Re: Sanremo 2003 - Elsa Lila
Elsa , për mendimin tim , mbrëmë ishte shumë mirë , por jo nuk dha maksimumin e saj. Në detaje mund të kishte kënduar më mirë.
Kënga është e bukur, dhe unë shpresoj që ajo të fitoj çmimin e të rinjve, megjithëse vështirë , pasi është një 12 vjeçare konkurrente e saj , dhe ka shumë sukses.
Sa për disa kritika të mësipërme këtu , doja të theksoja, që Elsa ka shumë Zë melodioz.
Dhe në botën e këngës nuk është e thënë që një këngëtar duhet të kompozojë dhe këngën vetë.
Këngëtari si dhe muzikantët , janë interpretues të veprave të ndryshme muzikore.
Megjithatë të shpresojmë që ajo të eci sa më shumë .
Dëgjova që në datë 6 a 16 mars do nxirrte albumin e saj .