Protestat "Nano ik"

defrim

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

ME FAL POR NUK JAM ASPAK ME JU .MESAZHI JUAJ ESHTE OFENDUES PER TE GJITHE POPULLIN SHQIPTAR.AS UNE NUK JAM DAKORT QE TE CENOHEN INSTITUCIONET,POR JAM DAKORT QE TE PROTESTOHET KUR POPULLIT I CENOHEN INTERESAT E TIJ. JU DUHET TA DINI SE NE SHQIPERI QEVERIA BEN "BIZNES" DHE POPULLIT PO I SHKON LITARI NE FYT.ME KANUNET DHE ME SHPELLAT ME DUKET SE E KE TEPRUAR SHUM. ZAKONET DHE TRADITAT E SHQIPETAREVE JANE TE SHEJTA PER SECILIN QE I KERKON DHE I RESPEKTON.KESHTU QE NUK ESHTE DETYRA JONE TI TREGOJME KUKSIANIT SHPELLEN APO SHKODRANIT KANUNIN,SEPSE JU E DINI MIRE SE SA TE ZHVILLUR JANE KATUNARET E TIRANES.POR MEDUKET JU KENI NDRYSHUAR SHUME TANI ME QE PO JETONI NE LONDER.(VENDIN ME DEMOKRATIK TE EUROPES KU RESPEKTOHEN TE GJITH TE DREJTAT ENJERIUT)
thumbsup.gif
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

KALLEZIM PENAL PER KRYEMINISTRIN

KALLEZIM PENAL

KERKUESI:

Nikolle Lesi, i biri i Palit, lindur ne Lezhe dhe banues ne Tirane, -deputet i Kuvendit te Shqiperise dhe me adrese. Kuvendi, Bul. "Deshmoret e Kombit" - Tirane.

OBJEKTI:

Fillimin e procedimit penal ne ngarkim te Fatos Nanos me detyren e Kryeministrit te Shqiperise, Ylli Manjanit - Sekretar i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave, Agim Isakut - Drejtor i Kabinetit te Kryeministrit per vepren penale te shperdorimit te detyres.

BAZA LIGJORE:

Neni 283 dhe Neni 274 te Kodit te Procedures Penale si dhe neni 283 i Kodit Penal.

P E R P A R A

PROKURORIT TE PERGJITHSHEM

ZOTIT THEODHORI SOLLAKU

T I R A N E

Zoti Prokuror i Pergjithshem,

Ju drejtohem per t'ju vene ne dijeni per kryerjen e nje vepre penale nga ana e Kryeministrit te Shqiperise zotit Fatos Nano, zotit Ylli Manjani - Sekretar i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave dhe zotit Agim Isaku - Drejtor i Kabinetit te Kryeministrit

Kryeministri i Shqiperise me Vendimin Nr.5 dt.14.01.2004 te Keshillit te Ministrave ne mbeshtetje te nenit 100 te Kushtetutes se Shqiperise, ka shperblyer anetaret e komisionit te vleresimit te ofertave per privatizimin e Bankes se Kursimeve per punen e bere me 5 paga mujore.

Ne po kete Vendim ne piken 2 eshte vendosur qe per pune te mire te shperblehet edhe Kryeministri i Shqiperise, Drejtori i Kabinetit te Kryeministrit dhe Sekretari i Pergjithshem i Keshillit te Ministrave dhe Drejtori i Bankes se Kursimeve sh.a, me 5 paga mujore.

Ky veprim i bere nga ana e Kryeministrit te Shqiperise eshte bere ne kundershtim me ligjin dhe per pasoje jane konsumuar elementet e vepres penale te shperdorimit te detyres dhe konkretisht:

1. I gjithe rrethi i personave qe sipas pikes 2 te Vendimit Nr.5, dt.14.01.2004 jane shperblyer per kontributin e tyre me 5 paga mujore, nderkohe qe keta persona s'kane lidhje me procesin e privatizimit te Bankes se Kursimeve. Ky fakt evidentohet edhe nga pika 1 e ketij vendimi, i cili shprehet se 5 paga i perfitojne anetaret e vleresimit te ofertave te privatizimit. Nese eshte e ligjshme pika 1, pika 2 e ketij vendimi eshte e paligjshme sepse personat ndaj te cileve eshte bere kallezimi nuk kane lidhje funksionale me procesin e privatizimit te Bankes; Cdo nepunes shteti kryen detyra te parashikuara ne legjislacion dhe personat e mesiperm i kane te percaktuara funksionet e tyre per te cilat marrin page apo shperblime nga shteti.

Nga ana tjeter, veprimi i mesiperm nuk ka baze ligjore. Referenca ne nenin 100 te Kushtetutes eshte e pakuptimte pasi Keshilli i Ministrave ne nxjerrjen e akteve nenligjore sipas nenit 118/1 te Kushtetutes duhet te jete i autorizuar nga Kuvendi, nepermjet miratimit te nje ligji, per te nxjerre aktin nenligjor. Nje ligj i tille ne rastin konkret mungon.

2. Ne piken 3 te vendimit thuhet se "ky fond do te perballohet nga te ardhurat e dividendit per vitin 2003 te Bankes se Kursimeve". Pra, nga ana e personave per te cilet bej kete kallzim, ne menyre te paligjshme eshte vene dore mbi dividentin e Bankes se Kursimeve. Askush nga keta persona nuk ka te drejte qe te vere dore mbi dividendin sepse askush prej tyre nuk ka lidhje me realizimin e ketij fitimi. E vetmja "lidhje" sipas vendimit te mesiperm eshte kontributi ne procesin e privatizimit. Sikur ta marrim te vertete kete fakt akoma nuk ka perfunduar procesi i privatizimit dhe per pasoje nuk mund te shperblehen keta zoterinj per "pune te mire".

3. Gjithashtu, veprimet e kryera nga personat e kallezuar per marrjen e ketij vendimi, jane ne kundershtim flagrant edhe me ligjin nr. 9000 date 30.1.2003 "Per organizimin dhe funksionimin e Keshillit te Ministrave", ne nenin 21 ku thuhet se "ne mbledhjet e Keshillit te Ministrave mbahet procesverbal ku shenohet data, vendi i mbledhjes, anetaret qe moren pjese, ceshtjet qe u diskutuan, aktet qe u shqyrtuan, diskutimet e pjesemarresve si dhe forma e votimit." Sipas informacioneve te mia si gazetar, kjo mbledhje nuk eshte zhvilluar kurre, dhe per pasoje edhe vendimi i marre eshte absolutisht i pavlefshem sepse sipas Kreut III te ligjit te sipermendur, nuk ka funksionuar Keshilli i Ministrave.

Zoti Prokuror i Pergjithshem,

Kallezimi paraqitet perpara jush sepse kemi te bejme me nje rreth personash te cilet jane ne funksionet me te larta shteterore dhe ndaj Kryeministrit te Republikes se Shqiperise. Banka e Kursimeve eshte konsideruar si pasuri kombetare dhe si e tille eshte prone e popullit shqiptar. Eshte e papranueshme qe qeverisesit te shperblejne vetveten per nje pune te pakryer dhe per me teper me nje shume te tille, e cila nuk perligjet ne asnje akt ligjor apo nenligjor. Ne keto kushte, me cilesine nje shtetasi qe ka marre dijeni per ekzistencen e vepres penale paraqes kallezimin perpara jush, me ane te te cilit kerkoj jo vetem procedimin e tyre penal, por edhe kthimin e menjehershem te shumes se perfituar, duke vendosur sekuestro mbi pasurite e personave te implikuar (Neni 274 i Kodit te Procedures Penale). Per shume te tjere kjo eshte ?vjedhje ne mes te dites', por une ne kete rast mjaftohem vetem duke e quajtur, per momentin, shperdorim detyre dhe shpresoj ne ndershkimin e autoreve te saj.

Per te vertetuar pretendimet e mia ju ve ne dispozicion fotokopjen e vendimit Nr. 5 date 14.1.2004, si dhe kerkoj te pyeten si deshmitare apo persona qe kane dijeni per vepren penale, minisrat e kabinetit NANO, anetaret e stafit te Kryeministrit; te administrohet procesverbali i mbledhjes se dates 14.1.2004 si dhe te behen ekspertimet e nevojshme grafike.

Mbetem ne dispozicionin Tuaj me gatishmerine me te madhe per te vene ne vend drejtesine.

Tirane, me 09. 02. 2004

KALLEZUESI

Deputeti Nikolle LESI
 

blendiys

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Behet fjale per nje proteste qe nuk mund ti faturohet PD-se,eshte nje proteste mbare popullore me qellimin e mire per ti dhene fund genjeshtres dhe abuzimit aktual.
Le ti leme menjane pasqyrimet e ndryshme per qellime "mbase shkaterruese".
Kjo eshte nje e drejte e pashkruar,por qe ekziston.
Nuk behet fjale per largimin e individit,por per klonin dhe politiken qe pasurohet nen shpatullat e atij populli qe i dhane voten.
Ne nje fare menyre kemi nenshkruar nje garanci dy-paleshe,dhe nese kjo nuk rrespektohet kam te drejte te zgjedh per nje alternative me te mire.
 

Martin Gora

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Nano nuk ben asgje tjeter ne fakt vecse po sillet si kapitalist. Deshet demokraci dhe liri? Atehere pse nuk e duroni dot tjetrin kur ai i sherben interesit te vet??

Iu duket sikur Nano pasurohet duke iu mjeruar ju? Kjo eshte thirje deshperuese nga injoranca, sepse duhet te jesh vertet injorant te pretendosh se do ishit me mire me Berishen, apo cilindo nga politikanet e opozites. Berisha iu sjell 97, nqs doni prape te veni atje, hipeni ate ne pushtet, dhe ne qafe paci veten.

Nano qenka hajdut e imoral, e kush eshte ai politikan ne shqiperi dhe jashte saj qe nuk eshte?? Nano pasurohet me pushtet..... e kush qenka ai pushtetar qe nuk e perdor pushtetin per kete apo interes te tij personal?

Te iki Nano, se eshte hajdut, ok po kush te vije?

PD, BErisha opozita.......tmerr, vetvrasje, lufte civile. DO vije po ajo PD qe ishte ne 92-97 dhe na coi ne lufte civile. Po ajo PD qe mezi shtroi 5 km rruge per 5 vjet. Po ajo PD me po ata njerez xhahile e koketrashe, te njejtat fytyra, te njetat ide, njerez shterpe dhe te konsumuar, qe nuk dine te pjellin dhe krijojne ide apo alternativa te reja. Njerez qe e dogjen dhe e shkaterruan nje here, qe falimentuan dhe lejuan vjedhjen e 1.2 milarde dollareve.

DO vij po ajo PD qe dhe po ata njerez nen pushtetin e te cileve lindi dhe u konsolidua krimi i organizuar, kontrabanda, prostitucioni, mentaliteti i bingove, degjenerimi social dhe kafeneve. Po ata njerez qe aplikuan pushtetin e gjendjes se shokut, shkaterrimit dhe mohimit. Po ata njerez qe e krahinizuan shqiperine, qe shkaterruan ekuilibret e brenshme, qe e polarizuan kaq shume elektoratin shqiptar. Po ata lidera qe na degjeneruan ne lufte civile, qe rrahen, burgosen e persekutuan opoziten, qe dogjen gazetat, qe vodhen votat ne mase, dhe qe na rrenuan 10 here me keq se Hoxha.

Do vije nje bajraktar koketrash qe qeveris me mentalitet mesjetar e kanunor, plot inat, mllef dhe urrejtje. Nje esterik qe vetem flet per gjak, vrasje, krim, qe e shan dhe mallkon pa dhene kurre nje ide apo alternative me te mire zhvillimi. Do vije njeriu i pasionit revanshist, i polarizimit, i protestave maloke, kokelope, xhahil, e barbar ne mendim. Do vije vete vdekja sic erdhi dikur ne 97. Zoti na shpetofte.
 

kastriot

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Martin1:
[qb] Ha ha ha

...... Ka me mijera individe dhe dhjetra figura te larta ne PS qe kane te drejte tiu akuzojne se nuk u perzien ne piramida, dhe 20 ish-sigurimsa ne gjithe shqiperine nuk perfaqesojne aspak PS, sidomos kur ata nuk jane anetare te PS. [/qb]
<span style="font-weight: bold">E perse dolen &quot;socialistet&quot; ne demostrata me fotografine e Xhaferrit kur gjoja nuk paskan te benin me te?????
Perse ishte punesuar ministri i finanzave Malaj tek piramidat??????????
Perse cirreshin gazetat e tuaja kunder masave qe qeveria e atehershme mori kunder piramidave???????
Apo ti kujton se njerezit i kane harruar keto gjera???
</span>
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

opozita filloi punimet per krijimin e nje qeverie HIJE
gjithashtu beri thirrje qe shoqeria civile t'i ndihmoje ne protesta

Te lajmeroje dikush berishen se shoqeria civile quhet e tille perderisa nuk ndihmon luften politike - perndryshe quhet levezje politike (edhe nqs jane te njejtet persona qe bejne te dy keto levizje)

ndryshe nga anetare te tjere te opozites, te cilet u shprehen se protestat do te behen vetem brenda ligjeve, berisha u shpreh se KRIZA ESHTE E RENDE DHE PERGJIGJA DO TE JETE E RENDE - ASGJE NUK MUND TE NA NDALOJE ...

une pres me padurim alternativen e opozites, jo vetem ne emra por edhe ne programe qeverisje - te vesh emra ne leter eshte e thjeshte
 

DFV

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Nga ato qe lexojme ne shtypin e perditshem shqiptar duket se levizja &quot;Nano ik&quot; sikur eshte rrudhosur pak dhe kjo per faj te ati trapit Berisha qe ne vend te vinte vetulla nxorri dhe syt.
Me sa duket te huajt ja kane shtrenguar rrypin Berishes ne tentativen e tij qe me ane te levizjes &quot;Nano ik&quot; te rrezonte me nje gjysem revolucioni hajdutin fantastik Nano.
Tani eshte hajduti Nano qe thot se me force nuk me rrezoni dot po dhe me te mire une nuk e leshoj karriken qe me sjelle gjithe te mirat qe dhuron kjo bote.
Nisur nga kjo them se edhe protestat qe do zhvillohen nga levizja &quot;Nano ik&quot; ne te ardhmen zor se mund ti futet gjembe ne kembe qeverise se Ali Babes me dyzet hajdut. prandaj edhe kete radhe si gjithenje e prishi ai koqja Berisha qe ka tru peshku.
Aman se c'na ka gjet ne nje krahe Nano me 400 hajdut qe nuk ngopen kurr dhe nga ana tjeter Berisha qe eshte psikopat me kartel,s'dim nga tja mbajme???????
 

Triumfi

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

shi,akoma s'ka ik ..
smash.gif

kam ngju,se do ike por me nje kushte; qe t'i ipej ekzil ne ndoni nga ishujt grek!!!!
 

TONY

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

po mire o popull ju qe mendoni se eshte mire te te dalesh ne protesta me gure e drunj qe shani e bertisni cfare do te fitoni ne fund te fundit apo mos ndoshta po humbim dicka e ne se mendojme ,ja p.sh po rrezojme nanon po e dini ju se s`eshte e lehte sepse shteti eshte shtet dhe ka te drejte te mbroje institucionet e tij deri ne pike te fundit,pra do ket gjakderdhje ,shkaterrim ekonomik politik e fizik te vendit varferi e mjerim,keto jane PASOJAT QE SJELLIN PROTESTAT ,por une mendoj se duhet te jemi me paqesore e te presim deri ne fund te 2004es te shohim se cfare do bejne pasi me protesta perdite si mund te behen reforma apo te ecim perpara ,une nuk jam me asnje parti por ne pame edhe SALEN kur me qindra njerez dhane jeten plus qe korrupsioni kontrabanda shkuan jo 100 per qind por mund te them 500 per qind pra sidoqe te jete ai s`ka me vend as ne politike e askund tjeter ,sepsee pame edhe ate po ashtu edhe nano nese s`ben per popullin do kete fatin e berishes e kushdoqofte
pra le te ndihmojme e jo te shkaterrojme sepse
te shkaterrosh eshte me e lehte se te ndertosh,
le te shpresojme qe te shohim pak drite ne te ardhmen,,,,,,,,
 

DFV

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Albert, pra sipas teje edhe ne se shteti eshte anti shtet dmth. kunder popullit te vet ai(shteti) duhet mbajtur e perkrahur deri sa te na rjepi te gjalle?
Mendimi im eshte se ne demokraci ne se shteti nuk funksionon ne te mire te popullit,ky shtet duhet te rrezohet sa me shpejte dhe nuk kemi perse te presim sa te vine zgjedhjet, por nga ana tjeter jam plotesisht dakorte me ate qe protestat duhet te jene plotesisht paqesore dhe tolerace zero per ata qe dhunojne institucionet e shtetit.
Sa per ate se kush do vi pas Nano hajdutit,jam i sigurte se ne gjirin e popullit shqiptare ka plote djem e vajza te afte per te ndertuar vendin ashtu sic e kerkon populli dhe nuk ka pse te vi perseri psikopati Berisha.
 

Archi

Forumium praecox
Re: Protestat "Nano ik"

E gjithe kjo e ashtuquajtur levizje qytetare “Nano ik&quot; prej PD eshte nje maskerade, qe atij qytetarit apo fshatarit te thjeshte pervec se dhimbje koke asgje te dobishme nuk i sjell. Ky pohim mund te duket radikalisht negativ, por per fat te keq eshte i vertete. Arsyeja eshte, qe askush nuk po e kap demin nga briret. Askush nuk po e kupton ose nuk deshiron ta kuptoje ku eshte problemi i vertete, pavaresisht se dihet, qe njohja e problemit perben gjysmen e zgjidhjes se tij.
Ne rrjedhen politike te ketyre 13 vjeteve te fundit kemi pare, qe Nano “ka ikur” tre here dhe per here te katert “ka ardhur” dhe sot e kesaj dite qeveris vendin deri ne largimin e tij te katert per te ardhur perseri per te pesten here. Ketu nuk perfshihen nderrimet e kabinetit gjate periudhes se “qendrimit” te tij.
I gjithe suksesi i Fatos Nanos ne ecejaket e tij mes postit te Kryeministrit dhe ish-Kryeministrit nuk qendron ne aftesine e tij per te mbledhur dhe per te hapur valixhet, por pikerisht ne rrjetin qe ka formuar rreth tij, si edhe ne mungesen e seriozitetit te opozites. Pa kete rrjet sherbetoresh, te cilet ai i ushqen rregullisht nepermjet tolerimit ndaj korrupsionit dhe monopolizimit te ekonomise shqiptare, ai do ta shihte deren e Kryeministrise nga ana tjeter e trotuarit. Pa Finot, Rucerat, Duket Malajt dhe keshilltarucet arrogante, Fatos Nano nuk do te mbijetonte fare ne kete llum politik, qe po i merr frymen ketij populli te mjere. Mirepo nje pjese te mire te fajit e mban opozita.
Po cili eshte faji i opozites.
Faji i opozites qendron tek paaftesia per te qene opozite. Kjo opozite, e mbledhur grushtbashkuar rreth Partise (Demokratike) me ne krye stalinistin Sali Berisha, qe prej humbjes se pushtetit akoma nuk ka bere nje analize serioze te shkaqeve te humbjeve te njepasnjeshme te saj, per te vene pikat mbi “i”. Mendjeshkurtet, qe besojne akoma ne pucet amerikano-greke ndaj PD, akoma nuk i kane vene gishtin kokes dhe te pyesin veten perse PD qe nga `97 e ketej sistematikisht ka humbur cdolloj zgjedhjeje dhe referendumi. Ne vend te kesaj Partia Demokratike (pasi te tjerat as nuk ia vlen fare ti permendesh) s´ka bere gje tjeter, por sistematikisht nen modelin e kongreseve dhe plenumeve te PPSh, ka “pastruar” rradhet e saj nga “elementet armiqesor”, keqdashes ndaj leader-it (sa fjale e keqperdorur) te saj.
Gjithashtu me gjuhen e saj agresive, te perdorur fillimisht prej Kryesise se kesaj Partie dhe te shumefishuar prej “militanteve” te etur per gjak, ka terrorizuar te gjithe pjesen tjeter te popullsise duke bere qe ky popull nga e keqja ta leje veten te poshterohet dhe varferohet prej nje klike arrogante antishqiptare si ajo e Fatos Nanos.
Para disa javesh me beri pershtypje “konstatimi” i “leader” Berishes ne media, sipas te cilit “Partia Socialiste po pengon rotacionin normal te pushtetit”.
Kjo te ben te mendosh, qe ky njeri, nje mengjesi te bukur, pasi ka dalur prej shtepie, ka humbur rrugen dhe papritur e ka gjetur veten ne drejtimin e nje Partie politike.
A mos valle keta politikane mendojne se qeverisja eshte njesoj si nderrimi i sherbimit te rojeve ne ushtri?
Apo eshte si pune e karuselit, qe nqs je poshte nuk duhet te besh gje tjeter, por vetem te presesh per tu ngritur lart?

Por a ekziston nje shans per PD tu rikthyer ne pushtet?
Ne keto kushte, ne te cilat eshte PD – nje JO e qarte.
PD keshtu sic eshte e konfiguruar, pavaresisht se eshte partia e dyte me e madhe ne vend eshte nje karte e djegur politike. Duket qesharak &quot;premtimi&quot; i Sali Berishes ndaj shoqerise civile, sipas te cilit kjo e fundit do te perfshihet ne qeverisjen e PD.
Se pari tregon, qe PD deri me sot ka qene shume larg shoqerise civile.
Se dyti, nuk e di sa naive mund te jete Berisha e co., por besoj se jane goxha, nqs mendojne qe shoqeria civile mund te perkrahe nje turme barbaresh, qe jane te prirur drejt dhunes e shkaterrimit. Por pa ua ngrene hakun, ndoshta nuk jane dhe aq naive, ndoshta e gjitha eshte demagogji. Ceshtja eshte sa i beson shoqeria civile bullshiteve qe leshon nga goja Sali Berisha e co?
 

Guest
Re: Protestat "Nano ik"

E Merkure, 18 Shkurt 2004 - KOHA E JONE


<span style="font-weight: bold">TE GJITHE KUNDER NANOS</span>

E shtuna eshte dita vendimtare per rrezimin e klikes me te korruptuar, me mafioze, me te eger, me nepotike, me antipopullore, me antihumane qe ka sunduar ndonjehere ne vendin tone, perfshire ketu edhe periudhat e erreta te historise sone moderne. Dhe kjo kaste interesaxhinjsh qe mendojne prore se si te pasurohen me shume, ka hije te ike me ceremoni popullore nga sheshi &quot;Skenderbej&quot;. Pikerisht ne vendin qe evokon patriotizem, duhet te marre goditjen perfundimtare kjo qeveri. Dhe sot per sot, nuk ka akt me patriotic se sa te besh te mundur largimin e Nanos nga posti I Kryeministrit.

Ndaj, e shtuna dhe per te shtunen. Sipas informacioneve nga rrethet, do te jene ne mitingun e protestes qytetare antiqeveritare i papuni dhe biznesmeni i vogel qe po shkaterrohet nga konkurenca e klikes mafioze nanoiste; mesuesi qe mbijeton me pagen e nje pastruese kryeministrore dhe punonjes te administrates civile qe persekutohen nga familja Nano; ish- i perndjekuri qe nuk ka marre asnje leke nga vitet e burgut, nderkohe qe Nano i perlau per vehte; pensionisti te cilit i eshte rritur cmimi i energjise elektrike, telefoni familjar, buka dhe jetesa e perdtishme; do te jene ne mitingun e madh te se shtunes demokrati dhe socialisti i rrenuar ekonomikisht; republikani dhe demokristiani qe nuk njeh kthim nga lufta kunder te paudhit dhe te pafeut Nano; monarkisti zogist dhe ballisti qe flet dhe per camet; bujku dhe blegtori te cilit po i rrembejne tregun e shitjes me produkte importi; do te jete gazetari si shkrues informacioni, por dhe si qytetar i keqadministruar; do te jete polici si ruajtes rendi, por para se gjithash polici pa strehim, pa garanci jetese, pa leke per te marre buken e femijeve; do te jene te shtunen studentet e Tiranes dhe Shkodres, Korces, Elbasanit dhe Gjirokastres. E shtuna e kesaj jave do te quhet ne historine e pluralizmit E SHTUNA E MADHE E DEMOKRACISW.

Nisur nga informacionet qe ka dhe duke ditur zemerimin popullor nga jetesa e veshtire ekonomike, kryeministri Nano ka urdheruar pervecse pastrimin e tuneleve nentokesore qe dalin nga poshte kryeministrise deri tek mali i Dajtit, edhe venien ne gatishmeri mbi catine e zyres se tij ne kryeministri te helikoptereve te Xhoana Nanos ne menyre qe te kete kohe per te hypur ne helikopter. Kete rradhe nuk ka Maqedoni qe e shpeton kete njeri pa njeri, kete politikan antikombetar dhe qe drejtohet nga mafia vendase dhe greke, kete shtatshkurter qe te shtunen, nga frika, vrapi do ti behet me i madh se hapi gjigand i Edi Rames.

E shtuna eshte gjithcka per nje fillim ndryshimi ne qeverisje, per nje shprese se jeta mund te behet edhe me e garantuar, se klika qe ka uzurpuar vendin po iken. E shtuna do te jete dita kur nderkombetaret, sidomos SHBA, Angli, Itali, France dhe Gjermani, do te kuptojne se nuk ka qetesi me Nanon kryeminister. Te shtunen , pervec qytetareve tiranas, do te vijne me furgone e autubuze, me makina e ne tren dhjetra mijera qytetare qe ndodhen ne periferine e laret te vemendjes se qeverise. Edhe ata per te protestuar per hallet e tyre ekonomike. Pas Sheshit &quot;Skenderbej&quot; turma do ti drejtohet Bulevardit &quot;Deshmoret e Kombit&quot; dhe me pas do te mund te qendroje ne Sheshin &quot;Nene Tereza&quot; para Universitetit te Tiranes, pikerisht atje ku lindi protesta e pare antiqeveritare dhe antikomuniste ne dhjetor 1990. Nese deshira pershkallezohet nga lumi i njerezve, atehere qyteti i Studentit do te jete arena e manifestimit anti Nano. Para kryeministrise, vetem disa llamarina, pjella e fundit e qeverise se demagogjise, do te sistemohen. Dhe pikerisht aty ku levizja &quot;MJAFT&quot; shkroi para disa diteve nje parulle: &quot;Kujdes! Lart nuk punohet!&quot;. Tingellima e masave mbrojtese parakryeministrore do te mjaftoje qe zhurma e helikoptereve te Xhoanes te shuhet, qe polici te bashkohet me pjestaret e familjes se tij qe jane edhe ato ne proteste, qe gardisti te futet ne turme e te perqafoje babane ose mamane e tij , te cilit i ka ardhur ne maje te hundes nga veshtiresia e jetes. E shtuna do te lebetise mafiozet e Nanos, kriminelet biznesmene qe kane perlare gjithcka ne kete vend dhe rrisin cmimet; ministrat qe akoma nuk i kane privatizuar te gjitha nga trupi i Shtetit, drejtoret e medhenj nga ku buron dollari per familjen Nano, etj.

E shtuna duhet te jete dita e protestes se madhe per te ndryshuar jeten dhe per te larguar kucedren Kryeminister, qe ka zene ujin e fshatit te madh Shqiperi.

Per te shtunen me te gjitha mjetet qe quhen demokratike ne Shqiperi. Atje ne Shesh per te larguar Fatos Nanon, i cili eshte shtetari qe punon ekskluzivisht per te shtuar milionat e dollareve per Xhoanen e pas Xhoit. Atje, ne Sheshin &quot;Skenderbej&quot;, do te nise perendimi I lumturise se fundit te Fatos Nanos. Nje njeri qe nuk do te na mungoje aspak, pasiqe demet dhe te keqijat qe I ka shkaktuar vendit nuk lene asnje hapesire per nostalgji.

Kete te shtune, Nano do te clirohet me se fundi nga iluzionet qe ka, se mund te rrije ne qeveri me menyra artificiale. Mandatin nje qeverie ia japin qytetaret dhe ata kane te drejten t'ia marrin, diten qe nuk ndjehen me te qeverisur. Nano do te kuptoje me 21 shkurt 2004, se nuk te mbajne ne fuqi as ambasadoret, e as biznesmenet. Sigurisht ata jane nje ndihmese, nje serum per te shkuar pak me tej. Por tek e mbramja, nese zhgenjen shtetasit e tu, nese ben gjithcka ne kundershtim me sensin dhe interesat e tyre, do te thote se s'mund te rrish me asnje dekike ne krye.

2/3 e shqiptareve jetojne ne varferi dhe pa asnje perspektive te qarte per jeten e tyre. Nano eshte kryeministri I pjeses tjeter. I te pasuruarve me tendera dhe monopole grabitese. Por perfaqesuesi I pakices nuk mund te shkoje gjate. Dhe mesazhi I qarte I shumices vjen te shtunen, para dritares kryeministrore. Nje mesazh paqesor, por rrenues per Fatos Nanon.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Fillimisht postuar nga Never Say Never:
[qb] E Merkure, 18 Shkurt 2004 - KOHA E JONE


...2/3 e shqiptareve jetojne ne varferi dhe pa asnje perspektive te qarte per jeten e tyre... [/qb]
ah sa mire do te ishte sikur dikush te ofronte nje alternative te besueshme!

Te hedhim nanon nuk mjafton
Duhet te gjejme nje alternative
Berisha as qe nuk i afrohet nje alternative!

Nderkohe bejme mire te vazhdojme te bejme presion mbi nanon (mbase frikesohen ata qe e mbeshtesin dhe nuk e lene te beje cte doje)
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Kryetari i PD-së shprehet se protestat do të ndalen vetëm kur të ikë Nano

Berisha: Protesta, s&amp;#8217;do të biem pre e provokimeve


Nevila Përndoj

TIRANE - Kryetari i opozitës Sali Berisha deklaroi dje se protestat do të vazhdojnë deri në krjimin e një qeverie të përkohshme, që do të siguronte zgjedhje të lira dhe të ndershme. &amp;#8220;Nano është i pashpresë. Nuk ka asnjë diskutim. Uragani i lëvizjes qytetare &amp;#8220;Nano ik&amp;#8221;, nuk do të ndalet deri në vendosjen për shqiptarët të një qeverie, që zotohet të hetojë me themel, aferat e Telekomit, të anulojë të gjithë rritjen e çmimeve ose t&amp;#8217;i kompensojë totalisht, të hartojë listat e zgjedhësve, të barazojë komisionet zgjedhore dhe të sigurojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në rast se Nano nuk kupton, atëherë Shqipëria do të jetë sinonim i protestës&amp;#8221;, -tha dje Berisha. Lideri i opozitës siguroi edhe njëherë se protesta e datës 21 shkurt do të jetë paqësore, dhe se për këtë po punon edhe një staf i veçantë në PD. &amp;#8220;Po punohet intensivisht me veprimtarë të Partisë Demokratike, që ngarkohen në pika të caktuara në mënyrë që njerëzit e Fatos Nanos, të mos mund të provokojnë. Ne ftojmë mediat që të transmetojnë &amp;#8220;live&amp;#8221; sepse nuk është normale, që të shohin &amp;#8220;live&amp;#8221; vende të tjera e të mos shohin protestën shqiptare. Ky do të ishte një terren që të mos detyrojë qeverinë për të kryer akte provokacioni. Jam i sigurtë që protestat do të jenë tërësisht paqësore. Qytetarët do të votojnë me vendosmërinë më të plotë për një protestë tërësisht paqësore, me lule me pankarta, me kartonin e kuq &amp;#8220;Nano ik&amp;#8221;. Ka një regji të mrekullueshme protesta. Ajo do të jetë në lartësinë e vlerave qytetare&amp;#8221;, -tha Berisha. I kërkoj kryeministrit shqiptar z. Fatos Nano, që të japë dorëheqjen si aktin e vetëm qytetar, që mund të përmbushë pasi i ka bërë dëme tmerrësisht të rënda, Shqipërisë dhe shqiptarëve&amp;#8221;, -tha Berisha. Kryetari i PD-së, këshilloi gjithashtu që demokratët të mos pengohen nga forcat e policisë për të hyrë në Tiranë, pasi në të kundërt, sipas tij, do të ketë pasoja të rënda.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Opozita ka kërkuar leje për të zhvilluar mitingun në sheshin &amp;#8220;Skënderbej&amp;#8221; dhe &amp;#8220;Nënë Tereza&amp;#8221;

Policia: Miting vetëm në &amp;#8220;Skënderbej&amp;#8221;

&amp;#8220;Miratimi i pjesshëm i kërkesës së PD-së bëhet për shkak të veprimeve të kundërligjshme të 7 shkurtit&amp;#8221;

Nevila Përndoj

TIRANË - Policia e kryeqytetit i jep lejen Partisë Demokratike, dega Tiranë, të zhvillojë mitingun më datë 21 shkurt, por vetëm në sheshin &amp;#8220;Skënderbej&amp;#8221;. Krerët e policisë së Tiranës pasi kanë shqyrtuar kërkesën e degës së PD-së kanë vendosur që ta miratojnë tubimin, por me kushtin që ai të mos dalë përtej sheshit. Sipas këtij vendimi të policisë së kryeqytetit, çdo tubim që do të zhvillohet jashtë këtij sheshi do të konsiderohet si i jashtëligjshëm dhe policia do të marrë masat e saj. Gjatë mbledhjes së djeshme të krerëve të policisë së kryeqytetit është zgjedhur edhe strategjia që do të përdoret për të mos lejuar më krijimin e incidenteve si ato që u panë në mitingun e fundit të PD-së. Lajmi është pohuar nga burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë. Dega e Partisë Demokratike të Tiranës kishte depozituar në polici disa ditë më parë kërkesën e saj për një tubim paqësor që do të zhvillohej në datën 21 shkurt, ditën e shtunë. Sipas kërkesës së degës së PD-së së kryeqytetit, tubimi do të zhvillohej në bulevardin &amp;#8220;Dëshmorët e Kombit&amp;#8221; dhe do të përfundonte në sheshin &amp;#8220;Nënë Tereza&amp;#8221;. Krerët e policisë së kryeqytetit, për të shqyrtuar këtë kërkesë, janë mbledhur paraditen e djeshme në ambientet e Drejtorisë së Policisë. Në mbledhje kanë marrë pjesë të gjithë shefat e komisariateve dhe drejtuesve të lartë të policisë së kryeqytetit. Ata kanë vendosur që degës së PD-së së kryeqytetit t&amp;#8217;i miratohet pjesërisht kërkesa. Leja është dhënë vetëm për sheshin &amp;#8220;Skënderbej&amp;#8221;, për datën 21 shkurt nga ora 12.00 deri në 14.00. Zëdhënësi e policisë së Tiranës, Lajdi Korini ka shpjeguar bazën ligjore dhe arsyet e miratimit të pjesshëm të kërkesës së degës së Tiranës të Partisë Demokratike për manifestimin e protestës. Sipas tij, neni 17 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë parashikon qartë kufizimin me ligj të të drejtës në tubim &amp;#8220;për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve dhe kufizimi mund të jetë në përpjestim me gjendjen që e ka diktuar atë. Zëdhënësi i është referuar edhe nenit 8 të ligjit &amp;#8220;Për tubimet&amp;#8221;, ku përcaktohet se &amp;#8220;Kur ka arsye të motivuar se zhvillimi i një tubimi në një shesh ose vendkalimi publik, përbën një rrezik për mbrojtjen e shëndetit ose të moralit, ose mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të të tjerëve dhe ky rrezik mund të ndalohet me masa më pak shtrënguese, mund të ndalohet zhvillimi i tubimit&amp;#8221;. Korini ka theksuar se miratimi i pjesshëm i kërkesës për &amp;#8220;marshimin e protestës&amp;#8221; është kryer edhe nga fakti i kryerjes së veprimeve të kundërligjshme në tubimin e datës 7 shkurt, ku u evidentua përplasje me efektivat e policisë, goditje të dhunshme ndaj tyre dhe objekteve të rëndësisë shtetërore. &amp;#8220;Drejtoria e Policisë së Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve të Tiranës që në datën, orën dhe vendin e miratuar për tubim, të mos planifikojnë qarkullim në këtë zonë me automjete&amp;#8221;, -ka pohuar zëdhënësi. Ndërkohë policia ka shtuar edhe numrin e efektivave që do të jenë në shërbim atë ditë për të mos lejuar më aktet e dhunshme. Furgona policie janë pozicionuar në rrugë dhe kryqëzime, dhe kanë marrë udhëzime për të kryer kontrolle për evidentimin e personave të kërkuar, kryesisht në automjetet me targa të huaja dhe të rretheve të tjera të vendit.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Kryetari i PD-së shprehet se protestat do të ndalen vetëm kur të ikë Nano

Berisha: Protesta, s&amp;#8217;do të biem pre e provokimeve


Nevila Përndoj

TIRANE - Kryetari i opozitës Sali Berisha deklaroi dje se protestat do të vazhdojnë deri në krjimin e një qeverie të përkohshme, që do të siguronte zgjedhje të lira dhe të ndershme. &amp;#8220;Nano është i pashpresë. Nuk ka asnjë diskutim. Uragani i lëvizjes qytetare &amp;#8220;Nano ik&amp;#8221;, nuk do të ndalet deri në vendosjen për shqiptarët të një qeverie, që zotohet të hetojë me themel, aferat e Telekomit, të anulojë të gjithë rritjen e çmimeve ose t&amp;#8217;i kompensojë totalisht, të hartojë listat e zgjedhësve, të barazojë komisionet zgjedhore dhe të sigurojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Në rast se Nano nuk kupton, atëherë Shqipëria do të jetë sinonim i protestës&amp;#8221;, -tha dje Berisha. Lideri i opozitës siguroi edhe njëherë se protesta e datës 21 shkurt do të jetë paqësore, dhe se për këtë po punon edhe një staf i veçantë në PD. &amp;#8220;Po punohet intensivisht me veprimtarë të Partisë Demokratike, që ngarkohen në pika të caktuara në mënyrë që njerëzit e Fatos Nanos, të mos mund të provokojnë. Ne ftojmë mediat që të transmetojnë &amp;#8220;live&amp;#8221; sepse nuk është normale, që të shohin &amp;#8220;live&amp;#8221; vende të tjera e të mos shohin protestën shqiptare. Ky do të ishte një terren që të mos detyrojë qeverinë për të kryer akte provokacioni. Jam i sigurtë që protestat do të jenë tërësisht paqësore. Qytetarët do të votojnë me vendosmërinë më të plotë për një protestë tërësisht paqësore, me lule me pankarta, me kartonin e kuq &amp;#8220;Nano ik&amp;#8221;. Ka një regji të mrekullueshme protesta. Ajo do të jetë në lartësinë e vlerave qytetare&amp;#8221;, -tha Berisha. I kërkoj kryeministrit shqiptar z. Fatos Nano, që të japë dorëheqjen si aktin e vetëm qytetar, që mund të përmbushë pasi i ka bërë dëme tmerrësisht të rënda, Shqipërisë dhe shqiptarëve&amp;#8221;, -tha Berisha. Kryetari i PD-së, këshilloi gjithashtu që demokratët të mos pengohen nga forcat e policisë për të hyrë në Tiranë, pasi në të kundërt, sipas tij, do të ketë pasoja të rënda.


19/02/2004
KATEGORIA: Politikë


---Shqiperia do te jete sinonim i protestes---

kjo na mungonte ne koleksion

pasi na kane bere sinonim te fajdeve, korrupsionit, prostitucionit, gomoneve, krimeve etj etj etj, tani do te jemi perseri sinonim i protestes
---do te kete pasoja te renda---
dhe perseri pasiguri, mungese investimesh, krim etj etj
Cfare droge mer kur ben fjalimet ky njeri?!

Keshtu po forcon pushtetin e nanos dhe po shkaterron jeten e shqiperise perseri.
Sa vende pune do te humbin nga keto deklarata?!

Kush jane ata qe akoma mbajne krye nanon me berishen?!

Nje lufte personale midis tyre po shkaterron vendin tone.

Kur do te gjejme nje menyre per te bere dicka?!
 

fabiola

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

E c'mund te thuhet me mbi sjelljen e Sali Berishes.Ky idiot,injorant,barbar,psikopat eshte nje rrezik kronik per paqen e brendshme,stabilitetin,progresin e vendit.E mban peng te ardhmen e Shqiperise me nismat e tij antiligjore,antidemokratike,irracionale qe reflektojne nje vullnet te verber destruktiv.Ky rast klinik ndodhet per fat te keq jashte spitalit psikiatrik dhe veprimet e tia te cmendura kryhen ne nje skene qe eshte ajo e politikes kombetare.Futeni prape ne klinike doktorin e pasherueshem! Ai eshte fatkeqesia kryesore e Shqiperise!
 

Klinton

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Gene perse nuk thua se kur do te kuptojme se mbi shpinen tone mbajme mekatet e atyre qe na drejtojne.
Kush eshte fajtori per kete gjendje?
A kane nxjerre mesime populli por edhe shtresa intelektuale gjithashtu edhe zyrtaret qe jane majmur mbi shpinen time, tenden dhe te gjithe popullit?
A ka intelektuale te ndergjegjesuar per fatet e kombit qe ata i kane ne dore apo akoma ecin me idete e qeverisjes se shekullit te kaluar?

Sic duket pozita e sotshme ecen me parimin e dhunimit te pushtetit duke abuzuar 100% me te.
A e di pozita e sotshme dhe e gjithe partia socialiste se me abuzimet qe kane bere, vetem burgu i pret.
Ata qe sot drejtojne nje administrate, nje parlament, nje qeveri, presidencen, jane votuar nga populli i thjeshte per mireqenien e tyre(populit) dhe aspak per ti vjedhur ata.
Qeveria e sotshme u ka vene lakun ne fyt te gjithe shqiptareve dhe ashtu sikur shkruajne gazetat shqiptare, kryeministri ka nje benz mercedes qe kushton rreth 400.000 dollare, gruaja e tij eshte nje nder pasaniket me te medhaja te Shqiperi deri me helikoptere, te gjithe deputetet socialiste kane vila e pallate, kane privatizuar dogana e gjithe fare llojesh ndermjarjesh perfitimi.
Pra monopolizimi i pushtetit dhe te gjithe administrates, pikave kyce nga rrjedhin fitimet kolosale qe kalojne ne buzhetin e shtetit, ka dhene nje perfytyrim te qarte se ne Shqiperi ka shtresa intelektualesh qe per pushtet dhe para jane te gatshem te paguajne cfaredo lloj cmimi.
Jemi ne nje shekull te ri, ndodhemi prane Evropes se civilizuar fatmiresisht dhe akoma udhetojme ne kete fillim shekulli me parime mesjetare.

Shperdorimi i pushtetit te fituar me mashtrime elektorale te cdo lloj partie qofte, eshte nje fenomen qe duhet zhdukur.
Por me pare kemi nevoje te kuptojme se ata po na vjedhin, me pare kemi nevoje te dime te protestojme, me pare kemi nevoje per drejtesine, me pare kemi nevoje per njerez te ndergjegjshem qe zbatojne ligjet e kushtetutes dhe denojne edhe individin qe ka hirearkine me te larte ne shtetin shqiptar.
Pa kuptuar keto gjera me pare nuk do te jemi ne gjendje te jemi te qete, te koncentruar, kreative dhe progresiste per te marre vendime te tjera.
Te gjithe individet qe marrin pjese ne administraten shteterore , ne qeveri, presidence, drejtesi, ekonomi e kudo ata i sherbejne shtetit dhe popullit, jane te detyruar deri me nje ti pergjigjen kerkesave te atyre votuesve dhe te gjithe popullit.
Ata votohen per te sjelle mireqenie ne te gjitha aspektet dhe jo varferi dhe korrupsion masiv qe shkaterron dhe degradon gjithshka qe i perket nje populli.

Nuk di ndonje popull ne bote qe deshiron te votoje njerez te pandergjegjshem ashtu sikur votohen ne Shqiperi, kesaj rradhe me mashtrime elektorale se do bej kete e do bej ate, do ju sjell parajsen dhe si perfundim keta i sjellin ketij populli mjerimin dhe deshperimin pa fund.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Protestat "Nano ik"

Nuk i dhe nje perfundim diskutimit Klinton.

Une mendoj se nuk shkohet me mullixhine per inat te vjerres.

Askush nuk vuri ne dyshim ketu faktin se nano duhet nderruar me nje me te mire (per asryet qe the ti me lart)

Une kam frike se keto lloj protestash dhe kjo lloj opozite vetem do te perfrcojne pushtetin e tij dhe, nqs arrijne ta hedhin poshte - me dhune se ndryshe ai nuk iken deri ne fund te mandatit, do te kemi nje pushtet identik me kete te sotmin por me emra te tjere (jo nano po berisha) qe nuk meritojne aspak te jete ne poste drejtuese (arsyet i kemi disktuar shpesh dhe eshte kote te kthehemi perseri ne to)

Ne duhet te kemi kujdes sepse nje falimentim i mundshem e ketyre protestave per faj te nje idioti ( e di per ke flas) do te detyroje shqiperine duroje nanon edhe per shume kohe (po deshe e diskutojme pse)

Ashtu si nano ka monopolizuar pushtetin, berisha ka monopolizuar opoziten.

Nanon nuk e dua por nuk e hedh nga kali per te hipur berishen ne vend te tij (besoj se e kupton perse)
Berisha duhet te mos drogohet perpara se te beje deklarata sepse rrezikon te terheqe ne humneren e tij levizjen Nano ik (nuk eshte levizje e berishes per berishen por e shqipetareve per shqiperine) dhe do te bente mire te qendronte disi ne hije qe te lejonte ata qe nuk e duan te protestojne bashke me te tjeret
 

Klinton

Primus registratum
Re: Protestat "Nano ik"

Gene
Une do te beja nje pyetje ty:
A ka nxjerre mesim populli shqiptar, shtresa intelektuale shqiptare dhe shoqeria shqiptare ne pergjithese per pergjegjesite e medha qe kane ata mbi veten e tyre?
Te lutem me jep nje pergjigje.

Dhe si perfundim cfare mesimesh ke nxjerre ti vete personalisht nga pluralizmi dhe nga kjo periudhe tranzicioni?

Neqoftese ke dicka mund te shprehesh, ne te kundert atehere asgje nuk kemi mesuar dhe &quot;luftojme&quot;(debatojme) si Don Kishoti me mullinjte e eres.

Patjeter qe pjesemarrja ime ne albforum tregon respekt per stafin e admineve dhe per shume nga ata qe e meritojne respektin tim.
 
Top