Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
Pas dy provash te njerezishme per te hapur deren Blendi u dorezua dhe i futi nje shqelm qe i hapi te dyja kanatet me nje zhurme te llahtarshme.
Lara ndjeu qe forca e perdorur ti jepter nje dritherime qe e i ngriti floket perpjete e pastaj nisi te rreshkiste me shpejtesi pergjate shtylles se kurizit, deri ne kerbishtje.
Ai e mbajti ne krahe perpara vetes ndersa shkeli pllakat e mermerta te sallonit te hyrjes. Ajo ia kishte shkuar kembet rreth mesit dhe i shtrengohej fort pas trupit duke dhene here pas here ca levizje te befta shtrenguese qe nuk po i kontrollonte dot me vete.
Perpara tij hapeshin dy pale shkalle, njera ne secilen ane te sallonit te madh qe te harkuara dhe ne simetri me njera tjetren te shpinin ne dhomat e katit te larte.
U nis te ngjitej larte nga krahu i majte por nuk mundi ti ngjiste te gjitha shkallet. Puthjet e saj tinzare pas veshit ia prene gjunjet dhe me kontrollin te humbur perfundimisht, e zbriti nga krahet ne mes te shkalleve dhe u leshua mbi te pa u permbajtur me gjate.
Ne fillim shkembyen ca puthje te vogla te shpejta, si goditje inatcore ndaj njeri tjetrit qe u shnderruan shpejt ne puthje me te lageshta, te plota, te mbushura me deshiren per te shijuar pakez me shume nga shija e tjetrit. Dhe ndersa kjo ndodhte disa kopsa te vogla te kuqe te kemishes se Lares provuan ndjesine e te renit nga shkallet. Pastaj fluturoi kemisha vete, pastaj kemisha e tij.
Gjoksi i plote dhe ingritur ishte me teper se ndjelles. Aq shume i tille sa ai nuk dinte me se c'duhet te bente qe te mund te permbushtte ate ndjenje deshire qe mend po i pellciste xhinset. Ishte sikur po pinte ujet e detit, sikur etja i shtohej duke pire.
Tonet e fytyres se lares ishin teper serioze, ajo shijonte ledhatimet mbi trupin e saj me ca levizje te lakuara per te mund te ndjere c'do milimeter te pellembeve te tij mbi trupin e zhveshur. Nuk kishte me asgje per te qeshur, ceshtja ishte serioze.
Ndersa ata shijuan gjysmelakuriqesine e njeri tjetrit, Tirana dukej poshte kembeve te kodres ku ndodhej shtepia, dukej qe nga shkalla ku ndodhte akti i dashurise, nepermjet dyerve te hapura kanat me kanat.