Re: Protestat "Nano ik"
___Martin1
Anëtar/e
Anetar/e # 699
Shkruajtur më 23 Shkurt, 2004 22:52
--------------------------------------------------------------------------------
Sa per Nanon une perseri te orientoj drejt arritjeve. Arritjet dhe sukseset, ndryshimet dhe permiresimet e qeverisjes socialiste ne Tirane dhe kudo ne Shqiperi <img src="/pf/images/graemlins/confused.gif" alt="" /> as qe mund e krahasohen me hicin e PD dhe Berishes. 5 km rruge nuk krahasohen dot kurre me 1000 km qe jane shtruar qysh prej 97, edhe pse shqiperia e 97 ishte 10 here me keq se ajo e 92, edhe pse ajo perballoi kriza te tilla si puci i shtetit ne 98 dhe luften ne kosove ne 99. Tirana e sotme s'krahasohet kurre me ate te kisokave qe e qelben dhe bizneseve te paligjshme. TEC-i 120 milione, dollaresh, projekti i AMBO, investimet ne Aeroportin e Rinasit etj etj nuk krahasohet kurre me projektet boshe te PD per zhvillimin e industrise ne SHqiperi. SHitja e Bankes se kursimeve nuk krahasohet me asnje privatizim te PD
. 16 banka private ne SHqiperi nuk krahasohen aspak me 16 firma hajdute piramidale
.
Ja i mohon dot keto zotrote. A thua dot se keto nuk jane arritje??
____________________________________________________________________
LECONI PAK keto gjera edhe pastaj te kuptojme se ku e kane burimin keto ARRITJE _:
Diskutimi i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, z. Shkëlqim Cani, në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë,
Financës dhe Privatizimeve - 15 dhjetor 2003.
----------------------
. Gjithësesi për një perceptim më të plotë
në lidhje me situatën e pritur ekonomike për fundin e vitit 2003, në vijim jepet
një tabelë me treguesit e përgjithshëm të zhvillimit ekonomik të vendit, përfshirë
dhe ato monetarë.
Tabelë 1: Tregues të përgjithshëm ekonomikë.
1996 1997 1998 1999 2000 2001 2002 2003*
Rritja reale e PBB-së(në %)
9.1 -10.3 12.7 8.9 7.7 6.8 4.7 6.0
Numri i të punësuarve(në mijë)
1,116 1,107 1,085 1,065 1,068 920.5 920 927
Përqindja e papunësisë
12.4 14.9 17.8 18.2 16.8 16.4 15.8 15.2
Borxhi i brendshëm (në% të PBB-së)
30.7 36.18 35.12 36.31 41.01 39.42 38.49 39.1
Borxhi i jashtëm (në %të PBB-së)
29.2 33.2 31.8 29.1 30.2 28.2 24.9 23.7
Kursi mesatar ikëmbimit lek/usd
104.5 148.9 150.6 137.7 143.7 143.48 140.15 123.1**
Kursi mesatar ikëmbimit lek/euro
146.9 132.58 128.5 132.4 137.9**
Shënim: * llogaritja e PBB eshte nga INSTAT me metodologji te ndryshuar, vetem per vitet 1996 - 2000.
** mesatarja e vitit 2003 deri ne muajin nëntor 2003.
Burimi : INSTAT , Ministria e Financave , Banka e Shqipërisë dhe vlerësime të FMN-së.
---------------------------
Prodhimi i brendshem bruto PBB eshte :
viti 2002 eshte 678 miliard lek te reja
viti 2003 eshte 745 miliard lek te reja.
nuk shkruan per vitin 1996
-----------------------------
krahasoni vete keto te dhena Macroekonomie.
eshte e vertet qe zoti fatos ka shtruar kilometra te tera rruge por duhet bere edhe pyetja?
ku i gjeti keto para zoti Nano??????
vete nuk punon "shume " me duket edhe nuk i ka rene bretku duke shtruar rruge.
pergjigjen do ta gjeni te statistikat.
leconi stitistikat e vitit 1996 e te vitit 2003 qe jane shkruar me siper .
ne vitin 2003 borxhi i brendshem i qeverise eshte 39.1 % te PBB dmth te shumes prej 745 miliard lek te reja .
por ne vitin 2002 borxhi i brendshem ishte i 38.49 % te PBB dmth te shumes prej 678 miliard lek te reja .
diferenca midis ketyre viteve eshte sasia qe zoti Nano do te na japi llogari??
ku kane shkuar?????????
ky rritje borxhi te brendshem justifikon investimet ose rritjet e rrogave per 1 vit qeverisje ?????
hmmmmm.................
pra kuptohet sesi i ka bere ato investime zoti Fatos , duke futur ne borxh qeverine e shtetin me brezat e ardhshem qe do ta paguajne ne te ardhmen.
por nqs se fatosi shkon e na pushon ne
shaem-sheik mbasi ta heqin nga karrikja por per ate borxh te brendshem dikush do ta laje e do te japi pergjigje.
edhe sigurisht qe do ta lajme ne shqipot qe do te ngelin aty .
pra zoti Martin perpara sesa te Lavderosh zotin fatos pyet nje here se ku i merr ato para kryeministri i sotem, meqe nuk po shkurton rrogen e tij apo shpenzimet jo-kapitale te qeverise.
SQAROHU edhe atje do te gjesh pergjigjen.
sa per banken e kursimeve pyet nje ekonomist edhe ai do tregoje sesa lire e shiten ate banke e me ate ROE qe asnje banke ne evrope nuk e kishte.
lecoje pak:
-------------------------------
qeveria do te arketoj edhe dividendin e vitit 2003 qe jane 2,5 miliard lek ( sipas korrieri.com)
por sigurisht ngel fakti qe cmimi eshte shume i vogel ne krahasim me fitimin qe ofron kjo banke.
P/E= 136/25= 5,44
do te thote qe sikur banka austriake te mbaj po kete menaxhim qe ka sot banka e kursimeve
( sigurisht qe do te sjelli njerez me ekspert) do ti sjelli nje fitim vjetor prej 18,34 %.
ajo do ta laj veten per 5,44 vjet.
eshte nje rikthim kapitali shume i larte qe asnje nga bankat ne evrope jep kete perqindje fitimi ne fund te vitit si investim.
kur austriaket te sjellin menaxheret e tyre , te shkurtojne edhe ca vende pune, te rrisi efficiencen do ti duhen me pak se 3 vjet per te lare dollaret qe dhane.
----------
pra ku eshte suksesi i qeverise qe e shiti shume lire banken ?????????????????????
Perrallet qe tregon zoti fatos atyre personave qe e brohorasin (te dhoma e ekonomise ke me shume per banken e kursimeve)
per te mos folur per Albtelekomin = skandal i vertet finanziar , ta cosh nje nderrmarrje me fitim nga 20 milion dollar ne humbje 80 milion.
eshte SKANDALOZE edhe keto gjera nuk duhen lejuar.
edhe kush e coj kete nderrmarrje ne kete gjendje pervec zotit Nano e cunit te tezes se tij qe ishte drejtor i kesaj nderrmarrje se bashku me greket e kompanve cellullare??
mos te flasim per statistikat e mesiperme kur qeverisja pervec inflacionit qe e ka me te mire sesa ajo e vitit 1996 te gjitha te tjerat jane "Berrnut" ne krahasim me 1996:
Rritja reale e PBB-së(në %)
Numri i të punësuarve(në mijë)
Përqindja e papunësisë
Borxhi i brendshëm (në% të PBB-së)
Borxhi i jashtëm (në %të PBB-së) .
per mos te shtuar edhe per gjera te tjera si Pislliqet financiare qe po lejon Banka e shqiperise edhe qe jane shkruar te dhoma e tjeter (ekonomise).
ka plot gjera te tjera por nuk eshte dhoma ekonomike kjo edhe nuk dua te zgjatem.
Pse njerzit jane aq injorant sesa mos te kuptoje keto LOJRA qe zoti Fatos na ben me te gjithe klanin e tij ????.
cdo gje do te dali ne shesh po nano me gjithe buzkuqen na shkojne e na gezojn eurot e fituara ne shqipot e tjere socialist e demokrat do te paguajm GABIMET e shokut fatos