Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Aresyeja pse po e hap kete teme eshte sepse kam nje shokun tim qe nuk thote per qamet qe eshte shqiptar. Une jetoj ne amerike, dhe sa here qe shkojme diku, do te thote qe eshte grek, edhe nganjehere italian po kurre shqiptar.

A ju vjen turp te pranoni qe jeni shqiptare?
 

MLK

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Yllka ka dhene mendimin e saj e nuk e kuptoj pse i kunderviheni pasi nuk mendon si ju apo ka tjeter histori pêr te treguar nga ju! Nuk besoj qe dhe ketu ka vend per moral se si duhet te jemi e çfare duhet te themi pasi çdo njeri eshte zot i jetes se vet e nuk jeton per dynjane!
Te jesh patriot vlersoshesh nga komuniteti yt e respektohesh por nese nuk je nuk besoj se duhet te jete nje turp pasi patriotizmi nuk eshte i detyrushem por eshte me te ndjere.
Pastaj me sa kuptoj Yllka thote qe me teper bagazh kam marre jashte se sa ne Shqiperi e kjo nuk me duket se ka te bej me mendjemadhesi pasi ndofta eshte nje fakt e ne kete rast eshte thjesht realiteti!
Une per vete deri ne shkollen e mesme kam bere ne Shqiperi e pjesen tjeter te shkollimit e kam bere ne France, te formimit tim gjithashtu, pjesen me te madhe te kultures gjithashtu e kam marre ne France pavaresisht se nuk arrita ketu pa kulture.
Pra te thuash te verteten e ate qe mendon nuk besoj se eshte ndonje turp.
 

zog

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

nuk e kuptova mire punen e shkolles, kjo te ben TY te huaj (francez) apo vazhdon TE ndjehesh shqiptar.

ndersa si i paraqitemi botes, e gjitha varet nga INTERESI qe kemi per momentin. ka raste per te kaluar uren (nje shembell) duhet kaihere te paraqitemi edhe si jo shqiptare, ndryshe nuk e kalojme dot.

por kur veprojme keshtu jemi TE NDERGJEGJSHEM qe po rrejme. skandalozja pastaj eshte kur kete rrene ne e perveshim me filozofira te kota, jo po une une se ndjej veten te tille jo po une e ndjej, per te perligjur ate ose dobesine e karakterit (tone) qe e beri te shfaqej.

mnjf troç po te mos ishim ose ndjeheshim shqiptare nuk do te ishim sot duke diskutuar KETU.

pa harruar qe ne kete bote ka dhe plot shqiptare te cilet i kane vetes detyre te çshqiptarizohen me çdo rruge e menyre, ngaqe, lindja e rastesishme ne shqiperi per ta ka qene fatkeqesia me e madhe humane.
por edhe plot ne kete rruge i shtyn rastesia, thjesht jeta midis te huajve. ne jemi popull i bardhe, pra i njellojte me popujt te cilet frekuentojme, e fare natyrshem ne do te shkrihemi nje dite me popullsine vendase siç jemi shkrire kurdohere.
 

MLK

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Nuk shof ndonje vend qe Yllka te thote qe nuk ndihem shqiptare! As une nuk po them ndonje vend qe nuk ndihem shqiptar po them vetem se nje pjese imja ka mentalitet ndryshe nga mentaliteti shqiptar e nuk po e mar vesh ku eshte veshtiresia ketu per te kuptuar kete!
 

zog

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

po edhe ne qofte se s'ndihet e tille, kujt po i plas /pf/images/graemlins/laugh.gif

pastaj une s'po flisja per yllken lal. pranej dhe te thashe qe dhe diskurin tat se kuptoj. s'ka lidhje me temen. setu.
 

MLK

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

zog, une nuk tu drejtova vetem ty personalisht, lexo siper teje ka poste te tjera qe po gjykonin pse yllka thote qe bagazhin tim me te madh e kam te huaj e jo shqiptar. Kam miq te mij qe femijet u kane ardhur nga 8 vjeç jashte e sot jane nga 20 vjeç e me Shqiperine nuk kane thuajse asnje kujtim e lidhje, keshtu qe veshtire se u thua shqiptar pasi me teper jan amerikan apo francez se sa shqiptar.
 

zog

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

neqoftese atyre femijve qe permend, NEVOJA e çfaredoshme i sjell ne kete forum shqiptaresh, ata per mu mbeten shqiptare. bagazhi tyre i çfaredollojit qofte nuk i ben te huaj, ai mbetet vetem nje maske.

po prap ky s'eshte subjekti kesaj teme, as ka lidhje me te.

ketu flitet per ata qe HIQEN si te huaj. kur nuk ndihen te tille, pra kur nuk jane.

sepse neqofte se nga pamja, edukata, gjuha, ti ngjan me te huajt, pra ngjan me njerezit qe te rrethojne, as pyetja "çfare je ?" ose "nga vjen ?" nuk ndodh.

nje anglezit qe me flet shkodrançen paster une nuk kam pse te dyshoj per te mos ta marre te tille. pra s'eshte nevoja ta pyes "çfare je ? ".

ndoshta dhe yllka ka dashur te shpjegoje kete aspekt te sajin. ajo eshte aq shume natyralizuar ne vendin ku jeton, sa qe njerezia atje as nuk e pyesin se nga ajo eshte. pra asaj si del NEVOJA te genjeje njeri.
 

MLK

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

cituar nga zog:
"neqoftese atyre femijve qe permend, NEVOJA e çfaredoshme i sjell ne kete forum shqiptaresh, ata per mu mbeten shqiptare. bagazhi tyre i çfaredollojit qofte nuk i ben te huaj, ai mbetet vetem nje maske."

Une per vete qe thua ti zog 95% te kohes qe kaloj ne internet apo forume e kaloj ne ato franceze (jo se nuk i dua shqiptaret po se gjej gjera shume me interesante ne frengjisht se sa ne shqip) dhe une se mbaj veten per francez dhe pse kam 14 vite qe kam shtetesine franceze! Keshtu qe nuk do te thote qe dikush merr pjes neper forume shqiptare te jete detyrimisht shqpitar. Bota eshte e hapur ndaj mos e shihni kaq ngushte.
 

Anana

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] cituar nga zog:
Bota eshte e hapur ndaj mos e shihni kaq ngushte. [/qb]
Shyqyr qe e perdori dikush fjalen ngushte se kete ve re ne pergjithesi, mendjengushtesine. Megjithese varja. Une e thashe c'kisha per te thene ne kete teme. S'kam me se pastaj i bie te riperseris veten.
 

zog

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

mlk-je edhe arabet i kane te gjita letrat e neshtesise e te luftes, bile dhe me te vjetra se ato 14 vitet e tuja, e megjithate ata nuk i mban njeri per franceze, bile as nuk VETMBAHEN te tille.

pranej plak, s'jane letrat qe te ndrojn kombesine, por MENTALITETI, shpirti, ndjenja.

tek forumet franceze sado interesante te jene ti nuk gjen ESENCIALEN, ndryshe nuk do ishe ketu.

shpresoj mos ikesh prejketej ore, e vuan kotsekoti per nje kudegele. /pf/images/graemlins/laugh.gif

ps; yllka edhe une them qe ti ke kohe qe i ke thene te gjitha /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

zog

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb]Une per vete qe thua ti zog 95% te kohes qe kaloj ne internet apo forume e kaloj ne ato franceze (jo se nuk i dua shqiptaret po se gjej gjera shume me interesante ne frengjisht se sa ne shqip) dhe une se mbaj veten per francez dhe pse kam 14 vite qe kam shtetesine franceze! Keshtu qe nuk do te thote qe dikush merr pjes neper forume shqiptare te jete detyrimisht shqpitar. Bota eshte e hapur ndaj mos e shihni kaq ngushte. [/qb]
kjo qe thu ti eshte gjithnje pa lidhje se ket po te them edhe une ne gjithe ato poste.
ngaqe ti frekuenton forumet franceze kjo nuk do te thote qe tek ky forum ka franceze qe e frekuentojne, pra shembulli qe dhe eshte bllof.

shqipja akoma nuk eshte gjuhe universale si frengjishtja.
 

MLK

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Te riftoj te lexosh si duhet e jo ne diagonal ato qe shkruhen, perndryshe nuk i kupton dot.
Me duket se po thoje qe nese Yllka vjen ketu ne forum shqiptar, do te thote qe eshte shqiptare e te thoshe qe kjo nuk ka senc pasi i bie qe meqe une shkoj ne forume franceze jam francez. KAQ
 

zog

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] Te riftoj te lexosh si duhet e jo ne diagonal ato qe shkruhen, perndryshe nuk i kupton dot.
Me duket se po thoje qe nese Yllka vjen ketu ne forum shqiptar, do te thote qe eshte shqiptare e te thoshe qe kjo nuk ka senc pasi i bie qe meqe une shkoj ne forume franceze jam francez. KAQ [/qb]
or TYÇ ajo qe thua ti nuk eshte komparative, sepse shqiperia akoma nuk eshte france. e francezet akoma nuk dine shqip.

ndersa une po thosha vetem qe, ajo vajza e cila duket qe eshte shqiptare, jo vetem nga gjuha, por edhe pjesmarrja e saj ketu, e ka kot qe pretendon se eshte ndryshe.

e ket po i tregonin edhe te tjeret. pra s'jam i vetem.
 

tushi

Valoris scriptorum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb]

Une per vete qe thua ti zog 95% te kohes qe kaloj ne internet apo forume e kaloj ne ato franceze [/qb]
Ja ke fut paksi rrene ktu po hajt
pse do te thush ti
po per shembull per dy muj ti ke 447 postime disa prej tyne novela sikur te thona se vetem ke postu pa lexu hiç e te marrim nji mesatare 10 min per postim na dalin 4470min ose 74.5 ore.
Pra nks kjo asht 5% ather 95% na del 1415.5 ore ose 59 dite.
Pra bashke kalojne 62 dite internet kur ti ke 58 gjithsej q1 je rregjistru ktu :rolleyes:

Ku jane kater dite :confused:
 

MLK

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

zog-u ate tyçin fute anej nga e nxorre se ta fus un po se fute vet, shif ndonje postim timin nuk ofendoj njeri keshtu qe bej kujdes kur flet me te tjeret.

tushi ne internet kam qe kur ti si dijshe emrin me nje fjale qe ne 1993 keshtu qe ato llogarite e tua mund ti kesh bo mire po ngaqe elementet qe ke von ne formulen e llogaritjes i ke te pasakta dhe rezultati te del gabim /pf/images/graemlins/wink.gif
 

klocari1

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Fillimisht postuar nga Yllka shembullore:
[qb] Tipike kjo, tani e tregove veten. Sikur me ke mbajtur pishen ti mua dhe me njef. Ashtu eshte, tingellon keq po c'te bej, s'rri dot pa ia kthyer sic e kerkon. [/qb]
Yllka njeriu njihet dhe nga fjalet, jo vec fizikisht :shrug:
 

zog

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Fillimisht postuar nga MLK:
[qb] zog-u ate tyçin fute anej nga e nxorre se ta fus un po se fute vet, shif ndonje postim timin nuk ofendoj njeri keshtu qe bej kujdes kur flet me te tjeret.

tushi ne internet kam qe kur ti si dijshe emrin me nje fjale qe ne 1993 keshtu qe ato llogarite e tua mund ti kesh bo mire po ngaqe elementet qe ke von ne formulen e llogaritjes i ke te pasakta dhe rezultati te del gabim /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
TYÇ -i nuk eshte ofendim, eshte vetem epitet qe do te thote kokderr, rob qe s'ha pyke.
ne ti me çdo postim tendin po e konfirmon kete.

as llogarite matematike nuk i pranon per te drejta.

megjithese e pranoj, qe duke u kap me TY po kthehem dhe vete ne TYÇ, e ndoshta kjo me terhoqi ne kete loje te kote. thashe ta provoj /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Male850

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Fillimisht postuar nga FloBo:
[qb] Turp? E perse valle??!!
S'po themi qe jemi Gay apo Lessy! :confused: po themi qe jemi SHQIPTARE! :cool:

Kur bi rasti qe me pysin ju them direkt "di Tirana", kshu sikur zbutet icik /pf/images/graemlins/laugh.gif [/qb]
Ke shume te drejte per pjesen e pare. Kurse per te dyten un ju them "sono da Albania" dhe i shikoj drejt e ne sy. Po kan guxim te thot ndonje gje me shume e di vet ai se çfare e pret.
(asgje me force por vetem me inteligjence)
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

:thumbsup:

po kur del me goca?
p.s. thuj t'verteten :wink:
 

soni2

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Mire po nuk e kuptova kjo tema ishte "sa haptazi thoni se jeni shqiptar apo "sa shpjet nxihemi ne shqiptaret me njeri tjetrin"

mire ore si te doni !!!
une e them haptazi gje normale dhe mund tja argumentoj dikujt pse jam krenar qe jam shqiptar!!
ndersa per mentalitetet e gabuara qe njerezit kane per neve une smund ti ndryshoj edhe nuk kam deshire ti ndryshoj !!!
nqs me shan nuk ulem ne nivelin e tj qe ta shaj nqs ma shan nga familja(raste te shumta ktu ne france me keta rerengrenesit arab)nuk i them as jo as po vetem ja pelcas sa tme zeje dora !!!
as nuk them qe jam trim as qe kam bere trimerira vetem askujt nuk ja leshoj rrugen kur te me shaje !! dhe asnje shqiptar se kam lene vetem ne ngaterresa !!!

pastaj pse duhet te kem turp te them qe jam shqiptar sepse shoket e mi kane goca m'rruge?sepse shesin mall? grabisin ? Vjedhin ? mashtrojne ? etj
jo aspak e kam thene edhe nje here çdo njeri e zgjedh vete mynyren e fitimit te jeteses une nuk jam as zoti dhe as gjykats ti gjykoj per aktet e tyre !!!!
nje mendim te tille duhet te kene te gjithe sepse te gjithe ato te zgjuarit qe vine ktu bejn moral nuk kan byth te ikin te fitojne lekun ashtu siç po e fitojne te tjert !!

kush asht i zoti kurr zi mos i shkoft moti !!!


ndersa yllka shembullore ka harruar çdo te thote shqiperi dhe shqiptar akoma me teper kujton se di po nuk e ka idene se si shkojne punet dhe hallet !!!
 

anny

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

E them 100% qe jam shqiptare dhe nuk me intereson fare mendimi i te tjereve ne lidhje me shqiptaret,jam krenare qe jam shqiptare

Pse mos valle kombet e tjera jane me te mire se ne??!!!! Aspak kudo ka te mire e te keqinj,edhe ato vende qe hiqen gjoja me te mire, po te ndodheshin ne te njejten gjendje ekonomike apo politike etj etj me ne do ishin si ose me sakte kane qene sic jemi ne
Fakti qe jemi disa vjet mbrapa ne zhvillim ne krahasim me vendet e tjera nuk do te thote qe mua te me vi turp per gjakun tim
 
Top