

Locus omnem
Nje dhimbje e vertete nuk eshte kur rrjedhin lotet nga faqet e tua, por kur i mban lotet brenda me buzeqeshjen ne fytyre, duke i fshir lotet dikujt tjeter ...
 

Hektor12

Locus omnem
Njerëzit mund të kalojnë një oqean pa i lagur këmbet…por nuk mund të kalojnë kurrë jeten e tyre pa i lagur sytë ...
 

Hektor12

Locus omnem
Uji, zjarri dhe morali!
Uji, Zjarri dhe Morali ishin bërë shokë, dhe gjith kohën e kalonin së bashku.
Një mbrëmje tek po shëtisnin, ndërmjet tyre lindi pyetja se nese ndonjëri prej tyre humbet si do të mund ta gjenin.
Pyetën ujin:
-Nese humbet, si do mundemi të të gjejmë?
-Ku të dëgjoni gurgullimë vraponi se atje më keni- ua kthen uji.
-Po ty zjarr si të gjejmë?
- E thjeshtë, ku te shikoni tym aty jam unë- përgjigjet zjarri.
Kur rradha i erdhi Moralit, përgjigjja e tij tingelloi e cuditshme per shoket e tij:
-Bëni kujdes të mos më humbisni, se nëse me humbisni, kurrë më nuk do të më gjeni.
 

Hektor12

Locus omnem
Emiri dhe statuja.

Nga dashuria e madhe për të birin, mbreti i kishte sjellë një mësues të ditur dhe të urtë. Një ditë, mësuesi i urtë i Emirit të vogël, e merr me vete me qëllim që ti mësojë diçka të rëndësishme në jetë.
Teksa shëtisnin në fermën e mbretit, mësuesi e pyeti:”Cili është metali që të tërheq dhe të josh më fort nga gjithë metalet e tjerë?”
Emiri i vogël iu përgjigj aty për aty:”Floriri.”
Mësuesi e pyeti:”Po përse floriri?”
Emiri iu përgjigj gjithë besim:”Sepse është shumë i shtrenjtë dhe i vyer. Ai është metali që u shkon për shtat mbretërve.”
Mësuesi uli kokën dhe heshti për disa çaste. Ai vajti tek shërbëtorët dhe i urdhëroi të bëjnë dy statuja, njërën prej ari kurse tjetrën prej shkumësi, të cilën duhej ta lyenin me ar që të mos dallonin fare.
Dy ditë më pas, mësuesi e mori emirin e vogël dhe ia tregoi dy statujat të cilat i kishte mbuluar me një pëlhurë. Pasi hoqi pëlhurën, Emiri i vogël mbeti pa fjalë nga bukuria e dy statujave. Mandej, mësuesi e pyeti:”Çfarë mendon emiri ynë lidhur me këto dy vepra arti?”
Princi iu përgjigj:”Janë dy statuja të mrekullueshme prej ari.”
Mësuesi i tha:”Sigurohu mirë princi ynë nëse dallojnë nga njëra-tjetra!”
Princi:”Nuk shoh asnjë dallim.”
Mandej, mësuesi shtoi sërish:”A je i sigurtë për këtë?!”
Princit i hipën kacabujtë dhe u përgjigj si me inat:”Të thashë një herë, më duken të dy njëlloj.”
Mësuesi kapi një kovë me ujë dhe ua hodhi dy statujave, të cilat u rrëzuan përtokë. Statuja prej shkumësi u shkërmoq, kurse tjetra thjesht shkëlqeu më shumë.
Mësuesi, duke iu drejtuar Emirit të vogël i tha:”Kjo u ndodh të gjithë njerëzve teksa përballen me sfida dhe vështirësi në jetë. Ata që janë metal i shtrenjtë, thjesht shkëlqejnë më fort pas çdo sfide. Kurse ata që janë prej shkumësi, shkërmoqen dhe thyhen përballë sfidës më të vogël.
 

Hektor12

Locus omnem
Femrat janë si mollët në pemë.
Më të mirat janë në majen e pemës.
Meshkujt nuk duan të arrijnë tek më të mirat, sepse kanë frikë se rrëzohen dhe vriten.
Si shkëmbim, marrin mollët që janë të rëna përtokë, të cilat, edhe pse nuk janë të mira, jane të lehta për t’u arritur.
Si pasojë, mollet që janë në majë të pemës, mendojnë se diçka nuk shkon tek ato, ndërkohë që në realitet “ato janë madhështore”.
Thjesht duhet të jenë të durueshme dhe të presin që mashkulli i duhur të vijë, ai i cili do jetë kaq kurajoz sa të ngjitet deri në majë të pemës për to.
Nuk duhet të bien për t’u marrë nga të tjerët, kush tua ketë nevojën dhe t’i dojë, do bëjë çmosin për ti arritur…
 

Hektor12

Locus omnem
Çdo njeri ka dy buzëqeshje: të buzëve që ja jep kujtdo dhe të syve që ja jep njerëzve më të rëndësishem..
 

Hektor12

Locus omnem
Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të thotë dhe ajo që do të bëjë ...
 

Hektor12

Locus omnem
Ndonjëherë bota të duket e bukur, sepse dikush të vlerëson për atë që je . . jo për atë që duhet të jesh ...
 

Hektor12

Locus omnem
Ka persona të cilët që nga koha që i njeh, nuk do pushosh së dashuri kurrë…sepse gjenden në atë kënd të zemrës…
 

dr love

Locus omnem
Femrat janë si mollët në pemë.
Më të mirat janë në majen e pemës.
Meshkujt nuk duan të arrijnë tek më të mirat, sepse kanë frikë se rrëzohen dhe vriten.
Si shkëmbim, marrin mollët që janë të rëna përtokë, të cilat, edhe pse nuk janë të mira, jane të lehta për t’u arritur.
Si pasojë, mollet që janë në majë të pemës, mendojnë se diçka nuk shkon tek ato, ndërkohë që në realitet “ato janë madhështore”.
Thjesht duhet të jenë të durueshme dhe të presin që mashkulli i duhur të vijë, ai i cili do jetë kaq kurajoz sa të ngjitet deri në majë të pemës për to.
Nuk duhet të bien për t’u marrë nga të tjerët, kush tua ketë nevojën dhe t’i dojë, do bëjë çmosin për ti arritur…



Ngela gjith jeten ne maj te pemes
 
Top