Re: Protestat "Nano ik"
Martini, une nuk mendoj se Nano ka bere shume per tiransit bile ne te kundert ai jo vetem nuk ka bere fare per tiransit dhe per gjithe shqiptaret, por i ka futur ata ne nje varferi te tej skajshme aq sa ajo (varferia) eshte aq e rende sa shume prej shqiptarve perfundojne ne tragjedi duke mos gjetur dot rruge dalje per te perballuar veshtirsit e jetes.
Sa per levizjen Nano ik une jam i mendimit se ajo eshte plotesisht e drejte pavarsisht se ajo drejtohet nga nje bajraktar idjot dhe i pa fytyre si Berisha.
Rrezimi i Nanos sot per sot mbetet detyra kryesore e popullit shqiptar, gje qe duhet ta bente vet PS me ane te kongresit te saj.
Levizja Nano ik nuk do te thote aspak bujrum Berisha ne karriken e kryeministrit ,perkundrazi PS qe eshte ne mazhorance ka dhjetra intelektual te shquar qe nuk jane perzier me alish verishet e Nanos e kompanise se tij servile qe drejton sot shtetin shqiptare si mos me keq.
Pra do te ishte e udhes qe vet Nano te largohej nga detyra qe mban pa qene e nevojshme te vinte idjoti Berisha, por Nano nuk e ka burrerin ta bej kete sepse pas kesaj ai do te humbiste gjithecka dhe nuk eshte cudi qe zullumet e tij te dalin sheshit dhe ai te perfundonte perseri ne burge.
Nga ana tjeter, eshte per te ardhur keq qe disa nga ne jane te mendimit se ngritja e popullit ne protesta nuk eshte e drejte dhe gjejne argumenta per ta bere te besushme kete.
Pikerishte eshte kjo arsyea(Qe populli i urte shqiptare nuk ka protestuar) qe qeverit shqiptare te 14 vjet post komunizmit,kuptohet kryesisht Berisha me Nanon, kane shperdoruar gjithecka qe kane mundur ne kurriz te gjithe shqiptarve per tu pasuruar(shiko djalin e Gramoz Rucit, me benz, me kobure ne brez qellon per te vrare ne mes te Tiranes dhe nuk i hyjn nje gjembe ne kembe) dhe jetuar nje jete luksoze per vete dhe familjet e tarafin e tyre duke mbjelle varferi te tej skajshme per me shume se 60% te shqiptarve.
Vetem per nje gje me vjen keq qe levizja Nano ik drejtohet nga nje i marr me kartel si Berisha,dhe eshte kjo arsyea qe kjo levizje nuk do te mund te arrij ta rrezoj qeverine me te urryer,qeverine me hajdute ,me demagoge, qeverine qe me paturpesi mburret per mos arritjet, qeverine qe vret dite per dite popullin e saj dhe mburret me kete.
Une mendoj qe vetem largimi nga politika dhe drejtimi i vendit i dy politikanve te deshtuar Nano dhe Berisha dhe tarafi servil qe imbeshtet ata do jete shpetim per Shqiperine.