Shprehjet me te bukura filozofike!!

HipHop-Girl

Papirus rex
O ti që fle! Pa më thuaj: “Çfarë është gjumi?” Ai i përngjet vdekjes. "Çohu dhe bëj vepra që kur të vdesësh t'u ngjash të gjallëve e jo si tani....i gjallë dhe i fjetur u ngjan të vdekurve.

| Michelangelo Buonarroti |
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë...!

| Erich Fromm|
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Arrin në një pikë kur gjithçka bëhet shumë... kur jemi shumë të lodhur për të luftuar për diçka. Dhe pastaj dorëzohemi. Por atëherë është pikërisht çasti që fillon puna e vërtetë, ta gjesh shpresën atje ku duket se nuk ka aspak prej saj.
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Kajher i kam qejf keto theniet..sepse kane diça nga shpirti apo jeta jone , diça qe e mbartim ne shpirt apo ne trup ee gjejme te dergjur mes rreshtave apo fjaleve qe zdo dinim ti thurnim ...e nese do te duhej ti thurnim , duhet te kerkonim thelle brenda zemres tone.
Kajher edhe si kam qejf...sidomos kur behet fjale per ata shprehje te tipit nxites , 'Jo bej keshtu jo ashtu...' Pasi jane thjesht mendime individuale gjera qe njeriu i meson ...I meson edhe atehere kur kujton se gjithça ishte e kote...Gjithça kaloi pa rendesi.
 

Hektor12

Locus omnem
U beme me keq se Artan fuga qe me ze gjithe nws feed te fb ... ai sbeson edhe ne veten e vet jo mer ne dicka ... ka koeficientin me te ulet te besimit
 

HipHop-Girl

Papirus rex
"Kam kohe" - |Edmond TUPJA|

Kam kohe qe pres nje shenje, nje gjest
Te shoh dicka te bukur, pastaj le te vdes.

Te shoh dicka
Pa frike, pa tmerr
Dicka timen
Qe askush s'ma merr.

Te shoh dicka
Te kthjellet, te re
Nje drite te bute
Nje jete pa re.

Te shoh dicka
Qe quhet dashuri
Per cdo mendim
Per cdo njeri.

Kam kohe qe pres nje shenje, nje gjest
Te shoh dicka te bukur, pastaj le te vdes.
 

HipHop-Girl

Papirus rex
SME PELQEN AI Artan Fuga.... SE DI PSE. :/
Shume zhurme per asgje. Rri filozofon maje tastieres!

NDERSA ME TUPEN ÇFARE S'DO JEPJAAAAAAAA PER NJE ORE... ESHTE I MADH.
 
Top