Re: Sa gjuhe te huaja flisni.
Fillimisht postuar nga HOTGIRL:
[qb]läget??
har du bott i sverige eller bor du fortfarande här??
skriv tillbaka om du kan /pf/images/graemlins/smile.gif
ha det så bra [/qb]
Shih, te degjosh shqiptaret te flasin suedisht!!! Gallate! Une nuk e flas shume apo shkruaj, por e kuptoj disi. Motra ime e njeh mire. Ketu ne Finlande, suedishtja eshte gjuha e dyte zyrtare dhe njerezit jane te detyruar me ligj te kene njohuri ne te dyja. Eshte disi çudi, sepse suedisht folesit ne Finlande perbejne vetem 6% te popullates, megjithate gezojne te gjithe te drejtat si finlandisht folesit. Hehe, keq apo mire, ato 6% zoterojne rreth 50% te pasurise...
Nejse, nejse, dola jashte temes fare, por me terhoqi ideja e suedishtes. Une isha faktikisht ne Stockholm per Pashke dhe u kenaqa shume me qytetin. Shpresoj ta vizitoj serish...
Ne lidhje me temen:
1. Anglisht, ohhh, eshte bere si gjuhe e nenes tani! Dhe ketu nuk po flas per anglishten bastarde te USA, por anglishten e pasur, e bukur dhe e shqiptuar mire te Anglise (merret vesh qe edhe tek kjo e fundit ka bastardimet e veta).
2. Frengjisht, e kam studiuar per 8 vjet ne shkolle dhe e kuptoj, lexoj dhe shkruaj relativisht mire. Vitet e fundit kam pasur shume pak raste ta perdor, megjithate disa muaj praktike dhe me kthejne ne binar. Dhe, frengjishtja eshte nje gjuhe kaq e perkryer. E adhuroj!
3. Italisht, kete e dine te gjithe mo!
4. Finlandisht, po permisohem gjithmone e me shume ne te. Them se nga viti tjeter do filloj ta flas me rrjedhshem dhe me shpesh. Nuk eshte gjuhe e lehte, per nga veshtiresia rradhitet e treta ne bote.
Gjithe te mirat.