Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Aresyeja pse po e hap kete teme eshte sepse kam nje shokun tim qe nuk thote per qamet qe eshte shqiptar. Une jetoj ne amerike, dhe sa here qe shkojme diku, do te thote qe eshte grek, edhe nganjehere italian po kurre shqiptar.

A ju vjen turp te pranoni qe jeni shqiptare?
 

zog

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

n'fakt me i mençuri si dhe me budallai, jane t'vetmit qe s'kane frike ta mshehin identitetin e tyre, bile edhe kur bashkatdhetaret e vet vjedhin ose vrasin.

ngaqe keta jetojne jashte sistemit te vlerave shoqerore, jane si me thene exclu (te perzene) te tij.

ndersa shumica, TE MESMIT, luajne me kushtet, kur shohin qe situata eshte e favorshme ata nuk e mohojne kombesine e tyre, ndersa kur situata nuk u eshte e favorshme ata mundohen ta mohojne ate.

dhe normal.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Ky problemi eshte vetem kur jeton ne Europe..
Ketu as e kane idene ku bie Shqiperia, per te qene te sjellshem mbasi u permend Albania , thone oh e di, por na i cojne kordinatat gjithkund, Rusi, Lindje e mesme etc, thuju sa te dush kufijte detare e tokesore me shtetet fqinje si Itali dhe Greqi, jane aq te painformuar sa shpesh nuk arrijne te kthjellohen ose po te jene shume kurioze per ty mund te bejne ndonji search ne Internet ...
Sa pike e vogel qe jemi ne harten e botes, e paperfillshme :shrug:
 

zog

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

normal, europa eshte e vjeter dhe e ngushte me fare pak vend. lufta per ekzistence e mbijetese eshte dhe me e ashper sesa n'ameriken e paskaj.

kjo shpjegon edhe pse shqiptaret PERPAROJNE me shume ne europe sesa ne amerike. ata s'kane altervative tjeter.

aty ku dhe shtypja eshte me e madhe (itali e greqi) aty dhe shqiptaret deri me sot, kane dhe arritjet me te medha.

me arritje nenkuptoj famen si artiste, shkrimtare, regjizore, kompozitore, kengetare, etj.
 

Albert Zylyftari

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Ku eshte ky perparimi i shqiptareve ne Evrope more- zog
A thuaj se Evropa eshte mbushe me shkrimtare apo valltare shqiptare.Sa e sa artisteve shqiptare u duhet te ndryshojne nacionalitetin ne Evrope vetem per te mos pase pengesa.E ne Amerike s'ekzistojne gjera te tilla.Se atje francez, indian, shqiptar eshte e njejta gje.
 

zog

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

yllis duhet me qene ne korrent te situates, ndryshe s'kam ç'te them. ata valltaret ne itali, disa aktore ne greqi e ne itali, disa shkrimtare e regjizore neper europe.

dhe mos harro emigracioni shqiptar ne europe eshte i ri, ne krahasim me ate ne amerike dhe shume me i VOGEL ne numer.

e megjithate po i jep frutet me shpejt. akoma dhe nje dhjet vjeçar, qe te shkolluarit ne europe te fillojne aktivitet, e do t'shohesh.


ps; shko bej nje vizite tek forumishqiptar, tek arti dhe letersia dhe do ti gjesh edhe me emra e artikuj keto qe po them une. ketu pak interesohen per arritjet e shqiptareve pertej kufirit, ky forum drejtohet prej shqiptareve te shqiperise qe veç lekut e qejfit asgje tjeter s'u intereson.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

...vetem shqiptaret rrjepacake/meskine/pa identitet/pa atdhe/frikacake mohojne origjinen!!
 

zog

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Fillimisht postuar nga OROSHI:
[qb] ...vetem shqiptaret rrjepacake/meskine/pa identitet/pa atdhe/frikacake mohojne origjinen!! [/qb]
kta jane dhe shumica e shqiptareve.

ngelen jashte tyre; vetem gjenite dhe budallenjte.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

...ndoshta.....
e keqja eshte qe pikerisht keta mbahen si intelektualet e kombit!
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Zog! Ne princip te jap te drejte. Por me duket se e tepron pak. Behesh me internacionalist sec duhet. Megjithate ne pergjithesi nuk e ke keq vecse ketu ne fund e ke prish pak se sic te thashe nganjehere e tepron. Nganjehere nje genjeshter e mire e permireson gjendjen e vertete. Me kupton ku ta kam fjalen?
 

MLK

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Jetojme ne nje bote ku imazhi thuajse mbizoteron gjithçka tjeter e aq me teper ne prezantimet e para. Duke e ditur se Shqiperia e pas 90-tes ka lene nje shije te keqe ne skenen nderkombetare, ka momente qe reagimet e para te jene jo te kendeshme e kjo eshte humane. Gjithesesi varet nga niveli i njerezve qe frekuenton, pasi ka njerez qe kane paragjykime primare e te tjere qe nuk len veten qe keto paragjykime te dalin ne siperfaqe e te shkaktojne ngacmime kur prezantohesh. Me te veshtire duhet ta kene shqiptaret e Italise dhe te Greqise ku dhe emigracioni shqiptar ka qen shume me i madh se ne France nje pjese e madhe as e kane idene se ku bie Shqiperia (veç atyre qe kane pare pamjet gjate luftes se Kosoves dhe e ngaterrojne shqiptaret e Kosoves me te Shqiperise).
Mua per vete sme karene rasti akoma qe te kem pas ndonje problem nga origjina ime dhe pse u be kohe qe jetoj ne France!
Po te prezantohesh te rojet e supermarkatave normal qe do rrudhin pak fytyren se u ka rene rasti te kapin jo pak shqiptare duke vjedh e ska asgje shokuese.
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Te gjithe emigrantet e varfer vjedhin!!

Te shohesh ti programe tv Gjermane te lun menja e kres se sa shum gjermane jane qe vjedhin! /pf/images/graemlins/laugh.gif

Te gjithe te varferit ne pergjithsi vjedhin!!
 

MLK

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Nuk thash ne ndonje vend qe vendalite nuk vjedhin, problemi eshte se po te besh krahasime me perqindjen e popullsise qe jemi i kemi shume te larta e ky eshte realitet e ske çi ben as ti as une /pf/images/graemlins/wink.gif Pastaj mediat bejne te veten e psh kur kapet ndonje trafikan italian ne Shqiperi nuk thuhet u kap Giani fisteku po u kap trafikanti italian e kjo ngelet ne mendjen e njerezve e krijon nje imazh. E njeta gje ndodh dhe ketej kur kapet nje francez jepet emri kurse nje i huaj origjina /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Guest
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Fillimisht postuar nga zog:[qb]
[qb] ...vetem shqiptaret rrjepacake/meskine/pa identitet/pa atdhe/frikacake mohojne origjinen!! [/qb]
kta jane dhe shumica e shqiptareve.ngelen jashte tyre; vetem gjenite dhe budallenjte. [/qb]
...Po ti Zog,ku e klasifikon veten??
 

atomium

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Une e them me shume krenari qe jam shqiptare.
Jo vetem qe nuk me hap probleme kjo pune, por do te thoja te kunderten.
Meshkujt perendimor vdesin per femrat shqiptare. Te jep nje fare sharmi te qenurit shqiptare. Te gjithe 'te interesuarit' mesojne ndonje fjale shqip. Sa te lezetçem me duket kur duan te shqiptojne fjale si puna: 'tungjatjeta' 'hajde, hajde' 'te dua shume' etj
Ne shkolle, shume njerez me njohin me nofken: shqiptarja, terheq vemendjen e te gjitheve.
 

genci88

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Fillimisht postuar nga Atomium:
[qb] Te gjithe 'te interesuarit' mesojne ndonje fjale shqip. Sa te lezetçem me duket kur duan te shqiptojne fjale si puna: 'tungjatjeta' 'hajde, hajde' 'te dua shume' etj[/qb]
"Hajde", nuk eshte Shqip por Turqisht. :wink:
 

Princesha

Primus registratum
Re: Sa haptazi thoni qe jeni shqiptare?

Fillimisht postuar nga kallkanosuri:
[qb] Mua sa here me pyesin ketu ne Amerike se nga jam, une i them qe jam nga Albania, ata thone ku, nga Armenia? dhe une i them, po po vare booolet [/qb]
:lol: kjo ishte e fort

P.S kush ka pun me u ngatrru ma pun qytetesh e krahinash mrena shqipnis...te dalin pak jasht se kam 2 fjal me te /pf/images/graemlins/laugh.gif

ktu po flitet per nacionalizmin qe shqiptart kan kur dalin jashtetit, ju filloni e ngatrroheni me njeni-tjetrin :confused:

se kush tha per shkodrant qe jan si jevgjit :smash: ...se po erdhi nga kopenhageni do t'dal me shpaten e skenderbeut n'dor ne aeroport me e prit /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
Top