Re: E dashur Nene!!!

B

BURESA

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

PER TY NENA IME
Per nenen gjithmone kam shkruar e do te shkruaj,
per nenen vargje pa fund thur kjo zemer
zemra e saj oqean dhembje dashurie,
ndaj dua ta kem prane ne halle e gezime.
A ka strofe qe te pershkruaj dashurine e saj?
A ka poezi qe te permbledhe ngrohtesine e saj?
As'nje qast zemren prej saj nuk e ndaj,dashuria e saj si drita e henes.
NENE......
dora jote me ka ngrohur kur kisha ftoht....
buzet e tua me kane freskuar kur digjesha zjarr...
ndaj tere jeten te dua ne zemer te dlire.
E kujdesin tend kurre neper kembe nuk e marr.
Kur nga semundja kam lenduar ne shtrat ,
gjum per ty nuk ekzistonte.
Kur ne disa raste jeta me bente te pafat,
fjala jote me ngrohte shpirtin me qetesonte.....
Kur shikoj stolin afer pallatit ku ulej nena ime
ndjej mall,por kur e shikoj perseri ate stol ndjej mall, por kesaj rralle ky stol me duket i larget .....
dhe asgje ska atje larg ne stol............
OH NENA IME SA MALL KAM PER TY ..................
 

Megg

Carpe Diem
Kur linda
ishe ti
ajo qe me mbajte ne krahe
per here te pare
...une nuk dija asgje per jeten
ASGJE!
por,u rrita nen kujdesin tend
per here te pare qava ne krahet e tu
mesova te qeshja e
ishe ti ajo qe more buzeqeshjen e pare prej meje
te puthja:e te putha ty me embelsin dhe ciltersin e nje femije te pafajshem
te perqafoja:e ti me ke perqafuar dikur
para 16 vjetesh nderkohe qe une qaja pa pushim si femije i marre
1 perqafim ty sot ta dhurova
1 puthje me embelsi
1 buzeqeshje si femij
«Nuk mjatojne fjalet per ty qe te tregoj sa shume te duaaaaaaaaaaa mami im»
Jam kjo qe jam sot
e kjo fal teje mamushi im :)
 

mirdita

Papirus rex
E dashura Nene Emrin me i bukur ne bot Nene
Kur linda
ishe ti
ajo qe me mbajte ne krahe
per here te pare
...une nuk dija asgje per jeten
ASGJE!
por,u rrita nen kujdesin tend
per here te pare qava ne krahet e tu
mesova te qeshja e
ishe ti ajo qe more buzeqeshjen e pare prej meje
te puthja:e te putha ty me embelsin dhe ciltersin e nje femije te pafajshem
te perqafoja:e ti me ke perqafuar dikur
para 16 vjetesh nderkohe qe une qaja pa pushim si femije i marre
1 perqafim ty sot ta dhurova
1 puthje me embelsi
1 buzeqeshje si femij
«Nuk mjatojne fjalet per ty qe te tregoj sa shume te duaaaaaaaaaaa mami im»
Jam kjo qe jam sot
e kjo fal teje mamushi im :)
 

princ

Valoris scriptorum
e kush tjeter mund te jet veq ti
nene fjal me e embel ne bot
nene e para fjal qe belbezon foshnja ne
ne kraherorin tend me aromen tende nis jeta
vitet kalojn dashurija per nene ato se mposhtin dot
te dua nena immmmmmmmmmm
 

The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
nena eshte nje pike e dobet e imja dhe kush godet aty,une e zhduk me cdo gje ate pastaj.
Edhe baba eshte i mire dhe e kam pike te dobet.
Te dy njesoj i dua.
 

Hektor12

Locus omnem
Per ty nena ime e di qe u bene 3 vjet qe ste kam prane , e di qe diku mes reve veshtron dhe buzeqesh, e di qe prane te kam ne cdo frymemarrje ne cdo feshferime gjetheje, dhe e di qe qesh kur me sheh qe qesh , trishtohesh kur me sheh te merzitur , por nene me ty kur te jem me fal cdo shqetesim cdo merzitje cdo pike loti ne sy, sdi me shume vetem qe me mungon shume nena ime dhe gjeja e pare qe do bej do vij te ty kur te kthehem, e si gjithmone do kerkoj bekimin tend o nene se kam kohe qe se ndjej ...
 

Hektor12

Locus omnem
PËR NËNËN

Sikur syte e saj te mund t'i shihja teksa ngrihesha ne mengjes,
Sikur doren e saj ta prekja teksa ndieja mall,
Sikur shpirti im te mund te gjendej here pas here brenda saj
Do te isha e lumtur,
zemra do te me behej mal.

Sikur nga pak te merrja nga shpirti i saj,
Sikur lodhjen e rrudhave mbi balle
t'ia shkepusja e ta merrja mbi vete,
Sikur cdo vuajtje te saj ta ndieja e ta ndaja brenda meje
Do te isha e lumtur, do me behej se e kisha shpetuar.

Moshen t'ia rinoja, syte t'ia gezoja me ciltersi
Doren t'ia shtrengoja e ta mbaja fort shtrenguar mbi gji,
Aspak te mos flisja, asnje zhurme, asgje ne ajer,
Vetem frymet tona qe do te perqafoheshin


Do te ndieja veten me mire,
Lot nuk do te kisha,
ata do te kisha lene per ata shpirtra pa fat
qe jeten ne mergim e shkojne
e qe nenen dot nuk e gezojne
e rrudhat e ballit dot nuk ia largojne.

Te kam ne zemer o zemer
qe me jep fryme
per nje dite me shume
shprese e dashuri.
 

Hektor12

Locus omnem
Ajo ishte shtrirë në spital e lengonte
ne mbremje sa keq erresira pa henë
Vete zemra ime pa ndal lengonte
se kisha dhembje te madhe per nënë !

Ajo me grahma numronte ditët
Unë meit i qendroja mbi kokë me shami
Kush mund te kuptonte se vitet
na ndanin me mall e me zi!

Dhe, trokiti ai cast , mbeta i vetmuar
pa vellezer, pa motra, si zog ne humnerë,
As nëna e babai më s'ma kanë vizituar
i kujtoj ne shkrime sikur hyjnë ne derë...!
 

Hektor12

Locus omnem
O nene!
Sa e sa dhimbje, po mbaj ne gjoks

Sa e sa fjale ,me mbeten pa ti then
Sa perqafime u ndan ne gjysme,
Sa endrra mbeten pa i realizu?!
Ah nene malli,per ty po me djeg mua.
Gjthcka u nda ne gjysme,perveq dhimbjes!
Gjithqka mori fund,perveq loteve!
Ah nene te kerkoj por ste gjej askund.!
 

Hektor12

Locus omnem
Ne kete mengjes te trishte ne keto dite zevzeke shtatori sepse mu kujtove ti nena ime. Kot pa shkak mendja me vajti tw ty. Dhe gjumin kete nate ne endra me ty. Akoma sgjej rehat sgjej qetesi qe nje grusht dhe sti hodha dot. Qe prane ste isha kur mbylle syte. Nena ime a do kem ndonjehere qetesi
 

Dr. Shpetimi

Forumium praecox
Dikur me ka treguar nje burre i moshuar kete qe do ju tregoj ju

"U rrita jetim,pasi im ate me kishte vdeke shpejt, kur mbusha 15 vjec, shkoja ne mal per dru,dhe nena dilte ne darke siper fshatit duke me prite,naten vone,kur vija i thoja pse del moj nene,
- Eh bir, ti ne mal e une ne shtepi nuk mund te rri"
Per cdo dite i njejti avaza, kaluan shume vite dhe u martova, nena perseri dilte e me priste siper fshatit kur vonohesha,
Nje vit pasi u martova me vdiq nena,
Heren e pare qe dola ne mal, dhe kur u ktheva nga mali, tek vendi ku me priste nena, mu mbushen syte me lot pasi nuk ishte me nena aty
Hyra ne shtepi temer i merzitur,
-Do hash buke me thote gruaja se ne kemi ngrene
Atehere ja filloj duke qare me te madhe, pasi nena jo qe nuk hante darke, por dilte e me priste siper fshatit kur vonohesha,
Jane me fat ata qe i kane ,dhe i respektojne pasi NENEN asgje ne bote nuk e zevendeson
 

Hektor12

Locus omnem
Ik or ti me ler rehat se nuk e din ate qe te vdese nena e mos te kesh mundesi ti hedhesh nje grusht dhe.
 

Sahit Rexhepi Keca

Valoris scriptorum
or ti debil.une pedi ku e ke fjalen ti,qe thashe dje se femijet e sotit kur te rriten nuk ja nine as per babe as per nane te mirremi vesh jo te gjithe por disa. kur te rriten dalin prej shtepis dhe sa qe ja nine per prinderit dhe vetem kur vdesin i lajmerojne dhe ka shum prej tyre as qe vine as meja pa xhenazen per ata njerez prindit vdesin edhe sat jane gjall.po nuk i idhnona nty aspak se aq ke logjik.me ksi njerez sikur ti me pak logjik ose pa logjik fare kame pune perdit.
 
Top