Re: A duhet t'ia themi gjithmone ate qe mendojme?

joetisti_

Locus omnem
Mendimi, ne menyre te pademshme, "takon" cdo situate. Cka do te thote se mendon edhe gjera qe s'mund te thuhen. Ne vitet para 90-es ketu te ne ishte jo vetem e ndaluar te thoje ate qe mendoje por edhe te diktonin se cfare duhet te mendoje. Dale nga kjo gjendje, me "uri" per te folur lirshem, shume persona thone gjithcka. Por eshte e gabuar.
 

bobo

marksist-enverist
JO!
-spari eshte filozofi (perbers!) e zhvillimit shoqeror dhe, si e tille, i jep kuptim ndergjegjes/arsyetimit njerzore.
-sikur ti 'thoshim te gjitha' (mendimet, duke perfshire tgjitha kombinacionet e mundshme te situatave komunikative, e individit!), ateher shoqeria do binte ne nivelin e instiktit(mentalisht!), dhe sdo kishte shum dallim mes njeriut-kafshes.
- te thuash dicka ndryshe nuk cenohet raporti realitet/fantazi, sepse gjithmon tentohet te ruhet interpretimi llogjik (sipas mundesis!)-, e cila nga ana tjeter pasuron dhe i jep larmi/shtytje (para/mbrapa?) ndergjegjes dhe arsyetimit.
pra nuk eshte gabim te heshtesh flasesh ndryshe nga cmend!
 

bobo

marksist-enverist
...
mendimi eshte baza (nder!) e orientimit te qenies Njeri, i cili nvetvete, pamvaresisht nga vullneti, referohet ne baza te vecanta-, psh: kultet dhe kulturen..., etj! Si i tille gjithmon kundershto- n/het nga cdo mendim tjeter qe nuk perfshihet ne bashkesine e mendimeve qe nuk percaktohen nga tnjejtat baza krijuese/formuese! Tbesh konjugim, duhet patjeter tvendosesh kushte. Kjo sjell idealizimin e hapesires mendore=> humbet vetit reale=> nuk ekziston mendimi i lire, eshte thjesht nje vet'ngushllim: kjo persakohe qe njeriu me 'mendjen dhe mendimet' bazohet ne kohen e shkuar per te menduar te ardhmen, edhe pse perjeton me mendime te tanishmen!
 

Universal

AnonymouS
Themi ate qe mendojme.

Pervec rasteve shume te rralla kur njeriu ne menyre te pavetedijshme thote ndonje fjale dhe ka dashur te thote dicka tjeter, pjesa tjeter e atyre qe njeriu thote eshte ajo qe ai ka menduar.
Ajo per te cilen behet fjale eshte se nuk thuhet gjithmone ajo qe deshiron.

Me ne detaj..

Dikush deshiron dicka. Kjo dicka eshte nje e tille qe ky dikushi e deshiron qe t'a kete. Kete dicka e ka dikush tjeter.
Deformimi qendron tek menyra e te menduarit e dikushit te pare i cili nuk formulon kerkesen ne menyre te drejtperdrejte per te arritur tek plotesimi i deshires se vet por mundohet qe t'a fshehe ate per aresye nga me te ndryshmet qe ne pergjithesi jane morale.

Shqiptaret e kane kete lloj karakteri dhe kjo sepse shumica e shoqerise shqiptare ka qene e tille qe ka krijuar kushte per krijimin e ketyre lloj prototipash.
 
Top