Re: E dashur Nene!!!

ladouce2005

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

-ma
-he shpirt
-je t'aime
-dhe une o xhan
-me ka marre malli
-mu thane syte o jete
-kur do vish?
-ti e di qe s'e le dot nonen vetem tani qe eshte shume plake. ju kur do vini?
-ku e di une o ma? ndoshta ne pranvere...ma, ca do beni per vit te ri?
-ehhh viti i ri i joni..., me 2 femije e pa asnje femije i thone kesaj. me jane thare syte e shpirti per ju, c'te festoj une pa ju?
-ma, te lutem mos thuaj kshu se merzitem une /pf/images/graemlins/frown.gif
-ah mi mam. dakort, mos u merzit se e di ca do bej? do ve kaseten tuaj per gjithe naten, s'do shof fare televizor, vetem ju te dyjave me kalamajt, e kur te degjoj fishekzjarret qe n'a tundin shtepine, do e ngreme te tere nje gote per kalamajte tane, qe me zor i rritem e s'i shijuam dot ne ditet e pleqerise /pf/images/graemlins/frown.gif as per gezim e as per hidherim...
-ma, te lutem mos qaj se te dua shume-shume-shume /pf/images/graemlins/frown.gif
-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-.-
 

RediRock

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

cdo dite qe sndihem mire, kaloj tek albforumi,
per probleme qe nuk zgjidhen, as nga rakia as nga rumi,
shife si bej kot, alkolin kurre se kam dashur,
kurre se lashe ne jeten time, dashur e padashur,
kur punet i merr lumi, lexoj firmen e Fantazise,
dhe papritur ndryshon momenti, shpresat fillon ti rrise,
lexoj postimet e La Douce, gjithmone kaq xhentile,
lexoj postimet e Bukuroshes, kush tha qe ajo eshte debile,
lexoj postimet e t-tonic, dhe buzeqeshja me vjen ne buze,
gishtat fillojne levizin, fillon me perfshin nje muze,
prinderit i kam pike te dobet, per dite mund te rri te shkruaj,
kam per borxh kusurin e jetes, per ta te rri dhe ta vuaj,
ndaj kur hapni tema te tilla, gjithmone do te jem aty,
hapesi i temes seshte vetem, bashke me mua jemi dy,
sepse prinderit tane, meritojne monumente,
meritojne piedestale, per te paharruarat momente,
kur veten e vune te dyte, dhe neve na vune te pare,
kur per te miren tone, cdo rrezik ne jete kane marre,
disa thone sjane heronj, une them disa jane idiote,
po nuk vleresove prinderit, kot harxhon oksigjen ne kete bote,
leke kurre nuk patem, por dashurine pakufi,
ne cdo moment jeten do jepja, per miresine e prinderve te mi,
nene nga ty u linda, nga qumeshti jot u rrita,
pjekurine shpejt e kapa, por e jotja eshte merita,
me mesove si te mendoj, me mesove si te respektoj,
me mesove qe te paret e mi, kurre mos ti harroj,
mama ta dish sa te dua, per mua je nje thesar,
jam me i pasuri ne bote, dhe pasuri kurre nuk kamp pare,
dua te te falenderoj, qe me solle ne kete jete,
lerme lotet te ti thaj, se te tjerat ti i di vete...
 

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

B-More´s pergjumur isha, nderkohe qe postimin tend lexova,
Magjishem reagimi; nga pergjumja u zgjova,
Dhe per mua Forumi, ne nje lloj frymemarje eshte kthyer,
Sa here qe merzitem, futem dy fjale per te shkembyer,
Ne pergjithesi ne kete stil, skam shkruar ndonjehere,
Por veshtire se paskam, te shprehem si perher.
Ti prinderit pike te dobet i paske,
Rralle ta shprehe nje cun kaq haptaz sa ti,
Ndaj me plot gojen te them, je cun me te pas Zili..
Per gocat dashuria per Nenen,nje Normalitet,
Qe kur kam lind,cdo dite e me shume ndjej,pa te skam jet..
Do desha, qe ditet njesoj me te ti kisha,
Do desha, qe gjate jetes sime e shoqeruar prej syve te saj te isha..
Forumi nje cokollate per kedo, qe ka deshire
Per dike mbase kafe,apo dicka tjeter per te pire,
Mjafton ulu e lexo,kujto per ke te merr malli,
Por, po sme mori per mamin..medet per ke vaj halli..
Naten e mire uroj..Ketej nata, me kohe ka pushtuar,
Dhe ty o Ma, qe sot me the.."Gjithe diten te kam kujtuar.."
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Re: E dashur Nene!!!

-Mama
-O shpirti mamit
-Ju kam marre ne telefon e s'u kam gjetur...ku keni qene?
-Per kafe kemi dale mam, si perdite....
-Ca po beni?
-Po pjekim geshtenja..
- :eek: Ju ngecshin ne fyt pa mu /pf/images/graemlins/laugh.gif
-E degjove ba, do goca geshtenja...do te te pjekim nje thes kur te vish....Kur do vish?
-Te dielen ma...me ka marre malli. Do vije femiu ne shpi te boje zhurme /pf/images/graemlins/laugh.gif
-Ah shpirti mamit, ngordhem per ty....
-Ika ika...ika se ikin impulset....

...e verteta eshte se me ka marre malli e s'dua te me ndjejne trishtimin.... me mungon perkishtimi i "tepruar" i saj... :shrug:
 

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

Fillimisht postuar nga Kordelja:
[qb] -Mama
-O shpirti mamit
-Ju kam marre ne telefon e s'u kam gjetur...ku keni qene?
-Per kafe kemi dale mam, si perdite....
-Ca po beni?
-Po pjekim geshtenja..
- :eek: Ju ngecshin ne fyt pa mu /pf/images/graemlins/laugh.gif
-E degjove ba, do goca geshtenja...do te te pjekim nje thes kur te vish....Kur do vish?
-Te dielen ma...me ka marre malli. Do vije femiu ne shpi te boje zhurme /pf/images/graemlins/laugh.gif
-Ah shpirti mamit, ngordhem per ty....
-Ika ika...ika se ikin impulset....

...e verteta eshte se me ka marre malli e s'dua te me ndjejne trishtimin.... me mungon perkishtimi i "tepruar" i saj... :shrug: [/qb]
Kshu bej edhe una...madje edhe una te dielen do shkoj te mamka ime :goofy:


:kiss:
 

bona

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

kur ika nga shqiperia ika gjithe qejf te isha sa me larg dictatures se mamit dhe ta babit, pastaj
une mamen time e solla ketu qe ne '96 sepse thashe se do vrisja veten pa te dhe pa babin dhe sidomos vellackon, shpirtin e motres qe e kam me te shtrejnjte se syte e ballit.

mama ime esthe vetem 17 vjete me e re se une dhe esthe yll e bukur si ne zemer dhe ne pamje.

qellimi im ne jete esthe qe te kujdesem per prinderit e mi ne momente te veshtira sic u kujdesen ato kur isha baby dhe kisha nevoje per perkujdesje.

kur erdhi prape ne aeoroport ndjeva qiejt te hapen per mua dhe gooooooood only goooooood things happened to me.
 

bona

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

dhe kam degjuar nje histori

djali vrau mamin ne pyll se i kishte thene nusja dhe po i conte zemren e saj ne kuti si vertetim.

pas pak cuni u rrezua pak dhe zemra e nenes i tha:

U VRAVE BIR?
 

Rambla

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

une isha duke mesuar, ajo erdhi, mori nje leter tek gjerat e mia dhe shkrujti emrin&mbiemrin tim dhe shtoi 'zemra ime e vogel'.

sot hapa fletoren dhe gjeta kete letren
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

une kam marre me vete listat e porosive qe me ka pas shkruajtur mami ne nxitim e siper, kur une isha ne gjimnaz dhe mami im e mire, si gjithmone perfeksioniste, para se te ikte ne pune, do me linte nga nje porosi me shkrim mua ose motres :wub:
ma, me ka marre malli te shikoj dicka qe me pelqen, t'i transformoj modelin e te t'a kerkoj te ma besh ekskluzivisht mua, dhe jo motres /pf/images/graemlins/laugh.gif
KEM
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Re: E dashur Nene!!!

Do tju kem se shpejti prane vetes :wub: , e zbukurova pemen me aq deshire, e parandjeja qe do te kisha nje surprize te bukur, edhe pak dite na ndajne , ju pres /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

....Sot ishte zilja e telefonit qe me zgjoi nga gjumi.Ishte zeri yt,ai ze aq i embel,por njehkohesisht i permallur..- Si ja kalove mbreme me pyete.??? E di qe ne ate moment mbase dy pika lot te kene rreshkitur mbi faqe..megjithate ti je e kenqur kur cdo gje shkon mire dhe pse malli eshte i madh...Te pershendes mami im,dhe te uroj Krishtlindjet dhe Vitin e Ri..!!!
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

Maman, zemra ime :wub:
Rashe mbreme ne shtrat me ty ne mendje, u zgjova ne mengjes me ty ne mendje, po arrin mesdita e vec ty te kam ne mendje.
Me ka marre shume malli per ty. Nuk di me cfare t'a krahasoj, asgje nuk arrin dot ato permasa krahasuese.
Po kujtoj tani si sot dy vjet me pare, kur festonim ne shtepine tone ditelindjen tende, me te gjithe njerezit e tu te dashur...
E pra sot, nuk me ke as mua as motren time afer.
Sa shume dhe ti per ne, e ne nje dite nuk po mundemi te t'a japim me prezencen tone /pf/images/graemlins/frown.gif
Me vjen shume keq qe s'mund te vij sonte ne shtepi me nje tufe te madhe trendafilash te porositur vecanerisht per ty tek Tiku i fidanishtes tek treni.
Me mendje e zemer jam me ty, e po te sjell lulet me te rralla te kesaj bote, dashurine me te forte qe kam ne shpirt, urimet me te bukura per vazhdimesine e jetes tende.
Ma, o shpirt, o jete, o drite, o ajri im! Te kam kaq larg sa me merret fryma kur e mendoj. Me mblidhet nje lemsh ne fyt qe me shtrengon, me dhemb e s'me le te flas. Transformohet ne lot qe me dhimbje rrjedhin faqeve...
T'u befte dita 1000 o mami im, u befsh 100 e me shume vjec. Qofsh sa me gjate ne kete jete e shpresoj qe ne keto vite qe te mbeten, te kalojme sa me shume afer njera-tjetres.
Te dua kaq shume e s'kam asnje mundesi te konsumoj as nje perqafim te vetem me ty sot...
Me mungon kaq shume, sa ndjehem e paplotesuar, e parritur, e boshatisur pa ty, pa keshillen tende, pa eren tende te embel...
 

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

LD...fjalet qe ke shkruar, i takojne besoj cdonjeres prej nesh, qe eshte larg..
Mbase do shkruaj Urimin tim ketu, Naten e Vitit te Ri..
:wub:
 

Vals

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

Erdhi mami im...eshte tek guzhina ime tashti, me beri fergese, byrek, i hodhi sherbetin bakllavase qe kishte sjelle me vete. Tani po thashe, tani po qe eshte tamam Vit i Ri.
 

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

Fillimisht postuar nga Vals:
[qb] Erdhi mami im...eshte tek guzhina ime tashti, me beri fergese, byrek, i hodhi sherbetin bakllavase qe kishte sjelle me vete. Tani po thashe, tani po qe eshte tamam Vit i Ri. [/qb]
/pf/images/graemlins/frown.gif Vals o i poshter..une per te gjitha keto kam nostalgji..
Kur mami me thonte"-Prit se sa ja hodha sherbetin bakllavase, nuk hahet tani...

Ja kalofsh Gezuar o Vals,dhe i lumshin duret Mamit.
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

Valsi honey, kalofshi mire :kiss:
shijoje mamin dhe per mua qe e kam larg :angel: se vjen shpejt dita e ikjes, e ti e di si jane keta, s'duan te rrijne gjate larg shtepise se vet /pf/images/graemlins/smile.gif
me ka marre malli moj, ku je ti?
 

Vals

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

LD, kam patur ca dite pushim se prita te shtepise pastaj kisha pune. Tani kam prape pushim nja nje jave. Ja kalofsh mire per Vitin e Ri :wave: :kiss:
 
Top