Re: E dashur Nene!!!

anny

Primus registratum
Re: E dashur Nene!!!

e dashur nene(mami) me ka marre malli shume shume shume,je njeri qe ndoshta me do me shume n ekete bote,je ti ajo qe me dhe jete,me edukoveme bere kete qe une jam sot.te kerkoj falje per pendimet e mia qe jam ne kete jete.po ti e di sa sa shume "optimiste"jam une per veten.je ti ajo qe me rri afer ne cdo moment,qe u vuan largesin sa edhe une.qe sa her une qaj ne telefon apo merzitem ti nuk fle naten,edhe pse me jep kurajo mua edhe ty te didhet mjekra shpeshe here(kam burime te brendshme une) qe sa here jam une ne provim ti ke me shume ankth dhe mezi pret qe te dal te te them......
te dua shume shume :kiss:
 

pipiricka

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

E dashur mami,tani pikerisht sa do te merrja ne telefon se s'folem pothuajse fare as dje,se ke idene sa me ka marre malli te pakten edhe kur bertisje,sidomos kur me bertisje......ato merzitjet e tua qe kalonin ne pese minuta dhe me acaroje per kete gje,po tani jo me se kur flasim,nuk me thua"ALO",po me thua :u tu befte mami ty!mezi po pres te vij per Vit te Ri,i kam bere valixhet gati qe tani,dhe......nejse se pastaj aq dua dhe filloj e qaj si bebe e lumtur,nuk po te shkruaj fjale te medha se e di qe do me thuash u te keqen mami qe shkruan ti per mua,po thjesht bukur dhe pa gabime po shkruaj se nuk ti them dot keto gjera ne telefon se aq do ti bere vizen dhe mu sose ketu,kush te duron dhe ketu jo per gje,,,,,,bej shaka tani,po iki te shkruaj dhe dicka per babin dhe do iki te mesoj se e di qe ate e ke merak shume,si te gjitha nenat ketu te Albforumistave,meqe ra fjala,i pershendes te gjitha nenat kudo qe jane,kudo qe i merr malli dhe u thmìem se jeni njeriu qe duan te gjithe me shume ne ekzistencen e tyre.
 

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

Mamit..!!!

Nder vezullime dritash,njehkohesisht Zbrazetire..
Cdo zbukurim Krishtlindjesh,fytyren tende me ndricon..
Ate dite, me shikime te thella u percollem,
duke mos i treguar, njera - tjetres lotin,
por duke e ndjere hapur, mallin qe na mundon..

..Sikur qindra njerez te njihja,
qe mundoheshin prane zemres sime te zinin vend,
Apo ne dashuri te jetoja.....
Tjeter dashuria dhe malli qe kam per ty,
Askush, se ze vendin tend.

Kush e ka thene shprehjen:
"Larg sysh larg zemres" - vertete ka gabuar.. Nese vezullime dritash,
kudo shoh perreth,
Te betohem ..mendja gjithe diten,
tek ti o Ma, me ka shkuar..

:kiss: /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Ema

Goddes
Re: Re: E dashur Nene!!!

...Edhe per sa kohe s'do jem une me ty,per mos te te lenduar me ate qe jam vertet? /pf/images/graemlins/frown.gif
 

RediRock

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

ja ta vej kete postimin tim shpejt e shpejt ti xhoni, para se te vije bukuroshja dhe ti beje hatane kesaj teme...
 

Vals

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

Ndalohen tema te tilla se na e keputet shpirtin. S'e kam pare mamin tim qe ne qershor, me ka marre malli shume.
 

RediRock

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

a thua te jete koincidence, qe ditelindjen e ke ne 8 mars,
nje grua, nje nene, nje perendeshe, si valle qellova me kaq fat,
te te kem ty si mama, nuk di cfare tjeter mund te kerkoj ne jete,
isha xheloz kur u lind vellai, te doja te gjithen vete,
cfare cmendurish qe flas, xheloz per gjakun tim,
por une se njihja ate bebe, ai me morri mamin tim,
me vone fillova te kuptoj, se dashuria jote ishte pafund,
skishte rendesi se cfare sillte jeta, ti mua kurre nuk me le te humb,
te lashe kur isha 17, tani po behem 24,
te lashe me halle me probleme, per dy vjet gjumi nuk me zuri naten,
me merrje ne telefon cdo jave, rrogen e bere telekom,
dhe une qe thoja mos u harxho, por kurre se varja ate telefon,
mamush, redushi po te flet, nuk dua ti lexosh keto vargje,
sepse e di qe zemra te eshte dobesuar, ti pashe rrudhat neper faqe,
qeskat poshte syve nga e qara, por veten perpiqesh ta mbash,
mjaft e stresove veten, gjerat do permiresohen avash e avash,
e mban mend kur u linda, dhe babi me quante te shemtuar,
me te drejte i shemtuar si bebe isha, por me vone ai ishte penduar,
hallet qe patem me belon, e mbaj mend si vrapoje ne spitale,
doktoret te thoshin ska me shpresa, por ti shpresen tende kurre se ndale,
e mban mend kur kunata te tha, qe une kisha vrime ne zemer,
qe kurre sdo mundja te vrapoja, sot jam nje nga tenistat me emer,
mamush e mban mend kur lashe shkollen, dhe me thyeve raketen e tenisit,
qava per dy jave rresht, iu ankoja kusurit te fisit,
naten ama te degjoja, si renkoje ne gjume nga inati,
kurre nuk deshe te me merzitje, por te me veje ne vize erdhi sahati,
e mbaj mend sherrin e pare, erdha ne shtepi me syrin e zi,
qaje por dhe buza te qeshi, sepse e kalova fazen femi,
mbaj mend te dashuren e pare, me thoshe mos tja kisha me hile,
kurre mos genje ato qe do, une kendej genjeshtrat me kile,
mamush e mbaj mend kur isha 5, dhe rrobat vete mi qepe,
qe nga pulovrat deri tek pantallonat, nga dora kurre ste doli nje e keqe,
nese engjejt ne parajse ekzistojne, shembelltyra e tyre je ti,
sepse cdokush ne jete qe te lendoi, gjithmone ja ktheve me dashuri,
tere jeten pate vec nje qellim, mua dhe vellackon te na shihje mbret,
kur vinte takimi me prinder, shkoje ne shkolle gjithe lezet,
sot jam 24, por kur te flas ndihem si femi,
dua te te puth fort ne faqe, dua te me shtrengosh ne gji,
dua te me ndihmosh me detyrat, te me gatuash nje byrek me mish,
dua te therrasesh nga ballkoni, dua te me kercenosh me gisht,
dua te tregosh historite, peripecite kur ishe shtatzene,
me qiri rrinim kur skishim drita, por kisha nje baba dhe nje nene,
dua dua dua, dua mos te te shoh me me lote,
dua qe nje dite te kesaj jete, te te dhuroj kete bote,
te te dhuroj nje kurore, si mbreteresha qe meriton te jesh,
dua qe nje dite te kesaj jete, dashurine time ta ndjesh...

te dua mami....
 

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

B-More´S Finest o cun per tu pas zili,
E lumtur do ish Mami jot,te lexonte cke shkruar ti..
Sa bukur ne vargje, jeten ke pershkruar,
Cdo varg ka rjedh natyrshem,e shume ste ka munduar..


:thumbsup: :wave:
 

teab

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

Redi, rrush, kur lexoj postimet e tua me duket sikur dikush ka marre mendimet e mia dhe i ka vene ne vargje ne nje menyre te perkryer.

Ps: Kush tha qe prindi (te pakten prinder si ato te tute dhe te mijte) nuk mund te quhet hero????

Per mamin tim:

Te dua mami edhe pse ta them shume rralle. Me mungon edhe pse largesia eshte bere pjese e jetes sone. Dua te te shof megjithese tmerrohem nga rrudhat qe vitet lene pas. Dua te te mbaj mend te bukur ashtu si ke qene ne rinine tende. Pa rrudha, pa lodhje, pa shenjat qe jeta dhe veshtiresite lene pas. Dua te te shof por kam frike se nuk do i mbaj dot lotet kur te shof syte e tu qe po plaken.
Merzitem kur ti merzitesh, qaj kur ti nuk qesh. Dua te te dhuroj dhe boten po te mundesha, qe te shofesh dhe ti nje dite te bardhe.
Te dua mami, kaq shume sa fjalet nuk mund ta shprehin. Ti je heroina dhe engjelli im mbrojtes. Cfare do te isha une sot pa ndihmen dhe dashurine tende???

Te puth me mall nga larg....
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

po cfare beni more amani /pf/images/graemlins/frown.gif
eshte viti i 3-te qe i kaloj festat larg mamit e babit. keto shkrimet tuaja kisha mangut per t'ja plasur me keq me lot shpirti e lot te kripur :cry:

Redi :kiss:
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

/pf/images/graemlins/smile.gif
Redi je cuni me i mire i forumit :wub: dhe jam e sigurte qe mami jot eshte me shume se krenare, me shume se e lumtur dhe ndihet me shume se e realizuar me ty, ekzistencen tende dhe gjithcka ti ke arritur ne jete deri tani /pf/images/graemlins/wink.gif
 

teab

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

Iii..LD mos ja rrit kaq shume veshet ktij mi ti se kush e degjon pastaj. /pf/images/graemlins/laugh.gif Se ai mezi mbahet ktu n'forum pale pastaj kshu live... :lol:

:kiss: Redi (ne faqe kuptohet...) /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

Fshati qe duket sdo kallaus..po rikthejuni temes me mire..lereni Redin rehat.. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

e ka bere mami i vet te mire ate /pf/images/graemlins/wink.gif prandaj ka besim te plote tek vetja ne gjithcka /pf/images/graemlins/wink.gif
e meriton te jete me i miri /pf/images/graemlins/smile.gif

kujdes ti TT me puthjet :devil: se ju njifeni dhe realisht pervec virtualishtes :devil:
 

ladouce2005

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

Fillimisht postuar nga fantazia_G:
[qb] "Fshati qe duket sdo kallaus"..po rikthejuni temes me mire..lereni Redin rehat.. /pf/images/graemlins/wink.gif [/qb]
:idea: ti ke shume te drejte. N'a fal per shkeputjen nga tema, por malli per nenat eshte aq i madh e dhemb kaq shume, sa mundohemi te harxhojme kohe e mendime ne gjera te tjera me mire se te bashkejetojme me vuajtjen e largesise :shrug:
 

teab

Primus registratum
Re: Re: E dashur Nene!!!

E dashur mami,
Kam kaq shume gjera per te thene dhe ne te njejten kohe sdi nga tja filloj. Keto kohet e fundit s'me ze vendi sepse ste kam thene dicka shume te rendesishme. Dua ta them por nuk mundem, kam frike se mos perseritet e kaluara. Megjithese ti i kupton te gjitha edhe nga ato pak detaje qe te kam dhene. Ti i di te gjitha por nuk thua gje. Nuk e di nese heshtja jote eshte aprovim, apo thjesht s'do te me ngutesh mua. Ti do ta degjosh nga une, e di. Sikur te mos ekzistonte e kaluara, e sotmja do te ishte shume me ndryshe dhe une s'do te hezitoja te te flisja per njerezit e rendesishem qe kane hyre ne jeten time. Sa shume dua te te flas per te por tani nuk eshte koha e dukur. Me duhet te pres dhe pak. Te lutem me kupto. Nuk eshte e lehte per mua.
Kesaj here dua ti bej gjerat ashtu si duhet, ashtu si do te pelqente ty dhe babit. Nuk mund tju zhgenjej per se dyti.
Dua vetem pak kohe.

LOVE. T.
 

Guest
Re: Re: E dashur Nene!!!

Ftohtesine e ketij Dimri, mbase nuk do ta ndieja te te kisha prane..Do dilnim ti blinim, te dyja dhuratat e Krishtlindjeve..te dyja do benim dhe gjithcka te mire per ate nate..Te kam mam, por njehkohesisht dhe shoqe..gjithcka te kam!!!
:kiss:
 
Top