Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

atman

Forumium maestatis
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

Te thuash te verteten?
Eshte gjithmone e veshtire, por une do te mundohem te them diçka qe eshte disi banale, sidoqofte nganjehere edhe shembuj te tille vlejne:
Nje nip shkon tek tetua e vet (halla) dhe del te luhaje me shoke jashte. U kthye me vone duke qare. -Cke qe qan? -e pyet tetua.
-Me shajne te gjithe ,-pergjigjet nipi.
-Ua, po pse?
-Sepse them vetem te verteten.
-Nuk e beso, -ia kthen tetua, -te thuash te verteten eshte virtyt.
-Po ja moj teto qe me shajne pikerisht per kete gje!
-Mos genje!
-Mire, -ia kthen nipi, -po sikur te te them ty nje te vertete, a do te me shash?
-C'eshte ajo fjale?! Thuaje!
-Teto, ti ne fund te barkut e ke ate?
-Maskara! -ulurin tetua dhe ia fut me pellembe.
Te thuash te verteten natyrisht qe eshte virtyt, por ndoshta nganjehere nuk ia vlen.
 

Nei

Primus registratum
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

Mundesh. Ca here haptas , ca here ne menyre alegorike. Pune per tjetrin nese sdi te lexoje alegorine.
 

Nei

Primus registratum
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

Mundesh! nuk do te thote Duhet! .
Per sa i perket te dytes nuk jam e sigurt qe dikush mund te me thote nese duhet thene e verteta apo jo.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

Kam pershtypjen se para se ta thuash Te verteten, duhet ta kuptosh qe ajo eshte e verteta e logjikisht per te ditur te verteten ose per ta vertetur qe ajo eshte e verteta, me pare duhet te kesh pasur dyshime per te, qofte edhe per nje cast te vetem.

Shpesh te vertetat "nxirren ne shesh" edhe per ligesi (!!!)Kapitalizohen...
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

Tani me thoni te verten, kush e vodhi faqen e dyte bashk me mesazhin tim?

Mos kini fryk se nuk ju boj gjo! :mad:

/pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

Po une ta hoqa se kisha hall se dilje burracak dhe jashte teme. :smash:

URTE :mad:
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

Ti ma hoqe une e fus prap /pf/images/graemlins/laugh.gif

Te vertetat po nuk u than mund te cohen dhe me SMS. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kom te drejten e autorit mbi frazen qe vijon ketu ma ciper. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

me njerezit qe i dua fort mundohem me ju pershtat situates ne te cilen e them te verteten. ka raste kur duhet thene bute bute, kur do nje te qeshur mrapa, me egersi.
me kusurin e robve me e thone te verteten eshte thike me dy presa.
 

moerb1915

Primus registratum
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

Nuk mund te them qe e them gjithnje te verteten sado deshire te kem. Kjo nuk do te thote qe genjej, por ka raste kur eshte me mire te heshtesh si per te miren tende ashtu dhe per te miren e tjetrit (varet nga situata).
Sa do qe disa nga ju prononcohen se i thone mendimet e tyre cope, ma don mendja qe kur jua don interesi nguroni ti thoni plot te verteta (psh. kur bisedoni me eproret tuaj jo te gjitha mendimet i thoni ashtu si i mendoni).
 

bona

Primus registratum
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

varet nga situata ...
thone less you talk less you get hurt ( sa me pak te flasesh aq me shume demtohesh) ose ne shqip goja ham a shpina bam
por
thone edhe po e merr my kindness for weakness ( po e merr miresine time per dobesi).
 

bebivogel

Forumium maestatis
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

Fillimisht postuar nga bona:
[qb] varet nga situata ...
thone less you talk less you get hurt ( sa me pak te flasesh aq me shume demtohesh) ose ne shqip goja ham a shpina bam
por
thone edhe po e merr my kindness for weakness ( po e merr miresine time per dobesi). [/qb]
mos ma merr per keq ... po mos ke dashur te thuash ' Sa me pak te flasesh aq me pak demtohesh'? /pf/images/graemlins/smile.gif
Take Care
 

Never Alone

Primus registratum
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

Te thuash ate qe mendon gjithnje eshte si te thuash t'ja bash gropen vedit. I hap vehtes kaq telashe sa nuk e ke idene. Duhet me u mat mire para se me fole, sidomos me njerez qe nuk ke shume kohe qe i njef. Mbi te gjitha, mund te vrasesh ndjenjat e personit tjeter. Gjanat duhen thane me stil, edhe shume zbukurime.

Blej (muhabet) shume, edhe shisni pak.
Mat shtate here e prej nji here.
Once is out there, you can't take it back.
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

Une them qe duhet tja thomi. Ka i her osht ma mire tja thomi sesa te mos ja thomi. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Jom i cik pergjumesh por me nejt ul dhe me fol ne kom duhet te them se jam i mendimit qe te mos i thuash gjerat qe mendon nga deshira per te mbrojtur tjetrin mund edhe ta demtosh ate...
 

Marimba

Primus registratum
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

Fillimisht postuar nga Rid&Resi:
E VERTATE eshte interesante vetem nese sherben per te reflektuar, ne te kundert ajo eshte e pa nevojshme.


[/b] Keshtu,gjeja e pare qe te shkon nder mend eshte."Cili eshte realisht qellimi im,duke i thene te verteten?"

si mund te jesh i sigurt qe kur tjetri te thote "Me thuaj te verteten",eshte gati ta degjoje ate? Neper mjet pyetjes se tij,ai ndoshta nuk do ti thuash te verteten,te pakten jo ne ate moment.

- Nese tjetri nuk eshte gati per te degjuar,e verteta mund te duket shume e rrezikshme. Nese nje te vertete e thoni cope,atehere perpiquni te pakten te kufizoni demet qe qe ju mund t'i shkaktoni tjetrit,dhe kjo behet duke mos folur me,sepse po ja perseritet shume here,do te provokoni tebim psikologjik te tjetri.Pra nese tjetri nuk jep shenja reagimi,do te thote se ai psikologjikisht nuk eshte ende gati. [/QB]

Ne kete rast mendoj se eshte mire te perdoren menyra anesore, deri edhe manipulim i mendimit te tjetrit. P.sh. kisha lexuar ne nje liber psikologjie se ne nje rast ne te cilin nje grua nuk hiqte dore nga nje lidhje shkaterruese per te (i dashuri i saj e braktisi per t'u martuar me nje te pasur, pas 10 vjetesh bashkejetese, dhe pastaj i kerkoi te kishin lidhje jashtemartesore), psikologu e pa se ishte e pamundur ta bindte t'i rezistonte atij personi. Atehere, ne vend qe t'i thoshte ' pse je viktime e tij, i tha 'Sa zemergjere qe qenke! Megjithe ato qe te ka bere, ti prape e pranove! Rrallehere gjen ne jete njerez kaq sakrifikues dhe shpirtmire sa ti!

Ne kete rast ai manipuloi mendimet e saj, dhe i futi mikrobin per t'i shkaktuar ndienja negative per personin qe e shfrytezonte. Ajo filloi te ndiehej e bezdisur nga fakti qe duhej gjithmone te ishte ajo sakrifikuesja, e humbura, te merrte gjithmone ajo mbeturinat ne jete, dhe, duke dashur te paraqiste rezistence ndaj psikologut, filloi te largohej prej njeriut qe i bente keq.

Desha te them se ka raste ne te cilat personi te cilit i themi te verteten, sidomos kur ka nje PROBLEM, nuk ka vertet deshiren te degjoje te verteten. Atehere duhet te gjejme menyra anesore per ta ndikuar ate. Le te mos harrojme udhezimet paradoksale te disa rrymave psikosheruese. Ne vend qe t;i thuash pacientit te verteten, i thua pikerisht te kunderten, qe te perballosh rezistencat e tij.
 

Marimba

Primus registratum
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

Fillimisht postuar nga Ema:

[/qb]
Une jam gjithnji per te verteten Rid:Mbi te gjitha per te verteten drejt vetes dhe te qenit te qarte gjithmone.Adhuroj ata qe dine cfare duan dhe dine ta shprehin me vertetesi.
[/QB][/QUOTE]

Ka edhe shume e shume raste ne jete, ne te cilat ia fshehim me shume mjeshteri te verteten edhe vetes tone. Ky proces ka te beje me ate qe quhet rationalisation - nuk e di si i thone ne shqip.

I paraqesim vetes si arsye nje arsye te rreme, te shoqeruar nga shume argumenta 'logjike', ne dukje, por ne thelb jane vetem per te justifikuar veprimin/mendimin tone para vetes sone.

E di qe duket pak e cuditshme, por kjo gje na ndodh te gjitheve. P.sh. dhelpra me rrushte, i mbush mendjen vetes se nuk i donte.
 

Marimba

Primus registratum
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

Fillimisht postuar nga *Essenza*:
[qb] Mundesh. Ca here haptas , ca here ne menyre alegorike. Pune per tjetrin nese sdi te lexoje alegorine. [/qb]
Pikerisht. Nqs do te kalosh nje mesazh me 'nendetese', e kalon ne nen-ndergjegjen e tjetrit ne menyre alegorike, duke i thene p.sh. se keshtu i ka ndodhur atij tjetrit dhe ja si e pesoi, pra duke i dhene zgjidhje pa rene ne sy se po i predikon.
Alegoria e suksesshme (kur do ta ndihmosh dike) eshte ajo qe nuk lexohet lehte. Vetem ashtu arrin te sjelle rezultate. Tjetri adopton menyren e mendimit qe i ke dhene ti nepermjet alegorise-perralles, por nuk ndiehet se ka adoptuar mendimin TEND!
 

psiko...

Primus registratum
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

nje gje nuk e kuptoj si mund te vendosim se a do ta themi te verteten kur nuk e dim se qka eshte ajo, sepse shpesh nje e vertete e kesaj kohe pas 50 vjetesh ndoshta eshte genjeshter. e vetmja e vertete qe ende nuk ak ndryshu eshte vdekja dmth se eshte plotesisht e vertete se kemi me vdek. edhe formula 1+1=2 eshte nje e vertete qe nuk ak ndryshu. por disa te tjera kane ndryshu...

them se te verteten duhet t'ia thuash vetem atij qe don ta ndegjoj. te tjeret leri te jetojne ne menyren qe e kan zgjedhur. sepse e verteta dhemb dhe eshte nje prej shkaqeve qe shoqerit te perfundojne shpejt.
 

ENISS

Primus registratum
Re: Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

- Cdo e vertete eshte mire te thuhet?
- Si reagon kur "tjetri" te kerkon t'i thuash ate qe mendon?
- T'i thuash gjerat cope, eshte gjithmone e demshme per tjetrin?

1. Per mendimin tim genjeshtra lejohet atehere dhe vetem atehere kur e verteta sjell turbullira!!
Njeriu eshte nje qenie e komplikuar dhe po ashtu edhe marredheniet ndermjet njerezve. Jo me kot e njohim genjeshtren perkrah te vertetes pasi ekzistenca e saj qendron tek nevoja. Por me se shumti do te ndalesha tek e verteta, pasi eshte menyra me e mire qe na ben te gjejme paqe me veten. Shpesh ne nje situate te caktuar kur na duhet te zgjedhim, jemi te ndergjegjshem qe e verteta do na shkaterroj gjithcka per ate situate te ndodhur, e perseri e zgjedhim si opsionin me te mundshem, per tu ndier mire e me te lehte pike se pari per vete. Ju ka ndodhur? Ndaj genjeshtra kerkon kushte shume te favorshme, guxim, pafytyresi dhe e ben trurin te punoje me veshtiresi disa here me shume sesa kur punon per te verteten e cila eshte nje ndodhi e gatshme.

2. Sipas pyetjes se dyte te nismetares se temes, pergjithesisht perpiqem te mos ndikohem shume nga pretendimi per ti treguar. Vleresoj situaten dhe gjykoj mbi spektacionet e mundshme.

3. Per ate pyetjen e te thenit gjerat cope, nuk mendoj se eshte e keshillueshme. Jo perhere njerezit e shohin situaten me syte tane, arysetojne me mendjen tone, dhe e menaxhojne veten me kapacitetin e vlerave qe ne zoterojme.
/pf/images/graemlins/wink.gif Kalofshi mire
 
Top