Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?
<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: coko</div><div class="ubbcode-body">jetoj ne new york qqe nga shtator 07.kam ardhur mr llotari amerikane.Kur isha ne shqiperi gjithmone mendoja se jashte shteti eshte nje jete shume me e mire se ne shqiperi.Por kisha pare pare filma dhe kisha genjyer veten.....Tani po jetij ne amerike dhe po shoh jeten ketu.Shume i zhgenjyer...ketu ka kombe nga gjithe bota dhe po ishoh si jane.Dijeni shqiptaret e mi jemi shume te mire kemi vlera njerezore jemi rrace e paster nuk kemi ekonomi po kemi vlera morale prandaj TE JENI KRENAR QE JENI SHQIPTARE.Na mungon promocioni se na ka dal nami se vetem per budallice qe ndodhin te ne informohet krejt bota kurse per vlerat never.Pervec vlerave jemi edhe bukur(haaaaa)na ka dhene zoti te gjitha po historikisht skemi pas njerez te afte ne qeverisje(drejtim)eshte per te ardh keq."JAM SHQIPTAR DHE JAM SHUME KRENAR" </div></div>
Lexova shkrimint tend kaq prekes dhe me erdhen lotet ne sy.Po pse duhet te jemi krenar more Coko?Cfare kemi bere ne shqiptaret?per cilat vlera je duke folur?per prinerit shqiptare qe ne fshatrat e Shqiperise(mos harro se 60% e shqiptareve jeton ne fshat) i martojne vajzat me fotografi ose maksimumi me nji takim me nje emigrant te ndershem dhe me pune nme Itali apo greqi?Keto jane vlerat?Ne jemi shqiptare anadollake qe vishemi si velinat italiane.Neper rruget e Durresit,Elabasanit,Tiranes te duket sikur je ne sfilaten e Valeria Marinit,cdo gej ekstravagante,vajza 15 vjecare qe duken sikur jane nga 30 nga stukimi qe i bejne fytyres.Gjimnazistet qe per nje pale xhinse ne muaj kane zene nga nji dashnor burre te martum se ndryshe si do jetojne pa leke per kafe te lokali dhe pa cigare?Meshkujt qe jane bere komplet indiferente sepse femrat te vijne vete(po pate leke dhe makine).
Komshinjte qe nga pas perdeve vejne re cdo levizje tenden,me ke dole nga shtepia,cfare ke veshur,sa ishte ora,kush te shoqeroi tek dera dhe me ke ke pire kafen e mengjesit.Fisi dhe shoket e shoqet e prinderve(perfshi komshinjte qe s'te shohin qe kur ishte 12 vjec) qe organizojne tentativa martese per ty dhe per dike qe s'te njef fare dhe qe s'ja ndjej per ty.
Cdo vit,kur kthehem ne shtepi takoj me prinderit ndonje te panjohur(qe ata e kane koleg ose shok) qe me pyet sa e kam numrin e kembes,kur do fejohem,sa e kam rrogen,sa e paguaj qerane,sa leke kam te bankomati,sa e kam pagujt bileten e avionit,ne care date do kthehem dhe mi paguajne apo jo pushimet tek vendi i punes.Gjithe ky interrogator shoqerohet me shitje mendsh per kalamanjte e vet,ose te vllait,motres,komshiut dhe me keshilla shoqerore te tipit etiko-moral(si pershembull:shiko ruaju nga italjanet,mos u shoqero me shoqe nga veriu,ose shiko te kapesh ndonji me leke dhe me nenshtetsi europjane qe te rregullohesh dhe ne fund merr dhe prinderit,ja shtepine e paske,leket po,hajde se e zgjate).Ti i shtrengon doren me buzeqeshjen fallco duke patur njemije pikpyetje tek truri.Rruga eshte e gjate dhe pas 30 metrash do takosh dike tjeter te cilit duhet ti ofrosh edicionin e lajmeve.
Jeta jashte eshte e veshtire.Shqiptaret qe kane qene para nesh nuk kane bere maksimumin,sidomos ne vitet '90,por pak nga pak ideja qe kane per ne po ndryshon.Kur te njohin personalisht e shohin se je si ata,se flet me mire se ata gjuhen e tyre,se jeton larg familjes dhe buzeqesh,punon,shoerohesh me te gjithe.Nuk them se Shqiperia s'me ka dhene asgje por ka 18 vjet qe ka mbetur njelloj,s'ka ndryshuar asgje,rruget i rregullojne ne vere dhe i prishin ne dimer,cdo here qe ndryshon qeveria ndryshojne dhe drejtoret e shkollave,drejtuesit e dikastereve publike,rrobat ndryshojne sipas koleksioneve po mendja jone eshte po e mbyllur.Kemi idene se jemi populli me i zgjuar i botes,me i pastri dhe normal me i bukuri.Ne fakt jemi si te tjeret,kemi njemije komplekse e prandaj sillemi si sillemi,hapim tema ne forum se na vjen turp te themi nga jemi,etj,etj.