Re: Libri që ke në duar.

Status
Not open for further replies.

Ema

Goddes
Re: Re: Libri që ke në duar.

Javen e kaluar mbarova se lexuari:
Nete te bardha-Dostoievskij
Xixellonja-Banana Yoshimoto

(te dy,fatkeqesisht ne italisht) /pf/images/graemlins/frown.gif !

Po e nis nga I pari:
Dostojevskin e kane cilesura si tregimtarin e labirinteve te shpirtrave,dhe me te drejte.Si e pohon dhe vete shkrimtari"te gjithe jemi pak enderrimtare".
Nje figure e tille eshte protagonist i lbirit.Libri u botua per here te pare kur shkrimtari ihste 27 vjec.Vetem dy vjet pas fillimit te karrieres se tij letrare.

"Ne Peterburg do takohemi perseri,sepse eshte aty ku kemi varrosur diellin"
O.Mandel'stam.
Ne fakt vepra eshte e lidhur me kete qytet ne nje menyre misterioze,si meshirim i rregullit dhe racionaliteti duke nxjerre qe ne fillim natyren lirike dhe fantazmagorike te tij....

Peterburgu,
eshte nje magjistar i vjeter,
qe sheh nga larg me veshtrim te akullt
krenar per rremujen dhe pamatesine
e shesheve te saj te magjepsur.
(Navukov)


Hidhemi te subjekti:
Eshte nje novele lirike,proze poetike e mrekullueshme,kujtimet e nje enderrimtari.Personazhi eshte krejt i vecante,i papare.Nje djalosh qe bredh rrugeve me endrrat e tij,me mendimet.Nete te bera per te enderruar,nje enciklopedi romancash dhe poezish.
Derisa:Magjia prishet.Vjen takimi me nje vajze qe ka humbur nje dashuri,dashurimi me dhimbjen e saj,me floket e zeza te nje 17-vjecareje.

Te them te drejten perfytyroja ndonje fund me te lumtur,por te pakten ne fund shkrimtari u tregua realist.
"Te zgjuarit rrojne bashke ne kete bote,ndersa te fjeturit vec"(Heraklit)

Me poshte po vendos ndonje fragment qe me ka pelqyer.

"Do ju kisha dashur aq fort saqe nese ju do vazhdonit te dashuronit ate,nje njeri qe s'e njoh,as nuk do ta kishit vene re dashurine time,nuk do tu kishte peshuar aspak.Do kishit ndjere vetem qe ne cdo cast,prane jush rrihte nje zemer mirenjohese,nje zemer e ngrohte,qe per ju...Ah,Nastenka,Nastenka!Cfare keni bere me mua!"

....
"Oh,Nastenka,Nastenka!-mendova-sa shume gjera the me keto fjale!Nje dashuri e tille,Nastenka ne nje moment te tille e ben zemren te ngrije dhe shtyp shpirtin.Dora jote eshte e ftohte ndersa e imja djeg si zjarri.Sa e verber je ,Nastenka!...Oh,sa e padurueshme eshte lumturia jote ne keto momente!"

.....

"Pse kur jemi te trishtuar e kuptojme me mire trishtimin tek te tjeret;ndjenja nuk copezohet,por perqendrohet..."

....
Dhe ajo qe me pelqeu me shume:

"Ju shkruaj!Faleni padurimin tim,por per nje vit te tere qeshe e lumtur duke rrojtur me shprese;mbase jam fajtore per faktin qe nuk arrij te duroj as edhe nje dite ne dyshim?Tani,qe jeni ketu,mbase keni nderruar mendje.Ne qofte keshtu,letra ime do sherbeje per t'ju thene qe nuk do te kete inate,nuk ju akuzoj per asgje.Nuk ju mallkoj pse nuk me keni me ne zemer.Ky eshte fati im.
Jeni njeri i fisem.Jam e sigurt qe nuk do te qeshni me mua,as nuk do nxeheni me fjalet e mia te paduruara.Kujtohuni se ajo qe ju shkruan,eshte nje vajze e varfer,e vetme,pa njeri qe ta mesoje;a ti jape kehsilla,nje vajze qe kurre s'diti te dominoje zemren e saj.Me falni,nese edhe per nje cast te vetem,ne zemren time linden dyshime.Ju nuk jeni i afte,as me mendim,te ofendoni ate qe ju deshi shume e ju do akoma"

....

Kalojme te libri tjeter:

B.Yoshimoto eshte shume e famshme ketu ne Itali.Permbledhjet e saj me tregime haen nga njerezit.jane tregime te thjeshta,mbushur me ndjenje,problemet jane praktike,tematikat te prekshme nga gjithkush.Ze vend familja,mardheniet ne cift,dilemat...

Me poshte nje pjese nga "Xixellonja":

Ne keto faqe do ta quaj Xixelonje.
Jo per tatuazhin e vogel ne forme xixellonje qe ka ne brendesi te kofshes.
Ka sy te zinj e te rrumbullaket.Sy reptili,te padepertushem.
Fizikisht eshte e imet,eshte e ftohte ne cdo pjese te trupit.
Dhe eshte perhere aq e ftohte sa do doja te kisha duar aq te medha sa ta mbeshtillja te gjithen.Nuk do ishte njelloj sikur te mbaje midis duarve nje lepurush apo nje ozgth.Do ta ndjeja tek reshqet poshte pellembes sime me kembet e saj majuke e pak te huaja qe me gudulisin,
dhe nese do provoja te shihja do shikoja nje gjuhe te vogel e te kuqe dhe ne syte e saj te ngjashem me xhamat do reflektohej fytyra ime e trishte qe duket sikur kerkon dike per te dashur.
Me jep pershtypjen e nje krijese te tille".

kaq ihere se u lodha /pf/images/graemlins/smile.gif
 

TEA

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

une bleva te shtune Publo Neruda "Cento sonetti d'amore " e ne vend te lexoj librat e shkolles hum ne keto jasht shkolle
 

Teardrop

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Tea,
ke yll nr 7,nr 18,nr 20 dhe una canzone disperata /pf/images/graemlins/frown.gif !

Amon se bi ne depresion !
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

Prosper Merime Novela dhe 100 vjet vetmi nga Markez...
Gjithashtu dhe Enigma e D'Angely.
Te tjerat i lexoj se duhet!
Komentet kur t'i mbaroj.
 

durrsaku

Forumium maestatis
Re: Re: Libri që ke në duar.

Majtas-Duaje emrin tend(version shqip)-Remark /pf/images/graemlins/wink.gif

Djathtas-Linguaggio programmazione C ++(version italisht,autorit vari kastravecat se me lodhi me ket tum libri shejtoni /pf/images/graemlins/frown.gif )
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Re: Libri që ke në duar.

engjell

i/e porsaardhur
Anetar/e # 928

Shkruajtur më 26. Nëntor 2002 09:51
--------------------------------------------------------------------------------
LIBRI “EMMA“I JANE AUSTEN I BOTUAR PARA NJE MUAJI NGA SHTEPIA BOTUESE MEDAUR ESHTE NOBEL.UNE SAPO MBAROVA SE LEXUARI DHE ME PELQEU SHUME
JUA KESHILLOJ
PO E LEXUAT ME THONI CMENDONI.
 

moonlight

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Sapo mbarova se lexuari:
"Requiem por un campesino espanol" te Ramon J. Sender (jam e interesuar mbi efektin qe pati lufta civile ne Spanje mbi popullsine e larmishme). Libri me terhoqi tej mase.
gjithashtu dhe librin: "El coronel no tiene quien le escriba" te te dashurit tim, Gabriel Garcia Marquez. /pf/images/graemlins/laugh.gif ..Si gjithnje *****!
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Fillimisht postuar nga Landa:
[qb]Mira Meksi "Frosina e Janines"[/qb]
----------
Pash zotin me trego icik kur ta mbarosh si ishte ai liber, jam shume kurioze.........edhe per stilin e te shkruarit. /pf/images/graemlins/smile.gif
 

shpresa

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Si uji per Çokollaten te Laura Esquivel (Como Agua Para Chocolate), shqip s'ka por e gjeni Spanjisht ose Anglisht. Te dashurit e realizmit magjik, te mos ta humbin. Laura Esquivel eshte pasuesja e denje e Isabel Allendes. /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kater Yje i jap si liber.
 

moonlight

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Fillimisht postuar nga Skunk Love:
[qb]"Si uji per Çokollaten" te Laura Esquivel (Como Agua Para Chocolate), shqip s'ka por e gjeni Spanjisht ose Anglisht. Te dashurit e realizmit magjik, te mos ta humbin. Laura Esquivel eshte pasuesja e denje e Isabel Allendes. /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kater Yje i jap si liber.[/qb]
Si liber nuk e kam lexuar ende (gjate pushimeve do e lexoj tani), por ne film (spanjisht) e kam pare kater here gjer tani dhe vazhdoj ta dua.
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Tani jam duke lexuar,
"The vagina monologues", ma rekomandoi nje shoqja ime, shume liber interesant......

Dashuria, kenaqesia e te qenit 2, frika se mos behesh 3, tmerri se mos ngelesh 1....
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Opssi harrova autoren....

Eve Ensler /pf/images/graemlins/laugh.gif

Dashuria, kenaqesia e te qenit 2, frika se mos behesh 3 , tmerri se mos ngelesh 1...
 

gjekec

Primus registratum
Re: Re: Libri që ke në duar.

Nje "play" drama ca quhet kto me dialogje, "Oleanna". Shtyhet
 
Status
Not open for further replies.
Top