Sa gjuhe te huaja flisni.

ylli billa

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

shqip
hollandisht
anglisht
frengjisht
italisht
dhe kuptoj mire

(greqisht)
(gjermanisht)
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Une besoj se mund te flas mirë gjuhet vijuese:

italisht
shqip
anglisht
frengjisht
gjermanisht
spanjollisht
portugalisht
rusisht
kroatisht
rumanisht
bullgarisht
maqedonisht
sardisht
 

Belina1986

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Une di keto gjuhe:
Shqip mire
Italisht perfekte
Anglisht mire
gjermanisht mire
Spanjishte njecik
Ciao!
 

Belina1986

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Fillimisht postuar nga Demetrio Scutari:
[qb] Une besoj se mund te flas mirë gjuhet vijuese:

italisht
shqip
anglisht
frengjisht
gjermanisht
spanjollisht
portugalisht
rusisht
kroatisht
rumanisht
bullgarisht
maqedonisht
sardisht [/qb]
Bravo! SA SHume gjuhe qe di! te lumt! Cfar pune bene ti<? Mos je gje perkthuyes? Ciao! Me shkruaj mesazh vetjak te lutem ne pergjigje! Ciao! :goofy:
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Po, punoj si përkthyes 14 vite... ti je një shqiptare e cila erdhi në Itali kur ishte shumë e vogël?

Të fala - Dhimitër.
 

Genta

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Hotgirl, me fal po vetem tani e pash mesazhin tend. Jetoj ne Sundsvall, studjoj aty. Ti me duket se jeton ne Luleå apo jo?? :wave:
 

Furor Aquila

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Fillimisht postuar nga Demetrio Scutari:
[qb] Une besoj se mund te flas mirë gjuhet vijuese:

italisht
shqip
anglisht
frengjisht
gjermanisht
spanjollisht
portugalisht
rusisht
kroatisht
rumanisht
bullgarisht
maqedonisht
sardisht [/qb]
lol....

po amerikanisht flet?
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

une perdoroj shpesh:
Albanisht
Shqip
Shqyp
shqipisht
albance
talance
inglezce
merikonce
merikonshe
talanshe
shqypishte
merikonveriore
merikonqendrore
merikonjugore
ene pak sa pak si shume italishe e anglisht
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

shq (tironce)
eng (oxfordjance)
ita (romagnolo)
ger (munchenjance)
kto per tani...te tjerat me vone :book:
 

Ullmar Qvick

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Përshëndetje nga Suedia!
Nëse flasim një gjuhë apo jo është një gjykim subjektiv. Unë për vetën time mund të pohoj se jam në gjendje të flas pa shumë probleme suedishten, anglishten dhe shqipen. Germanishten e flas mjaft mirë, frengjishten me disa vështirësi dhe finlandishten me shumë vështirësi dhe kufizime. Ne suedezët kuptojmë mirë norvegjishten, mjaft mirë edhe danishten. Kam vetëm fraza italisht dhe spanjisht por i kuptoj këto gjuhë mjaft mirë. Edhe portugalishten e shkruar kuptohet, por me vështirësi.
Po shkruaj letra suedisht, anglisht, shqip, gjermanisht dhe frengjisht. Mund të them me krenari se kam kuptuar 95% prej një letre rusisht, me ndihmën e fjalorit, edhe me fjalor një libër shkencor rumanisht.
Përvoja ime më tregon se cdonjëri i cili zotëron disa gjuhë ka fituar aftësi për të hyrë disi në shumicën e gjuhëve të tjera....
Cila gjuhë evropeane është më e vështirë? Për mua finlandishtja, pastaj shqipja. Ata të cilët kanë punuar me gjuhën e Wales-it (pjesë e Britanisë) sigurisht ngulin këmbë se ajo gjuhë është më e komplikuar! Edhe gjuha Euzkadi (gjuha e baskëve) është tmerrsisht e vështirë....
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Unë pak a shumë kam pasur kontakte me të gjitha gjuhët evropiane dhe mund t'ju siguroj se më të vështirat janë turqishtja dhe baskishtja (njohja e se cilës, megjithatë, nuk është e detyrueshme, sepse të gjithë baskët flasin edhe spanjollisht ose frengjisht)...

Shqipja nuk është një gjuhë e lehtë, por nuk ka krahasim me ata...
 

Elsi

Forumium praecox
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Anglisht - shume mire
Italisht - shume mire
Spanjisht - shume mire
Frengjisht - mesatar
Jam ne nje vend ne Spanje ku ka shume baske, dhe konfirmoj ate qe thote njeri me siper, eshte shume e veshtire...
 

bengu

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Fillimisht postuar nga Demetrio Scutari:
[qb] ...mund t'ju siguroj se më të vështirat janë turqishtja dhe baskishtja ...[/qb]
je i pari qe degjoj te thote se turqishtja eshte e veshtire :shrug:
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Sigurisht në gjuhën shqipe ka shumë fjalë me origjinë turke, por kjo nuk përfaqëson një avantazh të madh sipas mendimit tim, sepse gramatika turke është vërtet e tmerrshme (ndërtimi i frazës në veçanti)...

Për shembull, për të thënë "Unë e di se ti je turk", duhet të thuash "Unë e di për qënien tënde turke", një gjë e këtillë ndodhet vetëm në turqisht dhe në baskisht, në të gjitha gjuhët evropiane tjera mund të bësh një perkthim letrar...
 

CoolAngel

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

para tete vjetesh kam pasur mundesine te mesoj turqisht. vertet qe disa shprehje ne shqip duhen modifikuar ne turqisht per te marre kuptimin e deshiruar, por nga ana gramatikore une personalisht mendoj qe turqishtja eshte gjuhe jo e komplikuar. ka shume here me pak perjashtime se shqipja ose anglishtja, dhe rregullat gjuhesore (megjithese ka edhe raste te vecante) jane gjitheperfshirese.
 

Demetrio Scutari

Primus registratum
Re: Sa gjuhe te huaja flisni.

Që turqishtja ka pak përjashtime është e vërtetë, por për mua ky avantazh është barazuar nga shumë elemente tjera...

Duke vazhduar të flasim për gjuhët e lindjes së mesme, perzishtja është mjaft e lehtë (pengesa e vetme është alfabeti), ndërsa arabishtja dhe evreishtja (një gjuhë e cila ringjalli pas shumë shekujsh mospërdorimi) jane tejet të komplikuar...
 
Top