Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Kush punon,e nderojnë.-Apo-.Kë punon,e nderojnë.
Me kë punon,me të shoqërohu.-Apo-.Kush me të punon,me të shoqërohu.--Urdhëri,të sqaroj, është për shoqërim me njeriun,me të cilin punon.?
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Kush punon,e nderojnë.-Apo-.Kë punon,e nderojnë.

Kush punon eshte i nderuar.


Me kë punon,me të shoqërohu.-Apo-.Kush me të punon,me të shoqërohu.

Me ate qe punon, me ate shoqerohu.

--Urdhëri,të sqaroj, është për shoqërim me njeriun,me të cilin punon.?

Kete fjaline nuk e kuptova cdo te thote /pf/images/graemlins/frown.gif
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Duhet te perdoret patjeter peremri-kush-dhe te mos nderrohen trajtat e foljeve.Fjalia,te cilen Paperina tha se nuk e kupton,bartte nje verejtje timen qe te mos behej ndonje keqkuptim si i Agates.Ai [Agata]keshilloi "me ate qe punon,shoqerohu",po te shpreheshim keshtu korrelativisht do te duhej"me ate,me te cilin punon,shoqerohu".D.m.th. me kete fjali urdherohet i urdheruari qe te shoqerohet me ate,me te cilin punon,e jo me cilindo qe punon.Problemi eshte gjithsesi edhe i vete sistemit sintaktik te shqipes.Ne librat e sintakses gjeni"kush ha hudhra,i vjen era" e te ngjashme.Ju lus te na ndihmoni edhe më me mendimet tuaja.
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Pse ju te Shqiperise thoni"do te thoja"e jo "do te thosha"siç duhet?
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

E ardhmja e shprehur pa pjesëzen'të'përbën shkelje të normës."Do të shkoj"e jo"do shkoj".
 

illyricus

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga SI TJETRI:
[qb] E ardhmja e shprehur pa pjesëzen'të'përbën shkelje të normës."Do të shkoj"e jo"do shkoj". [/qb]
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Nëna po shkon ta vërë djalin në gjumë se djalit i erdhi koha të flejë.-[jo,ta vëjë-jo,të flerë-]
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga SI TJETRI:
[qb] Nëna po shkon ta vërë djalin në gjumë se djalit i erdhi koha të flejë.-[jo,ta vëjë-jo,të flerë-] [/qb]
Nena po iken te vendos djalin ne gjume, sepse djalit i ka ardhur koha per te fjetur.

E keshtu? /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Sirena

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Nena po shkon te vere djalin ne gjume sepse i erdhi koha per te fjetur.
PS.Tek tastiera s'e kam "e" me kacurrela tek balli /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga Logos:
[qb] Nje tjeter pyetje... /pf/images/graemlins/tongue.gif

Si shkruhen ne veten e dyte shumes keto fjali? :rolleyes:

-Ki parasysh!
-Ji i kujdesshem!

Flmnd :cool:

!@! [/qb]
Me fal per vonesen! Te eshte pergjigjur drejt, megjithate, Lara Croft.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga SI TJETRI:
[qb] Kush punon,e nderojnë.-Apo-.Kë punon,e nderojnë.
Me kë punon,me të shoqërohu.-Apo-.Kush me të punon,me të shoqërohu.--Urdhëri,të sqaroj, është për shoqërim me njeriun,me të cilin punon.? [/qb]
Ose "Kush punon, nderohet"

"Kush me te punon..." eshte gabim!
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga SI TJETRI:
[qb] Pse ju te Shqiperise thoni"do te thoja"e jo "do te thosha"siç duhet? [/qb]
Se pari, miku im, na fyen kur thua "ju te Shqiperise". "Shqiperia londineze" do ta pranonim!

Tani, "do te thoja/thosha" eshte nje folje e menyres kushtore. Ne gramatike duhet perdorur forma "thoja", sepse merret nga koha e pakryer e menyres deftore:

Une thoja(jo "thosha"), Ti thoje, Ai thonte, Ne thonim(jo "thoshim"), Ju thonit, Ata thonin(jo "thoshin"). Kjo eshte letrare! Njesoj, edhe ne menyren kushtore, "do te thoja", nuk mund te perdorim "thosha", sepse nuk e permban letrarja e kohes se pakryer ne menyren deftore.
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga SI TJETRI:
[qb] E ardhmja e shprehur pa pjesëzen'të'përbën shkelje të normës."Do të shkoj"e jo"do shkoj". [/qb]
Kjo eshte si vdekja! "Do shkoj" eshte dhe do te mbetet zhargon! "Do te shkoj" eshte norma.

Verejtje e duhur!
 

lola

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Vis Elbasani ka te drejte si gjithmone! :book:
 

SI TJETRI

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

E kam zemrën e mirëduhete kam zemrën të mirë,ky kuptim dhe te ngjashmit me të ,shprehen me kalllëzuesor të kundrinës, e jo me përcaktor.Sa i përketdo të thosha-do të thoja,Visi, gabim e ke,mund ta përvërtetosh.Për fjalitë që fillonin me përemrin kush,askush nuk dha ndonjë mendim të vyer,ju lus që,nëse njihni sintaksologë,t'i pyesni ata dhe t'i shënoni këtu përgjigjet e tyre.
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga SI TJETRI:
[qb] "E kam zemrën e mirë"duhet"e kam zemrën të mirë",ky kuptim dhe te ngjashmit me të ,shprehen me kalllëzuesor të kundrinës, e jo me përcaktor.Sa i përket"do të thosha-do të thoja",Visi, gabim e ke,mund ta përvërtetosh.Për fjalitë që fillonin me përemrin "kush",askush nuk dha ndonjë mendim të vyer,ju lus që,nëse njihni sintaksologë,t'i pyesni ata dhe t'i shënoni këtu përgjigjet e tyre. [/qb]
Je gabim ti yllo /pf/images/graemlins/smile.gif

E kam zemren te mire. = Si funksion i zemres...pa probleme shendetsore /pf/images/graemlins/smile.gif

E kam zemren e mire... = zemergjer...njeri i mire me shpirt.

Mos u ngaterroni me shenjat e pikesimit , si , qysh dhe tek...por merruni edhe me kuptimin e fjalise.

Sa per pergjigjet me lart do te thoja se c'kam thene jan te sakta:

Kush punon,e nderojnë.-Apo-.Kë punon,e nderojnë.

Kush punon eshte i nderuar.


Me kë punon,me të shoqërohu.-Apo-.Kush me të punon,me të shoqërohu.

Me ate qe punon, me ate shoqerohu.

--Urdhëri,të sqaroj, është për shoqërim me njeriun,me të cilin punon.?

Kete fjaline nuk e kuptova cdo te thote


Jam edhe icik me pikepyetje ndaj pergjigjes qe dha Lara:

Kush punon , nderohet.

Puna eshte dicka normale, qe duhet ta besh per te mbijetuar. Ndaj thashe :
Kush punon eshte i nderuar, sic : Kush nuk punon eshte rrugaxhi.
 

Darien

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Fillimisht postuar nga SI TJETRI:
[qb] E ardhmja e shprehur pa pjesëzën 'të' përbën shkelje të normës. "Do të shkoj" e jo "do shkoj". [/qb]
Do në këtë rast është një formë shurtimi që përdoret për të përmirësuar ritmin e gjuhës së folur dhe të shkruar.

do shkoj të mësoj tingëllon më bukur se do të shkoj të mësoj

Fjalia nuk humbet gjë as në kuptim as në formë, përse duhet ndaluar përdorimi i njërës formë? Nuk duhet pranuar po ta deklarojë dikush si forma e plotë e gjuhës letrare, por nuk do i ulja pikë nxënësit që e përdor (po të isha mësues gjuhë-letërsie /pf/images/graemlins/smile.gif )
 

Darien

Primus registratum
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Numrat

kur i mësova numrat në Shqipëri përdorëm këtë sistem
Code:
1 * 1000         = 1 mijë
1 mijë * 1000    = 1 milion
1 milion * 1000  = 1 miliard
1 miliard * 1000 = 1 bilion
1 bilion * 1000  = 1 biliard
1 biliard * 1000 = 1 trilion
...
në këtë formë na del që
Code:
1 milion  = 1 * 10^6
1 bilion  = 1 * 10^12
1 trilion = 1 * 10^18
...
^ do të thotë ngritje në fuqi)

në anglisht sistemi është pak më ndryshe
Code:
1 thousand * 1000 = 1 million = 10^6
1 million * 1000  = 1 billion  = 10^9
1 billion * 1000  = 1 trillion = 10^12
...
Tani na del problemi në përkthim. Kur thotë gazetari anglez "1 billion", duhet ta përkthjemë "1 miliard" sepse janë të dyja 10^9 (një njësh me nëntë zero). Kur ai thotë "1 trillion", duhet ta përkthejmë "1 bilion" se janë të dyja 10^12.

Si përfundim, përkthimi i numrave është disi i ngatërruar. Po të keni merak se ngatërrohet lexuesi, numrat e shprehur me fjalë duhen shoqëruar me numrat e shkruar në formatin standart shkencor, i cili është njëlloj në gjithë botën.
 

Diabolis Dassaretis

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

Sa për punë të numrave për vete mbaj mend sikur kam mësuar milion, miliard, trilion.
Në fjalorin anglisht shqip ishte:
billion 1) miliard; 2) (Angli) trilion
 

Vis Elbasani

Forumium praecox
Re: Probleme drejtshkrimi e drejtshqiptimi

E dini si eshte pune e nunmrave, cuna? "Habiteni" kot, se kemi te bejme me siteme te ndryshme numerimi, per te cilat do te shoh sot fjalorin dhe do t'ju informoj.

Per "Kush", po pyes... librin e Gramatikes Shqipe, te shoh c'mund te gjej per te.

Kurse, per zemren, mendoj se duhet e kam zemrën të mirë, sepse eshte ne rase kallezore emri zemër, dhe mbiemri ne shqip merr gjinine, numrin dhe rasen e emrit!!! Jo vetem kaq, por duhet të mirë dhe joe mirë sepse, ne kete rast, mbiemri mund te qendroje i vetme ne fjali: "E kam te mire(zemren)"

Kurse, po te ishte e mirë, nuk mund te qendroje ne fjali vetem, pa emrin "zemer": "E kam e mire(???)"
 
Top