Re: Protestat "Nano ik"
Tropojanizimi i PD nuk do te thote mbushja me Tropojane e partise, por provincializimi i PD, qe me tej do te thote mentaliteti pa horizont dhe pa vizion i saj, polarizimi i skajshem i PD ku fjalori gjithe vdekje, akuza per vrases, gjakpires, e plot urrejtje jane kaq normale per PD. Mentaliteti i saj eshte kryekeput kanunor, teper i radikalizuar dhe i orientuar drejt hakmarrjes. PD nuk di asgje tjeter vecse te akuzoje plot urrejtje, te nxisi sherr, te protestoje si disa dite me pare, dhe te bej lufte politike per larje hesapesh. Per arritje as qe behet fjale se ajo ska asnje, rekordi i saj nxin nga falimentimet dhe 97.
Fakti qe PD eshte partia me e fraksionizuar, qe ajo nuk arrin te siguroje haperisa per kedo qe kerkon te aderoje ne te, liberal apo radikal qofte, qeflli pushteti apo jo, hileqar apo i ndershem, tregon se PD ka shkalle shume te vogel emancipimi dhe modernizimi politik, tregon se PD eshte nje parti me mentalitet provincial, klanor dhe aspak liberal. Mjafton te shikosh faktin se si PD ka humbur totalisht mbeshtetjen ne Tirane per te kuptuar provincializimin e saj. Ajo kerkon te bej nje 20 Shkurt te dyte, por tashme me militatntet e saj provinciale, sic u pa edhe ne 7 shkurt se Tirana nuk ia var. Per mos te permendur ketu mbeshtetjen e humbur te Amerikes qe dikur ajo e kishte pa kushte.
Nga PD shume hoqen dore pasi Berisha i persekutoi dhe ia beri jeten te padurueshme, jo vetem brenda PD por edhe per jetesen ne Shqiperi. Pashkos iu perdhunua goca, Edi Rames i thyen brinje e dhemballe, Zef Brozit disa here e kercenuan i rrahen shoferin dhe truprojen ne sy te tij per ti bere presion, Eduart Selamin, dhe Genc Pollon po ashtu.
Perikli Teten, Arben Imamin, Gramoz Pashkon, Ridvan Peshkopine, etj etj i perjashtuan si grup, me vendim partie dhe Berisha ne ate konference zbriti duke turfulluar ne podium kur ata po mbanin fjalen dhe i mori mikrofonin nga goja. Keto jane te gjitha te njohura, te publikuara disa here ne shtyp.
Kurse ne PS, Meta sot ben fushata te tera anti-Nano, del ne tur elektoral kunder tij, Meidani, Rama etj etj e sulmon Nanon gjithashtu, por Nano nuk i shtyp keta, as i ndalon te organizohen kunder tij apo tu degjohet zeri. Keta anti-Nano kane gjetur hapesirat e nevojshme per alternativen e tyre brenda PS, ata nuk largohen sepse zeri i tyre degjohet ,sepse alternativa e tyre gjen mundesine te bashkjetoje brenda PS.
Sigurisht qe intelektualet do ikin prej PD nqs PD nuk i merr parasysh ata dhe nuk i jep pushtet. Cfare po ben Berisha tani kur kerkon intelektuale nga shoqeria civile? Ai po i kerkon keta qe ti ingranoje ne parti dhe ne veprime vendim-marrese pra qe tu jape pushtet.
Intelektuali nuk rri ne parti kur ti i merr frymen atij, kur atij nuk i degjohet zeri, kur ai nuk mund te flase ndryshe se e injorojne apo e percmojne. Keshtu PD u kthye ne parti militantesh dhe sot Berisha kerkon te ndryshoje kete, por me vonese.
Edi Ramen, edhe pse anetar i PD, xhahili Berishe e rrahu dhe i theu brinjet, kurse Nano e beri kryetar bashkie edhe pse Rama nuk ishte anetar i PS, e as militant i Nanos, po keshtu edhe me Pashkon, Prec Zogen, Imamin, Lesin etj etj panvaresisht se keta sot jane kunder tij, ata te gjithe gezuan pushtet dhe nuk u perjashtuan nga Nano. Sikur Rama te ishte kryetar bashkie ne 92, Tirana sot do ishte shume me ndryshe. Nano i jep opozites mjaft pushtet dhe role kyce ne shoqerine shqiptare, Presidentin, Kontrollin e Shtetit, prokurorin e pergjithshem, jane te gjithe perfaqesues te opozites.
Ku diskutoheshin keto ne kohen e Sales. As humoristet nuk guxonin ta imitonin ate se mbaronin keq. Sic e shikon edhe bufi e kupton se Nano ka bere me shume sesa ka pire xhin, apo ka bere qejfe luksoze, per te qene liberal.