Re: Sa besojne se Zoti ekziston?
</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Zoti :
1. Gjithe-Furnizuesi
2. Me i Forti
3. Me dijen e Tij Zoti ka përfshirë çdo send: çelësat e fshehtësive janë vetëm te Ai, atë (fshehtësinë) nuk e di kush pos Tij. Ai e di çka ka në tokë dhe në det, Ai e di për çdo gjeth që bie dhe s’ka kokërr në thellësi të tokës, s’ka të njomë dhe s’ka të thatë që nuk pershihet ne dijen e Tij.
4. Ai nxjerr të gjallin nga i vdekuri dhe Ai është nxjerrës i të vdekurit nga i gjalli.
5. Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i plotfuqishmit,i gjithëdijshmit.
6. Ai është që ju krijoi (filloi) prej një njeriu; aty (mbi tokë) jetoni (qëndroni) dhe nën te do të pushoni.
7. Ai është që krijo (pa kurrfarë shembulli) qiejt dhe tokën (e duke qenë i tillë), çdo send e krijoi Ai, dhe është më i dijshmi për të gjitha sendet e krijuara.
8. Ai është mbikëqyrës ndaj çdo sendi.
9. Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshijnë Atë, e Ai i përfshinë të parët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.
10. Ai është që zbriti librin në mënyrë të shkoqitur
11. Fjalët e Zotit tënd janë plot të vërteta (çka lajmërojnë) dhe plot të drejta (çka gjykojnë). S’ka kush që të ndryshoj fjalët (vendimet) e Tij. Ai është që dëgjon e di.
12. Ai është që krijoi kopshtie (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga shija).
13. Ai nuk vë në rrugë të drejtë mizorët.
14. Dënimi i Tij për njerëzit kriminelë nuk mund të prapësohet.
15. Ai nuk ka shok (nuk adhuroj tjetër).
16. A të kërkojë Zot pos Tij, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues) dhe dëmi i secilit person është kundër vetes. Askush nuk do të bartë barrën e tjetrit. Mandej, kthimi juaj është te Ai.
17. Ai është që ju bëri sundues (zëvendësues) në tokë (pas shkatërrimit të atyre që ishin më parë) dhe lartësoi në një shkallë më të lartë disa nga ju mbi të tjerët, për t’ju sprovuar në atë që u dha. Ai është ndëshkues i shpejtë, është që falë e Mëshirues.
18. Zotit nuk mund t’i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe
Besoj se me keto 18 pika qe kam rreshtuar, sado te paketa ne pershkrimin e Zotit, mund ta krijosh idene se per cfare po flasim.
[/ QUOTE ]
akoma nuk kam nje ide te mirefillte, sepse jane kontradiktore keto qe thua..
a eshte ai i gjithefuqishem? po ne te njejten kohe dhe i gjitheditur? ky eshte koncept teresisht irracional, sepse nuk mundet kurrsesi qe te jesh i gjitheditur dhe i gjithfuqishem ne te njejten kohe.. eshte sikur te thuash p.sh."katror me 3 kende".
prape, nuk shikoj ndonje pershkrim te zotit.. a eshte ai pjese e universit? nese jo, ku ben pjese? ku qendron (ne menyre qe te shikojme a eshte racionale folja ESHTE, kur aplikohet per kete zotin qe ju flisni)?