Re: E dashur Nene!!!

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

...Sapo e mbylla telefonin.
Linjat filluan te ngarkohen.Dhe mu desh ti bija disa here numrit qe te kapej..
E di qe do flasim perseri ne oren 12,megjithate Urimin ta bera..!
Do te doja me gjithe shpirt, te isha vetem sonte me krahe,te fluturoja dhe ti bija ziles se shtepise..Asaj zileje, qe me ka pelqyer gjithmone(me cicerimen e nje Zogu)
..Dhe ti ta hapje deren, e te me shihje mua,te befasoheshe nga ajo surprize e kendeshme, qe te kisha bere..te me puthje dhe thoje:
"E dija qe pa ty sdo te kishte kuptim kjo nate.."
Oh me ra telefoni..!!
Me mire po zgjohem nga keto enderime dhe deshira..se jo per gje,por Zog nuk do te behesha ndonjehere..
Te dua Mami im..!!
Goten e pare do ta ngre vetem per ty!!
Gezuar ty dhe cdo mamaje qe i ka femijet larg sysh..

:kiss: :wave:
 

ados

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

yeah, gjithmone viti i ri me sjell nje fare menlakolie, gjithnje me mungon familja....sidomos nena...!!!
 

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

Ado ja kalofsh Gezuar Vitin e Ri!!
Shume fat ne 2005!!
Gjermanet spara festojne Silvester!!

GEZUAR 2005!!
:wave:
 

ados

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

faleminderit, FaNTAZI_G, gezuar dhe nje vit i mbare per ty gjithashtu.E di, qe s'para e festojne, por ketu ne berlin eshte ndryshe si kapital qe eshte.Me duhet te hap barin heret sot.
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: Re: E dashur Nene!!!

ato lotet e tua do ti perpij ... qe ti kurre te mos i derdhesh ... ato buzet e bukura qe i mbart e une do ti buzeqesh sa here te te kem prane ... te dua shume ... Do bej e nje lutje ... qe ty asnje gje te mos trazoj ... le te me trazojne mua instead ...

/pf/images/graemlins/frown.gif
 

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

mamiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii :cry:
 

tola77

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

hej njeres jam ne pune dhe te gjithe po me pyesin car kam,se lotet po me rokullisen faqeve dhe nuk i mbaj dot,kam mall per mamin per babin lexoj dhe postimet ketu,nuk duroj dot me... une per vete nuk shkruaj per mamin kam 10 vjet qe jam larg saj dhe e kam pare shume ralle,malli me copton shpirtin ndaj me mire nuk shkruaj..... :cry:
 

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

....Me ka zene gripi.Sa do te me pelqente nje Caj nga dora jote.....

/pf/images/graemlins/wink.gif
 

@d@

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

Je shume e shtrenjt per mua
Je aq larg dhe lart sa me duket sikur te lendoj ose ofendoj per te shkruajtur ketu sa shume ta kam nevojen sa shume do desha te shihja dhe se asnjehere ste kam harruar. :cry:
Ich vermisse dich sooooooooooooooooooo sehr !
 

Rambla

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

Fillimisht postuar nga ':
[qb] une isha duke mesuar, ajo erdhi, mori nje leter tek gjerat e mia dhe shkrujti emrin&mbiemrin tim dhe shtoi 'zemra ime e vogel'.

sot hapa fletoren dhe gjeta kete letren [/qb]
/pf/images/graemlins/frown.gif Nuk e kam me mami, te kujtohet...vetem per kete me vjen keq.

Sot u ndjeva keq, po filloja te mendoja qe s'me mungonte asgje keto dite, por ne vertet me mungon ti, me mungoni te gjithe ju. Sa e huaj u ndjeva kur ju imagjinova te gjitheve ne shpi, ty qe kishe gatuar siç di te besh ti,..dhe vetem une qe mungoja. Por e di qe do vine ditet kur lumturia ime te jete vertet e kompletuar.
 

chiocciolina

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

E dashura ime mami,
une nuk kam nje mama tashme, kam nje femije te vogel, sepse ti megjithese ke gjashtedhjete vjet mbi kurriz, ke vendsur te mos besh me mamane me mua. Ti e di mire se cfare me kombinon gati cdo dite, kur te them me prit ketu e ti me pret aty, kur te them mos harro te marresh nje leter apo dokument e ti ben pikerisht te kunderten, kur me humbet nga syte ne pazar e vijme verdalle nje ore te tere per ta rigjetur njera tjetren, kur ulerin pas termetit e ke frike nga nje goditje e dyte dhe me duhet mua te te qetesoj, kur te puth ne krevat para se te te zere gjumi, une, dhe jo ti mua.
E megjithate, edhe pse ne moment nxehem me ty, e kuptoj qe kjo ngaterrese rolesh eshte shume domethenese per ne te dyja. Eshte e mrekullueshme kur te shoh qe qesh me deshperimin tim kur te them: „mami, po me ben zbor, te lutem fute perseri trurin ne pune“. Asnjera nga ne nuk e kupton sesi kemi arritur deri ketu.
Se fundi dua te te them: nuk ke qene kurre per mua, kaq e bukur sa tani, ne kete moshe e ne kete gjendje mama-femije.
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: Re: E dashur Nene!!!

KAM 5 VJET E 3 MUAJ QE SE KAM PARE :cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry: :cry:
 

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

DUSHKU!
Me preke shume me erdhi per te qare me lindi trishtim dhe me dhembi zemra per ty.
 

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

E dashur Nene! Te dua shume!
Se jam veç fryme nga shpirti yt.
 

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

Neser eshte 8 Mars!
(Mamit)

Nese nje puthje do te te mungoje,
neser..
Nese nje perqafim mengjesi do te mungoje,
neser...
Nese nje surprize e paketuar do te mungoje,
neser...

E nese une, do te isha prane teje,mbase sdo te te mungonte gje..
Por ja qe, keshtu paska qene kjo Jete,se ciles s´ja kishim njohur,nje nga detajet e saj..
Mallin dhe Dhimbjen..
Tani qe i njoha, mbase ja di vleren me shume dashurise, qe kam per Ty!
Gezuar 8 Marsin !
Te uroj dhe te puth me Mall! :kiss: /pf/images/graemlins/wink.gif
Nje urim dhe per gjithe Nenat Shqiptare!


P.s Mos harroni neser ti telefononi!
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

271253.jpg
 

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

NENA
-------------
nga: Ismail Kadare

-Balade-

Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.

Mesnates se shurdher, se erret, se shkret’
do ngjise ai traktet, kudo ne qytet.

-Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
-Mir’, biri nenes, fli, bir! – tha ajo.

Ai si i vdekur ne gjume ra pastaj
dhe nena mbi te, nuk i ndan syte e saj.

Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
<<Fli, biri i nenes, se ora s’eshte nje.>>

Akrepi leviz, me ngadale leviz,
pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.

Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
nje fushe te bukur, nje qiell pa re.

Dhe nena e tij, me te bardha vallezon,
ne fushe te sahatit, me dore tregon.

Akoma akrepi s’ka shkuar ne nje,
ndaj nena s’e zgjon, ndaj akoma po fle.

Por befas ne fushe, u degjua qe larg
nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!

Dhe nena u zhduk, si ne mjegull atje,
sahati i thyer, sec ra permbi dhe.

I mbytur ne djerse u zgjua ai
<<O nene>>, dhe doren e vuri ne gji.

Atje trakte s’ka. <<O nene ku je!>>
Pas perdesh, pas xhamash po gdhin dite e re.

<<O nene!>> por nena nuk eshte me perqark
diku mitralozi troket: trak a trak!

Dicka neper mendte, atij shpejt i erdh’
u hodh drejt nga porta: kuptoi e u zverdh.

Ne dor’ revolverin, ne rrugen e shkret’
vrapoi n’erresire, kudo ne qytet.

<<O nene, o nene, o nene, ku je!!!!>>
Ja, zbardhin mbi mure ca trakte atje.

Vrapon, po nuk duket gjekundi ajo,
…<<Ndal!>> ndihet tek-tuk. Vrapo shpejt! Vrapo!

N’agim afer pyllit, ne an’ te nje perroi
pas drureve ai u mbeshtet e vajtoi.

…Qe biri qe flinte i qete gjer n’agim,
mesnata per nenen s’do kete mbarim.
 

tola77

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

E dashur mami,te mendoj shpesh,te sjell perpara syve dhe them sa ke ndryshuar,ti qe kurre nuk na beje qefin,kur nuk na jepje nje perkedheli nuk na thoje kurre bravo se kishe frike se mos na ritej mendja dhe pastaj shkelim ne derrase te kalbur,ti qe ne syte e tu nuk pashe kurre nje lot,qe nuk te pashe kurre te epeshe apo te thoshe jo,ti qe me guximin dhe perpjekjet e tua ke bere sa e sa gjera per jeten tone,sot te shoh dhe fytyra jote ka ndryshuar nuk ke rrudha si gjithe moshataret e tua,jo se ti je e bukur si yll akoma,por syte e tu te bukur jane te mallengjyer, na mbush me te perkedhelura,telefonatat e tua fillojne me fjalelen cupke e mamit e vockla imee etj etj e deri ne fund kur me thua te jesh e forte se keshtu te do mami,apo kur menjehere telefonin i kalon babit duke me thene:’’fol me babin se nuk ngopet pa une ska gje e une e di qe ti sdo qe te kuptoj se te ka mare malli ose ben gjoja sikur nuk do te me flasesh kur je e semure dhe une te them me thuaj te verteten se po te erdha te vrava e ti me thua po ku do me gjesh qe te me vrasesh,te pyes si je dhe mire thua ti kur une insistoj me thua pse ke pare enderr ti,ke ke pare e pastaj me tregon po ja me me dhemb kjo apo ajo dhe une te them me thuaj te verteten se mua ma tregoi nje zocke dhe ti epo keto zockat nuk e mbajne gojen mbyllur po te vine te thone deri aty ku je.Nuk erdha te te shikoja kur bere operacionin po ama ketu nuk lashe doktor pa pyetur se jam mes doktoresh,te pyesja te dhemb keshtu dhe e ndjen keshtu dhe ti me thua epo ku e di ti me ku e di,nuk erdha te te shikoja se pastaj nuk doja te mendoje se kishe ndonje gje me zarar dhe te te shqetesoja,te kujtohet kur ishe ne shqiperi dhe te zuri gjuri une ketej u enjta se qari se kisha frike se nuk do te te sheroj dhe nuk te imagjinoja dot se do hecje duke caluar sepse artrosi nuk sherohet por duhet bere operazion por per fat ti nuk e kishe dhe sapo ndrove klimen te gjitha i kalove por une te shoh dhe te shoh ne fotografi te degjoj zerin dhe ndjej se ke ndryshuar se tani je bere me e dobet shpirterish dhe jep me shume dhemshuri e une qe jam mesuar te te shoh gjithmone si ai mali qe nuk tundet nga debora dua te te shoh perseri ashtu si ke qene gjithmone shpirt i vetmohomit per gjithcka se keshtu me jep dhe mua me shume force edhe se une jam vajza jote dhe uroj te jem si ty gjithmone dhe e ndjej pasi me kalimine viteve e ndjej qe shume gjera padashur i bej si ty sepse brenda vetes kam ate damarin tend.
Te puth mamushke e te kafshoj faqkat fort fort edhe se e di qe do me thuash epo leme me leme se mi bere cope te shkretat.
 
Top