Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Aresyeja pse po e hap kete teme eshte sepse kam nje shokun tim qe nuk thote per qamet qe eshte shqiptar. Une jetoj ne amerike, dhe sa here qe shkojme diku, do te thote qe eshte grek, edhe nganjehere italian po kurre shqiptar.

A ju vjen turp te pranoni qe jeni shqiptare?
 

Anana

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Fillimisht postuar nga to57:
[qb]
ndersa yllka shembullore ka harruar çdo te thote shqiperi dhe shqiptar akoma me teper kujton se di po nuk e ka idene se si shkojne punet dhe hallet !!! [/qb]
Nuk pretendoj se e di se si shkojne punet dhe hallet. Si te kene qef te shkojne, une shof hallet e mia.

Zog, nuk them qe jam ndryshe o burr, ti s'mbushke. Shqiptare jam por s'dmth se jam imazh kopje e nje shqiptari. E kam bezdi kur me kategorizojne.
 

besim231071

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Fillimisht postuar nga FloBo:
[qb] :thumbsup:

po kur del me goca?
p.s. thuj t'verteten :wink: [/qb]
Po te tregoj nje histori te vertete qe me ndodhi keto dite.
Ne nje ambient pune,nje vajze mu afrua dhe po me jepte muhabet.Dukej qarte qe po i pelqeja,sepse filloi te me beje dhe komplimente,duke me krahasuar me aktor filmash etj,etj.
Personalisht nuk isha i interesuar,megjithese me erdhi mire qe pelqehesha.
Biseda ishte e kendshme.Ne vazhdim vajza me pyet
se nga isha me origjine,pasi nuk po e kuptoj,vazhdoj ajo,sepse flisni frengjishten me nje theks te veçante.
I thashe se jam shqipetar dhe ju betohem qe ajo nuk nxori me asnje fjale nga goja.
 

Princesha

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Un i them direkt, "prej shqipniet", kta gomaret vendas deri vone se kan dit se ku bjen shqipnia. :shrug:
 

Anana

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Fillimisht postuar nga kanani20204:
[qb]
Fillimisht postuar nga FloBo:
[qb] :thumbsup:

po kur del me goca?
p.s. thuj t'verteten :wink: [/qb]
Po te tregoj nje histori te vertete qe me ndodhi keto dite.
Ne nje ambient pune,nje vajze mu afrua dhe po me jepte muhabet.Dukej qarte qe po i pelqeja,sepse filloi te me beje dhe komplimente,duke me krahasuar me aktor filmash etj,etj.
Personalisht nuk isha i interesuar,megjithese me erdhi mire qe pelqehesha.
Biseda ishte e kendshme.Ne vazhdim vajza me pyet
se nga isha me origjine,pasi nuk po e kuptoj,vazhdoj ajo,sepse flisni frengjishten me nje theks te veçante.
I thashe se jam shqipetar dhe ju betohem qe ajo nuk nxori me asnje fjale nga goja. [/qb]
Qeke bukurosh e? Shyqyr :kiss:

Mua s'me ka ndodhndonjihere ky reagim po mund te jete sepse me duket se namin e keq ia kane nxjerre meshkujt vandalista shqiptareve. Ndoshta ajo goca ka njof ndonji nga ata edhe ka thene, me mire pa gje fare.
 

MLK

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Dhe pse eshte jashte teme mendoj qe ne France racizmi, sidomos ndaj atyre qe nuk jane me ngjyre eshte me i buti duke e krahasuar me Italine, Gjermanine, Spanjen, Portugaline, Zvicren, Austrine...se pari pasi jane popull qe kane jetuar prej dhjetra vitesh me te huajt nga kolonite qe kane pas e kane pase shume emigrante ne teritorin e vet si italiane, polak, spanjolle e portugeze pa fol ketu per rreth 5 milione arabe. Keshtu qe eshte me kollaj te flasesh per origjinen tende pa patur frike nga paragjykimi. Megjithate rreagime negative ka kudo po une per vete paskam qene me fat se skam pas ndonjehere rastin te ndihem i fyer prej origjines time.
 

besim231071

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Me ka pelqyer shume ajo thenja e Volterit qe ju,MLK,keni veçuar.
Shume e goditur,tolerante,filozofike dhe shume aktuale.
Sa bukur e ka thene???!!!
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Neqofte se nje person ju vlereson nga vendi ku ju kini lindur dhe jo nga personaliteti juaj, atehere ju kini te beni me nje fare idioti(e).E perse duhet te shqetesohemi kur dikush largohet kur i themi se ne jemi shqiptare.
Eshte e vertete se shqiperia eshte akoma nje vend i panjofur, ose i njofur keq.Ne France , me sa kuptoj une,francezet kane per ne imazhin qe u percjellin vendet e tjera si italia, greqia apo jugosllavia .Keta na njofin ne, ne menyre indirekte. Aq me teper qe francezet jane miq me sllavet;aq me teper qe franca eshte vendi me racist ne bote.(Franca eshte e akuzuar nga komuniteti internacional per mosintegritetin e te huajve).
Perfundimisht desha te thoja qe te mos tregosh qe je shqiptar ndoshta ke ndonje lehtesi per te filluar pune(flase per francen), por cfare do kuptosh po te mohosh identitetin tend.
 

MLK

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Yllis, ndofta nuk jetokemi ne te njeten France ne te dy bashke po une u bera shume gjate ketu e nuk kam pas ndonjehere problem per origjinen qe kam!
Nje shok qe kishte ardh si refugjat e kishte jetuar rreth 2 vite ne rrethinat e Parisit, i ishte dash te vidhte e te bente biznes me arabet ne lagjet e varfera me tha nje dite qe ne France nuk ka franceze e insistonte ne kete fakt pasi kishte jetuar vet ne "Paris"! Keshtu qe eksperiencat jane te ndryshme po kam biseduar me miq te ndryshem qe banojne neper bot e perveç atyre qe banojne ne Amerike pjesa tjeter qahen per rracizmin ndaj shqiptareve. Pyesni per Austrine, Italine, Greqine, Gjermanine, Hollanden, Suedine...e ne nje pjese te ketyre vendeve kam pas mundesine dhe te punoj me sherbimet qe kam pas keshtu qe zorr se gjen me te bute se Francezet ne kete drejtim ne Evrope.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Nuk thashe qe ne vende te tjera te evropes s'ka racizem, por francezet jane me fanatike se cdokush tjeter.Te kujtoj qe shumica e atyre qe jane ne shomazh ne france jane te huaj.Eshte i vetmi vend ne bote qe ka ndertuar zona perqendrimi per emigrantet(les cités défavorisé)
Edhe mua ashtu me dukej ne vitet e para ne France sikur francezet me donin, por tani po e kuptoj se keta jane shume fanatike dhe religiose.
Pesonalisht pyetjes nga c'vend jam une i pergjigjem;L'Europe de l'Est.Me duket me mire keshtu.
 

MLK

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Yllis, te huajt qe jane pa pune ne France jane se nje pjese e madhe kane ardh te jetojne vetem me ndihmat sociale, jane te pashkolluar e rrjedhimisht shancet per te gjet pune jane me te ulta.
Arabet qe ke ne France bejne nga 10 kalamoj e i rrisin me ndihma duke filluar nga asistenca sociale, nga ndihma per shpine, per femijet e pasi i marrin gjithe keto gjera falas vjedhin e trafikojne. Jetojne me keq se ne ne Shqiperi e rrine gjithe diten duke pire neper shkalle pallatesh e ngacmojne gjithe komshite. Nuk kam pare kinezet, polaket , italianet, spanjollet apo portugezet te jene pa pune!
Pra eshte nje pjese e te huajve qe nuk duan te punojne po te jetojne me ndihma e qyl qe nuk jane ne pune e normal qe jetojne ne lagje te varfera.
Tema e krijimit te lagjeve te varfera eshte teme me vete keshtu qe skam deshire te dal jashte teme se boll dola dhe kaq.
Varet nga ambienti ku jeton po une per vete koleget e punes, komshijte, bankieria apo shoqeria e dine qe jam shqiptar e nuk kam par njeri te rrudhi fytyren kur i kam thene qe jam shqiptar!
Megjithate gjithsejcili ka eksperiencen e tij ne jete e flet ne baze te saj keshtu qe ndofta per ty ka qene ndryshe.
 

alkent

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

I vetmi rast qe me ka ndodhur ka qene javen e pare qe shkova ne itali.
Kisha gjetur me internet nga tirana adresen e nje hosteli qe mund te rrish vetem per 1 jave.Dhe plani ishte gjate asaj jave te gjeja nje shpi.Sic e dime nuk eshte shume e lehte per ne te huajt te gjejme shpi dhe mbaroi java une isha akoma pa shpi.Per fat gjat atyre diteve njoha nje student italian qe do vazhdonte te njejtin facultet,dhe me tha derisa te gjesh shpi mund te rrish tek shpia ime.Por problemi ishte se ai e ndante shtepine me nje tjeter.Dhe mbas 3 ditesh i thote qe mundohu ta largosh kete shqiptarin sepse si shqiptar qe eshte prima o poi do e bej te keqen e rradhes.Per fat une ato dite gjeta shtepi dhe nuk e vura kete shokun ne pozite te veshtire.Mbas shume vitesh aty kjo ishte rasti i pare dhe i fundit qe me ka ndodhur.
Tani ndjehem me fat se kam shtepine time dhe nje pune qe me realizon totalisht,dhe nuk ma ndjen te shaj popullin italian vetem per faj te ndonje injoranti.
 

elona

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Mua me ka ndodhur e njejta gje ne nje konvikt ne Itali. Gjithkush e dinte se vija nga Gjermania por meqe dija italisht donin te dinin se cfare nacionaliteti kisha. Kur u thashe qe jam shqiptare, disa nuk folen me, madje u larguan nga salla. Sigurisht keto jane injorante por te them te drejten nuk mundohem qe te them se jam shqiptare nese nuk eshte nevoja. Fale krimineleve shqiptare neper evrope nuk mund te mburrem me qe jam shqiptare! Kur me pyesin, nuk e mohoj qe jam shqiptare por ama nuk kam guzimin te vej nje flamur shqiptar ne makine apo nje flamur shqiptar ne ballkon....
 

exp-s

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

elona,
nuk ke pse ta vesh ne dukje qe je shqiptar.
kur te te pyesin pergjigju qe po dhe aq. ketu mbaron puna.
nuk behesh shqiptar/amerikan/italian me flamur ne makine e ballkon por se JE.
tani kur fiton shqiperia ndaj greqise edhe mund ta vesh flamurin per qejf nga gezimi,por njeriu gezon njesoj edhe pa flamur!
shqipri shqipri
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Fillimisht postuar nga Rozalina:
[qb] kta gomaret vendas deri vone se kan dit se ku bjen shqipnia. :shrug: [/qb]
me mire kshu per disa aspekte, jo?
..dhe po te ndodhi qe her tjeter te ngrene supet kur i flet per Shqiperine atehere thuaji "S'e dini ku bjen Shqipnia?! Po ju qenkeni mbrapa nga bota mor"!
:smash:
 

ilirjan

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Une them se FEMRA nuk ka nacionalitet, ajo perpunohet nga burri ose me sakte ka kombesine e burrit.
 

MLK

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Lir ndoshta nuk eshte brenda teme po nese beson se burri perpunon femren aha spaske kuptuar gje nga femrat deri tani. Femra fut shejtanin ne shishe e eshte aq e zgjut sa ta bej beuurin ti duket sikur i ka burri frenat e çdo gjeje, po ne realitet eshte femra qe transformon burrin.
 

epiphany

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

jene disa gjera qe nuk ndryshojne kurre.pastaj cfare hyn ketu mashkull femer?ne ate pike cdo gje nderthuret.secili mer dicka nga kultura e tjetrit nga cfaredolloj kombesie te jene.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

MLK,nqs pervoja jote ne France eshte ne anen pozitive,kjo nuk do te thote qe eshte opinioni i shumices Franceze,perderisa pervojat e shumta te te tjereve jane ne anen negative,atehere une e hedh poshte ate pervoje pozitive qe ke ti atje!!

Nuk diskutohet qe prezenca e nje flamuri shqiptar ne makinen tuaj apo ne ballkon do shkaktoje reagime komplet negative tek banoret autoktone,me duket se kane shume frike nga shqiponja jone dykrenare,a nuk kishin Turqit frike nga "sorra e zeze" per 500 vjet??
Me ndodhi mua jo me larg se dhjet dite perpara,policia me pau shallin e kuq me shqiponjen dykrenare ne makinen time te parkuar dhe thirren nje depanage(ne fakt sipas asurances time nuk kishin te drejte)dhe jam tash dhjet dite duke u mundu te marr makinen time te cilen e kam ble me leket e mi.
Megjithate une do vazhdoj te mbaje nje gje shqiptare ne makine,atyre tu behet dhambi sa i gomarit.
Te gjithe i njohim Evropianet frikacake,racizmi ne nje fare menyre eshte nje ndjenje inferioriteti karshi tjetrit,se ne cfare fushash dihet /pf/images/graemlins/wink.gif ,nuk po them ne kulture apo ne ekonomi,por edhe Evropianet duan nganjehere te kene temparamentin Albanez,por nuk kane bithe prandaj ndjehen inferiore ne kete aspekt!!
Ne kete bote te eger shume gjera zgjidhen me ane te forces dhe brutalitetit,ne kete aspekt ne jemi te madherishem!!
 

baboku

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Jam shume krenar te them qe jam Shqiptare.

Dhe per Yllken ose per "Bleten Puntore" per ate 99 per qindeshin nuk jam shume i sigurte por jam i sigurte qe ti ben pjese te ajo pakice qe duke u munduar te hiqen "snob" dalin si komplete injorant

Pse s'kerkon ndihme ....se ndjen sa keq je katandisur.
 
Top