Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Njerezit dukeshin me te vegjel dhe me te zymte ne gjysem erresiren e atij megjesi te ftoht dimeror. Shumica e tyre kishin zhytur qafen ne mes te supeve dhe fshihnin mjekren nen jakat e xhaketave per tu mbrojtur nga era akullt. Dimri verior ishte pa dyshim me i ftoht se dimeri jugor, mbase ishte ftohtesia e natyres se veriut qe ndikonte edhe ne natyren e njerezve.
LR rregulloj shallin pe leshi, e ngriti pak me lart per tu mbuluar sa me shume te ishte e mundur. Shalli ishte objekti qe e ndihmonte te ruante identitetin e tij, ishte ngrohtesia e tij qe bente qe LR ta mbante qafen drejt e koken lart ashtu sic e kishte mesuar partia kur ishte i vogel. Por duke ecur rruges drejt thiatros mesimet e partis u ngrin, LR zhyti qafen tamam si nordiket duke len perjashta vetem syt. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Ishte shume i kenaqur kur mberiti ke dera thiatros, te pakten mendonte LR, ketu do ishte pak me ngroht, dhe te qeshurat do ta ngrohnin akoma me teper. Por kur hyri ne sall fytyra ju ngrys akoma me teper, nderkohe qe drita e dites po ndriconte sallen, gjeti vetem disa copa shkrimesh dhe degjoj ekon e fundit te te qeshurave te mbremjes se kaluar.
Shkrimi i Sailorit ishte si gjithmon i rrembyer, nuk kishte as pika as presje, per pike pytjet dhe pike cuditeset as qe nuk behej fjal. Me siguri do ta ket bere me nxitim perpara se te shkonte te bente detyren e tij prej burri ne krevatin e .... e kujt? Ai kishte nderruar aq shume keto kohet e fundit saqe LR nuk mbante me mend se ke prishte carcafet e krevatit tani.
Ulu LR, i foli nje ze i perbrendshem, ndiz soben dhe ulu te besh kafen, nje kafe te fort e ngroht qe ti ngrohi trupin Lares dhe Ofelis qe do vijn mbas pak. Ku i dihet, mbase edhe Kordelja do merzitet duke u sorrollatur neper temat e Letersis dhe do vij ketu te pij nje kafe e te shohi filaxhanin sebashku me Laren dhe Ofelin....
/pf/images/graemlins/laugh.gif
Mjes se per i cik harrova me ju pershnet!