Mendja jote është “fabrikë e mendimeve”. Është fabrikë e zënë, që prodhon mendime të panumërta në një ditë. Prodhimi në fabrikën tënde të mendimeve është nën udhëheqjen e dy kryepunëtorëve, njërin nga të cilët do ta quajmë Zotëri Triumfi dhe tjetrin Zotëri Disfata. Z. Triumfi është përgjegjës për manufakturimin e mendimeve pozitive. Ai specializon në prodhimin e arsyeve se pse mundesh, pse je i kualifikuar, pse do ta bësh. Kryepunëtori tjetër, Z. Disfata, prodhon mendime negative, zhvlerësuese. Ai është eksperti yt në zhvillimin e arsyeve se pse nuk mundesh, pse je i dobët, pse je i papërshtatshëm. Specialiteti i tij është zinxhiri i mendimeve “pse-do-të-dështosh”. Të dy, Z. Triumfi dhe Z. Disfata janë shumë të bindur. Atyre ua tërheq vëmendjen menjëherë. Krejt çka duhet të bësh që ta sinjalizosh cilindo kryepunëtor është ta japësh sinjalin më të vogël mendor dhe të thërrasësh. Nëse sinjali është pozitiv, Z. Triumfi do të ecë përpara dhe do të shkojë të punojë. Ngjashëm, një sinjal negativ e sjell Z. Disfatën përpara.
David Schwartz