Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi
Maarr pâ lêie:
...Janice Mathie-Heck
Calgary, Canada
Artikulli «Shqipja» i prof. Xhevat Lloshit në nji përmbledhje të Janice Mathie-Heck-ut
Syzimi i Lloshit quhet «Shqipja» dhe âsht botue per herë të parë te Handbuch der Sudosteuropa-Linguistik, Harrassowitz Verlag: Wiesbaden, 1999. Ai shqyrton hipoteza të ndryshme përsa i përket origjinës së gjuhës shqipe si atë pellazge, trake, dake, iliro-trake, dako-moeziane dhe atë të pamvarun. Diskuton mbi «Shqipen e vjetër», «Shqipen e mesme» e «Shqipen e re». Në etapën e fundit, Lloshi vên në dukje «Periudhën e Rilindjes» (1820-1920) dhe «Periudhën moderne» (mbas 1920-s). Mbandej ai vazhdon me ravijëzmin e «shqipes standarte» tue fillue prej dialekteve toskë e gegë. Mâ tej ai shprehet se ekziston « në të dyja anët e lumit Shkumbin nji grup dialektor që i përmbledhë këto dy dialekte ». Dialektin gegë ai e ndan në gegnishte veriore e jugore (ana e përtejme e lumit Mat). Me nji ndamje të mâtejshme gegnishtja veriore ndahet në grupin veri-prendimor ** përfshin atë të folun në Mal të Zi e në grupin verilindor ** përfshin atë të folun në Kosovë. Gegnishtja jugore ndahet në grupin qendror ** përfshin atë të folun në Maqedoni e grupin e Shqipnisë së Mesme ku hyn edhe varianti ** flitet në Tiranë.
Unë, këtu nuk do të vazhdoj mâ tej me nëndialektet e tosknishtes! Lloshi me shumë kujdes e metodikisht përshkruen ndryshimet dialektore mes gegnishtes e tosknishtes tue pohue se ato janë reciprokisht të kuptueshme e se ndamjet e vjetra zonore po bâhen dita-ditës gjithmonë e mâ konvencionale. Gjithashtu ai shton se dialektet historike të foluna ndër pakicat arbëneshe në Greqi e Itali pasqyrojnë tosknishten.
Kështu, auktori, lexuesin kureshtar e përshkon me shpejtësi përmes fonetikës, morfologjisë, gramatikës, sintaksës e fjalorit për të cilat Lloshi përdorë shembuj të shumtë. Gjithashtu jepen edhe shembuj përkimesh leksikore me grupet gjuhsore kojshi si vlakishten, rumanishten, sllavishten e greqishten për me vijue me sllavonishten, bullgarishten, turqishten, gjuhën romance e natyrisht anglishten...
Artikulli i Lloshit kap si temë mbandej gjuhën e shkrueme e fillon kështu nji udhëtim përmes Rilindjes Kombtare e Periudhës së Pamvarsisë. Këtu fillon edhe kontradikta. «Komisija letrare» e mbledhun në Shkodër prej 1916-1917, mori disa vendime përmbi shkrimin e gjuhës shqipe. Tue citue Lloshin: «një grafemë i përket një tingulli» e elbasanishtja u propozue si baza e ardhshme e bashkimit të dy dialekteve në «nji shqipe letrare të vetme». Nji dekret i 1923-it shpalli elbasanishten «gjuhë zyrtare shqipe».
Lloshi flet mâ tej mbi shqipen standarte e se si «kohët moderne» ndikuen në zhvillimin e gjuhës: mjetet e informacionit, lëvizjet e popullsisë, telekomunikacioni e propaganda masive (komuniste) etj. Në dy konferenca të mbajtuna në 1952-in, jo pa kontradikta e kundërshtime, u duk sikur tosknishtja letrare po e fitonte betejën ndaj gegnishtes letrare. Por sidoqoftë gegnishtja u përdorte në dramaturgji, kinematografi, letërsi, humor e kangë. Kështu gegnishtja do të kishte nxjerrë përfitime kah ana tjetër ** ishte gjuha e folun në popull, falë kjo pjesëmarrjes së këtij dialekti në tematikën jetës së përditshme. U bânë përpjekje për standartizim në 1967 me publikimin e nji varg rregullash ortografike si edhe u kodifikue varianti gegë. Por në 1968, në Konferencën Gjuhësore të Prishtinës gegnishtja e stardartizueme u braktis. Mâ vonë, nji Kongres u mbajt në 1972-in në Tiranë me përfaqësues prej Shqipnisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi e Italisë. U themeluen dy revista «Gjuha e jonë» e «Gjuha shqipe» të cilat do të kultivonin këtë gjuhë të standartizueme. U mbajtën seminare, u mblodhën konferenca të tjera e kështu varianti «standart» u bâ i detyrueshëm mbas 1972-it. Nuk u botue mâ letërsi në gegnisht. Kah ana tjetër, serbët kërcnuen se do të shpiknin nji gjuhë tjetër ** do të quhej «Shiptarski jezik» e prandej edhe kosovarët përqafuen shqipen standarte ** të bashkohenin me shqiptarët e tjerë. Lloshi vijon tue deklarue se gjuha e shkrueme ndryshon vetëm pak prej asaj të folun e se shqipja standarte « i përgjigjet nevojave e kërkesave shoqërore, ekonomike, politike, kulturore, artistike e atyre të jetës intelektuale.»
Ndërkaq në Shqipni mbas përmbysjes së regjimit komunist u vue oroe nji dishirë për me i shpëtue «gjuhës së kontrolluar e të fosilizuar të ideologjisë komuniste». Kështu «gjuha letrare, e njësuar u sulmua». Shumë njerëz nuk u bânin merak fort a përdorej apo jo «gjuha e saktë» në aktivite publike e në botime librash. «Purizmi u përbuz si një pjesë e politikave të mëparshme të izolimit». Gjithashtu kishte edhe «një interesim të përgjithshëm në ringjalljen e të shkruarit gegërisht». Shkrimtarët gegë ishin të lirë tashma me përdorë atë variant ** dishironin e në Kongresin e Ortografisë mbajtun në Tiranë në 1992-in nuk munguen edhe reagimet negative ndaj «standartit kombëtar». U vendos kësisoj ** t'u aplikonte «një strategji e re». Mbas nji seminari organizue në verën e 1995-ës mbi gjuhën e letërsinë shqipe në Tiranë nga Universiteti i Prishtinës në bashkëpunim me Akademinë Shqiptare të Shkencave, «shqipja standarte» u paraqit edhe nji herë si mjet i pazâvendsueshëm i bashkimit të kombit. Sidoqoftë u vendos ** «asgjë nuk duhet të pengojë përdorimin e lirë të variantit verior në letërsi, shfaqje artistike ose në gazetari e oratori».
Mbas afro pêsë vjetsh lindi nji debat i nxehtë politik. Arshi Pipa u deklarue kundra «gjuhës standarte» tue e quejtë si «nji dukuni e kolonializmit të mbrendshëm gjuhsór...» Shumë shkrimtarë të tjerë-në rradhë të parë Ismail Kadareja, e mbrojtën standartin si gjuhën letrare të vërtetë. Pipa propozoi ** «dialektet t'u lênin të lira për me u zhvillue në nji rrugë të natyrshme». Në këte syzim, Lloshi shton se «mbështetsit e Pipës po luftojnë jo për një gegërishte standarte por për një nënvariant të bazuar tek e folmja e Shkodrës».
Simbas meje, âsht themelór fakti ** Lloshi pohon se: «edhe vetë personat që mbështesin krejtsisht gjuhën e njësuar janë për nji rishikim mbi baza më objektive të proçesit historik. Janë ngritur e janë në diskutim disa probleme si: interpretimi teoritik, shtypja e lirisë së diskutimit, politicizimi i tejskajshëm, këmbëngulja te norma, të zbuarit e gegërishtes prej letërsisë së re e mjetet për përmirësimet e ardhshme në ortografi. Shpresohet që diskutimi të vijojë në nji rrugë më të arsyeshme e shkencore e të mos dalë prej shinave.»
Âsht e qartë se klima politike e ideologjike po ndrron. Me rrezikun serb ** i âsht largue mjaft Kosovës, njerzit janë shumë mâ tepër të lirë me folë e me shkrue në cilindo variant ** të dishirojnë e ** atyne u duket mâ i përshtatshëm. Në qoftë se Shqipnija e tekembramja Kosova (si nji shtet i pamvarun) duen me u fut në Bashkimin Europian e shpresojnë ** të bâhen me të vërtetë vende demokratike, ka me iu dashtë me lëshue rregullat e ngurta dogmatike e me lejue nji «laissez-faire» në gjuhë. Ndoshta kjo âsht arsyeja se pse sot gegnishtja po flitet gjithmonë e mâ haptas në radiot publike e po shkruhet gjithnji e mâ shpesh në letërkëmbime private apo e-mail. Ne, e kemi vue oroe nji dukuni të tillë edhe në provincën e Quebec-ut, në Kanada, në vendlindjen teme. «Policija gjuhësore» gjithmonë syçilët, tash s'merret pothuejse aspak mâ në shqyrtim. Kurrkush nuk e konsideron si nji gjâ serioze. Njerzit do të flasin si të duen e në atë mënyrë ** i plotson mâ mirë kërkesat e tyne. Në Francë, e nderuemja Académie Française ankohet për faktin se disa anglicizma kanë dëpertue edhe në «të pastërtën» e «virgjinën» gjuhë franceze por si me ja bâ? Unë vetë kishe me thanë mâ parë «week-end» se sa «fin de semaine», «golf course» se sa «terrain de golf» ose «parking lot» në vend të «créneau de stationnement». Gjuha ka me ecë përpara sikur uji i lumit: ai e gjen vetë nivelin e ndjek rrjedhën e vet. Edhe në qoftë se i vêmë prita ai kam me fillue me rrjedhë dalëngadalë prej burimit të vet kah e çon rryma e ka me zanë tokën ** i përket.
Përktheu prej anglishtes: Arben Marku
*Ka lindur në Jasper, Alberta, Canada. Janice Mathie-Heck është poete, përkthyese, editore, kritike dhe mësuese. Ajo ka një Diplomë në Arte në Letersinë Angleze dhe një gradë shkencore në Edukimin në Vazhdimësi të të Rriturve nga University of Calgary. Ajo shkruan letërsi në anglisht dhe frengjisht. Duke qenë mesuese e anglishtes për emigrantët adultë në Calgary Board of Education dhe në Y.W.C.A., ajo u magjeps prej madhështisë së gjuhës shqipe, letersisë dhe kulturës shqiptare nëpërmjet kontakteve më studentët e saj refugjatë nga Kosova. Ms. Mathie-Heck aktualisht bashkëpunon me Dr. Robert Elsie në përkthimin, botimin dhe kritiken e letersisë shqiptare (shih për këtë
www.albanianliterature.com). Ajo ka shkruar parathënien e librit të Robert Elsie "Neither a wound nor a song" (poetry by Eqrem Basha in bilingual Albanian-English translation), libër i cili sapo është botuar në muajin prill 2003 prej Gjonlekaj Poublishing Company in New York. Ajo është gjithashtu bashkautore me Robert Elsie të librit "Songs of the Frontier Warriors" (Këngë Kreshnikësh), që do të botohet së shpejti prej Bolchazy-Carducci në Illinois SHBA.
© Phoenix - Bashkimi Katolik i Publicistëve Shqiptarë
Riprodhimi dhe shpërndarja vetëm me lejen e redaksisë.
http://www.phoenix-shkodra.de
INVINOVERITAS
