Re: Rezistenca!
Do te te editoja per jashte teme Xingaro. Por do te ishte mekat. Kam frike nga Zoti.
Une e mbaj mend keshtu.
Me ca fytyra gjithmone te perdredhura me buzet per poshte qe hynin dhe dilnin me cigaren e fjetur ndezur ne goje. Gjithmone duke te te pare ne sy me nje levizje majtas djathtas te kokes qe pyet: "He si vajti? Ma kreve ate porosine?" Kurse rrotullimi i paqetes nen gisht tashme eshte bere nje art i tavolines: Only in Albania. C'dreq shpreh ai rrotullimi i paqetes ashtu? ka shume te ngjare te mos te kete asgje per te thene mbi kete ceshtje. Tek e fundit e bej edhe vete pa arsyen me te vogel.
Kurse ngrohtesia e ketyre dimrave te bute behet e plote vetem kur ajo ta shkon krahun. Domosdo. Tironc. Me dur ne xhepa pra mona. Dhe ajo e ka kollaj te ta shkoje krahun, fap. Deri sa degjohet nje zhurme motorri dhe ajo kthehet vertik mbrapsht, sigurisht, eshte i ati. E dyta here qe e takoj. Eshte ca me i shkurter se une por e kam frike tmerr.
Ka ca muaj qe nuk egziston me koha dhe trille te tjera te ketij qyteti. Jemi vetem ne dhe nje turme e murrme pa ndonje karakteristike dalluese. Bie shi, normal, Tirane.
Cmenduria po i kapercen kufijte qe i caktoi Zeusi. Jemi njerez, rrace qe shquhet per ekzagjerime. Se fundi po vriten ne Vlore dhe kjo eshte arsye mjaft qe turma e murrme te filloje te shfaqe fytyra. Nuk eshte me aq e turbullt sa u be kur vendosem t'ia fiknim driten. "Hej!", ngerdheshen ushtaret e realitetit, "Ju Femije menduat se mund te na injoronit pergjithmone ne dashurickat tuaja??"
Ti nuk i njeh fare keta zera alla TV qe flasin per habira pa pike interesi.
-"Ketu ngulet shapata mer daj. Ti knej ajo anej"
-"Njashtu pra mo, emigracion pra. Si bo sikur s'merr vesht. Do ikin n'Amerik ato pra mona, t'gjith si familje!!!"
-"Cuno ti s'ke viz lale, jepi drejtim."
Sa mire qe nuk e keni ju ajrin ne dore. Do na kishit mbytur me marrezite tuaja. Me siguri dikush prej jush do te kishte menduar te na numeronte heret qe marrim fryme ne dite.