Sa gjuhe te huaja flisni.

Belina1986

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Fillimisht postuar nga Demetrio Scutari:
[qb] Po, punoj si përkthyes 14 vite... ti je një shqiptare e cila erdhi në Itali kur ishte shumë e vogël?

Të fala - Dhimitër. [/qb]
Po Dhimiter eshte ashtu, kam 13 vjet qe ri ketu ne Itali, po ti? te fala.
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Atëherë ke ardhur në muajin e marsit të vitit 1991, kur ishe shumë vogël, apo jo?

Unë banoj pothuaj 24 vjet në Reggio Emilia, por gjatë fëmijërisë jetova në shumë qytete italiane të ndryshme për shkak të punës së babait tim.

Të përshëndes - Dhimitër.
 

Belina1986

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Po ne mars te 1991 erdha ne itali, por ti si bene ta dishe????? Po ti sa vjec je, eh sa shume kohe qe ke ne Itali! :idea:
 

Engjelli_Vdekjes

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

o belina po mire mi lal me thuaj i shqiptar qe nuk di ose italisht ose grqisht apo anglisht.
une per veten time di Italisht kam qene ne itali ne torino edhe rome per qejf jo per pune anglisht,greqisht ca fjale qe me kane mesuar ca shoket e mi qe kam ketu.serbisht rusisht maqedonisht edhe bullgarisht.care te bejme gjuhe sllave po care te bejme ne bullgari na ra rradha me mesu edhe duhet ti mesinin keto gjuhe nga halli.shqipen e dime po edhe po nejten edhe pak ketu do e harrojme fare.
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Mbusha 39 vjet më 21 tëtor, Belina e dashur...

Sigurisht që jetoj prej shumë kohësh në Itali, sepse jam italian...

Të fala - Dhimitër.
 

Engjelli_Vdekjes

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

o belina pervec greqishtes qe di vetem ca fjale keto gjuhet e tjera i di shume mire edhe perfekt lal.se u bera shume kohe kendej nga vendet sllave edhe nga halli i kemi mesuar.edhe cishte ai mesazh qe me kishe sjelle???????
 

Djep

Forumium maestatis
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Belina,

Dhimitri (Demetrio - emri i tij i vertete) ka lindur dhe eshte rritur ne Itali, memedheun e tij. Pra eshte italian denbabaden, por me origjine arbereshe.

Nje gje me ben me te vertete pershtypje: ai eshte i huaj, dhe e shkruan shqipen letrare shume me bukur se shumica e anetareve ketu, qe jane shqiptare. Pervec Arberishtes (gjuhes se tij te nenes), zoteron nje shqipe qe i afrohet perfeksionit, dhe s'ma merr mendja se ka qene ndonjehere ne Shqiperi.

Gjithashtu, vec ketyre (me c'lexova me siper) dika edhe nja 10 gjuhe te tjera evropiane dhe ballkanase... dmth qenka gjeni per nje 39-vjecar.

Edhe dicka Dhimiter...
Ne shqipen letrare nuk thuhet "Spanjollisht" por "Spanjisht" /pf/images/graemlins/wink.gif
 

bLuE IcE

"""""PLANETARE""""""
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Fillimisht postuar nga California^Babe:
[qb] Njeresit Shqiptare jane cilesuar nga shkencetare canadese si nje nder kombet inteligjent, dhe kjo nxjerr ne pah sepse shumica e popullit shqiptar flet me shume se nje gjuhe.
ok popull sa gjuhe flisni.
lol [/qb]
tani per te ti numuruar si numuroj,po them deri nederi ne 7...
 

eros111

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Fillimisht postuar nga Demetrio Scutari:
[qb] Sigurisht në gjuhën shqipe ka shumë fjalë me origjinë turke, por kjo nuk përfaqëson një avantazh të madh sipas mendimit tim, sepse gramatika turke është vërtet e tmerrshme (ndërtimi i frazës në veçanti)...

Për shembull, për të thënë "Unë e di se ti je turk", duhet të thuash "Unë e di për qënien tënde turke", një gjë e këtillë ndodhet vetëm në turqisht dhe në baskisht, në të gjitha gjuhët evropiane tjera mund të bësh një perkthim letrar... [/qb]
eshte e vertete qe turqishja ta heq petllen
/pf/images/graemlins/smile.gif gramatiken e ka shume te vecante nga gjuhet e tjera...psh foljen e ka gjithmone ne fund...shembull : 'nuk e dija se ishte kaq e veshtire' thuhet ne truqisht ' se ishte kaq e veshtire e dija nuk' .. /pf/images/graemlins/laugh.gif te folja i fusin te gjitha: kryefjalen, mohimin etj etj /pf/images/graemlins/wink.gif ato 4 vjetet te kolegji turk me kane bere me fol me vete /pf/images/graemlins/laugh.gif
ka lezet shqipja, anglishtja, frengjishtja ose italishtja...edhe spanjishtja te i njejti grup futet...per gjermanishten kam degjuar se ka gramatike te komlikuar po nuk si cfare te them se nuk e flas...
ciao ciao
 

Belinea

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Vetem shpip ! Biles edhe ate e flas me dialekt /pf/images/graemlins/wink.gif
 

DEVIL-girl

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Shqip sigurisht, Italisht si te gjithe shqiptaret dhe Anglisht sepse jetoj dhe po studioj ketu,(ne Angli) kuptoj dhe Frengjisht se kam bere nja 4 vjet ne shkolle po sme kujtohet dhe aq keshtu qe nuk e numuroj dot..
 

vinnie jones

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

une flas rrjedhshem anglisht,gjermanisht,italisht,frengjisht.ne anglisht flas dhe kuptoj rrjedhshem edhe cockney(zhargoni i londres),zhargonin skocez dhe irlandez.
 

eros111

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Fillimisht postuar nga California^Babe:
[qb] Njeresit Shqiptare jane cilesuar nga shkencetare canadese si nje nder kombet inteligjent, dhe kjo nxjerr ne pah sepse shumica e popullit shqiptar flet me shume se nje gjuhe.
ok popull sa gjuhe flisni.
lol [/qb]
inteligjence e madhe mo...nga halli mer lal i mesojme, jo nga malli /pf/images/graemlins/laugh.gif njesoj jane njerezit gjitheandej dhe nga sa kam pare nuk me duket me i zgjuar populli yne...a e di ti qe ne hollande psh flasin mesatarisht me shume gjuhe te huaja se ne? Per me teper i flasin edhe me mire se shqiptaret thone se dine italisht po shume pak jane ata qe dine ta shkruajne, ose ta flasin (shumica mezi i lidhin dy llafe) dhe vetem kuptojne.Nqs per ta ditur gjuhen mjafohemi vetem per ta kuptuar atehere po i shtoj edhe nja 2,3 gjuhe te tjera vetes time /pf/images/graemlins/wink.gif
 

DEVIL-girl

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

E dini te forten cfare ju kam thene ne klase nje dite kur me degjuan te flisja me nje italiane dhe me pyeten si ka mundesi qe flet 3-4 gjuhe? iu pergjigja sepse ne parajse flitet anglisht ngaqe Anglezet nuk mesojne dot gjuhe te huaj keshtu qe mu desh te mesoja dhe anglisht.
eshte e vertete qe dhe ai qe ka 8 klase shkolle di te pakten dy gjuhe te ne (o nga halli o nga malli)
 

eros111

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Fillimisht postuar nga DEVIL-girl:
[qb] E dini te forten cfare ju kam thene ne klase nje dite kur me degjuan te flisja me nje italiane dhe me pyeten si ka mundesi qe flet 3-4 gjuhe? iu pergjigja sepse ne parajse flitet anglisht ngaqe Anglezet nuk mesojne dot gjuhe te huaj keshtu qe mu desh te mesoja dhe anglisht.
eshte e vertete qe dhe ai qe ka 8 klase shkolle di te pakten dy gjuhe te ne (o nga halli o nga malli) [/qb]
po po
i keput fare dy gjuhe me 8 klase shkolle... /pf/images/graemlins/tongue.gif :goofy:
 

ALPE

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Shqip
Anglisht
Italisht
Portugalisht
Spanjisht
Frengjisht
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Po mire si i flet, vetem parc apo parc e mrapc? /pf/images/graemlins/laugh.gif

Je l'ai dis sans arrier pense. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

mostro

Putraku
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

po he mo l-r nuk e shef si i ka renditun?ky tipi i flet keto gjuhet nga lart-posht...su e giu- trik e trak :goofy:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Vallai nuk e kapa me te paren. /pf/images/graemlins/laugh.gif Sido qe te jete do doja te shifsha nanji qe kishte vu kinezcen ne fund te kollones.

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Rambla

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

shqip (gjuha me e veshtire qe di te flas) /pf/images/graemlins/laugh.gif - italisht - anglisht - dhe gjasme di içik gjermanisht (marr neiher ca nota te mira tek kjo lende por se di akoma se si /pf/images/graemlins/tongue.gif )
 
Top