Re: Re: Thiatro baby thiatro, imagjinate pa kufi...
-E dija qe nuk mund te gaboja me Burbonin, - i peshperiti pas veshit dhe ju afrua ne te tille menyre qe ajo te mund te ndjente trupin e tij pas te sajit.
Lara nuk pipetiu, ishte teper e qete dhe konfidente nderkohe qe nje buzeqeshje feksi ndritshem ne cepin e buzes.
-Disa shije mbeten, te tjera ndryshojne! ia beri ajo pa e kthyer fare koken. Me doren mbeshtolli ca cullufe te flokeve pas veshit. Toni i zerit ishte disi i ftohte, qellimisht.
-Vertet, ca gjera mbeten gjithmone,- ia ktheu ai pa pritur me gjate dhe i dha nje puthje te vogel ne faqe.
-Guximi nuk te ka munguar ndonjehere he?
-Nuk do ta thoja. Thjesht, mundem te te shoh fytyren ne pasqyrat perballe.
Ky ishte detaji qe i kishte shpetuar. Aho u pa me te shpejte ne pasqyren e eger qe djersinte pakez prej avullit te esspresos. I pelqeu pamja e fytyres se saj me ato tone te rregullta dhe ndjelles. U ndje konfidente ne veten, u rrotullua dhe tashme gjendej perballe tij.
-Cakmak?
Blendi beri nje levizje te ngadalte si per ti lene te kuptohej se kishte gjithe kohen ne bote. Remoi qetesisht ne xhepin e djathte dhe i fali asaj flaken. Si Prometeu njerezimit. /pf/images/graemlins/tongue.gif
-Ku ishe zhdukur gjithe keto kohe? Je nxire.
-Meksike. Pune pune, asgje e kendshme.
-Genjeshter
-Rrofte fuqia e mohimit, - ia beri ai dhe i shkeli syrin,-ky eshte versioni im dhe nuk kam per ta ndryshuar.
Ajo qeshi me te madhe. Qeshi dhe ai. Bene nje dolli per kohet e vjetra dhe e kthyen me fund.
Alkoli u nis per rrugetim me nje permbysje te shpejte. Ne fillim kaloi ne gojen duke u perplasur dhe shkumuar fort pas dhembe-shkembinjve te bardhe, u corientua. Por graviteti i diktonte rrugen drejt gurmazit e qe atje ne u leshua pingul drejt stomakut.
Ne pak minuta ndoshej ne venat e gjakut. Nje udhetim i suksesshem dhe i sigurt. Nje here per mes zemres dhe pastaj ne tru, ku qelizat e etura do te thethinin nga erza e tij mashtruese.
Lares ju duk sikur drita e zbehte e qielliti te vranet u forcua per nje cast. U ndje ngrohte dhe pelqyeshem. "Burboni" mendoi, "apo Blendi". Buzeqeshi, dhe u kujtua se Ofelia ishte akoma tek banaku.
I shkoi krahun blendit dhe bariten qetesisht drejt saj.
-Si te duket i palestruari zemer? -e pyeti Ofeline.
Ajo u kthye me nje shprehje disi te merzitur ne fytyre.
-Kshu te merr ne qafe, po kur hap gojen nuk ka pike personaliteti. I merzitshem do te thoja, kaq.
Duket muskujt e gjate te kraheve te tij dhe format e ngushta te ijeve nuk i paten hyre aspak ne sy. Blendi e vertejti kete ne heshtje. Menjehere konsiderata per Ofeline nisi te formohej.
-Ky eshte ZBlendi, kjo Ofelia,- beri Lara prezantimin zyrtar.
Ata shtrenguan duart.
-Tani duhet te shkojme foli Lara. Do nas une.
Njerzit qe derdheshin ne trotuar me shpejtesi i kujtuan Blendit shkarkimin e peshkut qe kishte pare ne meksike. Edhe keta njerz-peshq leshoheshin sa ne nje drejtim ne tjetrin. Pa kurfare vullneti te tyrin, thjesht prehe e rrjetes se madhe. Makina ishte parkuar ca larg trotuarit. Nje polic po pergatiste nje gjobe per ta vendosur tek xhami.
-Lali? Nosh! Jepi drejtim, - foli Lara tallshem.
Oficeri vendosi bllokun ne xhep, pershendeti kollajshem duke prekur strehen e kapeles dhe i dha drejtim muhabetit.