Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
çao t'gjiiiiiiiiithvé!!! m'keni knoq! /pf/images/graemlins/laugh.gif
...kaloja perdite ne ate pike te qytetit aq te pashmangshme. shume here kisha dashur mos kaloja, po ca pertesa e ca pertesa perseri me kishin bindur qe ajo pike ishte apostafat per mua. instiktivisht syte, qe nga larg, nuk shihnin me asfaltin ne ruajtje te kepuceve te mia nga ndonje gunge e mundshme, por nguleshin ne ato dege gjys te zhveshura. i ftohti i atyre javeve nuk i trembte ato dege, e sidomos ato topa ngjyre mishi qe mi merrnin syte me gjithe syze bashke. kaloja poshte atyre kraheve te varur dhe piketoja topçet me te bere, ato me lekure me me shkelqim e disi te tejdukshem, dhe qeshja lehtshem me vete.....do vije nata do vije, kjo rruge do zbrazet, dhe une do ju marr ne krahet e mi...do ju shkul nga ato krahe te thare.
vinte nata e me gjakun te holluar nga alkooli, ato dege dukeshin me afer, ai mur ndares me copa gastaresh dukej me i ulet dhe kutia shperndarese e elektricitetit (sidomos shenja e kafkes me kocka kryq) nuk kishin efekt; ndoshta kishin, por mbyteshin nen hipnotizim kokrrash. kercimi nga toka mbi kuti e me pas mbi mur, ndahej nga ndjesia e gastareve nen shollen e kepuces, dhe kjo e fundit shoqerohej gjithnji me sikletin fiks te urinimit qe vjen pas pirjes. shpesh here me kembet kryq e vetulla te shtrenguara prekja me shume durim kokerr pas kokrre, ndjeja ate butesi qe krijonte lengezim vetvetiu e me shume delikatese mundohesha te mos prishja as nje centimeter te asaj sakrifice. ama kishte çaste kur epshi me rrembente krahun me gjithe dege te pemes, por gjithnji kujdesi per kokrrat ishte maksimal. zbrisja nga muri pa nevojen e duarve, zgerdhihesha (me djalin ose vajzen, ose me te dy xhanem, varej nga nata) e i drejtohesha shtepise, si dikur i voge me patallona te shkurtra deri ne gjys kofshe (mbani veten te fjala 'kofshe' /pf/images/graemlins/laugh.gif ) e çorape te dala nga majat e sandalleve /pf/images/graemlins/laugh.gif .
...aktin final nuk dua te pershkruaj, shume barbar dhe jo-hurmanjos, por tek e fundit nuk behem pishman per kete gje! /pf/images/graemlins/laugh.gif
hurmaaaaaaaaaaaaaaaaaa hurmaaaaaaaaaaaaaaaaaaa